-
Tiranë, sekuestër pronave të trafikantit Fatmir Muçaj
Tiranë – Janë sekuestruar sot në Tiranë e Durrës, pasuritë e mëdha të një trafikanti shqiptar droge, pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë.
Bëhet fjalë për 2 apartamente dhe 2 dyqane në Tiranë si dhe për 21 mijë m2 tokë në Sauk të Tiranës dhe në Gjirin e Lalzit në Durrës, të cilat ishin fshehur nën emrin e familjarëve të trafikantit me iniciale F.M, i kërkuar nga policia zviceriane.
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se “pas kërkesës së saj, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M, me vendbanim në Tiranë, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.
Ky shtetas akuzohet nga autoritetet zviceriane për “Shkelje të ligjit për drogës, trafik i organizuar heroine, posedim dhe konsumim heroine”.
Nga veprimet proceduriale dhe hetimi pasuror kriminal, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, në bazë të materialit kallëzues të mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, janë identifikuar disa pasuri të këtij shtetasi, të cilat dyshohet se janë të tijat dhe që dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, por që pronësia e tyre është fshehur duke u vendosur në emër të familjarëve.
Në përfundim të veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e mëposhtme, të cilat gjenden në Tiranë dhe Durrës:
Pasuri e llojit tokë arë, sipërfaqe totale 21.000 m2, në Gjirin e Lalzit e Marikaj të Durrësit;
dy apartamente, me sipërfaqe totale 210 m2, në Tiranë dhe dy dyqane, me sipërfaqe totale 140 m2, në Tiranë.
ar.sh/Oranews.tv
-
-
Për: Tiranë, sekuestër pronave të trafikantit: 4 shtëpi e dyqane dhe 21 mijë m² tokë
Të dënuarit për trafik droge i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri e paluajtshme
TIRANE- Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policinë së Qarkut Tiranë, ne kuader te nje operacioni te koduar “PENSIONISTI”, ka bere sekuestrimin e pasurive te paluajtshme me vlere 3 milione euro, ne pronesi te shtetasit, Fatmir Mucaj.
Sipas policise, sot është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nderkohe qe Mucaj ka qenë nën hetim dhe i dënuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje me dhunë”, në vitin 1997 në Zvicër.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se këto pasuri dyshohet se janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, ku i përfshirë ishte shtetasi Fatmir Muçaj.
Nga hetimi i shumave të mëdha të investuara në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat nuk identifikohen burime të ligjshme të të ardhurave për të siguruar këto pasuri, transaksioneve të kryera midis shtetasit Fatmir Mucaj dhe familjarëve të tij tek pasuritë e paluajtshme, rezulton se të gjitha këto veprimeve pasurore janë kryer afërsisht në të njëjtën periudhë kohore mes tyre dhe me aktivitetin kriminal për të cilin dyshohet shtetasi Fatmir Muçaj.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat e këtij shtetasi.
Në total vlera e aseteve të sekuestruara është mbi 3 milon euro.
Sipërfaqe tokë prej 19 995 m2 e ndarë në disa parcela në disa zona kadestrale, si në Zonën e liqenit artificial, në Sauk, në Gjirin e Lalëzit, Marikaj etj, si dhe tre lokale në zonën e Ish bllokut dhe në Yzberisht Tiranë.
Konretisht janë sekuestruar:
- Në Sauk, sipërfaqe toke prej 1200 m2,
- Në Sauk, sipërfaqe toke prej 96 m2,
- Në Sauk sipërfaqe toke prej 355 m2.
- Në Sauk sipërfaqe toke prej 13 000 m2.
- Në Tiranë të Re apartament me sipërfaqe 130 m2, i kthyer në lokal
- Tek 21 dhjetori apartament me sipërfaqe 82 m2,
- Në Marikaj sipërfaqe toke prej 710 m2,
- Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1800 m2 .
- Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1231 m
- Në Marikaj, sipërfaqe toke prej 260 m2.
- Tek Gjiri i Lalëzit, sipërfaqe toke prej 745 m2,
- Tek Gjiri i Lalëzit, sipërfaqe toke prej 1515 m2,
- Në Yzberisht, lokal me sipërfaqe 61 m2,
- Në Yzberisht lokal me sipërfaqe 79.8 m2,
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt