-
NATO: Mali i Zi jashtë NATO, 50 agjentë zbulues malazezë në shërbim të Rusisë
Hyrja e Malit të Zi në NATO anulohet për shkak se dyshohet se në shërbimet zbuluese malazeze punojnë spiunë rusë, bëri të ditur "Vijesti" duke iu referuar mediave amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen theksoi se ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare deri në fund të vitit 2015 do të vendosin se nëse është koha që Mali i Zi t'u bashkohet. Ajo për çka nuk flitet publikisht, është arsyeja për anulimin,kuka dyshime të forta se disa agjentë zbulues malazez janë vënë në ndërsa shërbim të Rusisë. "Ky është gurë i nënkëmbëzës", deklaroi një persona zyrtar nga NATO për mediat amerikane, dhe ka kërkuar të mbetet anonim. Ai vlerëson se nga 25 deri 50 agjentë ka në shërbimet zbuluese malazeze të cilët janë të lidhur me Rusinë. "Janë ngritur masa për neutralizim të aktiviteteve të tyre, por kjo kërkon kohë që të jetë i suksesshëm operacioni", shton përfaqësuesi zyrtar, transmetuan "Vijesti".
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt