-
Ligji i ri i Qeverisë: "Ushtarakëve t'iu ulet grada në mënyrë vullnetare"
Tiranë- Përçahet mazhoranca e qeverisë gjatë diskutimeve për projekligjin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu dhe ai i LSI-së Luan Rama, kanë kundërshtuar Ministrinë e Brendshme sidomos në nenin 73 të projektligjit, i cili ka të bëjë me gradat.
“Dhe nëse kjo do ngelet kështu siç është, është shkelje flagrante e gjithë principeve të sistemit të gradave në botë dhe unë them ta heqim komplet. S’ka ulje në gradë, ulja në gradë bëhet vetëm si masë disiplinore e përkohshme ose me vendim gjykate si vendim plotësues. Ulje vullnetare grade, këtë nuk e gjen askund” tha Ndreu.
“Të shkojmë me një qëndrim, neni 73 bie komplet me përjashtim të rastit kur bie në gradë ose ulesh në gradë për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, arsyet që i di ligji” u shpreh Luan Rama.
Pas diskutimeve të ashpra, Ndreu është larguar nga Komisioni. Kundër nenit 73 ka qenë dhe opozita.
“Neni 73 absolutisht sanksionon përdhunimin e karrierës së një punonjësi të SHKB-së, i ndalon karrierën çdo punonjësi” tha Noka.
“Heqja e këtij neni përcakton një standard pozitiv që do ta çojë më përpara këtë proces. Nuk mendoj se duhet të zbresim në teknikalitete, duhet të ndryshojmë apo jo një ligj tjetër, si do ta ndryshojmë dhe kur do ta ndryshojmë” theksoi Doda.
Ndërsa një moment paqartësie pati në momentin e votimit për këtë nen, ku fillimisht u rrëzua ku rezultati ishte 10:8.
Ndërkohë në një votim të dytë pati një barazim votosh dhe projekligji mësohet se do shkojë për votim në parlament në dy versione,njëri me nenin 73 të përfshirë dhe tjetri pa këtë nen.
ORA NEWS
-
-
Për: Ligji i ri i Qeverisë: "Ushtarakëve t'iu ulet grada në mënyrë vullnetare"
Neni për Gradat hidhet tre herë në votim, debate te Siguria. Kundër Rama dhe Ndreu. Noka: Manipulim
UPDATE- Replika dhe debate ne Komisionin e Sigurise pas hedhjes tre here ne votim te nenit 73 te ligjit per SHKB-ne. Deputeti i LSI-së, Luan Rama e ka kundershtuar kete nen, duke thene se “S’ka vend që aplikon ulje vullnetare të gradave”.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe deputeti i PS-se, Pjerin Ndreu, sipas te cilit ky nen duhet te hiqet nga ligji, duke deklaruar voten kunder.
Pas nje votimi te trete, dhe rezultatit 9-9 u deklaruar se do t’i paraqitet Kuvendit me dy qendrime. Nderkohe per opoziten ky eshte nje turp. “Turp, ky është manipulim i votës para kamerave. Kur manipuloni para kamerës, ç’i bëni votës së popullit” – ka thënë Noka.
Më tej opozita ka braktisur komisionin, ndërsa bashkë me të të njëjtin veprim ka bërë edhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt