Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Basha - Nuland: Kapja e Drejtësisë kambanë alarmi për stabilitetin

    Basha-Nuland: Kapja e Drejtësisë kambanë alarmi për stabilitetin

    Basha-Nuland: Kapja e Drejtësisë kambanë alarmi për stabilitetin

    nga Arben Shahini
    Emri:  basha nulland.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  38.9 KB
    Ndihmëssekretarja amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland vizitoi dje Tiranën për t’u njohur nga afër me situatën dhe zhvillimet në vend, ku u takua dhe bisedoi me autoritetet më të larta në vend.
    Nuland u prit në një takim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e njohu atë me shqetësimet e opozitës për situatën që po kalon vendi, si kapja e institucioneve të pavarura, moszbatimi i vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil, futja e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore dhe bllokimin politik i pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve etj.
    Konkretisht Basha e informoi zyrtaren e lartë amerikane për kapjen e institucioneve të pavarura nga qeveria, si ILDKP, AMA, për moszbatimin e vendimit të gjykatave në rastin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e nëpunësit civil, për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore apo për kompetencat e INUK.
    Duke theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, duke luftuar rastet e korrupsionit dhe duke rritur pavarësinë e tij, Basha tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjerë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare, dhe se presionet nga qeveria për kapjen e drejtësisë janë një kambanë alarmi për demokracinë dhe stabilitetin në vend.
    Partia Demokratike, theksoi Basha, ka shprehur mbështetjen pa kushte të akteve dhe masave që çojnë në integrimin europian të vendit dhe ka shpallur vullnetin të bashkëpunojë në emër të interesave të Shqipërisë mbi bazën e Kushtetutës, ligjeve dhe traditës më të mirë të konsensusit mes palëve.
    Duke u ndalur tek rasti i goditjes dhe kërcënimit me jetë të deputetit Strazimiri në Kuvend, Basha tha se Partia Demokratike është e shqetësuar për faktin se Kryeministri ka ngritur në Parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj.
    Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike, për të qëndruar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave dhe dinjitetit të individit, si vlera të ndara me demokracinë e madhe amerikane dhe si rruga e drejtë për të ecur përpara për mirëqenien dhe sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
    Duke ndarë vlerësimin për arritjen e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat, e duke e konsideruar këtë një shans të madh për ecjen e vendit drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, Basha e siguroi zonjën Nuland për përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike në përparimin e vendit drejt standardeve europiane dhe euroatlantike në çdo fush.

    Gazeta RilindjaDemokratike
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (14-07-2014)

  3. #2

    Për: Basha - Nuland: Kapja e Drejtësisë kambanë alarmi për stabilitetin

    Po Zeri Popullit ca ka thene ne lidhje me kete teme?

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Basha - Nuland: Kapja e Drejtësisë kambanë alarmi për stabilitetin

    E tha Mero Baze tek Tema: Basha ngaqe i mbaruan fisheket filloi me joshjen.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Tension mes Ramës dhe marrëdhenieve me ndërkombëtarët

    Rama rrëfen debatin me Nuland... S'ka se si shpjegohet ndryshe!!!

    Rama çon marrëdhëniet me SHBA drejt konfliktit, rrëfen debatin me Nuland

    Tension mes Ramës dhe marrëdhenieve me ndërkombëtarët.

    Rama është rrëfyer për debatet që ka pasur me Zv.Sekretaren amerikane të Shtetit Nuland gjatë takimit të zhvilluar dy ditë më parë. Rama u shpreh se “nuk mund ti kuptonte dot këta zyrtarë të lartë ndërkombëtare që vijnë dhe i flasin për Gjin Gjonin”. Megjithëse Rama nuk përmendi emrin se për cilët zyrtarë të lartë bëhet fjalë, indirekt fjalia e tij i drejtohej zonjës Nuland me të cilën u takua dy ditë më apreë. Në të vërtetë zyrtarja e Lartë e Departamentit të Shtetit ka folur për Drejtësinë dhe rolin që ka si një pushtet i pavarur dhe I pa cënuar nga politika, mirëpo Rama po kërkon ta banalizojë. “Do kemi presione, porn e do ta cojmë deri në fund atë që kemi nisur në Drejtësi”, u shpreh Rama duke lënë të kuptohet se nuk do ntë pyesë për sygjerimet e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve. Qëndrimi i Ramës dhe konfliktet e nisura me Departamentin e Shtetit rrezikojnë të krijojnë një tension në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Ekspres.al

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •