Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Rama: "Te rinjtë shqiptarë të shkojnë në fshat të bëjnë lekë duke kultivuar sherebel"

    Malësi e Madhe, Rama: Fshati një mundësi e madhe për të rinjtë, për të bërë lekë



    Rama ne Malesi te Madhe

    MALESI E MADHE- Qeveria shqiptare nisi sot nga Malësia e Madhe procesin e aplikimit tyë skemave mbështetëse në bujqësi, me dorëzimin e kontratave të para të investimit në bujqësi.

    Kontratat fituese janë të përzgjedhur pas aplikimeve të bëra në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, nga vetë fermerët dhe investuesit dhe për këtë vit janë arritur kontrata për 60 investimet e para në bujqësi. I pranishëm në këtë takim, Kryeministri Rama theksoi se qeveria e mbështet me entuziazëm këtë nismë, edhe si një model për të rinjtë, për ta parë fshatin dhe tokën si një mundësi e madhe pune dhe mirëqenie.

    “Ne e mbështesim me shumë entuziazëm këtë nismë, se duam ta kthejmë në një model për shumë vajza e djem, që duhet të shohin në fshat një mundësi të madhe për të jetuar mirë dhe copë, për të bërë lekë. Për të bërë lekë nëpërmjet punës dhe prodhimit. Fermerë të varfër në Europë nuk ka, nuk ekzistojnë. Familje në fshat, të varfra, në Europë nuk ka, nuk ekzistojnë, sepse fshati është pasuri, toka është pasuri. Por, sigurisht, siç e dinë shumë këtu, është një pasuri që nuk i nxjerr lekët vetë, duhet përpunuar që të nxjerrë lekë. Prandaj, kësaj nisme, ne i japim një mbështetje entuziaste,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa i uroi sukses, gjithë atyre që përfituan nga skemat dhe inkurajuar të tjerët që të aplikojnë, pasi ky është vetëm fillimi dhe mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti.

    Gjatë vizitës në Malësinë e Madhe, Kryeministri Rama dhe Ministri Panariti vizituan edhe fidanishten e kultivimit të sherbelës, një ndër bimët medicinale shqiptare më të kërkuara në tregun e jashtëm, kultivuesi i të cilës është një tjetër aplikues i suksesshëm dhe përfitues i fondit të mbështetjes. Kultivuesi tha se sherbela shqiptare përfaqëson një farë autoktone dhe kërkohet gjithnjë e më shumë, për mënyrën e tradicionale të kultivimit dhe të tipareve të saj cilësisht më të larta, krahasuar me varietet e huaja.

    “80% e këtij produkti shkon në Amerikë. Këtu bëhet fjalë për fidanët më të mirë në botë. Tani po kap sipërfaqet më të mëdha të Malësisë së Madhe dhe më tej në Shqipëri,” – u shpreh kultivuesi.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Te rinjtë shqiptarë të shkojnë në fshat të bëjnë lekë duke kultivuar sher

    O shoku Rama,

    Mire e ke ti, shume mire ne fakt. Jo hashash por sherebel. Po ti e di si jane keta shqiptaret, nuk mbushin mire, duhet jo vetem t'u tregosh me fjale, por edhe me vepra. Lere ndonje fundjave, se bashku me gjithe ministrat e qeverise, se bashku me Ilir Meten, shkoni ne fshat e mbillni sherebel. Ftoni edhe kamerat e miqve tuaj ne Top Channel dhe A1 dhe t'iu shikojne te gjithe te rinjte se sa mire e mbjell qeveria sherebelin. E keshtu mesojne edhe ata.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama: "Te rinjtë shqiptarë të shkojnë në fshat të bëjnë lekë duke kultivuar sher

    malsoret te lene pushket e te mbjellin sherebel se me 60 investimet e para i bien qe tre kukesian dhe dy pukian te pasurohen, kurse te tjeret i mban rama per llogari te vete...

    p.s. lum si ne se u pasuruan edhe pese malsore...po kendej nga jugu ca do mbjellim sivjet se as domatet nuk u bene per faj te shiut....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •