-
Raporti i BE: Ballkani më shumë kërkesa për azil se sa Siria
UPDATE- Në vitin 2013 Bashkimi Evropian ka marrë më shumë aplikime për azil nga qytetarët e Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, të marra së bashku, se sa nga ata që vijnë nga Siria. Zyra Europiane e Azilit (EASO) thotë se nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur 72.840 kërkesa në 28 vendet e BE-së, përkundër 50.495 kërkesa nga ana e Sirisë.
Sipas komisioneres së BE-së për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ky është një “problem serioz” dhe nuk përjashtohet që shtetet anëtare më të shqetësuara të kërkojnë zbatimin e të ashtuquajturës “klauzolë mbrojtëse”, që do të thotë heqjen e vizave për zonën e shengenit për këto vende.
Sipas raportit, serbët, maqedonasit, malazezët dhe boshnjakët janë të përqendruar kryesisht në Gjermani, ndërsa shqiptarët në Francë dhe Britaninë e Madhe.
“Ne jemi gjithmonë në kontakt me vendet e Ballkanit Perëndimor”- tha Malmstrom, “për të parë se si mund t’i ndihmojmë dhe si të punojnë më mirë, për të dhënë informacionin e duhur dhe për të shmangur “abuzimet” më sistemin e liberalizimit të vizave.”
Ajo shprehet se ka fushata të mira, por për fat të keq rezultatet e tyre ende nuk janë të mjaftueshme.
Shumica e kërkesave për azil në vendet e BE-së vitin e kaluar kanë ardhur nga Serbia, më pas është Kosova, e ndjekur nga maqedonasit, shqiptarët, boshnjakët dhe malazezët.
Panorama
-
-
Për: Raporti i BE: Ballkani më shumë kërkesa për azil se sa Siria
Rritja e azilkeruesve ne vitin 2013 ne krahasim me vitin 2012
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt