Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Në Kosovë, atje ku blloku opozitar LAN tu Kosovës i bën “gol” kombit

    Me cilën logjike të demokracisë funksionon marrëveshja e bllokut opozitar L(dk)A(ak)N(isma) tu Kosovës “treshi përsheshi”, për formimin e grupit parlamentar?! Ata në zgjedhjet e 8 Qershorit morën pjesë me 360 kandidat për deputet dhe fituan 47 deputet!!! Ndërsa partitë dhe koalicionet tjera morën pjesë vetëm ma nga 120 kandidat. Çfarë standardi është ky, mos keni le në bashqe të Babës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Në Kosovë, atje ku blloku opozitar LAN tu Kosovës i bën “gol” kombit

    Çfarë injorantash jane blloku opozitar LAN tu Kosoves zot o zot, ne fushat Hashimi I la fjet ju humbi rruga ne oborr, ne zgjedhje te cilat u vlersuan nga mbare bota si te rregullta dhe te qeta, dhe ku dolen e votuan 63% e popullit me voten demokratike ku Thaqi fitoj bindshem 32% nje fitore e thell ndaj partive rivale, dhe te gjitha partite deklaruan se jane dhe do te fitojn vendin e pare ne zgjedhje, por populli me vota I tregoj seciles se sa vlen dhe ku e ka vendin, dhe tani budallenjet me trurin se prapthi per ta larguar vemendjen nga pergjegjegjesia qe kane per humbjen para antaresise dhe qytetareve dalin bejne pazare tygjareve duke I shkund duart si tygjaret kur e arrine ndonje pazar-marrveshje I keni pare ne foto tygjaret isa, haradinaj, limaj, ej verdiktin e popullit nuk mundet ta shkel askush hiq, o hajna te milardave, o kriminela, o vrases, o te paditur, o fillorista nuk mirret qeveria me 8 vite shkolle fillore shporruni se dime se si keni qeveris gjate viteve 2000-2007, e kemi te fresket ate qeverisje te bashibuzukave qe kane vjedh miliarda pa e bere asnje pune te vetme, e dime sa njerez ka larguar nga puna M.Termkolli me shume se masat e dhunshme viteve te 1990, e dime kur Astrit Haraqia publikisht deklaronte ne media I kam hargju parat e babes e spo I hargjoj te shtetit, e dime Bujar Dugolli dhe 7 miljon vjedhje me Tushlerin, e dime kur ne qender te qytetit ngecshe me vetur ne gropat qe ministri Zef Morina nuk gjente kohe me I mbyll e lere me te flitej per autostrada, e dime qe per ato 8 vite Haki Shatri ka rrite pagat 7 euro, e dime aeroplanin e Bajram Kosumit sa kushtoi Stamboll-Prishtin, e dime reduktimet 72 oreshe ne favor te territ ndersa ministri Et'hem Ceku blente kali 200 mije $ dollar per te kaleruar ndersa zedhensi I KEKut Fadil Lepaja deklaronte se eshte luks per Kosovar te kete rryme 24 ore, harrone stilin e Fidel Kastros dhe Muamer Gadafit nuk mundeni populli dhe vetem populli vendos kush te dal I pare me vota, e ju nese doni vendin e pare dilni me program arsimohuni bindeni qytetarin te ju votoj dhe fitoni kjo eshte rruga demokratike dhe nese nuk mundeni terhiquni dhe ka njerez qe e marrin partine ne udheheqje dhe e qojne perpara

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Në Kosovë, atje ku blloku opozitar LAN tu Kosovës i bën “gol” kombit

    Është me rëndësi dhe shumë pozitive që Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë bërë shokë të pandashëm për momentin. Deri në kthesën e parë kur interesat për çfarë janë bashkuar nuk do të realizohen. Sa ishim në robëri na mobilizonte Serbia ndërkaq këta katër musketarët e koalicionit paszgjedhor po i mbanë të bashkuar Hashim Thaçi. E thuaje pastaj se Hashim Thaçi nuk është faktor unifikues!

    Koincidencë e rastit apo…:Në historinë e re të Kinës katërshi që merrte vendime që e dëmtuan Kinën quhej Banda e Katërshit. Në bisedimet e Vjenës delegacioni i Kosovës përbëhej nga katër anëtarë vendimmarrës. Që ishte diçka e ngjashme me Katërshin e Tien an Menit. Sot koalicioni paszgjedhor përbëhet nga katër liderë. Pra është … e Katërshit. Mund të jetë krejt e rastit. Gjykoni vetë, lexues të nderuar!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •