Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Qeveria Rama-Meta shton taksa per biznesin, duke ia zne frymen ekonomise dhe zhvillimit te Shiperise.


    Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Biznesi kundërshton ashpër vendimin e marrë nga qeveria për rikthimin e TVSH-së së makinerive. Që financat publike janë në një kaos total, kjo tashmë është bërë e ditur. Qeveria po vë në jetë dhe një pikë tjetër të marrëveshjes me FMN-në, siç është vendosja e TVSH-së makinerive, e cila u hoq nga qeverisja e djathtë kohë më parë. Heqja e kësaj takse u cilësua nga Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, si një masë që synon të nxisë ekonominë, edhe pse dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit ishte 120 milionë dollarë. Të gjitha këto janë përballuar nga buxheti i qeverisë, por çfarë po ndodh tani? E gjendur në një kaos total të menaxhimit të financave publike, por edhe e rrethuar nga presioni i FMN-së, qeverisë i duhen të ardhura për buxhetin e shtetit. I duhen të ardhura për të mbushur arkën e shtetit, edhe pse këto të ardhura tashmë duhen siguruar që me paketën e re fiskale nga janari i këtij viti.

    Drejt zbatimit një taksë e re për biznesin, TVSH-ja e makinerive

    Paketa fiskale jo vetëm që nuk ka rezultuar e suksesshme, por nuk ka dhënë qoftë as pritshmëritë pozitive më të vogla në këtë drejtim. E ndërsa xhepi i qytetarëve dhe i bizneseve po rëndohet çdo ditë e më shumë, me kodin e ri doganor, qeveria i bën biznesit një tjetër dhuratë, futjen në lojë të TVSH-së së makinerive. E cilësuar si një ndër taksat e arta për arkën e shtetit, qeveria pretendon kësaj here që pa marrë parasysh kërkesën e biznesit të realizojë objektivat dhe kushtet e vendosura nga FMN-ja. Sapo lajmi është bërë i ditur, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i biznesit, i cili e ka kundërshtuar taksimin e makinerive. Por vlen të theksohet këtu, se edhe deputetë të mazhorancës kanë kërkuar të shtyhet në kohë vendosja e TVSH-së për makineritë, pajisjet dhe lëndën e parë nga importi që përdoret për investime në infrastrukturë dhe energjetikë dhe kjo për vetë situatën, në të cilën ndodhet aktualisht biznesi jonë.

    FMN dhe qeveria, “OK” TVSH-së

    E cilësuar si një ndër masat më të mirëpritura, siç ishte ajo e kësaj takse për biznesin, që u ndërmor vitin e kaluar nga ana e qeverisë Berisha, FMN dhe ministri i ri i Financave nuk e patën për gjë ta sakrifikojnë këtë. Por duket se, presioni ka bërë punën e vet.
    Ndryshimet në projektligjin e TVSH, janë prezantuar një ditë më parë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Deri tani, Administrata Tatimore dhe biznesi operonin me një kuadër ligjor të hartuar para 20 viteve, në kushtet kur tregu dhe ekonomia kishin evoluar, ndërsa interpretimi dhe zbatimi në praktikë po krijonte gjoja gjithnjë e më shumë terren për abuzime dhe klimë frenuese për investitorët. “Ligji është bërë nga e para, ka ndryshuar i gjithi. Është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike të Francës. Gjithashtu, është punuar dhe janë konsultuar gjerësisht me Direktivat e Bashkimit Evropian. Me biznesin është diskutuar gjatë, pasi edhe kuadri është teknik. Ndaj për këtë ‘produkt’ që po prezantojmë sot, kemi marrë nga shoqatat e biznesit vlerësime. Jemi konsultuar ngushtë edhe me strukturat e posaçme të Fondit Monetar”, u shpreh kështu ministri Cani, në një kohë kur komuniteti i biznesit deklaron tërësisht të kundërtën. Sipas biznesit, jo vetëm që nuk është marrë mendimi i tyre, por janë tërësisht të surprizuar me futjen në zbatim të kësaj takse, kur vetëm një vit më parë Kryeministri aktual, kryetari i opozitës e cilësoi vendimin e ish-Kryeministrit Berisha si një kopje e pastër e programit elektoral të Partisë Socialiste.

    Aplikimi i taksave në vesh të shurdhër

    Vendosja e një takse të re, ndryshe nga ajo e taksës së sheshtë siç edhe pretendohet prej kreut Rama, po e çojnë vendin drejt një rreziku të madh, pasojat e të cilit do të ndjehen që në vitin e parë të qeverisjes. Ndaj dhe Kryeministri i ri, Edi Rama duhet t’u kushtojë rëndësi porosive të lëna në unison nga ekspertët e huaj, të cilët këshilluan kundër aplikimit të taksës progresive, si dhe theksuan se, deri tani qeveria shqiptare ka mundur të shmangë me sukses recensionin, që përfshiu një pjesë të madhe të vendeve të Evropës dhe botës.
    Ekspertët e huaj janë shprehur vazhdimisht për një kujdes për taksat.
    Këshilla për të rritur ekonominë dhe jo taksat, ka rënë në vesh të shurdhër të atyre që tashmë kanë bërë publik edhe projektin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

    Entela VRAPI (RilindjaDemokratike)
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-07-2014
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    25

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Nuk kemi përse habitemi. Kjo është taksa e radhës pas atyre të fshehtave që i janë shtuar konsumatorit, pas rritjes së moshës së pencioneve, pas rritjes së % së kontributeve.
    "Reformat" socialiste të Ramës po e afrojnë ekonominë shqiptare gjithnjë e më afër asaj të diktaturës komuniste, që mendonim se e kishim lënë pas - duke gabuar.

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Njerezve nuk u behet shume vone nese qeveria ngre taksat per biznesin, sepse nuk jane ne gjendje t'i kuptojne se cilat jane pasojat. Fakti se Shqiperia nuk e vuajti aq shume krizen ekonomike, kur vendet e tjera te Europes ishin ne recsion dhe ne ishim i vetmi vend me rritje ekonomike, nuk vinte ngaqe ishte Berisha ne pushtet, por ngaqe Berisha zbatonte disa politika ekonomike dhe fiskale qe i mundesonin ekonomise dhe njerzve te prodhonin te mira dhe sherime duke prodhuar rritje ekonomike..
    Tani Rdi Rama, rrit takat. Dhe i rrit sepse i duhen para per te mbajtur me lek administraten e mbushur me parazite dhe hajdute... Ne vend qe te heqi militantet qe ka punesuar ne menyre te jashteligjshme ne keto pak muaj rrt taksat...
    Dhe nejrezit nuk flasin. Do ta ndjejne rritjen e taksave kur biznesi te filloje te heqi njerzit nga puna, kur te rritet cmimi i mallrave dhe sherbimeve... dhe ne perjgithesi inflacioni. Po u rrit inflacioni paraja dhe rroga qe merrni do te kete me pak fuqi blerese... dhe keshtu, ju rruate "rritja" mediokre me 1% qe u jep Vilajet Qyrku (Erion Zagar Veliaj).

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Natyrishte qe ai i ve tasksa bisnesit te madh per makinerite, per te mbylle ndonje vrime me ato para, por gjithsesi nuk do te arrij te stabilizoje gjendjen. Ekonomia eshte asfiksuar dhe populli do te varferohet. Kultivimi i drges dhe trafikimi i saj zbuste varferine dhe ky boshllek nuk mund te mbulohet me taksa makinerishe. Berisha ka fajet e tij , por ai rrealisht e shtyu 10 vjet qe nuk ishin te thjeshta per te. I mori mesuesit ne greve urije dhe sot i ke ne selamet, por te kercenuar per vendin e punes. Ky merret me bob apo nuk bon mesuesi, Haaaaaaahha don militante dhe sistem kurverie.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Anesti_55 për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Epo... kot nuk thone, populli ka qeverine qe meriton!

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Kunder shtimit te taksave qenka edhe Komisioni Parlamentar... por Edi Rama dhe injorantet qe ka ne qeveri nuk marrin vesh nga ekonomia.

    TIRANE - Industrialistët mbështesin vendimin e Komisionit parlamentar të Ekonomisë për të shmangur pagesën e TVSH për makineritë dhe pajisjet, të parashikuar në projektligjin e paraqitur nga Ministria e Financave.
    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria bën të ditur se rikthimi i TVSH për makineri dhe pajisje, që i shërbejnë procesit të prodhimit, do të ishte goditje e rëndë për investimet e vendit dhe të huaja.
    Sipas Konfindustrisë, veçanërisht të prekur do të ishin investimet në vazhdim, që rrezikojnë të dështojnë, për shkak të rritjes së paparashikuar të kostove, duke krijuar në këto raste edhe shkaqe për penalizime të mundshme të shtetit shqiptar në gjykatat e vendit dhe ndërkombëtare.
    Njëkohësisht me pagesën e TVSH prej 20% për makineri dhe pajisje goditje të drejtpërdrejtë do të merrte edhe fuqia konkurruese e prodhimeve vendore krahësimisht atyre të huaja, me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare.
    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Qeveria Rama: Takse edhe per varrezat

    Duket se taksat nuk kane te mbaruar... Qeveria do te aplikoje edhe nje takse te re, kesaj radhe mbi varrezat. Duket se qeveria Rama ka nevoje per gjithnje e me shume para... Radhes tjeter, do te na kerkoje nje takse per ajrin qe thithim me motivacionin se ajri eshte e mire publike.

    Tarifë edhe për varrezat
    Qeveria ka vendosur aplikimin e një tarife për familjet të cilat pas 15 vitesh do të zgjedhin që eshtrat e familjarëve të tyre të ndjerë të vijojnë të prehen në vendin ku janë varrosur, në të kundërt propozohet të behet zhvarrimi i tyre, rituali i djegies dhe groposja në varreza murale. [...]
    Gazeta Panorama

  10. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-07-2014
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    25

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Kunder shtimit te taksave qenka edhe Komisioni Parlamentar... por Edi Rama dhe injorantet qe ka ne qeveri nuk marrin vesh nga ekonomia.
    Ja lajmi i refuzimit të komisionit të ekonomisë:

    'Ekonomia' rrëzon taksën për 1000 lekëshe makinën dhe 50 lekëshe celularët
    TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot pr/ligjin për vendosjen e taksës prej 1000 lekëshe për makinat si dhe propozimin për vendosjen e një takse prej 50 lekëshe për celularët.
    Propozimi për vendosjen e këtyre taksave ishte bërë nga Ministria e Financave. Sipas deputetëve që kanë votuar kundër këtyre taksave, qytetarët paguajnë sigurime shëndetësore.

    PROPOZIMI
    Sipas draftit të paraqitur nga Minstria e Financave, në ligjin për taksat kombëtare bëhen dy ndryshime. Së pari, do të vendoset një tarife e re për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila paguhet në masën 50 lekë në vit për çdo kartë telefonike SIM të përdorur.

    “Operatorët e licensuar të komunikimeve elektronike për telefoninë celulare, duhet të vjelin tarifën nga çdo person, i cili ka një numër të regjistruar në emrin e tij, në momentin e kryerjes së pagesës së shërbimit telefonik nga ana e abonentit. Për numrat në përdorim me parapagesë, kjo tarifë parapaguhet nga ana e operatorit telefonik që mbulon shërbimin”, theksohet ne projektligj.

    Taksa e dyte do te paguhet nga te gjithë ata qe kane një automjet. Ajo është në masën 1 mijë lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Edhe te ardhurat nga kjo takse, do te shkojnë për urgjencën mjekësore.

    “Kjo pagesë është e detyrueshme të bëhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj tarife brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, theksohet ne projektligjin e Ministrisë së Financave. Shtimi i këtyre dy taksave të reja u rrëzua sot në komisionin e Ekonomisë.
    (m.a/BalkanWeb)

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    aty mrri edush rama, lerojua mire adhurusve te tu. kusur mos i lë. ngopi me ekspozita e pallavra.

  12. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-07-2014
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    25

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    aty mrri edush rama, lerojua mire adhurusve te tu. kusur mos i lë. ngopi me ekspozita e pallavra.
    I plasi atij. Ai e mbushi Tiranën me beton dhe po e shet akoma si sukses!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •