-
Kush i gjykon gjyqtarėt?
Unė po i zbardh kėto mendime nė njė kohė kur shumė kusure i vishen Gjyqėsorit shqiptar, dhe jo vetėm atij, me dyshimin dhe keqardhjen qė kritikat dhe pastaj reformat nė fushėn e Gjyqėsorit, sidomos nė Shqipėri, vuajnė nga kriteri paraprak pėr konceptimin dhe zbatimin e suksesshėm tė tyre nė praktikė nga mungesa e analizės sė vazhdueshme, periodike, profesionale mbi punėn e tij. Pėr arsye qė kanė tė bėjnė me rolin e vetė gjyqtarėve nė kėto reforma, vendosa tė zgjedh pėr trajtesė njė pyetje, pėrgjigjja e sė cilės mund tė jetė mė e gjerė dhe mė e dobishme pėr qėllimin e temės mbi reformat nė pushtetin gjyqėsor. Pėr kėtė arsye mu duk e natyrshme tė shtroja pėr trajtim pyetjen: kush i gjykon gjyqtarėt?
Dilema e parė ėshtė nėse duhen dhe a mund tė gjykohen gjyqtarėt? Platoni, nė kryeveprėn e tij Republika, e shihte si tė vėshtirė kėtė mundėsi, pra, qė gjyqtarėt, ose ata qė janė ngarkuar tė kontrollojnė ose ruajnė, tė gjykohen, ruhen ose tė kontrollohen nga tė tjerė nė kėtė rol. Nėse sistemi gjyqėsor nė logjikėn e tij institucionale dhe funksionale ėshtė konceptuar pėr tė kontrolluar dy pushtetet e tjera, pėrfshirė edhe Legjislativin, me anė tė kontrollit kushtetues dhe, pėr kėtė qėllim, janė parashikuar mekanizma dhe procedura tė posaēme, ēėshtja ėshtė mė delikate kur shtrohet problemi i kontrollit apo i gjykimit tė gjyqtarėve. Kjo jo vetėm pėr arsyen e lartpėrmendur tė pavarėsisė dhe tė paanėsisė sė tyre, por edhe pėr faktin se gjykata flet e fundit nė lidhje me tė gjitha ēėshtjet qė ka nė shqyrtim. Pasur parasysh hapėsirėn, por edhe rėndėsinė e diskrecionit gjyqėsor nė zbatimin e ligjit, duket pra se figura tė shquara, tė hershme, por edhe tė kohėve tona tė Gjyqėsorit nė Europė e pranojnė dobinė e kontrollit tė punės sė Gjyqėsorit nė zbatimin dhe interpretimin e ligjit, me idenė e kufizimit tė diskrecionaritetit tė gjyqtarit nė ushtrimin e tagrave tė tij. Dhe kjo duket se ėshtė pjesė e rėndėsishme e shtetit tė sė drejtės.
Dilema e dytė si mund tė gjykohen gjyqtarėt?
Duke pranuar se kontrolli ose gjykimi i Gjyqėsorit ėshtė i dobishėm, madje mund tė thuhet edhe i domosdoshėm nė kuadrin e integrimit europian, ēėshtja ėshtė e mėnyrės se si ky kontroll mund dhe duhet tė ushtrohet, pa cenuar tiparin themelor tė ndarjes sė pushteteve dhe tė pavarėsisė sė Gjyqėsorit nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve.
Nė vlerėsimin tim ka tre faktorė pėrcaktues nė vlerėsimin nėse njė kontroll qė i ushtrohet Gjyqėsorit ėshtė apo jo ai qė duhet, natyrisht edhe nė varėsi se nga kush ushtrohet. Po i trajtoj tepėr shkurtimisht mė poshtė. Sė pari ligjshmėria. Kush ligjėrohet tė gjykojė gjyqtarėt dhe nė ēmėnyra dhe forma ligjėrohet tė bėhet njė gjykim tė tillė. Guy Canivet shprehet qė Gjyqėsori duhet ti japė llogari popullit, sovranit, dhe unė besoj qė ai e ka fjalėn pėr organet pėrfaqėsuese tė tij qė veprojnė sipas rregullave tė caktuara dhe tė qarta. Mjafton tė vlerėsohet veprimtaria dhe raportet e Komisionit Europian mbi Efikasitetin e Drejtėsisė, ose tė Kėshillit Konsultativ tė Gjyqtarėve Europianė, ose edhe e Komisionit tė Venecias pėr tė pasur tė qartė e pėr ta kuptuar se organet pėrfaqėsuese tė sovranit, tė caktuara me ligj dhe mėnyrat e vlerėsimit tė punės dhe tė kontrollit tė Gjyqėsorit nė pėrputhje me ligjin, janė tė larmishme. Pra, nė parim njė lloj kontrolli i tillė ligjėrohet dhe ėshtė i dobishėm.
Sė dyti Arsyet dhe pasojat ose legjitimiteti. A mund tė orientohen dhe tė kushtėzohen kontrollet ose reformat ndaj njė gjykate ose sistemi gjyqėsor pėr shkak se organi qė legjitimohet formalisht qė ti bėjė kėto kontrolle nuk ėshtė dakord ose nuk i pėlqen njė vendim i veēantė, apo mė keq, njė rrymė e caktuar jurisprudenciale, ku pėr mė tepėr mund tė jetė edhe palė ose i interesuar? Kėto apo tė tjera tė ngjashme nuk janė pyetje qė mund tė marrin njė pėrgjigje negative nė parim, por nė vlerėsimin tim nuk mund as tė marrin njė pėrgjigje pozitive nė parim, nga ana tjetėr. Pėr ta sqaruar mė tej kėtė mėdyshje, besoj jo vetėm timen, mė lejoni tė kaloj nė kriterin e tretė. Pra, pavarėsisht nga ligjėrimi formal, pyetja pėr mua shtrohet: sa legjitimohet dhe si ushtrohet nė substancė kontrolli ose gjykimi i pushtetit gjyqėsor, pėr cilat arsye dhe nė pritje tė cilave pasoja? Ky kriter i treti ka tė bėjė me atė qė quhet kontroll joformal i pushtetit gjyqėsor. Ai konsiston nė gjykimin qė i bėhet punės sė Gjyqėsorit jo nga organe tė ngarkuara me ligj pėr kėtė qėllim. Rėndėsia e njė kontrolli tė tillė ėshtė pranuar edhe kjo prej vitesh. Pyetja shtrohet pėrsėri nga kush?
Shembujt nga Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg provojnė qė edhe njė gjykatė ndėrkombėtare, kontrollet formale ndaj sė cilės janė tepėr tė kufizuara, pėrderisa ėshtė gjykata qė flet e fundit nė Europė, mund tė pėrfitojė sė tepėrmi nėpėrmjet njė kontrolli ose gjykimi jo formal. Besoj ėshtė e qartė edhe pėr gjykatėn qė flet e fundit nė Europė, ndaj sė cilės nė parim nuk ushtrohet asnjė kontroll formal, ka njė gjykim qė e bėn tė reflektojė, eventualisht tė reagojė, tė pėrshtatet, ta konsolidojė ose ta ndryshojė jurisprudencėn e vet. Ky gjyqtar ėshtė arsyeja, mendimi profesional juridik, i pėrēuar qoftė nga gjykatat e tjera, me vendime gjyqėsore apo me qėndrime doktrinale, qoftė nga doktrina, qoftė edhe nga shtetet anėtare dhe institucionet e tyre.
Mė lejoni ta sjell paksa mė afėr, natyrisht brenda kufijve qė mė lejon funksioni qė kam, shpjegimin e idesė sime. Tė nderuar lexues, Gjyqėsori shqiptar ndodhet nė vazhdimėsi nėn trysninė e presioneve tė ndryshme, pėr arsye qė ju i dini mirė. Por nė qoftė se pėr vendimet qė marrin njė mori gjykatash nė Europė, pėrfshirė edhe Gjykatėn e Strasburgut, ka njė analizė, kritikė dhe vlerėsim shkencor dhe profesional, fatkeqėsisht nuk ėshtė, ose nuk mė duket tė jetė kjo situata nė doktrinėn shqiptare.
Mė lejoni tė pėrmend vendimin e dhjetorit 2010 tė Gjykatės sė Strasburgut nė lidhje me ēėshtjen Mishgjoni kundėr Shqipėrisė. Mund tė thuhet se ėshtė i vetmi rast nė jurisprudencėn e gjykatės sonė nė tė cilin analizohet zbatimi i kritereve tė nenit 6 tė Konventės nga njė organ qė kontrollon Gjyqėsorin, KLD nė kėtė rast. As pėr njė rast tė tillė nuk kam gjetur asnjė reagim pėr tė shtjelluar, shpjeguar, kritikuar apo lėvduar mėnyrėn se si vlerėsohen gjyqtarėt nė Shqipėri nėpėrmjet kontrollit formal. Vetėm vitet e fundit gjykatat shqiptare kanė qenė para sfidės sė madhe profesionale tė zgjidhjes tė njė sėrė ēėshtjesh me ngarkesa tė konsiderueshme juridike, por edhe sociale, politike, ndėrkombėtare e mė tej. Nė lidhje me asnjė prej kėtyre vendimeve, unė tė paktėn, pavarėsisht interesimit, nuk kam arritur tė gjej ndonjė analizė doktrinale qė ta bėjė Gjyqėsorin shqiptar tė reflektojė dhe tė reagojė, dhe tė tjerėt ta gjykojnė, si duhet e kam fjalėn.
* * *
Ku mund tė ēojė njė vakum i tillė i analizės profesionale tė punės sė Gjyqėsorit? Pėrpara shumė vjetėsh kam pasur njė profesor, i cili mė thoshte: Kur nė mbrojtjen e njė ēėshtjeje pėrpara njė gjykate sheh se faktet janė kundėr teje, mbėshtetu te ligji; kur sheh se ligji ėshtė kundėr teje, mbėshtetu te faktet. Por kur edhe faktet dhe ligji janė kundėr teje, atėherė stė ngelet asgjė tjetėr veēse tė bėrtasėsh e tė ulėrish qė ti tėrheqėsh vėmendjen gjykatės. Po tė gjitha gjasat janė qė kjo mos tė tė ēojė gjėkundi, sepse kjo nuk ka tė bėjė shumė me profesionin e juristit.
E njėjta gjė ndodh edhe pėrpara atij qė Guy Canivet e quante gjykatėsi popull, kur dikush nuk bazohet tek interpretimi i ligjit ose i fakteve, ka shumė mundėsi qė nė procesin e gjykimit tė gjyqtarėve ti tėrheqin vėmendjen me tė bėrtitura. Shpresoj qė kjo mos i ēojė gjėkundi. Ata qė komentojnė, kritikojnė punėn e Gjyqėsorit duke u mbėshtetur te ligji ose te faktet, i sjellin dobi punės sė Gjyqėsorit; ata qė nuk mbėshteten as nė fakte, as nė ligj, sepse nuk janė profesionistė qė tė mund ta bėjnė, nuk mund ti sjellin veēse dėm.
Nė qoftė se, siē thotė prof. Rivero, e drejta ėshtė matematika e lirive, ajo qenka aq e rėndėsishme, pėrderisa ka tė bėjė me liritė, dhe aq teknike, pėrderisa qenka matematikė, sa nuk mund ti lihet nė dorė kujt nuk ka kuptimin e duhur tė rėndėsisė dhe pėrgatitjen e pėrshtatshme shkencore tė fushės qė tė merret me zbatimin, interpretimin e saj ose, aq mė pak me kritikėn ndaj atyre qė aplikojnė kėtė shkencė. Problemi nė Shqipėri ėshtė qė personi ose organi qė komenton thashethemet e tele-realiteteve analizon edhe zhvillimet ligjore ose vendimet gjyqėsore, pėrfshirė madje edhe ato tė specializuara, qė jo ēdo jurist madje do merrte pėrsipėr ti komentonte. Dhe kėto dy operacione analitike ose edhe thjesht komunikative, vėshtirė i shoh tė pajtohen intelektualisht me njėra-tjetrėn. Nė qoftė se shkenca juridike nuk bėn punėn e vet dhe analizon dhe gjykon gjyqtarėt, kėtė ka rrezik ta bėjė, as mė shumė e as mė pak, por injoranca.
Mė duhet tė nėnvizoj njė premisė, nė pėrpjekje pėr tė shmangur ēdo keqkuptim, ndoshta nė formėn e njė konkluzioni tė ndėrmjetėm. Askush nuk duhet tė mendojė qė me propozimet ose qėndrimet e mia tė shkoj deri aty sa tė pretendoj se kritika profesionale ndaj gjyqtarėve dhe sidomos roli i doktrinės nė kėtė proces tė shkojnė deri aty sa tė kushtėzojnė ato vetė rolin dhe diskrecionaritetin e gjyqtarit. Jo! Aspak! Por pėr mua pavarėsia, paanėsia dhe autonomia e gjyqtarit shprehen nė njė sistem tė informuar, profesional, i cili ofron premisat e analizės dhe tė reflektimit gjyqėsor, pėrfshirė kėtu edhe gjykimin vijues tė gjyqtarėve, e ndihmon dhe i ofron alternativa vendimmarrjes sė gjyqtarit, por nuk e kushtėzon atė. Ai ėshtė terreni profesional nė tė cilin njė gjyqtar duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm dhe i lirė tė vendosė. Nė kėtė drejtim doktrina ofron njė gjykues tė pakrahasueshėm tė punės sė Gjyqėsorit, sepse duke qenė e lirė dhe e larmishme, ofron zgjedhje dhe jo imponim, e forcon dhe nuk e cenon pavarėsinė.
Nė qoftė se gjyqtarėt, siē thotė Lord Bingham, duhet tė merren vetėm me shqyrtim gjyqėsor, sepse vetėm nė atė fushė kanė ekspertizė dhe jo nė fushė tjetėr, pėr analogji, punėn e Gjyqėsorit mund dhe duhet ta bėjnė ata qė posedojnė dhe kanė ekspertizėn ligjore pėrkatėse. Dikush mund edhe tė thotė qė ky ėshtė njė pamflet nė mbėshtetje tė juristokracisė ose tė qeverisė tė gjyqtarėve. Por nė ēdo demokraci qė pretendon tė mbėshtetet nė shtetin ligjor dhe kėto dy nocione janė tė pandarė nga njėri-tjetri, niveli i debatit profesional juridik kushtėzon jo vetėm cilėsinė e Gjyqėsorit, por edhe vetė nivelin e shtetit ligjor dhe tė demokracisė nė vetvete. Nė qoftė se kjo do tė thotė juristokraci, atėherė ashtu qoftė, unė pa asnjė dyshim jam pėr tė, si gur themelor i demokracisė dhe i shtetit ligjor. Nė qoftė se asnjė sistem gjyqėsor nuk mund tė jetė mė i mirė se gjyqtarėt qė e pėrbėjnė, nga ana tjetėr, edhe gjyqtarėt reflektojnė nivelin e sistemit ligjor, pėrfshirė kėtu analizėn ligjore, nė tė cilin ata punojnė dhe zhvillohen.
Kur shtroj pyetjen se kush i gjykon gjyqtarėt, nuk e kam fjalėn vetėm se kush ka tė drejtė ta bėjė kėtė konstitucionalisht apo ligjėrisht, ose edhe nė kuadrin e lirisė sė shprehjes, por se kėta, organe ose persona, duhet tė kenė ose tė ngrenė aftėsinė dhe cilėsinė profesionale pėr ta bėrė njė gjykim tė tillė. Legjitimiteti nė gjykim nuk mund tė qėndrojė vetėm nė atributin pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por edhe nė aftėsinė pėr ta pėrmbushur atributin nė mėnyrėn e duhur. Nėse aftėsia ėshtė kriter themelor dhe kėshtu duhet tė jetė pėr gjyqtarėt, nuk ka pėrse tė mos jetė ndryshe pėr ata qė marrin pėrsipėr ti gjykojnė gjyqtarėt.
Mė lejoni tju kujtoj njė shprehje tė ish-kryetarit tė Gjykatės sė Strasburgut, Jean-Paul Costa, ku ai thoshte se: Autoriteti ėshtė i pandashėm nga arsyeja, nga besueshmėria, dhe nė fund tė fundit nga pushteti pėr tė bindur, mė shumė sesa nga e drejta pėr tu imponuar.
Por arsyet, besueshmėria, aftėsia e Gjyqėsorit pėr tė bindur, analizohen, shpjegohen, kritikohen apo mbėshteten nga profesionistėt. Ashtu si autoriteti i Gjyqėsorit ėshtė i lidhur me aftėsinė profesionale pėr tė bindur dhe me arsyen, nuk ka pėrse dhe nuk do ishte e logjikshme nė fakt qė kėto kritere tė mos u kėrkohen atyre qė marrin pėrsipėr tė gjykojnė Gjyqėsorin. Kultura juridike nė pėrgjithėsi dhe kultura gjyqėsore nė veēanti, me dy kahet e veprimit nga publiku te gjyqtari dhe nga gjyqtari te publiku, janė elemente themelore nė tė gjithė procesin e vlerėsimit tė gjyqtarėve. Megjithatė, nė kėtė proces konsideroj se profesionistėt, juristėt, kanė njė rol kyē, pasi janė ata qė komentojnė dhe pėrēojnė mesazhin te publiku, duke gjykuar, por edhe duke lejuar qė tė tjerėt tė arrijnė tė gjykojnė gjyqtarėt. Ėshtė ky kriter nė vlerėsimin tim qė nė vijim bėn mė tė drejtė, mė tė arsyeshėm dhe mė suksesshėm edhe ēdo lloj kontrolli formal qė mund ti bėhet Gjyqėsorit.
Dialogu mes profesionistėve, tė cilėt duhet tė gjejnė, por duhet edhe tu krijohen mundėsitė dhe instrumentet e duhura pėr ta zhvilluar kėtė dialog, pėr tė gjykuar nė mėnyrė tė paanshme dhe profesionale vendimet gjyqėsore, jo duke u nisur domosdoshmėrisht nga rezultati, por nga kriteret shkencore juridike qė pėrdoren nė arritjen e tij, ėshtė kriteri mė i mirė qė ka nė Europė dhe duhet tė ketė edhe mė shumė nė Shqipėri, njė kontribut tė pazėvendėsueshėm edhe nė lidhje me kontrollin formal ndaj Gjyqėsorit. Kėtij dialogu duhet ti shėrbejė shkenca juridike dhe doktrina e konsoliduar.
Pėrgjigjja qė unė do guxoja ti jepja sot pyetjes kush i gjykon gjyqtarėt? ėshtė: ata qė, pėr shkak se kanė ose shprehin aftėsitė, mund ta bėjnė kėtė duke u bazuar nė kritere shkencore dhe profesionale juridike. Por nė mungesė tė njė doktrine dhe mendimi juridik periodik, tė paanshėm dhe tė shkėputur nga ēdo debat me natyrė tjetėr, ēdo pretendim pėr njė gjykim profesional mbi punėn e Gjyqėsorit do mė dukej i pambėshtetur, madje i pamundur. Ky do ishte gjykimi dhe nė tė njėjtėn kohė edhe mbrojtja mė e mirė qė mund ti bėhej pavarėsisė dhe profesionalizmit tė pushtetit gjyqėsor.
Autori: LEDI BIANKU
P. S. Ky artikull pėr gazetėn Panorama ėshtė njė pėrmbledhje e fjalės sime nė Konferencėn e Unionit tė Gjyqtarėve Reforma gjyqėsore si njė ndėr prioritetet e sfidės sė integrimit
* Gjyqtar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė tė Drejtave tė Njeriut, Strasburg
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt