Vuçiq “shpullë” ambasadorit palestinez që tha se 'Kosova është Serbi'
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot, në bisedë e ambasadorin izraelit në Beograd, Jozef Levi, që Serbia e respekton të drejtën e shtetit izraelit për ekzistencë dhe jetë të qetë të qytetarëve të tij.
Vuçiq dhe Levi, me rastin e përleshjeve në Lindjen e Afërt, kanë shfaqur shpresën që “situata do të zgjidhet me rrugë paqësore dhe do të vije deri të normalizimi i jetës së përditshme”.
E një deklaratë e tillë e Vuçiqit sigurisht se ia ka ‘ngrirë’ buzëqeshjen ambasadorit palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës. Kështu kishte thënë para disa ditësh ambasadori palestinez në Beograd.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, ka thënë Nabhan.
Sipas tij, zhvillimet në Rripin e Gazës dhe çështja e Kosovës janë çështje krejtësisht të kundërta.
“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, pati thënë ambasadori palestinez në një intervistë dhënë "Danas". /Indeksonline/
Krijoni Kontakt