HAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
---------------------------------------------------------------
Albini gati ta dredh: Dy ditė afat LDK, AAK dhe Nismės, pėrndryshe kaloj me Hashimin
Bota Sot | 10.07.2014 23:12
Albini gati ta dredh: Dy ditė afat LDK, AAK dhe Nismės, pėrndryshe kaloj me Hashimin
Nuk ka votė tė Vetėvendosjes pėr koalicionin Lidhja Demokratike e Kosovės, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nisma pėr Kosovėn, pa u miratuar nė formė tė shkruar parimet e vendosura nga Lėvizja Vetėvendosje e Albin Kurtit.
Kjo ėshtė thėnė tė enjten pas njė takimi qė zgjati mbi tri orė, ndėrmjet liderit tė LDK-sė, Isa Mustafa, atij tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, kryetarit tė Nisma-s,Fatmir Limaj dhe Albin Kurtit tė Vetėvendosjes.
Bllokut LDK, AAK dhe Nisma, kėsaj radhe i ėshtė bėrė e qartė se deri tė dielen duhet t’i pranojė kushtet e Vetėvendosjes, pėr ripozicionimin e Kosovės nė raport me dialogun me Beogradin dhe ndryshimin e politikave tė privatizimit, nė tė kundėrtėn s’do tė ketė vota pėr koalicionin qė udhėhiqet nga Haradinaj.
“Pa marrėveshje nuk e japim votėn. Gjatė kėtyre tre ditėve besoj do ta arrijmė dakordimin pėr tė cilėn kemi shprehur gatishmėri. Jemi tė gatshėm tė marrim pjesė nė ekzekutivin e ardhshėm, por jo pa marrėveshje”, ka thėnė Kurti.
Deri tė dielėn, ėshtė afati i arritjes sė kėtij dakordimi, ka deklaruar pas takimit Albin Kurti, i Vetėvendosjes.
Nė anėn tjetėr, i propozuari i kėtij koalicioni pėr kryeministėr, Ramush Haradinaj, ka pranuar se takimi i sė enjtes nuk ishte i lehtė.
“Mendoj qė ka qartėsime. Ende ėshtė herėt tė flasim si do tė vazhdojmė mė tutje”, ka thėnė Haradinaj.
Ekipi i ekspertėve, ka vijuar ai, do tė punojė qė nė etapat e ardhshme tė ecet mė shpejt drejt marrėveshjes
“Me rėndėsi ėshtė qė deri nė seancėn qė do tė mbahet te enjten tjetėr, tė konfirmohet ajo qė kemi thėnė ne si katėr partitė opozitare – jo qeveri e re e regjimit tė vjetėr”, ka theksuar lideri i AAK-sė.
Formulat politike tė LDK-sė, AAK-sė dhe Nisma-s, po vihen nė pikėpyetje nga kushtet “parimore” tė Vetėvendosjes.
Kėto tri parti politike, po synojnė qė mė 17 korrik, si grup unik parlamentar tė kandidojnė edhe pėr postin e kryetarit tė Kuvendit.
Por, ngjashėm si nė rastin e qeverisė, as nė kėtė pozitė nuk do tė kenė kurrėfarė gjasash qė tė zgjedhin kryekuvendarin, nėse nuk e sigurojnė mbėshtetjen e Vetėvendosjes.
Krijoni Kontakt