--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Pikerisht kete mendova pas ndeshjes! K.F Skenderbeu ka nje vlere prej 3 deri 4 milion euro, nderkohe qe vlera e bjellorusve te Bate shkon ne €35million(gati 10fish) Bate fiton kampionatin bjellorus non-stop prej 2006 dhe ka marre pjese disa here ne fazen e grupeve te Champs.League (2008/09, 2011-/12, 2012/13)
Ajo qe vihet re, eshte se Skenderbeu ka erdhur ne rritje qe prej fitimit te titullit te dyte Kampion ne historine e vet, ne 2011 dhe ne vazhdimesi ne pjesmarrje ne kupat e europes... eshte maturuar ndjeshem, duke fituar eksperience njekohesisht. Vitin qe kaloi, Sknd. ne ChL eliminoi te favorizuarit azerbajxhansit e Neftchi Baku (0-0 atje; 1-0 ne "strofull") Me pas ne turin e 3-te kishte perballe kazaket e Shakhter Karagandy (0-3 atje; 3-2 strofull) prej te cileve u eliminua, por aventura e Sknd. ne kupat e Europes, s'perfundoi atje sepse kishte edhe nje shans tjeter ne Europa League ku u ndesh me ukrainasit e Chornomorets Odesa me te cilet nese fitonte shkonte ne grupet e Eu.League. Skend. humbet 1-0 ne Ukraine por fiton 1-0 ne Shq. Penalltite i japin perparesi ukrainasve.
Me bjelloruset e Bate-s s'ka perfunduar asgje, beteja e vertete do jete ne kthim! Shpresojme...
Shkėmbi: Ja si e kalojmė BATE-n, sot tifo pėr Flamurtarin
Skedarėt e Bashkėngjitur 164904
Barazimi nė transfertė me BATE Borisovin ka shtuar entuziazmin te korēarėt, megjithėse janė tė ndėrgjegjshėm se pėr t’i kaluar bjellorusėt u duhet tė fitojnė patjetėr. Bledi Shkėmbi pranon se kundėrshtarėt nuk janė mė ata tė disa viteve mė parė kur mundnin Bajernin e Mynihut, por gjithsesi me mė pak kujdes dhe mė pak sens inferioriteti ndaj rivalėve, kampionėt e Shqipėrisė mund t’ia dalin. Nė njė intervistė pėr “Panorama Sport”, kapiteni i Skėnderbeut prek edhe tema tė tjera, si ēėshtja “Bakaj” apo lėvizjet nė sulm.
Si ėshtė tė barazosh me Baten nė transfertė?
Ndjesi e mirė dhe pa dyshim qė rrit vetėvlerėsimin. E dinim qė do ta kishim tė vėshtirė, por besonim se mund tė merrnim njė rezultat pozitiv. Sigurisht, patėm fat, por edhe luftuam shumė.
Sa shanse ka Skėnderbeu nė kthim?
Ka shanse tė mira, por BATE mbetet favorite. Duhet tė jemi tė sinqertė me veten dhe tė pranojmė se ekipet shqiptare shumė pak herė janė favorite nė arenėn ndėrkombėtare. Nė kėtė rast, rivalė si BATE Borisov duhet shumė pėr t’i eliminuar, por ne besojmė.
Ēfarė i thatė skuadrės para ndeshjes?
Nuk e kam zakon tė mbaj fjalime, por ndonjėherė flas para kėtyre ndeshjeve kaq tė rėndėsishme. Thjesht u kėrkova shokėve tė ekipit tė jemi vetvetja dhe tė luajmė ashtu siē dimė, aq sa ē’dimė… Ndonjėherė sensi i tepruar i inferioritetit qė kemi ne shqiptarėt ndaj kundėrshtarėve tė huaj, na i bėn gjėrat mė tė vėshtira se ē’janė. Nuk doja tė ndodhte kjo dje (tė martėn) dhe nuk ndodhi.
Sa e rėndėsishme ėshtė eksperienca nė tė tilla nivele?
Shumė. Ne po luajmė pėr herė tė katėrt nė Champions dhe pa dyshim qė nuk jemi mė si vitin e parė. Vjet e treguam kėtė gjė dhe sivjet jemi nė rrugėn e duhur. Nuk mund tė na marrė koka erė dhe tė fluturojmė pas kėtij barazimi, por gjithsesi duhet tė pranojmė se tani kemi mė shumė besim te forcat tona dhe mė shumė qetėsi.
Ēfarė i duhet Skėnderbeut qė tė bėjė hapin e madh?
Eh, kjo ėshtė shumė e thellė… i duhet pak nga tė gjitha, por jo vetėm nė organikė. Shikoni, futbolli shqiptar ecėn paralel me fushat e tjera tė jetės. Shqipėria sot nuk shkėlqen as nė industri, as nė drejtėsi, as nė turizėm dhe pa dyshim as nė sport. Sot qė flasim, jemi nė atė pikė saqė, po tė kalojmė turin e dytė, na kap paniku: po tani nė cilin stadium do luajmė?! Nuk e kam vetėm pėr Skėnderbeun, por pėr futbollin tonė nė pėrgjithėsi. Kudo qė shkojmė, gjejmė stadiume dhe klube mė tė organizuara se ne… Investohet pak dhe jo me plane afatgjata. Por e pėrsėris, kjo temė do shumė kohė dhe shumė faqe pėr t’u diskutuar. Sa i pėrket ndeshjes, mendoj se kemi shanse tė mira, por duhet tė luftojmė fort.
Sipas jush, cila ishte pika mė e dobėt e BATE-s?
Nuk kishin shumė pika tė dobėta, por tani presionin e kanė ata. Pashė qė u nervozuan shumė dhe e konsideruan humbje barazimin me ne. Sė pari ne duhet tė japim 120 pėr qind pėr tė kaluar dhe duhet tė luftojmė si skuadėr. E rėndėsishme ėshtė tė mos pėsojmė kurrsesi gol dhe mė pas tė shohim se ēfarė do tė dalė. Sigurisht do tė na duhet edhe fat. Ai ėshtė shumė i rėndėsishėm.
Josa tha se luajtėt si Kosta Rika nė kėtė ndeshje…
Luajtėm si skuadėr dhe shfrytėzuam maksimumin e potencialit tonė. Duhet ta pranojmė: njė skuadre si BATE nuk i luajmė dot hapur dhe nė sulm. Gjithsesi, tė jeni tė bindur se nė Korēė, sė bashku edhe me tifozėt tanė, Skėnderbeu do ndryshojė.
Mė mirė Pejiē apo Sefa?
Mė mirė Sefa.
Pse?
Sepse ėshtė pjesė e jona tani dhe i pėrket tė ardhmes. Por edhe sepse ėshtė njė sulmues i zoti dhe djalė i mirė. Ju siguroj se do tė shėnojė shumė gola kėtė sezon me ne.
Si kapiten, nuk keni folur kurrė pėr ēėshtjen Bakaj, ēfarė ndodhi me tė?
Unė gėzoj respekt pėr Bakajn dhe pėr potencialin qė ka si futbollist. Por ndonjėherė gjėrat nuk funksionojnė dhe, kur njė lojtar, kushdo qoftė ai, nuk arrin tė pėrshtatet me grupin, i bie qė duhet tė largohet ai, sepse nuk mund tė largojmė 20 lojtarė. Skėnderbeu ėshtė nga ato klube qė nuk shquhet pėr probleme brenda “gardhit” dhe nuk duam ta prishim kėtė traditė…
Ēfarė do i thuash mikut tėnd Muzaka pėr nesėr (sot)?
Nuk kam folur ende me tė, por do t’i uroj patjetėr tė fitojė. Pa diskutim, nuk kam ndonjė raport mbresėlėnės me Flamurtarin, por kur kjo skuadėr luan jashtė, jam tifoz i saj. Jam tifoz i ēdo skuadre shqiptare kur luan jashtė, sepse nė lojė ėshtė imazhi ynė, pra i shqiptarėve. Nesėr (sot) ju siguroj se do tė jem njė tifoz i Flamurtarit!
Si tė janė dukur lėvizjet nė merkaton shqiptare? E kam fjalėn pėr Kukėsin, Flamurtarin, Tiranėn dhe Partizanin.
Shoh Flamurtarin mė solid dhe mė tė kompletuar. Deri tani mendoj se ėshtė skuadra qė mund tė na rivalizojė denjėsisht edhe nė kampionat. Kukėsi ėshtė po ai qė ka qenė. Tirana nė letėr duket mirė dhe besoj se do ketė njė ekip tė mirė. Partizanin ėshtė herėt pėr ta gjykuar. Kanė marrė shumė lojtarė, njė pjesė nuk i njoh, ndaj para se tė flasim, duhet ta shohim nė fushė se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė.
JETMIR HALILAJ
Burimi: http://www.panorama-sport.com/ballin...#ixzz37kDnb6vE
Nga Tonin Frroku
Sipas presidentit, shanset janė reale, por kundėrshtari ėshtė i rrezikshėm
Takaj: Duhet kujdes, luhet edhe 90-minuta
“Luhen edhe 90 minuta tė tjera, ndaj askush nuk ka tė drejtė tė festojė pas kėtij takimi tė parė”, thotė presidenti i Skėnderbeut. Sepse, Bate Borisov ka treguar se luan mė mirė jashtė fushės sė vet se nė shtėpi. Ndaj, dhe pėr kėtė tė gjithė duhet tė jemi mė kėmbė nė tokė, pasi nė ndeshje tė tilla evropiane gjėrat ndryshojnė aty pėr aty. Tė gjithė kemi tė drejtė tė festojmė vetėm pas takimit tė dytė. “Kėsaj radhe luajmė nė fushėn tonė, aty ku tė gjitha skuadrat janė nėn presion. Pėrjashtim nuk bėn as Bate”, tha Takaj. Kur e ndan nė pėrqindje kalimin e skuadrės nė turin tjetėr, ai thotė se mundėsitė kėsaj radhe janė 60 me 40 pėr Skėnderbeun.
-Takaj, barazim pa gola nė takimin e parė me bjellorusėt. Tė kėnaqur?
-Shumė. Njė rezultat si ky ka qenė edhe objektivi ynė pėr kėtė takim. Mė pak fjalė ja kemi arritur qėllimit. Tė gjithė besoj se e pranojnė se ky takim ka qenė njė nga ndeshjet mė tė bukura qė skuadrat tona kanė luajtur nė kupat europiane.
-Mė pak fjalė ky rezultat nuk ka qenė surprizė?
-Kush guxon dhe e thotė kėtė ka gabuar rėndė. Ky rezultat ka ardhur falė lojės sė skuadrės, ekip qė ka funksionuar nė tė gjitha drejtimet. Si njė skuadėr evropiane. Nuk ishte aspak e lehtė tė luaje nė atė stadium, sė pari ndaj njė ekipi tė njohur nė kupat evropiane dhe sė dyti nė njė stadium tė mbushur plotė me tifozė vendas tė cilėt nuk kanė pushuar pėr asnjė ēast sė pėrkrahuri ekipin e tyre. Vetėm njė skuadėr si Skėnderbeu duke pasur nė pėrbėrje lojtarė tė njė niveli tė lartė ėshtė nė gjendje tė pėrballojė njė ndeshje si kjo dhe mbi tė gjitha presionin e njė takimi tė tillė.
-Mund tė themi se Skėnderbeu pas kėsaj ndeshje ėshtė mė afėr kalimit nė turin tjetėr?
-Para se tė them nėse Skėnderbeu kalon nė turin tjetėr mė duhet tė bėj tė ditur se Bate Borisov ka treguar se nė tė shumtėn e rasteve mė mirė luan nė transfertė se nė fushėn e vet. Gjė tė cilėn nė mos gabohem e ka pranuar ditė para kėsaj ndeshjeje edhe trajneri Mirel Josa.
-Ēfarė do tė thoni mė kėtė?
-Sigurisht qė asgjė mė tepėr se pas kėtij takimi nuk ėshtė pėrcaktuar kalimi i Skėnderbeut nė turin tjetėr. Pranoj se pas kėtij rezultati ėshtė radha jonė tė tregojmė mė shumė gjėra se nė ndeshjen e parė. Dhe kemi pėr ta bėrė kėtė. Por, nuk duhet tė harrojmė se njė rezultat pa gola si ky me Bate nuk jep siguri maksimale pėr kalimin e turit. Mė pak fjalė duhet tė jemi tė kujdesshėm nė maksimum edhe nė takimin e shtėpisė.
-Mė pak fjalė po thoni se ky rezultat nuk ju favorizon?
-Nė ndeshjen e dytė luajmė para fansave tanė, nė njė fushė ku kemi treguar se nuk mundemi lehtė. Nė fushėn tonė kemi treguar se mė njė tifozeri si kjo qė ka Skėnderbeu vėshtirė tė ketė ekip tė pėrballojė skuadrėn tonė. Por, sigurisht qė jemi tė detyruar tė pranojmė se njė rezultat pa gola si ky me Bate tregon se gjithēka nis nga e parė.
-Por, kjo nuk na pengon tė themi se Skėnderbeu ka mė tepėr shanse pėr tė kaluar?
-Kalimi nė turin tjetėr mė tepėr se tek Bate Borisov varet tashmė nė dorė tė vetė Skėnderbeut. Mė kėtė dua tė them se shanset pėr tė luajtur nė turin tjetėr tashmė janė vetėm nė dorėn tonė. I bindur se do ta administrojmė mė sė miri kėtė ndeshje tė dytė ashtu siē administruar po kaq mirė dhe ndeshjen e parė.
-Sipas jush kalimi vjen vetėm nė qoftė se skuadra ėshtė nė maksimum?
-Nuk jam vetėm unė personi qė mendoj kėshtu. Tė gjithė janė nė kėtė linjė, sepse nė ndeshjet tė tilla evropiane gjėrat ndahen vetėm pas dy takimeve. Kėtė e dimė po kaq mirė edhe lojtarėt dhe trajnerėt e tyre. Nuk ėshtė koha pėr tu ngutur, por tė jemi mė kėmbė nė tokė. Siē dhe kemi qenė para ndeshjes sė parė.
-Mė tė gjitha kėto do tė tregoni urimin tuaj pėr skuadrėn, e cila vjen vetėm pas ndeshjes sė dytė?
-Pas takimit tė barazuar sigurisht qė kam thėnė fjalėt mė tė mira pėr lojėn e secilit lojtar. Urimi final i ēdo presidenti vjen vetėm pasi tė jetė arritur qėllimi, i cili pėr Skėnderbeun ėshtė kalimi nė turin tjetėr. Jemi shumė afėr, por duhet kujdes se luhet edhe njė ndeshje tjetėr.
-Diku mė lart thanė se Skėnderbeu i ka lojtarėt e duhur pėr tė administruar njė ndeshje si kjo?
-Qė kur kemi vendosur tė sjellim nė ekip gjithė kėta lojtarė tė njohur pikė sė pari kemi pasur parasysh kėrkesat tona pėr ndeshjet evropiane. Vetėm pasi kemi bėrė gati njė grup tė tillė jemi shprehur se tashmė kemi njė grup me lojtarė tė pjekur pėr tė luajtur si tė barabartė nė ndeshje europiane. Por, unė edhe njė herė tjetėr rikthehem tek takimi i dytė, sepse janė edhe 90 minuta tė tjera qė kėrkojnė njė pėrqendrim maksimal.
-Tifozeria korēare ka filluar pėrgatitjet pėr natėn e ndeshjes sė dytė. Madje ata shkojnė mė tej, kur thonė se jemi nė turin tjetėr?
-Nė mos gabohem, diku mė sipėr thash se me njė tifozeri si kjo e Skėnderbeut gjithnjė ėshtė e lehtė pėr ekipin tonė dhe tejet e vėshtirė pėr skuadrat e tjera. Bate, sigurisht qė nuk bėn pėrjashtim. Kėtė e pranoj edhe unė. Por, tė gjithė ne duhet tė jemi tė pėrgatitur edhe pėr njė tjetėr ndeshje po aq tė vėshtirė sa ajo e para,nė mos mė shumė.
-Pėr ta mbyllur,nga njė deri nė dhjetė, sa e shikon Skėnderbeu nė turin tjetėr?
-(Qesh). Ju mendoni se unė do tė them 50 me 50. Pas ndeshjes sė parė tė barazuar tani gjėrat e shikojmė ndryshme. 60 me 40 pėr Skėnderbeun.
http://www.sportishqiptar.com.al/new....mA2BkGbG.dpuf
Deshtim i ekipeve Shqiptare ne ndeshjet e para te Turit e Dyte te Europa League.
Ora 17:00: KF Laēi 0 - 3 Zorya Lugansk
Sheta '23 (autogol), Ljubenovic '47, Boli '75
Ora 18:30: Petrolul Ploiesti 2 - 0 Flamurtari Vlore
Nepomuceno '77, Tamuz '84
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Ndeshja e kthimit ne stadiumin Skenderbeu, KORCE, Skenderbeu 1-1 Bate Borisov
Shenimi i golit ne fushe kundershtare i jep kualifikimin bjelloruseve.
Vlen te theksohet se Skenderbeu beri nje paraqitje te mire dhe i anullohet nje gol, plotesisht i rregullt pasi replay i momentit te golit, tregon qarte se nuk ka faull ndaj portierit bjellorus, i cili ngaterrohet me panxhat e tij dhe duke ecur prapa humb ekuilibrin dhe rrezohet.
Vlora dhe Laci sot luajne ndeshjen e kthimit ne turin e dyte. Laci eshte pothuajse i eliminuar duke humbur ne fushe te vet (0-3) ndersa lebrit kane edhe nje shans tjeter sot per te permbysur rezultatin e pergjithshem, ne stadiumin e vet kunder rumuneve, ndaj te cileve humben ne transferte(2-0)
Te gjitha ekipet Shqiptare u eleminuan nga Kupat e Evropes. Kukesi u eleminua i pari qe ne Turin e pare, ndersa Laēi dhe Flamurtari ne Turin e Dyte Eleminator te UEFA Europa League.
Ndersa Skenderbeu mori pjese direkt ne Turin e Dyte Eleminator te UEFA Champions League dhe u eleminua me 2 barazime, 0-0 ne Bjellorusi dhe 1-1 ne Korēe. Vertet mekat per Skenderbeun, pasi ne fundin e takimit pati vertet 2 shanse te arta per te shenuar e kaluar me tej.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Krijoni Kontakt