Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,035
    Postimet në Bllog
    22

    Apeli i Bashës nga Durrësi: Të ngrihemi, të ndalim kërcënimin nga Rilindja e së keqes



    Durrës - Pas vendimit për bojkotimin e parlamentit, duket se opozita do të bëhet e dëgjueshme përmes tubimeve popullore.
    Nga Durrësi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka apeluar të gjithë shqiptarët të ngrihen për ndalë kërcënimin që po i bëhet të tashmes dhe të ardhmes së vendit nga Rilindja e së keqes.
    “Nga realiteti europian që kishim ndërtuar dhe donim të përparonim, tani duan ta përballin Shqipërinë me realitet oriental sirian. Tani është koha të reagojmë. Tani është koha t’i themi ndal së keqes dhe të çohemi të gjithë për ta ndalur atë para se e keqja të triumfojë. I përkasim qytetërimit europian që nuk mund të përfaqësohet para botës me këtë pakicë mendjesh të sëmura mesjetare. Nuk duhet të lejojmë të keqen të pushtojë të tashmen, të pushtojë të ardhmen, të pushtojë vendin e fëmijëve tanë. Misioni ynë dhe i çdo atdhetari është t’u kthejmë shqiptarëve normalitetin”, tha Basha.
    Duke u ndalur në kërcënimin me jetë që iu bë deputetit demokrat Gent Strazimiri një dite më parë në parlament, Basha tha se ky është agresion që i bëhet fjalës së lirë, që i bëhet interesave të shqiptarëve. Parlamenti, tha Basha, është kthyer në strehë të krimit, ashtu si edhe nivele të larta të administratës.
    “Dhuna dhe krimi kanë pushtuar sheshet dhe politikën. 300 ditë më parë filloi e keqja me rrënimin e policisë, vazhdoi me rrënimin e ekonomisë, vazhdoi me rrënimin dhe kapjen e institucioneve, me narkotrafikun, me dhunën dhe vulgaritetin kryeministror, me vrasjet mafioze dhe eleminimet e elitës sipërmarrëse.E keqja nuk po ndalet.300 ditëshi i dytë filloi me agresionin e krimit politik ndaj opozitës në parlament, agresionin ndaj fjalës së lirë, agresionin ndaj interesave të shqiptarëve. Prisni se nuk keni parë asgjë, paralajmeronte i marri nga foltorja e Kuvendit sepse e dinte destinacionin, e njihte mirë patologjinë e tij, urrejtjes e mllefit ndaj kundërshtarit”, tha Basha.
    Deklaratat kryetari i Partisë Demokratike i bëri ndërsa mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve të Durrësit.

    ORA NEWS

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Apeli i Bashës nga Durrësi: Të ngrihemi, të ndalim kërcënimin nga Rilindja e së

    Nuk ngrihet kush, kot ben thirrje Basha.

    Poplli asht i lodhun me kto ngritje-ulje....

    U ngriten kunder bllokut te Ilirit, me ze e me figur, ndersa Berisha e mbajti ne pushtet.

    Per cfare do i ngresh tashi....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3

    Për: Apeli i Bashës nga Durrësi: Të ngrihemi, të ndalim kërcënimin nga Rilindja e së

    Fjale te sakta te thena me qytetari por qe peshojne mbi ndergjegjen e qytetareve...

    Kur goditet ne menyre aq mizore nje deputet shembullor si Strazimiri, imagjinoj se sa i pambrojtur eshte nje njeri normal qe has ne banden kriminale qeveritare... apo ne ndonje nga trafikantet hundleshe qe financuan fushaten elektorale te PS.

  4. #4

    Për: Apeli i Bashës nga Durrësi: Të ngrihemi, të ndalim kërcënimin nga Rilindja e së

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Nuk ngrihet kush, kot ben thirrje Basha.

    Poplli asht i lodhun me kto ngritje-ulje....

    U ngriten kunder bllokut te Ilirit, me ze e me figur, ndersa Berisha e mbajti ne pushtet.

    Per cfare do i ngresh tashi....

    Edhe une nuk e kam shume qejf protesten.
    Jam dakord qe protesta te behen disa here ne vit, me shume per arsye demonstrative.
    Por opozita dhe qytetaret e gjithe republikes duhet te jene gjithnje kritike ndaj qeverise dhe atyre qe na drejtojne, sepse mes tyre ka edhe kriminele...
    Cdo hap i tyre duhet analizuar me qytetari dhe me argument, dhe i duhet paraqitur publikut.
    Kur publikut i vjen ne maje te hundes inati nga autoritarizmi dhe kriminaliteti qeveritar atehere ai te thote vet: eja t'i terheqim veshin djalit te Aneta Rames.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •