Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 193
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Gruaja pakistaneze qė bėri histori nė kaligrafi tė Kur'anit

    Gruaja pakistaneze qė bėri histori nė kaligrafi tė Kur'anit

    Njė grua pakistaneze ka bėrė histori duke shkruar Kur’anin, Librin e Shenjtė, me duart e saj me njė kaligrafi tė bukur pėr tė dėrguar njė mesazh tė paqes, njė mesazh shpirtėror, si pėrgjigje pėr rritjen e nivelit tė islamofobisė dhe racizmit.
    Farhanda Pervaiz, e cila ėshtė me prejardhje nga Pakistani, jeton nė Londėr qė nga viti 1992. Ajo vendosi pėr tė shkruar Kur’anin Fisnik me dorėn e saj pėr tė kėnaq veten shpirtėrisht dhe pėr tė marrė njė lidhje mė tė ngushtė dhe mė tė ndjeshme me Librin e Shenjtė, si dhe me Krijuesin.
    Ishte njė kthesė trishtuese nė jetėn e saj kur burri i saj vdiq mė shumė se 15 vjet mė parė dhe la njė zbrazėtirė nė jetėn e saj. Ajo u la e vetme e kėshtu duhej tė merrej me shumė ēėshtje, duke pėrfshirė rritjen e tre fėmijėve tė vegjėl pa asnjė ndihmė. Nė kohėn e trazirave, shqetėsimeve, ajo gjeti ngushėllim nė Kur’an, nė Librin e Shenjtė dhe vendosi qė nė kohėn e lirė tė shkruaj Kur’anin me duart e veta me qėllim pėr tė krijuar njė marrėdhėnie mė tė thellė me Librin e Shenjtė.
    Farhanda Pervaiz ėshtė njė myslimane praktikuese dhe puna e saj sfidon stereotipin e gruas muslimane si e portretizojnė nė media nė pėrgjithėsi, kurse nė veēanti ajo ėshtė njė shembull pėr gratė muslimane nė tė gjithė botėn. Njė grua pakistanez e cila pėrballojė shumė sfida nė rrugėn e saj, ajo ėshtė njė frymėzim pėr tė gjitha gratė muslimane qė ballafaqohen me vėshtirėsi pėr t'u marrė me presionet shoqėrore.
    Dy bijtė e saj jetojnė dhe punojnė nė Londėr dhe e kanė ndihmuar nėnėn e tyre nė pėrfundimin e punės sė saj.
    " Puna e nisur pėr tė shkruar Kur’anin e Shenjtė mė mori afėr 15 vjet deri tek pėrfundimi i shkrimit tė Kur’anit. Ky ishte njė projekt qė e kam dashur me zemėr, me shpirt. Ishte diēka mes meje dhe Allahut tim. Kjo ishte dėshira ime pėr tė shkruar Kur’anin e Shenjtė, por unė do tė doja tė them se kjo ėshtė tėrėsisht njė bekim nga Allahu i Plotfuqishėm, "tha ajo nė njė intervistė pėr agjencinė The News.
    Ajo tha se gjatė gjithė kėtyre vitetev nuk ėshtė pėrballuar me ndonjė problem.
    "Kjo ishte koha ime e qetė, shpirtėrisht e gėzuar shumė gjatė kėsaj periudhe. Jam ballafaquar me shumė probleme kur burri im vdiq, por tė gjitha problemet e mia janė zgjidhur kur unė u ktheva tek Kur’ani, Librit i Shenjtė. All-llahu ėshtė ndihmėtari mė i miri prej tė gjithė ndihmėtarėve dhe lidhja me Kur’anin e Shenjtė na mundėson qė ne mund t’i zgjidhim problemet tona nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.
    Kur’ani i Shenjtė i shkruar me dorė peshon mbi 20 kilogramė dhe ėshtė stolisur me ngjyrna tė bukura. Tė gjitha faqet janė tė mbrojtura me njė mbulesė transparente. Farhanda Pervaiz e ka vendosur Kur’anin me njė dhomė tė vogėl, tė veēantė ku Libri i Shenjtė qėndron mė i mbrojtur.
    Tani ajo dėshiron tė dėrgojė Librin e Shenjtė nė Medine, nė Arabinė Saudite. "Kjo ėshtė dėshira ime dhe kėrkesa ime pėr Allahun e Plotfuqishėm qė tė mė ndihmojė pėr tė dėrguar atė nė Arabinė Saudite. Unė do tė ndjehem shumė e lehtėsuar pasi Kur’ani tė merret atje. "
    Ajo thotė se ēdo njeri duhet t’i binden ligjit tė Krijuesit tė tyre, Allahut tė Plotfuqishėm dhe tė gjithė tė dėrguarėve, lajmėtarėve tė Tij, tė cilėt kishin ardhur me ligjet e vėrteta, pėr njerėzimin, pėr paqen dhe harmoninė nė kėtė botė.
    Pasioni i saj pėr tė shkruar Kur’anin, Librin e Shenjt, u nxitė nga portretizimi jashtėzakonisht negativ i muslimanėve nė mediat dhe shoqėrinė perėndimore, sidomos pas karikaturave blasfemuese dhe artikujve negativ tė publikuar rreth Pejgamberit tė Fundit, Muhammedit (a.s.). Por nė vend qė tė bėhet negative apo tė kthehet nė pesimizėm, ajo niset nė njė udhėtim shpirtėror.
    "Kudo nė kėtė botė ka njė portretizim negativ tė myslimanėve, sepse myslimanėt janė larguar nga Mėsimet e Zotit dhe nga Kur’ani i Shenjtė. Ky ėshtė faji jonė. Ne nuk mund tė fajėsojmė tė tjerėt pėr tė metat tona. “

    Burimi: The News
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  2. #132
    Muslim Sunni
    Anėtarėsuar
    17-03-2012
    Vendndodhja
    London
    Postime
    122

    Para namazit te Jacise moter Mardalena pranon Islamin ne Xhamine "Dine Hoxha"

    LIVE para namazit te jacise Moter Mardalena pranon Islamin ne Xhamine "Dine Hoxha". TIRANĖ ku ne kete xhami eshte imam hoxhe Ahmed Kalaja , Allahu e ruajt!

    "Vertetė,ti (o Muhammed) je nė njė shkallė tė lartė morali!'' (Kalem: 4)

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Hindusėt agjėrojnė Ramazanin

    Hindusėt agjėrojnė Ramazanin

    Pėr shumicėn e komunitetin hindu nė Indi, Ramazani ėshtė i lidhur me ushqimet e shijshme qė ata i shijojnė me miqtė e tyre muslimanė.
    Ēdo vit, myslimanėt e Indisė si tė fillojnė pėrgatitjet pėr agjėrimin e Ramazanit, shumė hindusė pėr tė respektuar muajin e agjėrimit, Ramazanin, ndajnė kėto pėrgatitje dhe marrin pjesė nė agjėrim gjatė muajit tė shenjtė jo vetėm pėr myslimanėt, por edhe pėr shumė hindusė.
    "Unė kam agjėruar muajin e Ramazanit pėr gjatė 14 vitet e fundit. Agjėrimi mė jep forcė tė brendshme, "tha pėr OnIslam.net, Sunil Shrivastava nga qyteti Vidisha nė Indinė qendrore.
    "Unė kam qenė i frymėzuar nga ana e pėrkushtimin tė njėrit prej miqėve tė mi muslimanė, i cili ėshtė njė mysliman i devotshėm. Unė mendova se ėshtė mirė ta respektojė mikun tim tė paktėn duke agjėruar njė ditė nė shenjė solidariteti me shokun tim. Por pas agjėrimit tė njė ditė, u ndjeva aq mirė qė unė fillova tė agjėrojė rregullisht gjatė tėrė muajit tė shenjtė. "
    Ai mė tej tha se familja e tij nuk ėshtė kundėr vendimit tė tij dhe ata e pėrkrahin atė.
    Pėr Mehul Kumar, banor i rrethit Raisen nė shtetin qendror indian tė Madhya Pradesh, Ramazani ėshtė diēka qė i mėsoi atij disiplinėn.
    Ai filloi me agjėruar para nėntė viteve, kur atė e kishte kėshilluar njė hoxhė, imam, duke i thėnė: Nėse dėshiron me qenė i shėndetshėm – agjėroni.
    "I kam agjėruar disa ditė gjatė Ramazanit pėr herė tė parė dhe nė vend qė tė ndihem i uritur dhe i lodhur, unė gjeta forcėn time tė brendshme. Dhe pastaj agjėrimi im u bė i rregullt pėr mua, "tha ai pėr OnIslam.net.
    ”Pėr tri vitet e fundit, unė kam agjėruar tėrė Ramazanin.”
    Edhe djali i tij, i cili ėshtė 17 vjeēar, ka filluar agjėrimin e muajit tė shenjtė Ramazan.
    Nė muajin Ramazan, muslimanėt e rritur abstenojnė nga ushqimi, pija, duhani dhe marrėdhėniet seksuale, nga agimi i diellit dhe deri nė perėndim tė diellit.
    Tė sėmurėt dhe ata qė udhėtojnė janė tė liruar nga agjėrimi, gjatė kėtyre ditėve, veēanėrisht nėse ai paraqet rreziqe shėndetėsore.
    Nė muajin Ramazan, muslimanėt i pėrkushtojnė mė shumė kohė Allahut pėrmes lutjeve, sabrit apo durimit, vetėpėrmbajtjes, veprave tė mira apo bamirėsisė ndaj tė varfėrve.
    Kėtė vit mė shumė se 150 tė burgosur hindu nė burgun Tihar tė Delhit kanė agjėruar sė bashku me tė burgosurit muslimanė.
    Tė burgosurit indianė vendosėn qė tė agjėrojnė tėrė muajin e shenjtė, prej ditės sė parė tė Ramazanit dhe deri nė ditėn e Bajramit.
    Pėr shumicėn e komunitetit hindu nė Indi, Ramazani ėshtė i lidhur me ushqimet e shijshme qė ata shijojnė me miqtė e tyre muslimanė.
    Gjatė viteve tė fundit, numri i hindusėve qė agjėrojnė bashkė me muslimanėt ėshtė rritur.
    Ka shumė hindusė, tė cilėt agjėrojnė vetėm ditėve tė xhuma, gjatė Ramazanit, dhe ky numėr po rritet vazhdimisht.
    "Unė mendoj se ėshtė koha qė tė ushtrojmė vetėpėrmbajtjen," tha Anil Tiuvari, i cili ka agjėruar gjatė 11 viteve tė fundit pėr disa ditė gjatė tė Ramazanit sė bashku me gruan e tij Anitėn.
    "Gjatė kėtij muaji, ne e kuptojmė rėndėsinė e ushqimit dhe tė mendojnė pėr njerėzit e varfėr tė cilėt shpesh s’kanė as ushqim," shtoi Tiuvari.
    Pėr mė tepėr, iftare tė veēantė janė organizuar ēdo vit nga hindusėt pėr muslimanėt gjatė muajit Ramazan, ku kanė marrė pjesė organizata tė ndryshme, shoqata dhe individė pjesė ēdo vit.
    "Ne duam, gjithashtu, tė bėhemi njė pjesė e muajit tė gjatė Ramazanit. Kjo ėshtė arsyeja pse ne tė organizojnė Iftarėt. Nė kėto iftare ftohen jo vetėm VIP-at, por edhe njerėzit e thjeshtė, "tha Surendra Nath Singh, njė politikan lokal nė Bhopal, kryeqyteti i shtetit Madhya Pradesh.
    Gjatė kohės sė zgjedhjeve, partitė politike dhe politikanėt shtrojnė Iftarė sa munden vetėm pėr tė fituar pėrkrahjen dhe votat e komunitetit musliman.
    Disa vjet mė parė, mbrapa, Organi mė i lartė Islam, Darul Ulum Deoband lėshoi njė feta, vendim apo dekret kundėr kėtyre iftarėve politikė dhe i cilėsoi ato iftare anti-islame. Ata kėrkuan qė muslimanėt tė mos marrė pjesė nė to.
    Nė vitet e fundit, iftari ėshtė bėrė njė ēėshtje e madhe dhe pėr shumė hindusė, Ramazani ėshtė bėrė pjesė e kalendarit tė tyre vjetor.
    Pėrgatitja e iftarėve nė xhami ėshtė bėrė, gjithashtu, shumė e zakonshme nė mesin e muslimanėve tė Indisė.
    Nė shumė vende edhe hindusėt e pasur organizojn iftar pėr myslimanėt dhe dėrgojnė iftare edhe nėpėr tė xhami tė ndryshme.
    "Pėr ne kjo ėshtė njė traditė dhe vazhduar pėr vite me rradhė. Babai ka dėrguar artikuj ushqimorė nė xhami gjatė muajit tė Ramazanit, "thotė Akshat Xhain, familja e tė cilit ka dėrguar iftar nė xhami pėr shumė vite.
    ”Tani ne jemi duke vazhduar kėtė traditė, ne, ata qė agjėrojnė, kemi rastin t’i gėzojmė.”

    Burimi: OnIslam
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    ================================================== ====

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Gaza me pikėllim e pret Bajramin e Dėshmorėve

    Gaza me pikėllim e pret Bajramin e Dėshmorėve

    Me qindra tė vdekur dhe mijėra tė pastrehė kanė shkatėrruar ēdo shansė pėr tė shijuar Bajramin.
    Gaza -Nė mes tė bombave, gjakut dhe vdekjeve, banorėt e Gazės nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit janė lutur brenda njė kishe tė krishterė, nė pritje tė Bajramit pėr dėshmorė.
    "Ata na lejuan tė lutemi. Kjo ka ndryshuar pikėpamjen time ndaj tė krishterėve – Unė vėrtet nuk kam njohur ndonjė prej tyre mė parė, por ata u bėnė vėllezėrit tanė, tha njė banor i Gazės, Mahmud Khalaf, 27 vjeēar, i cili e pranoi se ai kurrė nuk kishte pritur qė t’i kryente lutjet, namazet e tij nė njė kishė, kėshtu tha pėr Agjencinė France Presse (AFP), tė shtunėn, mė 26 korrik 2014.
    "Ne (muslimanėt) u lutėm tė gjithė sė bashku, (me tė krishterėt) mbrėmė, " tha ai. "Kėtu, dashuria midis myslimanėve dhe tė krishterėve ėshtė rritur."
    Ashtu si qindra e muslimanėve tė Gazės, Mahmud Khalaf gjeti njė strehė tė sigurt nė oborrin e Kishės Shėn Porphyrius, nė qytetin e Gazės.
    "Duke ecur nė oborrin e Kishės Shėn Porphyrius nė qytetin e Gazės, vizitorėt pėrshėndeten me njė ” marhaba”, kurse nga ndihmėtarėt e krishterė, me njė pėrshėndetje tė plotė Islamike me “es-selamun alejkum (Paqa qoftė mbi ju "nga shumica e banorėve aktualė - banorė tė zhvendosur tė Gazės qė janė strehuar pėr gati dy javė.
    Mahmud Khalaf, i cili u largua nga shtėpia e tij nė Shaaf, pasi zona u bė njė shėnjestėr pėr avionėve luftarakė izraelitė, ka gjetur njė vend tė shenjtė sė bashku rreth 500 muslimanė tė tjerė tė zhvendosur.
    "Tė krishterėt na morėn brenda. Ne i falėnderojmė ata pėr kėtė, pėr tė qėndruar nė anėn tonė, pėr tė na ndihmuar, " tha ai.
    "Tė krishterėt, sigurisht, nuk agjėrojnė Ramazanin, por ata janė duke u shmangur qėllimisht nga ushqimi para nesh gjatė ditės. Ata nuk pinė as duhan apo pije para nesh, "thotė Mahmud.
    Megjithatė, vdekjet e pėrditshme nga bombardimet izraelite e kanė bėrė tė vėshtirė qė tė pėrqendrohen nė devotshmėrisė fetare gjatė konfliktit tė pėrgjakshme dhe pa dallim qė kanė vrarė mė shumė se 900 palestinezė, shumica e tyre civilė.
    "Unė jam mysliman, por unė kam pirė duhan gjatė Ramazanit. Unė nuk kam agjėruar - Unė jam shumė i frikėsuar dhe i tensionuar nga lufta. "

    Bajrami i Dėshmorėve

    Pritet qė dita e dielė tė jetė dita e fundit e muajit tė shenjtė tė Ramazanit, bombardimet e vazhdueshme, qindra tė vdekur dhe mijėra tė pastrehė kanė shkatėrruar ēdo shansė pėr tė shijuar Bajramin.
    "Tė krishterėt dhe myslimanėt mund tė festojmė Bajramin sė bashku kėtu, "tha Sabrina al-Ziyara, njė grua muslimane e cila ka punuar nė kishė pėr 10 vjet si pastruese.
    Por, kėtė vit nuk ėshtė festa e Fitėr Bajramit – por kjo ėshtė Festa apo Bajrami i Dėshmorėve," tha ajo, duke iu referuar me respekt ndaj tė vdekurve.
    Tė krishterėt e Gazės janė rreth 1.500 banorė, nga njė popullsi kryesisht myslimane sunni prej 1.7 milion banorėve.
    Komuniteti i krishterė ėshtė pakėsuar pėr shkak tė konfliktit dhe tė papunėsisė.
    Por pėrvoja e pėrbashkėt e rėnies nėn pushtim ka nxitur ndjenjėn e vėllazėrisė nė mesin e besimeve tė Gazės.
    "Jezusi tha: duaje tė afėrmin tėnd, jo vetėm familjen tėnde, por edhe kolegėt, shokėt e klasės, qofshin ata musliman, hindus, hebre," tha nė vullnetar i krishterė, me emrin Tavfik Khader.
    "Ne kemi hapur dyert tona pėr tė gjithė njerėzit."
    Izraeli ka filluar pamėshirshėm me sulme ajrore kundėr Gazės qė prej datės 8 Korrik 2014, ku me qindra janė vrarė dhe tė plagosur.
    Forcat okupuese tė Izraelit filluan njė pushtim tokėsor nė Gazėn e rrethuar, mė 17 Korrik 2014, ku jetojnė afėr dy milionė banorė.
    Numri palestinezėve tė vdekur nga ofensiva izraelite nė Rripin e Gazės u rrit nė mbi 985 tė vrarė, me mijėra tė tjerė tė plagosur.
    Sipas agjencisė sė OKB-sė pėr ndihmė pėr palestinezėt (UNRWA), shkalla e madhe e shkatėrrimit nė masė nė Gaza ka lėnė rreth 1.255 shtėpi tė dėmtuara rėndė, duke detyruar dhjetėra mijėra tė largohen nga shtėpitė e tyre qė janė shkatėrruar nga sulmet ajrore izraelite.
    `Bajrami i Madh ėshtė njė nga dy festat kryesore fetare islame sė bashku me Bajramin e Vogėl apo Kurban Bajrami.

    Burimi: OnIslam & News Agencies
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Shpėrndahet pėrkthimi holandisht i Kur’anit nė Holandė

    Shpėrndahet pėrkthimi holandisht i Kur’anit nė Holandė

    Njė institut islamik nė Holandė ka filluar shpėrndarjen falas tė kopjeve tė pėrkthimit holandisht tė Kur'anit tė Shenjtė.
    Instituti el-Sunneti ėshtė e realizuesi i planit tė shpėrndarjes, nė bashkėpunim me Grupin Islamik el-Jekin, raporton faqja: Sadi al-Balad website.
    Plani ėshtė duke u zhvilluar me rastin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit me qėllim tė ofrimit tė pėrkthimeve holandisht tė Kur’anit pėr ata musliman nė Holandė tė cilėt nuk e njohin gjuhėn arabe.
    Pėrkthimi i Kur’anit nė holandisht ofron njė mundėsi pėr myslimanėt nė Holandė qė tė njihen mė mirė me mėsimet e Librit tė Shenjtė nė Ramazan.
    Jo-Muslimanėt tė cilėt janė tė interesuar tė dinė mė shumė pėr Islamin dhe mesazhet e Librit tė tij tė Shenjtė, gjithashtu, mund tė pėrfitojnė nga shpėrndarja e kopjeve falas.
    Holanda, sipas pėrqindjes sė popullsisė, ka disa prej bashkėsive mė tė mėdha myslimane nė Bashkimin Evropian.
    Nė kėtė shtet, pra nė Holandė, jetojnė afėr njė milion myslimanė, qė pėrfaqėsojnė afėrsisht gjashtė pėr qind tė popullsisė. Muslimanėt janė tė pėrqendruar nė zona tė mėdha urbane, veēanėrisht nė katėr qytetet mė tė mėdha siē janė Amsterdami, Rotterdami, Haga dhe Ulrecht.

    Burimi: IQNA /News
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė
    ================================================== ====

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Pėrkthimi i Kur'anit nė kinezisht

    Pėrkthimi i Kur'ani nė kinezisht

    Deri mė tani janė publikuar 12 pėrkthime tė Kur'anit tė Shenjtė nė gjuhėn kineze.
    Ka edhe dy dy pėrkthime tė Librit tė Shenjtė tė publikuara nė Kinė, njė ėshtė nė gjuhėn ujgure dhe tjetri nė gjuhėn kazake.
    Kur'ani, nė origjinal, nė gjuhėn arabe, ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Kinė nė vitin 1862.
    Mė vonė, gjatė viteve tė fundit tė sundimit tė Dinastisė Ming, pėrkthimi i Kur'anit nė gjuhėn kineze ka filluar tė pėrkthehet pjesėrisht, por askush nuk e mori pėrsipėr tė pėrkthej gjithė Kur’anin e Shenjtė nė kinezisht. Pse? Sepse, atėherė besohej se Kur'ani nuk duhet tė pėrkthehet nė gjuhė tė tjera, sepse gjuha arabe ėshtė gjuha e Islamit dhe, pėr kėtė arsye, tė gjithė myslimanėt duhet tė mėsojnė atė nė gjuhėn arabe.
    Tė tjerė, megjithatė, kanė thėnė se ėshtė mirė tė pėrkthehet Kur'ani, sepse Kur’ani tashmė ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė nga myslimanėt qė nuk janė arabė, qė nuk e njohin gjuhėn arabe.
    Pėrkthimi i parė i Kur’anit tė shenjtė nė gjuhėn kineze ėshtė pėrfunduar dhe botuar nė vitin 1930.
    Edhe pse myslimanėt janė pėrqendruar nė Kinėn perėndimore, Islami praktikohet nė tė gjithė Kinėn.
    Janė dhjetė grupet etnike nė Kinė qė janė muslimanė, duke pėrfshirė ujgurėt, salarėt, kazakėt, tatarėt, taxhikėt dhe Uzbekėt, tė gjithė i pėrkasin fesė Islame.
    Feja Islame ka filluar tė pėrhapet nė Kinė qė nė shekullin e VIII-tė pėrmes tregtisė me vendet muslimane.

    Burimi: IQNA
    Pėrkhteu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Policia izraelite sulmoi xhaminė al-Aksa nė Jerusalem

    Policia izraelite sulmoi xhaminė al-Aksa nė Jerusalem

    Policia izraelite sulmoi kompleksin e xhamisė al-Aksa nė Jerusalem, mė 4 gusht 2014, duke gjuajtur granata tymuese dhe plumba gome kundėr besimtarėve, namazlive, brenda xhamisė sė shenjtė.
    ”Dhjetėra policė izraelitė sulmuan kompleksin e Xhamisė al-Aksa, sulmuan pėrmes hyrjes Maghatbeh dhe i sulmuan besimtarėt brenda kompleksit tė Xhamisė al-Kebali,” i tha njė roje palestinez Agjencisė Anadolu nė kushte anonimiteti pėr shkak se ai nuk ėshtė i autorizuar tė flasė pėr media.
    "Policia izraelite ka gjuajtur granata tymuese dhe plumba gome nė njė pėrpjekje pėr tė detyruar besimtarėt tė dalin jashtė," tha ai, duke shtuar se besimtarėt-namazli janė pėrgjigjur duke hedhur kėpucėt dhe gurė nė policėt izraelitė.
    Sipas rojeve, pėr tė plagosur ende nuk ėshtė raportuar.
    Ai shtoi se sulmi erdhi si shkak pėr tė hapur rrugėn pėr kolonėt ēifutė qė tė parakalonin pėr tė shkuar nė vendin e shenjtė hebre nė pėrvjetorin e tė ashtuquajturit 'Shkatėrrimit i Tempullit, i cili i bie ditėn e martė.
    Tensioni vazhdon tė jetė i lartė nė Bregun e pushtuar Perėndimor pėr shkak tė sulmeve shkatėrruese tė Izraelit kundėr Rripit tė Gazės.
    Operacioni ushtarak izraelit nė Gaza ka lėnė tė vrarė paktėn 1.821 palestinezė - kryesisht civilė dhe 9.420 tė plagosur.
    Xhamia Al-Aksa ėshtė Kibla (Drejtimi ) i parė nė namaz pėr myslimanėt dhe pėr nga rėndėsija ėshtė Xhamia e tretė e shenjtė pas Qabesė nė Mekke dhe Xhamisė sė Muhammedit (a.s.) nė Medine, nė Arabinė Saudite.
    Rėndėsia e saj ėshtė pėrforcuar nė Natėn e Isra’as dhe Miraxhit, udhėtimi Muhammedit (a.s.) . nga Meka nė Al-Kuds (Jerusalem).
    Izraeli e ka pushtuar qytetin e shenjtė tė Jerusalemit dhe Bregun Perėndimor nė luftėn e vitit 1967 dhe mė vonė e ka aneksuar atė, por kjo nuk ėshtė njohur nga Bashkėsia Ndėrkombėtare apo nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara.
    Qė atėherė, Izraeli ka miratuar njė sėrė masash shtypėse pėr tė detyruar palestinezėt tė largohen prej qytetit, duke pėrfshirė edhe shkatėrrimin sistematik tė shtėpive tė tyre dhe ndėrtimin e vendbanimeve tė kolonistėve izraelit.

    Burimi: On Islam
    Pėrktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovė
    ================================================== ====

  8. #138
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Policia izraelite sulmoi xhaminė al-Aksa nė Jerusalem

    Kjo eshte nje ngjarje e rende qe meriton vemendjen e gjithe muslimaneve ne mbare boten. Xhamia Al-Aksa eshte faltorja e 3-te e shenjte e muslimaneve pas Qabes dhe xhamise se profetit ne Medine.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Myftiu i Arabisė Saudite kundėr protestave pėr Gazėn

    Myftiu i Arabisė Saudite kundėr protestave pėr Gazėn

    Ndėrsa regjimi sionist vazhdon krimet e tij nė Rripin e Gazės me dritėn e jeshile tė perėndimorėve dhe tė disa vendeve arabe, Myftiu i Arabisė Saudite i ka pėrshkruar protestat, demonstratat nė pėrkrahje tė Gazės si akte apo vepra rebele.
    Myftiu, Abdel Aziz Shejh tha, gjithashtu, se protestat e mbajtura nė shenjė solidariteti me palestinezėt janė tė padobishme.
    Kjo vjen nė kohėn kur ndėrsa njerėzit nė tė gjithė botėn janė duke dalur nėpėr rrugė pėr tė denoncuar krimet e regjimit sionist nė Gaza.
    Tė premten, mijėra aktivistė tė paqes mbajtėn njė demonstratė nė qytetin e Nju Jorkut pėr tė protestuar kundėr krimeve tė Izraelit nė Gaza dhe kundėr paraqitjes, mbulimit, tė njėanshėm tė lajmeve, informacioneve qė ata marrin nė mediat amerikane.
    Demonstrata janė mbajtur edhe nė Greqi, Francė, Venezuela, Malajzi dhe disa vende tė tjera.
    Tė shtunėn, mijėra njerėz u mblodhėn pėrpara Shtėpisė sė Bardhė pėr tė protestuar kundėr pėrkrahjes tė palėkundur tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Izraelin ndėrsa regjimi sionist vazhdon me fushatėn e saj tė pėrgjakshme ushtarake nė Rripin e Gazės.
    Mė shumė se 1.700 palestinezė janė vrarė, duke pėrfshirė gratė dhe fėmijėt, dhe mijėra tė tjerė u plagosėn nga sulmet ajrore dhe tokėsore tė Izraelit kundėr Gazės.

    ================================================== ====

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    41 xhami tė shkatėrruara nė Gaza

    41 Xhami tė shkatėrruara nė Gaza

    Ministria e Ēėshtjeve Fetare e qeverisė sė Hamasit tha se mė shumė se 40 xhami janė shkatėrruar plotėsisht gjatė sulmeve tė regjimit Sionist kundėr Rripit tė Gazės.
    Deklarata e Ministrisė shtoi se disa nga 120 xhamitė nė enklavėn bregdetare janė dėmtuar pjesėrisht nga sulmet izraelit, raportoi rrjeti lajmeve Al-Manar.
    Ai tha se aeroplanėt luftarakė tė regjimit sionist kanė sulmuar qėllimisht besimtarėt, dhuruesit nė xhami disa herė.
    Izraeli po e bombardon Rripin e Gazės me sulme tė vazhdueshme ushtarake qė nga data 8 korrik 2014.
    Sulmet e vazhdueshme nga qielli, nga deti dhe nga toka tė Izraelit deri mė tani kanė vrarė tė paktėn 1.712 banorė dhe kanė plagosur mbi 9.080 tė tjerė, sipas burimeve palestineze.

    Burimi: iqna.ir/fa/News

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •