Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 193
  1. #161
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Anėtarja e Kuvendit Saudit folėse nė Konferencėn e Shkencore Botėrore

    Si gjithmone, Mexhdi yne, s'eshte ne gjendje te kape thebin e lajmit!!
    Per Mexhidin, lajmi na qenka "anetaresia ne Kuvendin Saudit" e shkencetares, kur te gjithe dime se aneyaret e Kuvendit percaktohen nga monarku, e jo fakti se nje nje femer muslimane ka arritur nivelet me te larta te shkences ne nivel boteror!!
    Jarigas

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Zjarri dogji njė xhami nė Gjermani

    Zjarri dogji njė xhami nė Gjermani

    Sulmet zjarrvėnėse nė xhamitė e myslimanėve turq nė Gjermani ngrejnė shqetėsimet nė rritje tė islamofobisė dhe racizmit. Prej vitit 2012 deri tani vetėm nė Gjermani kanė qenė nė shėnjestėr 81 sulme ndaj xhamive.
    Njė delegacion turk i pėrbėrė nga zyrtarė tė Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut tė Parlamentit turk dhe kreu i turqve jashtė vendit dhe Komunitete tė ngjashme tė Drejtorisė sė Kryeministrisė turke ka filluar njė vizitė dy-ditore nė Gjermani, pėr tė pyetur nė lidhje me masėn e sulmeve dhe tė dyshimit pėr zjarrvėnie.
    Vizita e tyre e parė ishte nė Xhaminė e Mevlanės, nė Berlin. Njė zjarr shpėrtheu nė njė pjesė tė xhamisė, e cila ishte duke u ridekoruar, mė 11 gusht 2014. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarėt gjermanė thanė se ata gjetėn gjurmė tė njė lėngu tė djegshėm nė vendin e ngjarjes, duke dėshmuar pėr zjarrvėnie. Xhamia, e vendosur nė Kreuzberg, njė lagje e Berlinit e quajtur si " Stambolli i Vogėl" pėr shkak tė popullsisė sė madhe tė turqve - afėrsisht 40.000 banorė, xhamia ishte pjesėrisht e hapur pėr lutjet sepse po zhvillohen punimet nė rindėrtimin e saj, njė objekt me strukturė 40 vjeēare.
    Njė ditė para sulmit nė Berlin, Xhamisė Sulejmanije nė qytetin gjerman Bielefeld iu vue zjarri nga tė dyshuarit tė cilėt dogjėn disa Kur’anė nė xhami. Nė muajin shkurt, Xhamia Qendrore nė Kėln, njė nga xhamitė mė tė mėdha nė Gjermani, ka qenė objekt i sulmeve. Tė dyshuarit e pėrplasėn njė makinė nė hyrje tė xhamisė dhe u pėrpoqėn pėr t’i vėnė zjarrin xhamisė.
    Vetėm nė Gjermani, pėrveē tri sulmeve tė fundit, 78 sulme janė bėrė ndaj xhamive qė nga viti 2012 dhe 219 sulme u kryen nė mes tė viteve 2001 dhe vitin 2012 Edhe pse sulmet me zjarrvėnie mbeten tė rralla, krimet e urrejtjes ndaj myslimanėve janė pėrhapur nė Evropė. Nė Norvegji, imami pakistanez i xhamisė, ku njė kokė derri ishte vendosur nė derėn e xhamisė, mė parė, u plagos nė njė sulm sėpatė nė qershor. Xhami tė tjera nė Norvegji kanė marrė kėrcėnime pėr zjarrvėnie. Sulmet raciste dhe islamofobe kanė qenė nė shėnjestėr edhe nė xhami tė tjera nė Danimarkė dhe Britani tė Madhe, edhe pse nuk pati viktima. Sė bashku me xhamitė, myslimanėt ishin nė shėnjestėr tė krimeve tė urrejtjes. Nė Londėr, 500 myslimanėt kanė qenė viktima tė krimeve tė urrejtjes nė vitin 2013.
    Nė Holandė, katėr tė dyshuarit u pėrpoqėn tė sulmojnė njė xhami tė drejtuar nga turqit nė muajin qershor, por komuniteti mysliman e ka penguar sulmin. Sulmet tė vogla ndaj xhamive ka patur nė disa qytete holandeze nė vitin 2013. Katėr xhami kanė qenė objekt i sulmeve, duke filluar nga sulmuesit qė kanė hedhur vezė dhe koktej molotovi, nė raste tjera koka tė derrave 'u lėnė nė xhami. Nė Austri, simbole naziste, svastika, kryqe tė thyer, i “zbukuruan” muret e njė xhamie nė kėtė muaj.
    Komuniteti turk i sheh sulmet si incidente tė izoluara nga grupet ekstremiste edhe pse ata kritikojnė median gjermane dhe qasjen e politikanėve ndaj sulmeve nė njė mėnyrė krejtėsisht ndryshe, pa pėrmendur kėrcėnimet.
    Nė njė vizitė nė Xhaminė e Mevlanės, mė 23 gusht 2014, zėvendės kancelari i Gjermanisė, Sigmar Gabriel, tha se ai e ka parė sulmin ndaj xhamisė si tė rėndėsishėm, si ēdo sulm ndaj ēdo qendre komunitare. Ai tha se ata nuk duan "konfliktet" nė vende tė tjera qė t’i sjellin nė Gjermani dhe se Gjermania dėshiron bashkėjetesėn paqėsore tė kulturave tė ndryshme.

    Burimi: Dailysabah
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė
    ================================================== ====

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Mbreti i Bahrejnit dhuron troje pėr ndėrtimin e njė Katedraleje

    Mbreti i Bahrejnit dhuron troje pėr ndėrtimin e njė Katedraleje

    Sipas Radio Vatikanit, Mbreti i Bahrejnit dhuron troje pėr ndėrtimin e njė Katedralej. Do tė quhet “Zoja e Arabisė” katedralja, qė do tė ndėrtohet nė Bahrein, nė troje tė dhuruara personalisht nga Mbreti. Mėkėmbėsi apostolik i Arabisė veriore, imzot Camillo Ballin, shpreh kėnaqėsinė e tij tė thellė pėr kėtė dhuratė. Prelati kombonian bėn thirrje edhe pėr mbrojtjen e tė gjitha pakicave fetare. E intervistuam:
    Pėrgjigje: - Trojet pėr ndėrtimin e Kishės u dhuruan nga Madhėria e Tij, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa; ėshtė njė terren prej gati 9 mijė metrash katrore. Mbreti ėshtė tejet i kėnaqur e mė kėrkon vazhdimisht lajme pėr ndėrtimin e Kishės. E kur i thashė se do tė titullohet “Zoja e Arabisė”, mbeti jashtėzakonisht i kėnaqur. Katedralja e Zojės sė Arabisė do tė jetė binjake me bazilikėn e Zojės sė Fatimės e tė Lurdės.
    Pyetje: - Nė ē’pikė janė punimet? Kanė filluar?
    Do tė quhet “Zoja e Arabisė” katedralja, qė do tė ndėrtohet nė Bahrein, nė troje tė dhuruara personalisht nga Mbreti. Mėkėmbėsi apostolik i Arabisė veriore, imzot Camillo Ballin, shpreh kėnaqėsinė e tij tė thellė pėr kėtė dhuratė. Prelati kombonian bėn thirrje edhe pėr mbrojtjen e tė gjitha pakicave fetare. E intervistuam:
    Pėrgjigje: - Trojet pėr ndėrtimin e Kishės u dhuruan nga Madhėria e Tij, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa; ėshtė njė terren prej gati 9 mijė metrash katrore. Mbreti ėshtė tejet i kėnaqur e mė kėrkon vazhdimisht lajme pėr ndėrtimin e Kishės. E kur i thashė se do tė titullohet “Zoja e Arabisė”, mbeti jashtėzakonisht i kėnaqur. Katedralja e Zojės sė Arabisė do tė jetė binjake me bazilikėn e Zojės sė Fatimės e tė Lurdės.

    Pyetje: - Nė ē’pikė janė punimet? Kanė filluar?
    Pėrgjigje: - Jo, punimet nuk kanė nisur akoma. Tani pėr tani pėrfunduam vetėm tenderin pėr tė zgjedhur projektin: fitoi njė arkitekt italian, me njė projekt krejt tė thjeshtė, nė formėn e ēadrės, qė pėrdornin hebrenjtė e dalė nga Egjipti, gjatė ravgimit nė shkretėtirė. Kur hebrenjtė donin tė takoheshin me Zotin nė shkretėtirė, shkonin nė kėtė ēadėr. Ėshtė, pra, njė kishė nė formė tetėkėndėshi, sepse numri tetė ėshtė numėr i pėrjetėsisė, prej kėndej, kur ne shkojmė nė Kishė e takohemi me Hyjin, marrim pjesė nė jetėn e amshuar, pėr tė cilėn jemi tė thirrur. Kisha do tė zėrė 2.300 vetė: mė tė majtė ėshtė kapela e tė Shenjtnueshmit Sakrament; mė tė djathtė, kapela kushtuar Zojės sė Arabisė; vjen pastaj, e treta, kapela pėr rrėfyestoret e, sė fundi, kapela e katėrt, e pajisur me ashensorė, nė mėnyrė qė njerėzia tė hyjė nė kishė drejtpėdrejtė nga parkingu i nėndheshėm.
    Pyetje: - Do tė ketė edhe kėmbanare, tė dukshme nga larg?
    Pėrgjigje: - Po, por mė duket e arsyeshme tė mos ekspozojmė kryqe ose simbole tė tjera fetare. E jo sepse ėshtė e ndaluar, ose sepse
    me kishėn, mendoj tė ndėrtoj edhe gjashtėdhjetė dhoma pėr ushtrimet shpirtėrore tė meshtarėve, laikėve dhe shėrbyesve tė jashtėzakonshėm tė Eukaristisė. Kemi nevojė pėr njė vend, ku mund tė mblidhemi, qė tė jetė nė qendėr tė tė gjitha viseve tė vikariatit. Prandaj zgjodhėm Bahreinin. Veē tjerash, Mbreti mė dha edhe nėnshtetėsinė e Bahreinit; kam, pra pasaportėn e Bahreinit, e kjo mė krijon mundėsinė t’i vizitoj lirisht vendet, qė mė janė besuar (pėrveē Bahreinit, vikariati apostolik i Arabisė veriore pėrfshin edhe Kuvaitin, Katarin e Arabinė Saudite).
    Pyetje: - Kėto ditė mbreti i Bahreinit i dėrgoi njė mesazh ngushėllimi Papės Franēesku pėr humbjen e familjarėve tė tij. Edhe kjo mė duket shenjė e rėndėsishme…
    Pėrgjigje: - Po, e jo vetėm kjo. Duhet kujtuar edhe se takimi i mbretit me Papėn (nė Vatikan, mė 19 majin e kaluar) ishte shumė pozitiv. Jam i bindur se Mbreti mbeti tejet i kėnaqur: pas vizitės, deshi tė mė takonte e mė falėnderoi qė kisha punuar pėr ta mundėsuar audiencėn me Papėn.
    Pyetje: - Imzot Ballin, si mund tė ndihmohet pėr ndėrtimin e kishės sė Zojės sė Arabisė? Mund tė bėhet ndonjė mbledhje fondesh, sipas ndjeteve e dėshirave?
    Pėrgjigje: - Po, mund tė kontribuohet nė tė gjitha mėnyrat e mundshme. Pėr shembull, unė propozova qė tė gjitha gratė me emrin Mari, tė japin 10 euro pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Marisė. Por mund tė jepet ndihmesė edhe pėrmes dėrgimit tė njė lėmoshe nė adresė tė Kolegjit Ndėrkombėtar Daniele Comboni, duke saktėsuar se ndihmesa ėshtė pėr Zojėn e Arabisė.
    Pyetje: - Tė krishterėt nė Lindjen e Mesme po jetojnė nė njė situatė vėrtet dramatike. A ndjehet kjo situatė edhe nė Vikariatin apostolik tė Arabisė veriore?
    Pėrgjigje: - Mbreti i Bahreinit u tregua i gatshėm tė ndihmojė dyqind familje tė krishtera tė Mosulit; i gatshėm edhe pėr t’i strehuar kėtu, nė Bahrein. Kjo tregon bujarinė e tij ndaj tė krishterėve. Tani pėr tani kjo situatė kaq dramatike, nuk ka arritur
    strehuar kėtu, nė Bahrein. Kjo tregon bujarinė e tij ndaj tė krishterėve. Tani pėr tani kjo situatė kaq dramatike, nuk ka arritur ende tek ne. Myslimanėt janė kundėr Isis, Shtetit Islamik tė Irakut e Sirisė. Tė gjithė myslimanėt janė kundra, posaēėrisht, tė moderuarit. Edhe fundamentalistėt nuk janė shprehur pozitivisht, nuk kam parė nė gazeta deklarata nė mbrojtje tė Isis, as nė Bahrein, as nė Kuvait e as gjetiu. Besoj se nė bazė tė kėtij qėndrimi ėshtė njė arsye politike, qė i bėn shumė tė vėmendshme tė gjitha vendet e tjera arabe. Mė qartė: ē’dėshiron ky shtet islamik? Ē’synim ka? Synimi i tij ėshtė vėrtet Islami, apo ka njė element politik nė zanafillė. E kush e mbėshtet? Kjo prirje pėr t’u rikthyer tek kalifati, ėshtė imagjinatė e pastėr, fantazi e pastėr, sepse nuk ėshtė cekur kurrė nga asnjė vend arab.
    Pyetje: - Dėshironi tė bėni ndonjė thirrje pėr tolerancė fetare edhe nė mbrojtje tė pakicave, e jo vetėm atyre tė krishtera?
    Pėrgjigje: - Tė gjitha pakicat duhen mbėshtetur, sepse ēdo njeri ėshtė krijesė e Zotit, i krishterė ose jo. Edhe myslimanėt kanė pakica. E ēdo pakicė ka tė drejtė tė plotė tė ekzistojė, tė jetojė, thjesht sepse ėshtė njeri. Prandaj nuk duhet tė pėsojė persekutime, nuk duhet tė pushkatohet, tė grabitet, t’i nėnshtrohet me pėrdhunė fesė, qė dėshirojnė pėrdhunuesit. Pse? Sepse ēdo njeri duhet tė jetė i lirė tė zgjedhė fenė qė dėshiron, tė jetojė sipas frymės sė respektit pėr njeriun, sipas tė drejtave tė njeriut nė gjirin e shoqėrisė. Ēdo njeri u krijua nga Hyji, e prej kėndej, si krijesė e Hyjit, ka tė drejtė ta jetojė jetėn e vet, njerėzore e fetare, ashtu si i dėshiron zemra!

    Burimi: Radio Vatikani

    ================================================== ====

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Mexhid Yvejsi pėr postimin:

    mesia4ever (03-09-2014)

  5. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Myslimanėt amerikanė tė bashkuar kundėr ekstremizmit

    Myslimanėt amerikanė tė bashkuar kundėr ekstremizmit tė dhunshėm

    Tė mėrkurėn, mė 10 shtator 2014, imamėt, udhėheqėsit dhe organizatat myslimane – amerikane mbajtė njė mbledhje dhe konferencė kombėtare pėr shtyp me udhėheqėsit kombėtar dhe rajonal tė komunitetit. Ne i kemi ftuar edhe zbatuesit e ligjit nė Klubin Kombėtar tė Shtypit pėr tė adresuar pėrshkallėzimin e ekstremizmit tė dhunshėm nga ISIS dhe reagimin e komunitetit ndaj potencialit pėr kėrcėnimet ndaj atdheut, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
    Nė prag tė pėrvjetorit tė 13-tė 11 shtatorit ( 9/11), ne pėkujtojmė viktimat dhe familjet qė pėsuan nga sulmet e tmerrshme terroriste qė morėn jetėn e gati 3.000 amerikanėve. Ne do tė riafirmojė parimet islamike tė dėnimit tė terrorizmit, mbrojtjen e jetės dhe tė lirisė fetare.
    Vrasjet e tmerrshme tė gazetarėve amerikanė, Steven Sotloff dhe James Foley, janė pėrkujtues tė nevojshėm pėr amerikanėt qė tė mbeten vigjilent nė komunitetet nė tė gjithė vendin. Nė pėrballjen me ekstremizmin e dhunshėm nė Shtetet e Bashkuara, komunitetet dhe udhėheqėsit janė pėrgjigjur me iniciativa tė shumta pėr tė kundėrshtuar kėtė ngjarje helmuese, duke pėrfshirė, fetvatė (dekrete), programet parandaluese, radikalizimin nė internet etj.
    Gjatė mbledhjes dhe konferencės pėr shtyp, udhėheqėsit myslimanė amerikanė do tė riafirmojnė vendimet (Fetvat) kundėr ekstremizmit.

    Burimi: Press org.
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  6. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Kryepeshkopi i Rusisė: E ardhmja i pėrket myslimanėve

    Kryepeshkopi i Rusisė: E ardhmja i pėrket myslimanėve

    “E ardhmja do t’ju takoi muslimanėve. E ardhmja ėshtė e tyre,
    "tha ai.
    Moskė-
    Kryepeshkopi i Orthodoksėve tė Rusisė, Dimitri Smirnov ka thėnė nė predikimin e tij tė fundit tė dielėn se e ardhmja i pėrket muslimanėve, duke i lavdėruar ata pėr ndihmėn qė u ofrojnė tė varfėrve pa interes, ndryshe nga tė krishterėt nė kėtė vend.
    "Nė fakt, gjatė festave tė myslimanėve, njerėzit janė tė frikėsuar tė hyejnė nė zonat e tyre (nė Moskė), sepse dhjetėra mijėra tė rinj muslimanė bien nė sexhde, pėrulen nė gjunjė, nė tokė, pėr tė adhuruar Zotin, " tha Kryepeshkopi i Rusisė, mė 10 shtator 2014, sipas World Bulletin.
    "Ku keni parė kaq shumė burra ortodoksė? Ju nuk mund t’i shihni ata askund, anjėherė,"shtoi ai.
    Komentet e Kryepeshkopit tė Rusisė i bėri kur atij ju kujtua njė pėrvojė e pėrbashkėt nga njė grua e moshuar, besimtare, anėtare nė kishėn e tij.
    Sipas gruas sė moshuar, shoferėt muslimanė kurrė nuk morėn para sa herė qė ajo shkonte nė kishė, ndėrsa shoferėt e krishterė ishin tė interesuar vetėm pėr marrjen e parave.
    "Njė fėmijė nuk merr para nga nėna e tij, veēanėrisht nė qoftė se ajo ėshtė duke shkuar nė kishė pėr t'u lutur," tha Kryepeshkopi, duke cituar shoferėt muslimanė, duke shtuar se shoferėt e krishterė do tė thonė: "Kjo ėshtė puna ime."
    "Njė musliman qė ju sjellė nė kishė ėshtė mė afėr Jezu Krishtit, se sa njė i krishterė i cili dėshiron tė holla," tha Kryepeshkop Smirnov nė asamblenė e tij, "pėr shkak se shoferi i krishterė nuk ka mėshirė, dhembshuri apo mirėsi nė zemrėn e tij."
    "Njė musliman nuk ėshtė i interesuar tė pėrfitojė nga gruaja e vjetėr. Pėrkundrazi, myslimanėt i ofrojnė qė ta shetisėn pėr rreth, ja paguajnė faturat e saj, e marrin pazar, ja mbajnė keset, ēantėn, e pėrcjellin deri nė katin e saj ose deri nė lift, ashensor, nėse ka,” tha ai.
    Kryepeshkopi, Smirnov, vazhdoi duke thėnė: "Pėr kėtė arsye, e ardhmja do t’ju takojė muslimanėve. E ardhmja ėshtė e tyre. Ata do tė pėrgatisin kėtė vend, sepse tė krishterėt e sotėm nuk kanė nevojė pėr kėto gjėra. "
    Islami ėshtė feja e dytė mė e madhe e Rusisė qė pėrfaqėsojnė afėrsisht 15 pėr qind tė popullsisė sė saj prej 145 milionė banorėsh, kryesisht, ortodoksė.
    Federata Ruse ėshtė shtėpia ku jetojnė rreth 23 milionė myslimanė nė veri tė Kaukazit dhe nė republikat jugore tė Ēeēenisė, Ingushetisė.


    Burimi: OnIslam & News Agencies
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    ================================================== ====

  7. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Mexhid Yvejsi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    angmokio (15-09-2014),Ceni-1 (15-09-2014)

  8. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Pėr: Kryepeshkopi i Rusisė: E ardhmja i pėrket myslimanėve

    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Sa perralle e bukur....!!
    Pėrshėndetje, jarigas, tė gjithė ata qė janė mėsuar me gėnjeshtra tė jetėn, e kanė vėshtirė me pranuar tė vėrtetėn! Nė kėtė rast, tė vėrtetėn e tha Kryepeshkopi i Rusisė, ia ēeli sytė gjithė njerėzisė!

  9. #167
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Pėr: Kryepeshkopi i Rusisė: E ardhmja i pėrket myslimanėve

    Selam alejkum,

    Allahu te shperblefte per mesazhet paqesore qe na i sjell ketu Mexhid, dhe edhe per durimin qe ke, vetem vazhdo !, njerezia ka nevoje per fjale te mira.
    albanish by nature

  10. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Myslimanėt gjerman tubim pėr Paqe

    Myslimanėt gjerman tubim pėr Paqe


    Tubimi ka pėr qėllim pėr tė ndryshuar mendjen e tė rinjve gjerman qė mos tė bashkohen m ISIL-in dhe tė dėnojnė radikalizmin.
    Berlin-
    Duke marrė njė hap pėrpara pėr tė pėrfaqėsuar imazhin e vėrtetė tė besimit tė tyre, myslimanėt gjermanė kanė njoftuar planet pėr tė mbajtur njė tubim mbarėkombėtar duke bėrė thirrje pėr tolerancė dhe paqe nė shtetin me ekonominė mė tė madhe tė Evropės, duke treguar njė qėndrim tė unifikuar kundėr ekstremizmit.
    "Ne duam t’ju bėjmė tė qartė terroristėve dhe kriminelėve se ata nuk flasin nė emėr tė Islamit," tha pėr Reuters, tė martėn mė 16 shtator 2014, kreu i Kėshillit Qendror tė Muslimanėve, Aiman Mazyek.
    Organizuar nga mė shumė se 2000 xhami gjermane, Tubimi i Paqes do tė mbahet nė shtatė qytete, nė Berlin, Hamburg, Mölln, Bielefeld, Oldenburg, Frankfurt dhe Shtutgart tė premten, mė 19 shtator 2014.
    Tubimet, nė tė cilat do tė marrin pjesė udhėheqėsit e fesė, grupet shoqėrore dhe politikanėt, ėshtė bashkė-organizuar nga zyrtarė tė lartė si Ministri i Brendshėm, Thomas de Maiziere dhe kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, tė cilėt pritet tė marrin pjesė.
    Tubimet anti-ekstremiste kanė pėr qėllim pėr t’i ndryshuar mendjen tė rinjve gjerman qė mos t’i bashkohen ISIL-it dhe tė dėnojnė radikalizmin.
    "Ne i bėjmė thirrje tė gjithėve qė tė sillen nė mėnyrė paqėsore, tė ngritin zėrin e tyre kundėr racizmit, tė qėndrojnė sė bashku pėr rendin tonė demokratik, tė lirė dhe tė thonė se nuk ka vend pėr ēfarėdo lloj ekstremizmi," tha zėdhėnėsi i Kėshilli Koordinues Musliman, (KRM), Ali Kizilkazya, i cili u citua nga The Local.
    "Ne shpresojmė se shembulli i njė jetė tė qetė nė Gjermani do tė dėrgojė njė sinjal pozitiv pėr zonat e konfliktit nė Lindjen e Mesme."
    Militantėt e ISIL-it janė dėnuar gjerėsisht nga muslimanėt nė mbarė botėn tė cilėt ka mbajtur disa protesta pėr tė shprehur zemėrimin kundėr grupit terrorist.
    Nė fillim tė muajit, Shejh Ahmed el-Tajib, Imami i Madh i Universitetit Al-Azhar, nė Kajro, ka dėnuar ISIL-in, duke e akuzuar atė se ėshtė duke i shėrbyer njė komploti "sionist" pėr tė "shkatėrruar Botėn Arabe".
    Dy javė mė parė, Myftiu i Madh i Arabisė Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh ka dėnuar al-Kaidėn dhe xhihadistėt e Shtetit Islamik e si ”njė armik numėr njė i Islamit, ” duke u bėrė thirrje muslimanėve pėr tė marrė armėt kundėr anėtarėve tė grupit militant.

    Sulmet anti-Islame

    Demonstrata e sė premtes kundėr padrejtėsisė dhe urrejtjes vjen pas njė valė tė sulmeve anti-muslimane ku u dogjėn pesė xhami.
    Sė bashku nė mitingje tė paqes, xhamitė gjermane kanė ftuar njerėzit nga tė gjitha besimet qė tė marrin pjesė gjatė faljes sė Xhumasė nė tė gjithė vendin.
    "Si shoqėri ne duhet tė qėndrojmė sė bashku", kur kishat, sinagogat dhe xhamitė sulmohen, tha zėdhėnėsi i Kėshilli Koordinues Musliman, (KRM), Ali Kizilkazya.
    Gjermania ka popullsinė e dytė mė tė madhe myslimane nė Europė, pas Francės, kurse Islami ėshtė feja e tretė nė Gjermani pas krishterimit protestant dhe krishterimit katolik.
    Nė shtetin gjerman ka nė mes 3.8 dhe 4.3 milion myslimanė, qė pėrbėjnė rreth 5 pėr qind tė popullsisė prej 82 milionė banorėve, sipas komisioneve qeveritare.
    Gjermanėt kanė rritur armiqėsinė e tyre ndaj pranisė myslimane nė kohėt e fundit. Njė sondazh i kohėve tė fundit nga Universiteti Munster ka zbuluar se gjermanėt i shohin myslimanėt me mė shumė pėrbuzje, mė shumė negativisht, sesa fqinjėt e tyre evropianė.
    Pėr mė tepėr, njė studim i publikuar nga Universiteti i Leipzig-ut, nė qershorin e kaluar tregoi se 35% e gjermanėve nuk e mirėpresin emigracionit mysliman, duke besuar se emigracioni duhet tė ndalohet.
    Sulmet anti-myslimane nė Gjermani janė nė rritje shumė. Tė paktėn 40 incidente u raportuan nė vitin 2013, sipas qeverisė sė tanishme.

    Burimi: OnIslam & News Agencies
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  11. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Njė ekip i futbollit, trajneri dhe udhėheqėsia pėrqafuan Islamin nė Dubai

    Njė ekip i futbollit, trajneri dhe udhėheqėsia pėrqafuan Islamin nė Dubai


    23 lojtarė afrikanė nga Kameruni, bashkė me trajnerin, udhėheqėsinė,
    e pėrqafuan Islamin nė Dubai.

    Njė ekip futbolli nga Kameruni, duke pėrfshirė trajnerin dhe udhėheqėsin pėrqafuan Islamin, pasi qėndruan nė njė kamp trajnimi nė Dubai, thanė zyrtarėt.
    Ekipi nga ky vendi afrikan pėrfaqėson njė akademi futbolli pėr tė pastrehėt, jetimėt dhe tė rinjtė e varfėr.
    Njėzet e tre futbollistė tė rinj afrikane nga Kameruni, duke pėrfshirė trajnerit dhe udhėheqėsinė e tyre e kanė pėrqafuar Islamin pas qėndrimit nė njė kamp trajnimi nė Dubai, thanė zyrtarėt.
    "Ėshtė e mahnitshme se nė njė moshė tė re, kur shumica e tė rinjve vetėm duan tė luajnė dhe tė argėtohen, kėta tė rinj ishin nė kėrkim tė besimit dhe tė ndriēimit shpirtėror, " tha Xhavied Hatib, kėshilltar i lartė fetar nė Departmentin e Ēėshtjeve Islame, tė Bamirėsisė dhe Veprimtarisė nė Dubai.
    "Kjo ėshtė hera e parė qė ne kemi pasur njė numėr kaq tė madh tė njerėzve nga i njėjtit grup qė shprehėn dėshirėn pėr tė pranuar Islamin.
    "Ne kemi pasur raste me grupe qė shprehnin dėshirėn pėr t’u konvertuar, por zakonisht ata vinin nga prejardhje tė ndryshme."
    Lojtarėt, trajneri dhe udhėheqėsia e klubit u interesuan pėr t’u konvertuar pėr shkak tė paqes dhe qetėsisė qė ata kanė ndjerė nė fenė Islame, pėr shkak tė dashamirėsisė qė ofronin lojtarėt myslimanė sė bashku me trajnerin e tyre, tha Xhavid Hatib, kėshilltar i lartė fetar nė Departmentin e Ēėshtjeve Islame, tė Bamirėsisė dhe Veprimtarisė nė Dubai.
    "Ata ishin shumė tė impresionuar me mėnyrėn e sjelljes sė myslimanėve, por kryesisht ata ishin tė impresionuar nga dashamirėsia dhe respekti i tyre. Kėta janė njerėz tė varfėr tė rinj dhe ata u pėrqafonin si vėllezėr. "Duke shprehur interesimin e tyre pėr fenė Islame, atėherė skuadrėn e dėrguan nė Departmentin e Ēėshtjeve Islame, pėr tė mėsuar mė shumė rreth fesė Islame.
    "Ne kemi zhvilluar dy seanca tė ndara, tė cilat kanė zgjatur vetėm njė ditė tė plotė, ku kemi folur pėr Islamin dhe duke iu pėrgjigjur tė gjitha pyetjeve tė tyre, qė ndikuan nė zbutjen, lehtėsimin e ēdo dyshimi," tha z Xhavid Hatib, kėshilltari i lartė pėr ēėshtje fetare.
    "Ne kemi kėrkuar pėr t’u siguruar qė ata tė kenė kuptuar nė mėnyrėn e duhur Islami. Shumė nga pyetjet e tyre ishin rreth hallallit dhe haramit, konsumimit tė alkoolit, dhe se si e paraqet feja Islame tė dėrguarin e Zotit, Jezusin apo hz.Isain (a.s.)”.
    Lojtarėt, trajneri dhe udhėheqėsia vizituan qendrėn e Departmentit pėr Ēėshtjet Islame, tė Bamirėsisė dhe Veprimtarisė ditėn e enjte, javėn e kaluar pėr t’u konvertuar. ”Dy prej tyre nuk dėshiruan tė konvertohen, por shprehėn dėshirėn qė tė mėsojnė mė shumė rreth fesė Islame dhe kulturės Islame para se tė vendosim ēfarė duhet tė bėjnė, tha z. Xhavid Hatib.”
    Skuadra, disa prej tė cilėve ishin tė krishterė para konvertimin nė Islam, u kthyen nė shtėpi nė Kamerun tė shtunėn.
    "Departamenti ka dėshmuar shumė raste tė konvertimit tė vizitorėve dhe tė banorėve tė nacionaliteteve tė ndryshme dhe shumica e tyre ia atribuojnė konvertimin e tyre tolerancės, vlerave humane, parimeve tė Islamit dhe tė dashamirėsisė qė ata kishin nga muslimanėt," tha Dr. Hamad Al-Shaibani, drejtor i pėrgjithshėm i Departmentit pėr Ēėshtjet Islame, tė Bamirėsisė dhe Veprimtarisė (IACAD.
    Departamenti organizon programe dhe manifestime pėr jomyslimanėt dhe pėr myslimanėt e rinj pėr tė paraqitur mesazhin autentik, tė moderuar tė Islamit si njė fe pėr tė gjithė. Kėto veprimtari zhvillohen nė shkolla, qendra tregtare dhe nė klube kulturore.

    Burimi: Gulfnews

    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    ================================================== ====

  12. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Muslimanėt gjermanė protestojnė kundėr ISIL

    Muslimanėt gjermanė protestojnė kundėr ISIL

    Dy mijė xhami nė tė gjithė Gjermaninė ishin ftuar nga imamėt, hoxhallarėt, qė ditėn e xhuma, pas namzit, tė protestojnė kundėr tė ashtuquajturit Shteti Islamik nė Irak dhe Levant (ISIL) dhe tė flasin kundėr mizorive tė grupit terrorist nė Siri dhe Irak.
    Tė premten, kryetari i Kėshillit Qendror tė Myslimanėve nė Gjermani, Aiman Mazyek, tha se popullsia myslimane nuk duhet tė qėndrojė e qetė nė lidhje me keqpėrdorimin e besimit Islam, duke e pėrshkruar ISIL-in si "terroristė dhe vrasės" tė cilėt e kanė zvarritur Islamin "nėpėr baltė."
    Aiman Mazyek theksoi se "Islami ėshtė njė fe paqėsore", duke shtuar se Kėshilli do "tė bėjė tė qartė se shumica e muslimanėve kėtu nė kėtė vend dhe nė mbarė botėn mendojnė dhe veprojnė ndryshe."
    E ashtu-quajtur "Dita e Veprimit" ka pėrfshirė nėntė tubime tė mėdha nė qytete nė tė gjithė Gjermaninė, duke pėrfshirė Berlinin, Shtutgartin, Hanoveri, dhe Möllnin.
    Protesta vjen pasi Gjermania ndaloi tė gjithė mbėshtetjen ndaj rebelėve tė ISIL-it nė Siri dhe Irak dhe vendosi tė dėrgojė armė luftėtarėve kurdė qė po luftojnė kundėr forcave tė ISIL-it.
    Ministri Federal i Brendshėm gjerman, Thomas de Maiziere foli nė njė xhami pranė Hanoverit tė premten, duke e quajtur "kėmbimi i informacionit mbi lėvizjet e udhėtimit tė xhihadistėve" dhe tė bashkėpunojmė nė mėnyrė qė tė "zbulojmė rrezikun e tė rinjve tė radikalizuar."
    Ministri bėri thirrje, gjithashtu, pėr kontakt mė tė ngushtė midis Gjermanisė dhe Turqisė mbi ēėshtjen e tė rinjve tė radikalizuar.
    "Muslimanėt kanė treguar se urrejtja dhe dhuna kurrė nuk mund tė legjitimohen nė emėr tė Islamit," theksoi ai.
    Autoritetet gjermane vlerėsojnė se rreth 400 gjermanė janė bashkuar me ISIL-in nė Irak dhe Siri, dhe prokurori federal ėshtė, gjithashtu, duke kryen njė hetim mbi 30 tė rinj tė dyshuar.

    Burimi: RT
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė
    ================================================== =============

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •