Itali- Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali. Forcat e policore të ndërhyrjes së shpejtë në Prato, në bashkëpunim me skuadrën ajrore të Romës dhe policinë antitrafik kanë finalizuar me sukses një superoperacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e 2.2 ton marijuana si dhe arrestimin e 5 personave, mes tyre katër shqiptarë dhe një grua italiane.
Geri Rucaj 34 vjeç, Shefqet Cenaj 35 vjeç, Admir Musara 37 vjeç , Luisen Mamo 23 vjeç si dhe një grua italiane Giuseppina Di Marzio 42 vjeç janë 5 personat e arrestuar si korrierë të kësaj sasie të madhe droge.
Sipas policisë italiane, katër shqiptarët kishin hyrë në Itali me një vizë turistike të rregullt.
Policia ka ngritur ndaj shqiptarëve dhe gruas italiane akuzën e trafikimit të drogës, por edhe të armëve dhe municioneve, pasi në furgonin me të cilin po udhëtonin u është gjetur veç drogës dhe një sasi prej 537 copë fishekësh autoamatiku.
Ndërkaq droga prej 2 ton e 200 kg marijuanë nëse do të hidhej në treg sipas policisë do të kapte vlerën e 2.5 mln eurove.
Mësohet se operacioni policor është realizuar në disa faza përgjatë mëngjesit të së premtes dhe mbrëmjes së të shtunës.
Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, kur policia ishte vënë në ndjekje të disa të dyshuarve maroken të cilët frekuentonin një bar në Prato, i cili frekuentohej edhe nga Mamo, më i riu i shqiptarëve të arrestuar.
Njëri prej të dyshuarve kishin marrë me qira një furgon “Opel”, të cilin e kishte parkuar në një vend gjysmë të fshehur, me anë të Rigo. Policia përtej dyshimeve, nga kontrollet periodike të mjetit kuptoi se ai nuk ishte përdorur kurrë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt