Ruzhdi Bizhuta (tani quhet Elbasan Arena pas rikonstruktimit), plani pėr ta kthyer stadium ndėrkombėtar
Projekti pėr rikonstruksionin e stadiumit tė Elbasanit pėrfshin rikonstruksionin total tė dhomave tė zhveshjes, me kushtet qė kėrkon UEFA, doping, sallėn e konferencave pėr shtyp, rikonstruksionin e tė gjithė dhomave tė gjyqtarėve, ndėrhyrja e emergjencės, investime nė pjesėn e personave VIP, me rreth 400 vende, godinat e transmetimit. Ndėrkohė qė fusha e stadiumit do tė jetė tėrėsisht e re, qė nga ndriēimi, ora elektrike, vendosja e 10200 stolave plastikė apo ndarjet publike. Ky investim ėshtė vlerėsuar jo vetėm nga Bashkia dhe stafi i stadiumit, por edhe nga shumė tifozė tė qytetit tė Elbasanit.
Artin Kovaēi, shefi i Sport Klub Elbasanit, deklaron se rikonstruksioni i stadiumit, nė pėrputhje me standardet e vendosura nga FIFA dhe UEFA, si edhe me mbėshtetjen e Qeverisė shqiptare, do ti shėrbejė jo vetėm skuadrės sonė kombėtare, por brezave tė tėrė sportistėsh. Tė njejtin mendim ndan me tė edhe kryebashkiaku i qytetit, Qazim Sejdini, i cili, duke pėrshėndetur kėtė vendim tė UEFA- s pėr liēensimin e stadiumit Ruzhdi Bizhuta, vlerėson se ėshtė njė kontribut madhor, pasi nuk ėshtė thjesht pėrfitimi infrastrukturor i njė objekti tė rėndėsishėm, sikurse ėshtė stadiumi i Elbasanit, i cili do tė jetė model, por ėshtė njė pėrfitim pėr brezat dhe fėmijėt.
Me ribėrjen e kėtij stadiumi, Sejdini thotė se brezat kanė ku tė marrin shembull nga stėrvitja e ekipeve ndėrkombėtare qė do tė behen nė Elbasan. Mė vjen mirė, pasi ne si bashki, me FSHF kemi pasur marrėdhėnie tė shkėlqyera, kemi bėrė shumė bashkėpunime nė drejtim tė infrastrukturės, siē ėshtė qendra sportive Shefqet Lamēja dhe shpresoj qė ky bashkėpunim do tė jetė efiēent deklaron kryebashkiaku i Elbasanit.
Projekti pėr rikonstruksionin e stadiumit parashikohet tė fillojė nė zbatohet pas dhjetė ditėsh. Mė pas,nė stadiumin e ri, hyrja do tė bėhet me bileta nėpėrmjet teknologjisė elektronike, duke e kthyer kėtė ambient nė njė stadium ndėrkombėtar, me kushtet mė moderne dhe bashkohore, pėr tė luajtur dhe shijuar ndeshjet e futbollit, tha Kovaēi.
Pjesė e projektit ėshtė edhe Bashkia e Elbasanit, me njė fond tė akorduar nga kjo e fundit pėr rikonstruksionin e rrugės rreth e qark stadiumit, si edhe hyrjes sė tij, ndėrsa pjesa tjetėr, do tė jetė investim i UEFA-s dhe qeverisė shqiptare. Pas rikonstruksionit total tė stadiumit, ėshtė parashikuar qė nė vitin 2016, kombėtarja shqiptare tė zhvillojė nė stadiumin model tė Elbasanit, ndeshjet e saj pėr kualifikimet europiane.
Krijoni Kontakt