Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Shyqyr qe jan fut nja 10 anetare te rinje kto 3 ditet e fundit i kane dhene cik gjalleri forumit se po behej bajat duke replikuar me te njejtet persona dite per dite.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Sa merr vesh dhia nga tagjia, merr vesh edhe Edi Rama nga ekonomia!

    Po ky eshte Rilindasi qe shqiptaret i dhane voten, keshtu qe korrni sot ate qe mbollet mot!

    Rritja e taksave te makinerive, vetem sa:

    1. Do te sjelli pushimin nga puna te punesuarve ne keto biznese.

    2. Uljen e prodhimit te ketyre bizneseve.

    3. Eksplorimin e mundesive per largimin e biznesit te tyre nga Shqiperia ne vende fqinje, qe kane sistem fiskal pro-biznesit (Maqedoni).

    4. Vendime te tilla, u thone investitoreve te huaj: Nuk na duhen investimet tuaja, mos hajdeni te investoni ne Shqiperi!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Deputetët e PS rrëzojnë dy taksat e reja, 1 mijë lekë për makinat, 50 lekë për kartat SIM

    TIRANË- Deputetët socialistë në komisionin parlamentar të Ekonomisë kanë rrëzuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave për vendosjen e dy taksave të reja, 1 mijë lekë për automjetet dhe 50 leke për çdo kartë telefoni SIM për urgjencat mjekësore. Sipas tyre, qytetarët për të përfituar nga ky shërbim paguajnë sigurime shëndetësore dhe nuk duhet të ngarkohen me taksa shtesë.

    I pranishëm në komisionin, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se qeveria do të japë me koncesion edhe disa shërbime në shëndetësi, me qëllim rritjen e cilësisë, por qytetarët nuk do të paguajnë tarifa shtesë.

    Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte e pranishme, projektligjin për “Për taksat kombëtare”, duke rrëzuar nenet që shtonin dy taksat e reja. Fjala e fundit tani i takon seancës plenare.

    PROPOZIMI
    Sipas draftit të paraqitur nga Minstria e Financave, në ligjin për taksat kombëtare bëhen dy ndryshime. Së pari, do të vendoset një tarife e re për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila paguhet në masën 50 lekë në vit për çdo kartë telefonike SIM të përdorur.

    “Operatorët e licensuar të komunikimeve elektronike për telefoninë celulare, duhet të vjelin tarifën nga çdo person, i cili ka një numër të regjistruar në emrin e tij, në momentin e kryerjes së pagesës së shërbimit telefonik nga ana e abonentit. Për numrat në përdorim me parapagesë, kjo tarifë parapaguhet nga ana e operatorit telefonik që mbulon shërbimin”, theksohet ne projektligj.

    Taksa e dyte do te paguhet nga te gjithë ata qe kane një automjet. Ajo është në masën 1 mijë lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Edhe te ardhurat nga kjo takse, do te shkojnë për urgjencën mjekësore.

    “Kjo pagesë është e detyrueshme të bëhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj tarife brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, theksohet ne projektligjin e Ministrisë së Financave. Shtimi i këtyre dy taksave të reja u rrëzua sot në komisionin e Ekonomisë.

    (m.a/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...im-201150.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Ore shoke deputete socialiste!

    Edhe ju bre nuk e doni Qeverine e Rilindjes?

    U bete edhe ju Salista?

    Turp e per faqe te zeze!

    Shoku Rama, leshoju zagaret e tu Kuvendit, rrethoje me police sic rrethove Lazaratin!

    Albo

  5. #15

    Për: Taksë e re për bizneset, Rama rikthen TVSH për makineritë

    Bravo deputetet. Shembull i mire kur kuvendi nuk merr thjesht urdhra nga qeveria, por voton ne te mire te popullit pa marre parasysh se cila parti i ben propozimet.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •