Kanė pėrfunduar takimet e vlefshme pėr turin e 3-tė Europa League. Hajduku i Splitit pas humbjes sė pėsuar 4-2 nė Kazakistan kundėr Shaktar Karagandy-t skuadrės qė eliminoi Kukėsin arriti tė kthente gjithēka nė Kroaci pas triumfit 3-1.

Njė kualifikim historik arriti edhe e skuadra e Astreas Triplois pėrballė Mainzit. Gjermanėt kishin fituar 1-0 nė sfidėn e parė ndėrkohė qė goli i Blassis dhe dopieta e Mazzės i dhanė fitoren 3-1 dhe njėkohėsisht edhe kualifikimin grekėve.

Fitore befasuese arriti edhe ekipi qė skualifikoi Flamurtarin Petrolul Ploeshti. Rumunėt pas barazimit 1-1 nė takimin e parė shkatėrruan nė ndeshjn e kthimit 4-1 ēekėt e Viktoria Plzen. Golat pėr skuadrėn e Ploeshtit u shėnuan nga Texeira. Mutu, De Lucas dhe Temile ndėrkohė pėr vendasit ngushtoi pėrkohėsisht diferencėn Pilar. Asnjė problem pėr Torinon qė pas 3 golave nė ndeshen e parė shėnoi edhe 4 tė tjerė nė stadiumin e tij kundėr Brommapojkarna. Nė raundin tjetėr kaluan pa ndonjė vėshtirėsi edhe Lyoni e Hull City.

Ndėrkohė qė edhe ukrainasit e Zoria tė cilėt nxorrėn jashtė Europa Leaguės Laēin, janė tashmė nė fazėn tjetėr pas fitores 2-1 nė fushėn e norvegjezėve tė Moldes