Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2014
    Postime
    1

    Pėr: Jo Vetėvendosje, Negociata!

    Turp turp turp

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Jo Vetėvendosje, Negociata!




    Vetėvendosje heq dorė nga ‘qeveria emergjente’, kėrkon Qeverinė Haradinaj me mandat tė plotė


    Vetėvendosje heq dorė nga ‘qeveria emergjente’, kėrkon Qeverinė Haradinaj me mandat tė plotė © GazetaExpress Foto: Kushtrim Tėrnava



    GazetaExpress E martė, 15 Korrik 2014 10:17
    Nė vazhdėn e thyerjes sė shumė ‘parimeve’, partia e Albin Kurit- Lėvizja Vetėvendosje ka bėrė edhe njė hap tjetėr. Ajo i ka rėnė pishman deklarimeve qė ėshtė pėr njė ‘qeveri emergjente’ prej afro dy vitesh dhe tė shkohet nė zgjedhje tė reja.

    Vetėvendosje ende nuk ka arritur nė njė marrėveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, por drafti i propozuar nga kjo parti mė nuk e pėrfshinė ‘qeverinė emergjente’.

    Nėse kushtet e Vetėvendosjes nėnshkruhen nga blloku opozitar, njė gjė qė ėshtė paralajmėruar tė ndodh tė dielėn, por ende nuk ka ndodhur, Vetėvendosje pranon qė tė hyjė edhe nė Qeverinė Haradinaj II dhe atė tė mos e rrėzoi pėr dy vite, por ta lėrė qė tė pėrfundoi mandatin.

    Nga Lėvizja Vetėvendosje ende nuk ėshtė dhėnė njė shpjegim publik se pse u hoq dorė nga ‘qeveria emergjent’.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Pėr: Jo Vetėvendosje, Negociata!

    VV ka perdor cdo menyre te mundshme per me ardh ne pushtet: nga dhuna e hapur neper rruge e deri te filitrimi me radikalet taliban si puna e Fuad Ramiqit, bashkepunetor i KUnderzbulimit serb, perndryshe njeri i afert me VV-ne.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Jo Vetėvendosje, Negociata!



    Ngadalė Albin, mund ta thyesh kokėn!
    Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, nuk ka mė nevojė tė fshihet nė bagazhin e makinės pėr t’i takuar miqtė e tij serbė, por as tė fshehė flamurin e Kosovės nė xhepin e pasmė tė pantallonave. Kjo ngase Kurti nuk ėshtė mė ai i njėjti, ai i cili shtyri nė protesta tė dhunshme qytetarėt e Kosovės pėr tė kundėrshtuar proceset nė vend. Ai tani ka ndryshuar
    LAJM

    Koha apo ambicia pėr pushtet po ia ndėrrojnė pikėpamjet Albin Kurtit. Mjaftoi rezultati i zgjedhjeve tė 8 qershorit tė kėtij viti qė tė dėshmohet se kauza e liderit tė VV-sė ishte vetėm njė qėndrim pėr konsum politik, njė destinacion qė ai mendonte se do t’i siguronte mė lehtė marrjen e pushtetit. E mbajnė mend tė gjithė Kurtin e dikurshėm, qė nuk la proces pa “kthyer pėrmbys” nė emėr tė parimeve qė ai i quante parime tė Lėvizjes VV!. (Pėr mė shumė mund tė lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės "LAJM")
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Jo Vetėvendosje, Negociata!





    Ngadalė Albin, mund ta thyesh kokėn!

    Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, nuk ka mė nevojė tė fshihet nė bagazhin e makinės pėr t’i takuar miqtė e tij serbė, por as tė fshehė flamurin e Kosovės nė xhepin e pasmė tė pantallonave. Kjo ngase Kurti nuk ėshtė mė ai i njėjti, ai i cili shtyri nė protesta tė dhunshme qytetarėt e Kosovės pėr tė kundėrshtuar proceset nė vend. Ai tani ka ndryshuar
    LAJM

    Koha apo ambicia pėr pushtet po ia ndėrrojnė pikėpamjet Albin Kurtit.

    Mjaftoi rezultati i zgjedhjeve tė 8 qershorit tė kėtij viti qė tė dėshmohet se kauza e liderit tė VV-sė ishte vetėm njė qėndrim pėr konsum politik, njė destinacion qė ai mendonte se do t’i siguronte mė lehtė marrjen e pushtetit.

    E mbajnė mend tė gjithė Kurtin e dikurshėm, qė nuk la proces pa “kthyer pėrmbys” nė emėr tė parimeve qė ai i quante parime tė Lėvizjes VV!. Nuk la proces pa “pėrmbysur” nė emėr tė njė nacionalizmi qė po del tė ketė qenė vetėm njė farsė e llojit tė vetė.

    Qė nga 8 qershori kur ai yshti partitė politike LDK-AAK-NISMA qė tė krijojnė njė bllok opozitarė pėr t’ia marrė pushtetin e legjitimuar nga populli Hashim Thaēit, ditė pas dite, Kurti vazhdoi tė lėpijė krejt atė qė kishte pėshtyrė deri mė tani.

    Duhet patjetėr njė shikim nė retrospektivė pėr tė parė ndryshimin e madh tė Kurtit dhe dėshirėn e tij pėr tė ardhur nė pushtet.

    Nė fillim ai ishte kundėr dialogut, pastaj nė bisedat e tij pėr marrėveshjen me bllokun opozitar tha se VV nuk ėshtė kundėr dialogut, por kundėr dialogut pa parime! Dhe krejt nė fund, ai pranoi qė VV tė udhėheqė dialogun me Serbinė, nėse ajo do t’i bashkėngjitet bllokut opozitar.

    Se Kurti, kur bėhet fjalė pėr pushtet, nuk i interesojnė parimet e tij dhe se qėndrimi i tij i rezervuar ndaj minoriteteve ishte vetėm pėr konsum politik, u pa sidomos tė enjten mė 17 korrik tė kėtij viti, kur Lėvizja Vetėvendosje votoi pro zėvendėsimit tė kryesueses Flora Brovina, me njė pėrfaqėsuese tė minoriteteve, pėr ta mandatuar nė mėnyrė krejt tė paligjshme Isa Mustafėn e LDK-sė pėr kryetar tė Kuvendit.

    Duket se ishte hera e parė kur Kurti nuk foli pėr parimet e tij, nuk foli pėr flamurin kombėtar e as pėr nacionalizmin e tij qė e pati shprehur botėrisht. Nė kėtė datė e kėtė ditė Kurti shkeli krejt parimet, shkeli ligjet e rregullat e Kuvendit. Pėr mbrojtjen e kėtyre parimeve ‘u bėn copė’ rrugėve tė Prishtinės. Sė fundi nė qershor tė vitit tė kaluar, nė ditėn kur me 80 vota pro u votua ratifikimi i marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Serbinė, aktivistėt e VV-sė zunė rrugėt, sulmuan institucionet, bllokuan Kuvendin. Asokohe u desh ndėrhyrja e policisė pėr tė liruar dyert qė i kishin bllokuar kėta aktivistė.

    Ishte njė kundėrshtim i ashpėr, me protesta brenda dhe jashtė Kuvendit. Puna kishte shkuar deri aty sa Albin Kurti deshi t’ia rrėmbejė mikrofonin Jakup Krasniqit pėr tė mos e lejuar tė vazhdonte me rendin e ditės. Policia e Kosovės asokohe arrestoi 30 persona.

    Visar Ymeri nga Lėvizja Vetėvendosje pati thėnė se kjo marrėveshje e amniston pushtetin kriminal tė Serbisė. “Marrėveshja pėrfundimisht e ndanė Kosovėn nė baza etnike” pati thėnė Ymeri.

    Nuk lanė gjė pa thėnė jo vetėm pėr Qeverinė, por edhe pėr partitė opozitare qė votuan pro kėtij projektligji. Kurti tani ėshtė shumė i gatshėm qė tė jetė pjesė e qeverisė, po ashtu i gatshėm edhe pėr vazhdimin e dialogut me Serbinė, tė cilin e kishte kundėrshtuar ashpėr. Ky ndryshim i Kurtit nga analistė politikė ėshtė parė nga anė tė ndryshme.

    Disa e kanė vlerėsuar pėr ‘kthesėn’ qė Kurti po bėn nė skenėn politike e disa kanė vlerėsuar se ai po shkel mbi parimet e tij. ‘Pas zgjedhjeve tė 8 qershorit nė Lėvizjen VV-sė ka pasur njė reflektim serioz rreth rezultatit zgjedhor, por edhe pėr hapat qė duhet tė marrė VV pėr tė qenė faktor nė opozitėn e vendit dhe qė tė vijė nė pushtet. Ka pasur, gjithashtu njė qėndrim se ‘pa u hapur pak’ karshi proceseve nė vend nuk do ta mundin kurrė Hashim Thaēin dhe se koha mė e favorshme ka qenė situata pas zgjedhjeve. Natyrisht ka pasur edhe tė atillė qė nuk janė pajtuar fort me disa ēėshtje, sidomos sa i takon lėshimit pe pėr bisedimet me Serbinė’, ka thėnė njė burim i gazetės “Lajmi” brenda Lėvizjes Vetėvendosje. Ky burim ka shtuar se nuk ka mjaftuar koha qė Kurti tė ndryshojė gradualisht, prandaj kjo ka ra nė sy nga tė gjithė.

    “Nuk e dimė ende se si do tė reflektohet kjo nė elektoratin e Lėvizjes Vetėvendosje, por hyrja nė qeveri e VV-sė nė kėtė periudhė konsiderohet e domosdoshme”, ka shtuar ky burim.

    Nė njė intervistė pėr njė medium televiziv tė para disa ditėve analisti Shpend Kursani ėshtė shprehur se ndryshimi i Kurtit dhe i Lėvizjes VV po bėhet pėr t’u bėrė pjesė e qeverisė. ‘VV dhe zoti Kurti i ndėrruan shumė shpesh mendimet, ėshtė normale me ardh nė kėtė pozicion pas 4 vjetėve. Ėshtė si me ra prej katit tė dhjetė. Kėta e treguan se po duan tė hyjnė nė qeveri gjė tė cilėn e kanė kundėrshtuar vazhdimisht’, qe shprehur Kursani.

    Edhe mė ironik nė lidhje me ndryshimin kaq tė shpejtė tė Albin Kurtit ėshtė shprehur edhe zėvendėskryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Kadri Veseli nė njė intervistė po pėr njė medium kosovar. ‘Vetėvendosje mė ka befasuar pėr tė mirė. Ka arritur ta bėjė njė ndryshim. Vetėvendosje nuk jeton nė mars, por jeton nė tokėn e Kosovės, po e pranon edhe dialogun besa pėr pushtet. Kjo ėshtė situatė shumė e mirė”, ėshtė shprehur Veseli njė ditė para mbajtjes sė seancės sė Kuvendit tė Kosovės. Meqė nuk mundi t’i ndryshojė rrethanat nė favor tė tij dhe elektorati nuk e votoi aq sa ai mendonte, Kurti duket se u shikua edhe njėherė nė pasqyrė.

    Duket si i solli krejt nė mendje sjelljet e tij politike, ideologjinė e tij pėrjashtuese dhe sjelljen e tij prej kryeneēi. Kurti duhet ta ketė parė veten e tij nė protestat e dhunshme nėpėr rrugėt e Prishtinės pikėrisht nė emėr tė disa parimeve qė nuk e sollėn nė pushtet.

    E meqė rrena i ka kėmbėt e shkurtra, ai nuk mundi tė gėnjejė mė pėr patriotizmin e tij sa shitet, se edhe duke u shitur i tillė siē shitej nuk do ta mund kurrė Hashim Thaēi.

    Ai pa edhe njėherė se sa larg ėshtė nga Hashim Thaēi, qoftė pėr vendimet, qoftė pėr programin politik qė ofron pėr qytetarėt. Kurtit nuk i ngeli rrugė tjetėr, pos ta ‘shfryjė’ krekosjen e tij, dhe ‘nga marsi’ tė zbresė nė tokė, pėr tė reflektuar mė mirė politikisht.

    Tani Kurti mė shumė ngjan me Isa Mustafėn e Ramush Haradinajn sesa me veten e tij. Veē kėsaj Albin Kurti i hyri njė dialogu pikėrisht me ata qė ishte konfrontuar nė vazhdimėsi, me ata qė i kishte kritikuar se po ia zgjasin pushtetin Hashim Thaēit, me ata qė i kishte akuzuar pėr haraē e korrupsion. Kthesa e tij u bė edhe nė njė moment, kur pa dobėsinė e partive opozitare se mund t’i manipulojė e nė kurriz tė tyre tė vijė nė pushtet. Kurti nga njė korb mori fytyrėn e njė dhelpre.

    Ngadalė Albin, ky yrysh mund ta thyejė kokėn!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •