Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    Operacioni financiar i 8 viteve më parë për të blerë tokën nga fshatarët e Porto Romanos. Roli i ish-kryeministrit Berisha, vajzës Argita, mikut të tij serbo-boshnjak, Damir Fazlliç dhe biznesmenëve serbë





    Vendimi i ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për të transformuar një tokë kënetore të pavlerë në një pronë të lakmueshme ndihmoi familjen e tij dhe mikun kontrovers Damir Fazlliç të fitonin miliona euro, bëhet e ditur nga dokumente sekrete të siguruara nga BIRN. Porto Romano, një tokë e varfër në veri të Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i një fabrike kimikatesh të kohës së komunizmit, një fushë e madhe me plehra të shpërndara gjithkund dhe disa objekte industriale të hallakatura. Ende pa e marrë veten nga ndotja e papenguar e kryer përgjatë dekadave, këneta që rrethon gjirin në Porto Romano është vendi më i pagjasë për t’u kthyer në një zonë bumi për pronat e patundëshme, i diktuar nga elita e politikës dhe biznesit në vend. Megjithatë, në nëntor 2006, ndodhi pikërisht kjo gjë, kur vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi dhe kolegia e saj Flutura Kola, filluan të blejnë tokë me 10 euro për metër katror – dy herë më shumë se sa vlera e tregut. Rreth 14 hektarë në kufijtë e një ‘parku energjetik’ të vogël të lidhur me portin u siguruan për klientin e tyre, biznesmenin e dyshimtë boshnjak dhe këshilltar të Berishës gjatë zgjedhjeve, Damir Fazlliç, i cili i pagoi ndërmjetësit e tij, direkt apo indirekt, më shumë se sa katër herë çmimin e tregut – 18 euro për metër katror.

    Shpejt pasi transaksionet u mbyllën, Berisha mori një vendim kryeministror për të lëvizur kufirin e parkut energjetik, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, i cili transformoi menjëherë një kënetë të pavlerë në një pronë me vlerë të lartë, si dhe rriti çmimin e saj me së paku tetë herë. Vajza e Berishës, bashkë me ortaken e saj në kompaninë ligjore dhe ndërmjetësin e punësuar prej tyre, mund të kenë fituar gati 1.2 milionë euro nga shitja e tokës te Fazlliçi me çmim katër herë më të lartë se sa ai i tregut. Dokumente të papublikuara më parë, të siguruara nga BIRN, tregojnë 430 mijë euro fitime. Rreth 740 mijë euro të tjera u fituan në kesh dhe, si të tilla, nuk mund të gjurmohen. Biznesmeni boshnjak Fazlliç e pa vlerën e tokës së tij, të regjistruar në emër të dy kompanive shqiptare, të rritej nga 1.7 në 4.2 milionë euro pas vendimit të Berishës. Nëse planet e tij për të zhvilluar zonën në një terminal nafte me vlerë 70 milionë euro do të vijonin, ai do të fitonte dhjetëra milionë euro. Në vitin 2008, transaksionet tërhoqën vëmendjen e hetuesve shqiptarë kundër pastrimit të parave, të alarmuar nga përdorimi i “kompanive guackë” nga Fazlliç në Shqipëri, numri i shitjeve të kryera me kesh, çmimet e inflacionuara, si dhe përfshirja e kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, Qipro dhe Karaibe. Çështja ndaj Fazlliç u rrëzua më 2009 pasi prokurorët nuk siguruan dokumentet kyçe nga Bosnja dhe Qipro dhe nuk arritën të gjurmonin origjinën e fondeve. Fazlliç nuk u akuzua kurrë formalisht për ndonjë shkelje dhe hodhi poshtë të gjitha aludimet. Por një dosje dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) tashmë ngre pyetje të reja mbi rolin qendror që Malltezi, përmes kompanisë së saj ‘Malltezi & Kola’, luajti në blerjen dhe shitjen e tokës, vlera e së cilës u rrit në mënyrë dramatike si rezultat i vendimeve zyrtare të babait të saj për ta përfshirë tokën në parkun energjetik. Gjurmimi nga ana e BIRN i dokumenteve të kompanisë nga St. Vincent dhe Grenadines në Karaibe deri në Moskë, zbuloi gjithashtu se moguli serb i energjisë Vojin Lazareviç ishte në zemër të marrëveshjes, duke financuar 2.5 milionë euro në llogarinë private bankare të Fazlliç në Shqipëri, përmes një rrjeti kompanish të regjistruara nëpër parajsa fiskale. Biznesmeni i dyshimtë shpreson të zhvillojë zonën në një kompleks të rëndësishëm energjetik. As BIRN dhe as prokurorët nuk zbuluan ndonjë provë që të sugjeronte se Lazareviç financoi Fazlliç në mënyrë të paligjshme, megjithatë moguli i energjisë nuk ka folur kurrë për përdorimin e parajsave fiskale apo pse transaksionet u kryen gjerësisht jashtë sistemit bankar. Fazlliç, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Sali Berishës, me miq të fuqishëm në Uashington, Londër dhe nëpër të gjithë Ballkanin, ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje. Sali Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezi, si dhe Flutura dhe Florenc Kola refuzuan të intervistohen nga BIRN apo t’i përgjigjen pyetjeve. Lazareviç gjithashtu refuzoi kërkesën për t’u intervistuar, duke thënë se ishte shumë i zënë dhe gjithashtu refuzoi t’i përgjigjej me shkrim pyetjeve për lidhjet e tij me Fazlliç.

    Bum pronash të patundshme

    Nga barraka pranë një moli në Porto Romano, Abdyl Mukaj e nxjerr jetesën duke shitur peshk të freskët për turistët gjatë muajve të verës. Jeta e tij ka qenë një përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës, kështu që, kur një banor i zonës, Kujtim Shahini, i kërkoi atij në vitin 2007 të shiste një hektar tokë moçalishte me një çmim dy herë më të lartë se tregu, ai e kapi shancin. Toka i qe dhënë Mukajt nga shteti kur ai, si shumë fqinjë të tij, mori parcela toke në Porto Romano si kompensim pasi shteti i shpërnguli ata nga toka e paraardhësve të tyre në veri të Shqipërisë, për të krijuar hapësirë për një hidrocentral të ri.

    Pasi u ofruan një shumë të madhe parash për tokën me pak vlerë financiare apo emocionale, fshatarët nuk pyetën se kush po e blinte tokën apo pse. Argita Malltezi, partnerja e saj në zyrën ligjore Flutura Kola, dhe bashkëshortët e tyre – Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola – kërkuan tokë pranë nënstacionit elektrik në Porto Romano për klientin e tyre Fazlliç dhe kompanitë e tij, Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk. Bashkëshortët kërkuan për parcela të përshtatshme dhe punësuan një ndërmjetës vëndas – Shahinin – për të kryer blerjet vetëm me para kesh,nga nëntori 2006 deri në shtator 2007. Shahini dhe Kola fillimisht ndihmuan për të siguruar nëntë hektarë tokë nga fshatarët për Crown Acquisitions, e cila u ble pothuajse e gjitha, sipas kontratës, për 18 euro për metër katror. Dokumenti i shitblerjes është mes më shumë se 1 mijë faqeve materialesh zyrtare të siguruara nga BIRN. Por fshatarët i thanë BIRN se ata janë paguar vetëm 1,200 lekë [9.8 euro] për metër katror.

    Jamarbër Malltezi: Fazlliçi ishte rastësisht blerës

    Dhëndrri i ish-kryeministrit sqaron pazaret. Serbo-boshnjaku shpreson edhe te qeveria e Ramës për biznese

    Argita Malltezi nuk u intervistua kurrë nga hetuesit dhe roli i saj në blerjen dhe shitjen e tokës ka mbetur sekret deri tani. Duke folur në kushtet e anonimatit, burime pranë skuadrës së prokurorëve i thanë BIRN se ata thjesht ishin tepër të frikësuar në atë kohë për të thirrur vajzën e kryeministrit për ta marrë në pyetje. Argita, bashkëshorti i saj Jamarbër dhe vëllai Shkëlzen, qenë lidhur me disa skandale korrupsioni gjatë qeverisjes së Berishës por nuk u përfshinë kurrë formalisht në asnjë hetim. Ata kanë mohuar gjithmonë të kenë bërë veprime të kundërligjshme.

    Në deponimet para prokurorëve të shqyrtuara nga BIRN, avokatja Flutura Kola dhe Jamarbër Malltezi pohojnë se ata kanë qenë të ndërgjegjshëm për potencialin e Porto Romanos në kohën kur filluan të blejnë tokën. Jamarbër Malltezi tha: “Unë kisha informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone kështu që mendova se qe një biznes i mirë”. Pasi shau prokurorët për “hetimin e tyre të motivuar politikisht”, ai shpjegoi se Fazlliçi thjesht ndodhi që qe personi i parë që u ofrua për të blerë tokën e tij. Kola, në anën tjetër, shpjegoi se si ajo, bashkëshorti i saj dhe Malltezët patën punuar sëbashku për të siguruar tokë për Fazlliçin në mënyrë që të nxirrnin fitime. Ajo pranoi se kishte “informacion që kjo zonë qe miratuar... nga qeveria si një zonë për ndërtimin e depozitave të naftës dhe hidrokarbureve”. Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik. “A isha unë 100 për qind i sigurtë? Po, për shkak se qe shumë shumë logjike,” tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: ‘...ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, ky është thjesht një skenar filmash”. Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm. Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”. Me ndryshimin e qeverisë më 2013 dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe të kritikëve të tij. Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij. “Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij”. Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar” me Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre. “Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka. A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin as partia në pushtet dhe as prokurorët nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

    Planet e qeverisë për Porto Romanon

    Zona e Porto Romanos, e gjendur gjashtë kilometra në veri të qytetit të Durrësit, u përcaktua në vitin 2001 si vend për zhvendosjen e depozitave të naftës, pjesë e një “parku energjetik” të vogël. Më 2004, qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano i dha një koncesion një konsorciumi biznesmenësh vëndas për të ndërtuar një terminal nafte për importimin e naftës dhe gazit natyror të lëngëzuar. Pasi Fazlliçi, me ndihmën e firmës ligjore Malltezi & Kola, finalizoi blerjen e një numri parcelash toke në Porto Romano më 2007, më 23 prill 2008, qeveria e qendrës së djathtë të Kryeministrit Sali Berisha e përcaktoi zonën si një park energjetik dhe urdhëroi hartimin e një masterplani të ri. Sipas masterplanit, parku energjetik zë një sipërfaqe prej 810 hektarësh dhe do të përfshijë disa impjante energjetike dhe industriale. Përveç terminalit të naftës, i cili u përfundua dhe filloi punën më 2009, plani për parkun energjetik përfshin depozita nafte dhe gazi të lëngshëm, një rafineri nafte, një depozitë magazinimi për kimikate, një impjant për trajtimin e bionaftës, një terminal për gazifikimin e gazit natyror të lëngëzuar dhe një park industrial me sipërfaqe 70 hektarë.

    Qeveria ka përfshirë një numër investimesh të tjera infrastrukturore në masterplan, si një autostradë 8.5 kilometra të gjatë që duhet të lidhë Porto Romanon me Durrësin, një linjë hekurudhore 9 kilometra të gjatë që do të lidhë zonën me rrjetin hekurudhor kombëtar, investime për të siguruar furnizimin me ujë të ëmbël dhe ujë industrial në park, si dhe linja të reja të transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë. Masterplani u miratua nga këshilli kombëtar për rregullimin e territorit në korrik 2009. Parcelat e tokës të blera nga Fazlliçi në zemër të parkut industrial janë planifikuar të kenë akses të drejtpërdrejtë te autostrada nën ndërtim, si dhe te linja hekurudhore e propozuar. Ndërtimi i autostratës u tenderua në dhjetor 2008, me dy lote, për një vlerë totale prej më shumë se 6.4 milionë euro dhe supozohej të përfundonte brenda 14 muajve. Gjithsesi, për shkak të vështirësive buxhetore, autostrada nuk është përfunduar ende. Më 2009, qeveria rindërtoi një rrugë të vjetër 2.5 kilometërshe që lidh lagjen e Spitallës në periferi të Durrësit me Porto Romanon, me një kosto prej 1.6 milionë euro. Sa i përket lidhjes hekurudhore për Porto Romanon, studimi i fizibilitetit u krye më 2008, ku rezultoi se kostoja e ndërtimit të linjës 9 kilometra të gjatë do të kushtojë 9 milionë euro. Në nëntor 2008, qeveria miratoi gjithashtu ndërtimin nga gjigandi energjetik italian Enel të një linje ndërkombëtare nëndetare të transmetimit të energjisë elektrike mes Porto Romanos dhe Barit, Itali. Enel pati propozuar ndërtimin e një termocentrali me qymyr 2 mijë MË në Porto Romano, por dy vjet më vonë hoqi dorë nga projekti.

    Berisha e mbrojti heroikisht Fazlliçin

    Kur u njoftua hapja e hetimit për pastrim parash në tetor 2008, Berisha bëri të pamundurën për të mbrojtur Fazlliçin nga ndonjë akuzë e mundshme, duke siguruar dhe largimin e tij nga vendi me avion privat. Sipas një memoje të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, të publikuar nga Ëikileaks, inspektorët e ministrisë së drejtësisë u dërguan për të rrëmbyer dosjen me dokumente nga prokuroria. Prokurorët ranë pre e fushatave të njollosjes publike nga Berisha dhe madje u përballën me kërcënime për veprime ligjore nga Ministria e Brendshme.

    Në qershor 2009, vetëm një muaj pasi prokurorët shqiptarë hoqën dorë nga hetimi për pastrim parash, Berisha miratoi planin që përfshinte parcelat e tokës së Fazlliçit në parkun energjetik të Porto Romanos. Ndërsa toka nuk qe veçanërisht e çmuar kur u ble më 2007, Fazlliçi aplikoi me sukses për të ndërtuar një terminal të stërmadh nafte, duke e rritur vlerën e saj me tetë herë në krahasim me çmimin fillestar të tregut. Kur iu kërkua të jepte llogari për rolin e vet në skandal, Berisha mbajti një konferencë për shtyp në mbrojtje të Fazlliçit, duke pretenduar se hetimi qe orkestruar “nga mafia” dhe këmbënguli se as Fazlliçi dhe as familja e tij nuk kanë përfituar prej postit të tij. Ai argumentoi me kujdes se nuk e kishte shpallur Porto Romanon park energjetik, duke qenë se zona ishte shpallur e tillë më 2001. Por ai, gjithsesi, nuk shtoi se e kishte zgjeruar zonën e parkut për të përfshirë në të dhe tokën e mikut të tij.

    Avokatja e Fazlliç edhe shitëse edhe blerëse e tokave

    Në fazën e dytë, Malltezët dhe Kolat blenë pesë hektarë tokë nga fshatarët për më pak se 10 euro për metër katror, të cilën ia rishitën menjëherë kompanisë Alpha Shpk të Fazlliçit për 18 euro, duke fituar në këtë mënyrë 430 mijë euro. Rreth 150 mijë euro të tjera i janë paguar Florenc Kolës për blerje tokash, megjithëse nuk është e qartë nga dokumentet se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë. Çuditshëm, gjatë transaksioneve, Flutura Kola vepronte në disa raste njëkohësisht si shitëse e pronës, për shkak se ajo e kishte tokën nën pronësi me bashkëshortin e saj, por dhe si blerëse, duke qënë përfaqësuesja ligjore e Damir Fazlliç. Pasi tërhiqte fonde nga llogaria personale e Fazlliçit, ajo në fakt paguante veten dhe partneren e biznesit, Argita Malltezi për tokën.

    Crown Acquisitions në fund u shit në qershor 2007 për 1.7 milionë euro te Altaria Research Limited, një kompani e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Lazareviç. Alpha Shpk iu shit kompanisë me bazë në Qipro, Irongold Ltd, gjithashtu e kontrolluar nga Lazareviç, për 1.25 milionë euro. Fazlliçi siguroi 300 mijë euro fitime. Fazlliç pretendoi fillimisht, gjatë intervistës së tij të vetme televizive që kur skandali shpërtheu në tetor 2008, se Altaria Research Limited ishte “kompania e tij hollding në Qipro”. Si rezultat, ai pretendoi se nuk kishte siguruar fitime për shkak se po i shiste Crown Acquisitions – dhe tokat nën pronësinë e saj – vetes. Kur ai u mor në pyetje vitin që pasoi nga prokurorët, ai refuzoi të jepte emrin e pronarit për shkak se, tha ai, kjo mund të dëmtonte biznesin e tij. Por kur u këmbëngul nga BIRN, gjatë intervistës me Fazlliçnë qershor 2014, ai tha se kishte bashkëpronësi 50% me 50% te Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk me Lazareviç, përmes Altaria Research Limited. Kjo nuk është pasqyruar në dokumentet zyrtare në Qipro dhe Fazlliçi nuk qe në gjëndje të shpjegonte nëse ai nxorri ndonjë fitim nga shitja e pjesshme e tokës te Lazareviç.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    Interkonjeksioni, kompania e Fazlliç ndërton linjën në pjesën shqiptare

    Interkonjeksioni, kompania e Fazlliç ndërton linjën në pjesën shqiptareTIRANE – Pas lajmit të publikuar në media, për përfshirjen e firmës boshnjake “Energoinvest”, në pronësi të biznesmenit Damir Fazlliç, në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se “kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.”

    Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se “pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013. Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit. Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest.”

    “Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës kfË, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy LOT-e. LOT1 përfshin ndërtimin e linjës interkonjeksionit e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) me një gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa LOT2 përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST).

    Lajmi për pjesëmarrjen në këtë tender jepet dhe në vetë njoftimin e firmës “Energoinvest: dhënë më 23 dhjetor të vitit 2013. Kontrata prej 29 milionë eurosh për ndërtimin e linjës së transmisionit 400 kilovolt, ndërmjet Tiranës dhe Morinës është firmosur në Prizren nga drejtori i OST-së, Engjëll Zeqo, dhe përfaqësuesi i “Energoinvest”, Enes Çengiq, në prani të përfaqësuesit të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW). Sipas projektit parashikohet rritja e shkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat në mbi 600 megavat, ndërsa rrjeti i interkonjeksionit do të shtrihet në 241.5 kilometër.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    Fazlliç: Jam takuar me Ramën. Kryeministria e përgënjeshtron

    Boshnjaku Damir Fazlliç thotë se po vijon bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për projektin e Porto Romanos edhe pas ndryshimit të qeverisë. Kjo thuhet në një investigim të publikuar nga BIRN, ku theksohet se boshnjaku Fazlliç thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.

    Fazlliç i tha gazetares së "BIRN" se Berishën e ka mik, por nuk e ka problem të bashkëpunojë dhe me Ramën. Por burime nga kryeministria sqarojnë për “A1 Report” se kryeministri Edi Rama nuk është takuar asnjëherë me Damir Fazlliç, duke përgënjeshtruar faktin se ky i fundit ka pasur një takim me kreun e ekzekutivit.

    Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik.

    “A isha unë 100 për qind i sigurtë? Po, për shkak se qe shumë shumë logjike,” tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: ‘...ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, ky është thjesht një skenar filmash.”

    Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm. Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.

    Me ndryshimin e qeverisë më 2013 dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe të kritikëve të tij.

    Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij. “Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij.”

    Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar” me Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre. “Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka.

    A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin as partia në pushtet dhe as prokurorët nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

    Shekulli

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    O shoku minister i propagandes ne Qeverine e Rilindjes,

    Po mire Saliu qe e ka mik Fazllic dhe nuk e ka mbajtur kete gje sekret por e ka shprehur hapur. Po mire ju socialistet me shokun Rama ne krye qe na cate veshet per Fazllicin per 8 vjet ne opozite, cfare bete sapo erdhet ne pushtet? Ia dha kontraten disa dhjetra miliona euro te interkonjuksionit me Kosoven firmes boshnjake te Fazllic.

    Apo e bete edhe me Fazllic sic e bete me Ilir Metaj skaparlline?

    Sot e peshtyni, neser i lepini ne balle te peshtyrat?

    Jeni te kendshem, sidomos ai fshatari i anesdetit qe ka zili Fazllicin: "po pse ti bleje tokat Fazllic e te mos i blej une", thote minoritari i anesdetit.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]
    Fazlliç i tha gazetares së "BIRN" se Berishën e ka mik,
    Shekulli
    Une do kisha deshire te dija se si FAzllic u be mik me Berishen?

    Albo ti ske noi koment per ato firmat e Argites qe ja blente e shiste Fasllicit? Une cuditem se sa lehte e kaloni kur gjithe familja e berishes eshte mutosur ne vjedhen masive te pronave shtetrore dhe nuk u bene pershtypje?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha-Fazlliç, milionat që fituan nga pazari me tokat

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Une do kisha deshire te dija se si FAzllic u be mik me Berishen?

    Albo ti ske noi koment per ato firmat e Argites qe ja blente e shiste Fasllicit? Une cuditem se sa lehte e kaloni kur gjithe familja e berishes eshte mutosur ne vjedhen masive te pronave shtetrore dhe nuk u bene pershtypje?
    Berisha beri me mijera biznesmene miq nga mbare bota ne 8 vjetet qe ishte kryeminister, pasi dera e tij ne kryeministri ishte e hapur per cdo investitor te huaj qe ishte gati te investonte ne Shqiperi. Ajo qe duhet te te beje kurioz, eshte ajo qe te thashe une me lart: Mire Berisha, po ky Rilindasi yne ne krye te Qeverise qe na cau veshet per 8 vjet me megafonet e vete ne media kunder Fazllic, ku e beri mik Fazllicin dhe pse ia dha projektin disa dhjetra milione euro sapo erdhi ne pushtet? Berisha ka 1 vit qe ka bere dorezimet e pushtetit por ju me sa duket nuk e keni marre akoma vesh.

    Dhe nuk behet fjale per "vjedhje pronash shteterore", behet fjale per transaksione blerje toke private fshatareve te Vlores. As Fazllic e as zyra e avokatise se Argita Malltezit nuk kane shkelur asnje ligj te atij vendi, pasi nuk ka ligj qe ndalon shitblerjen e prones dhe nuk ka ligj qe denon njerezit qe te investojne e fitojne para nga investimet e tyre apo nga puna e tyre profesionale.

    Fazllic bravo i qofte qe investon e fiton ne Shqiperi, per aq kohe sa ben nje biznes te ligjshem. E po te mos bente biznes te ligjshem, Qeveria e Rilindjes nuk i jepte kontraten e intekonjeksionit me Kosoven.

    Albo

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •