PRISHTINĖ - Megjithėse bankat komerciale, tė cilat operojnė nė Kosovė, kėmbejnė nė euro, valutėn e dollarit amerikan, frangut zviceran dhe funtės britaneze, tė njėjtat, nuk e praktikojnė kėmbimin e valutės sė lekut shqiptarė.

Banka Qendrore edhe pse e pėrditėson kursin e kėmbimit ēdo ditė, hesht duke mos i obliguar Bankat komerciale qė tė pranojnė lekun, kėrkesė e cila ėshtė nė rritje pėr shkak tė rritjes sė frekuentimit ndėrmjet dy vendeve, rritjes bashkėpunimit biznesor, numrit tė madh tė pushuesve nė bregdetin shqiptar dhe rritjes sė numrit tė turistėve malorė nga Shqipėria. - See more at: http://www.shqiptarja.com/kosova/272....Zj0vM6Y0.dpuf

Pėr njohėsit e ēėshtjeve ekonomike, mos kėmbimi i valutės sė lekut me valutat tjera, ėshtė edhe veprim kundėrligjor, pasi qė Bankat Komerciale, nuk mund tė refuzojnė kėtė valutė, por nė rast tė kėmbimit, mund tė aplikojnė njė normė tė pagesės.

Ndėrsa, punonjėset e bankave nė Kosovė thonė se asnjė nga bankat komerciale qė operojnė nė Kosovė, nuk bėjnė kėmbimin e kėsaj valute, megjithėse, sipas tyre, ky shėrbim mund tė kryhet vetėm nė kėmbimore.

Pėr njohėsin e ēėshtjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, nė Kosovė nuk ėshtė asnjė valutė e ndaluar dhe se bankat duhet ta mbajnė si valutė edhe lekun, sikurse edhe denarin e Maqedonisė.

“Refuzimi i valutės bie ndesh me ligjin, banka nuk mund tė refuzojė pranimin e valut ės ndonėse ajo ndoshta mund tė aplikojė nė njė masė njė taksė njė normė tė pagesės, e cila e bėnė jo atraktive shitjen e kėsaj valute tek bankat komerciale. Ndėrkaq mospranimi i sajė ėshtė i kundėrligjshėm meqenėse siē thash, nė Kosovė nuk ka asnjė valutė qė ėshtė e ndaluar. Ėshtė e vėrtetė se euro ėshtė valutė zyrtare, mirėpo bankat duhet bėrė kėmbimin edhe tė valutave tė tjera, por bankat me kėtė valutė, kushtimisht tė them valutė e cila nuk ka ndonjė reputacion nė tregun ndėrkombėtare, vjen para rrezikut qė ta blejė atė valutė, mirėpo, ajo valutė mbetet nė thesarin e tyre, meqenėse nuk ka kėrkesa as pėr lek as pėr denar”, tha Rexhepi.

Ndėrsa, nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Bankės Qėndrore tė Kosovės, Besnik Kada, tha pėr KosovaPress, kėmbimi i lekut pėr t’u kėmbyer me valutat tjera, bazohet sipas ofertės dhe kėrkesės nė treg.

“Valuta nė qarkullim nė Republikėn e Kosovės ėshtė euro. Ndėrkohė kėmbimi i lekut me valutat tjera pėr t’u kėmbyer ėshtė refleksion i ofertės dhe kėrkesės nė treg. Ndėrkohė bankat posedojnė kursin e kėmbimit e cili pėrditėsohet ēdo ditė nga BQK –ja, ku paraqesim tė dhėnat ditore tė kėmbimit tė valutave tė vendeve jashtė eurozone dhe vendeve tjera me euron e ku bėn pjesė edhe valuta shqiptare nė lek”, ka thėnė Kada, nėpėrmjet postės elektronike.
Pėrveē bashkėpunimit nga ana e bizneseve, shumica e qytetarėve, pushimet janė duke i kaluar nė bregdetin shqiptar dhe kanė nevojė qė tė pajisen me lek para se tė nisėn nė pushime, si dhe ėshtė rritė edhe numri i turistėve malorė nga Shqipėria .

Nė Prishtinė, gjendet vetėm njė pikė kėmbimi, e cila gjendet afėr objektit tė Komunės sė Prishtinės, ku qytetarėt mund tė kėmbejnė, lekun me euron. /Kosovapress /

(a.h/shqiptarja.com)