Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 121
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Universitetet private: S’dorëzojmë dosjet pa pasur udhëzimin e MAS



    Tirane- Universitetet private, licenca e të cilëve është hequr nga ministria e Arsimit, nuk i transferojnë falas dosjet e studentëve, nëse fizikisht nuk është dorëzuar tek ta udhëzimi i Minsitrisë së Arsimit.
    Një student në rast transferimi duhet të paguaj një shumë që shkon deri në 500 euro.
    Kjo ka shqetësuar ministrinë e Arsimit e cila ka nisur inspektimet në këto universitete për ti kërkuar administatorëve zbatimin e ligjit.
    Zv ministri i Arsimit Arbër Mazniku tha se transferimi është falas dhe asgjë nuk ndryshon për këtë.
    Inspektimi u bë në universitetin Vitrina. Administratori Edmond Vlashaj tha tha se studentët që kanë kontratë të firmosur me Universitetin dhe transferimi ka kosto, por tregoi gadishmëri për zbatim të ligjit nëse udhëzimi mbërrin fizikisht në zyrat e tij.
    Ministria do të vijojë monitorimin në të gjithë universitet private dhe publike të cilët janë tashmë të mbyllur. Por nëse një student në një universitet privat ka paguar për të gjitha vitet e studimit, ai e ka gati të pamundur të marrë mbrapsht paratë.

    Ora News

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Kryeministri Edi Rama në jetëshkrimin e tij në zërin “arsim” shënon “mësues vizatimi” dhe “bashketbollistësh”...
    Ministre e Arsimit, Lindita Nikolla që gjoja po bën reformat e mëdha të arsimit me thjesht një titull “mësuese matematike”
    Ministrja e Kulturës M. Kumbaro është me profesion përkthyese...
    Këshilltari i Ramës për kulturën në kryeministri Fate Velaj është me diplomë tek Kristali, një universitet që do të mbyllet për mos respektim standardesh.
    Ministri i Mirëqenies socialiste e Erjon Veliaj që është me 18 muaj shkollë të lartë dhe nuk dihet sesi e ka marrë diplomën.
    Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri që e nisi shkollën për juridik në Itali dhe e përfundoi nën dorë në Tiranë.
    Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj që formimin bazë e ka në gjuhën angleze, por hiqet sikur merr vesh nga bursat ndërkombëtare.
    Cfarë turpi!!
    Wonder Woman

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wonder Woman për postimin:

    Do Not Tread On (12-08-2014)

  4. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    PD akuza Ramës: PD: Hodhe të rinjtë në rrugë, po i shtyn drejt krimit



    Tiranë- Partia Demokratike denoncoi edhe sot mbylljen e më shumë se 30 Universiteteve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se me vendimin e tij arbitrar dhe klientelist po lë në rrugë më shumë se 18 000 të rinj.
    Deputeti, Luçiano Boçi, në një deklararë për mediat tha se ky kontigjent nuk do të ketë më arsimin si zgjedhjen e tij, por baret,bixhozin dhe krimin.
    Deklarata e deputetit Luçiano Boçi
    Kur aksionet bëhen në mënyrë spotane, pa transparencë dhe për interesa klienteliste, ato janë të destinuara të mos sjellin rezultatet e duhura dhe të mos i shërbejnë shoqërisë.
    Dhe kur mbyllja e më shumë se 30 universiteteve bëhet nga persona që integritetin e kanë njësoj të cënuar, sa konstatimet në raportet që bëjnë, ateherë kjo lëvizje calon që në nisje, është e kompromentuar.
    Kryeministri që mbron këtë fushatë me batuta, nuk thotë asnjë fjalë; se si mund të jetë krekontrollorja e cilësisë së universiteteve, ajo që vendosi për mbylljen e tyre, një person me doktoraturë false, dhe donatore e Partisë Socialiste në zgjedhje.
    A nuk ka Shqipëria, specialistë e specialiste të pacen, ekselentë, me integritet të lartë. Ka dhe ka me shumicë. Por Edi Rama ka zgjedhur të punojë me të tjerë, që kanë edhe konflikt interesi, sepse ky soj i shërben interesave të tij private e klienteliste.
    Partia Demokratike është për ligjshmërinë dhe respektimin e standarteve në fushën e Universiteteve dhe në sistemin e arsimit të lartë. Por ne nuk mund të pajtohemi me reduktimin me 12 mijë të kuotave për të rinjtë që duan të frekuentojnë arsimin e lartë publik. Frika është se kësaj do ti shtohen edhe 6 mijë të rinj, për shkak të mbylljes së universiteteve private.
    Pra me Edi Ramën, 18 mijë të rinj nuk do të kenë universitetin si zgjedhjen e tyre, por rrugën, baret, bixhozin, dhe për fat të keq më shumë gjasë krimin, sepse kështu vendosi papritur Kryeministri i vendit.

    ORA NEWS

  5. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Universitetet e pezulluara ende pa Udhëzimin e MAS, studentët peticion Ramës për shfuqizimin e vendimit



    Tiranë- Edhe pse u publikua një ditë më parë, Universitetet jo publike që mbetën pa licensë thonë se nuk ka mbërritur ende Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
    Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, Vladimir Mulaj tha se asnjë dokument zyrtar nuk ka mbërritur në këtë instiotucion.
    Ndërkohë studentët e këtij universiteti jo vetëm që nuk kanë nisur të tërheqin dosjen e transferimit, por kanë nisur të mbledhin firmat për një peticion që do t’i dorëzohet kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
    Përmes peticionit ata kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave , për heqjen e licencës ndaj universitetit ku ata studiojnë.
    Drejtuesit e universiteteve private kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha hapat e duhura ligjore për të pezulluar vendimin e qeverisë.

    ORA NEWS

  6. #115

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Do ishte budallik nese nuk tentojne gjithe hapat ligjore per te mbajtur hapur biznesiet e tyre.

  7. #116

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Teme shume interesante kjo.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  8. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Tarifa më të shtrenjta për studentët që do të transferohen në shtet



    Një student që do të transferohet nga një universitet privat i mbyllur tashmë, në universitet publik do të paguaj një tarifë më të lartë studimi se studentët e tjerë në shtet.
    Familja duhet të përgatitet për një tarifë më të lartë, ndërsa ajo do të përcaktohet me VKM për shkak se universitetet kanë nevojë për staf akademik shtesë.
    Universitetet private u mbyllën sepse kishin probleme ligjore, por diplomat e firmosura nga këto shkolla të larta janë të vlefshme.
    Ministria u kërkoi drejtuesve të universiteteve private të proçedojnë me regjistrimet e studentëve që transferohen nga universitet të mbyllura, duke e parë me kujdes dosjen e secilit prej tyre.

    ORA NEWS

  9. #118
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Dikur analfabetizmi luftohej duke hapur shkolla/univerzitete,sot,luftohet duke i mbylluar ato !!!
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  10. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Universitetet e mbyllura, shtyhen afatet e regjistrimit

    Studentët që kanë ndjekur studimet në universitetet që iu hoq licenca do të kenë afat deri më 22 tetor për të kryer procedurat e aplikimit pranë institucioneve të tjera të arsimit të lartë.
    Udhëzimi i miratuar në shtator është ndryshuar në disa pika nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe këto ndryshime janë përqendruar kryesisht tek afatet në dispozicion për kryerjen e procedurave.

    Afatet
    Më herët studentëve u ishte lënë mundësia e aplikimit me dokumentet origjinale brenda afatit 29 shtator-3 tetor. Por problematikat e shfaqura me dosjet, por edhe volumi i punës, e kanë detyruar Ministrinë që këtë afat ta shtyjë deri më 22 tetor. Institucioneve publike të arsimit të lartë u kërkohet që brenda kësaj date të nisin edhe listat e aplikantëve. “Brenda datës 22 tetor 2014 IAL publike dërgojnë në MAS listat e aplikantëve duke specifikuar kandidatët të cilët pas shqyrtimit të dosjeve rezultojnë me dosje të rregullta, të shoqëruar me planin e veprimeve për ekuivalentimin e studimeve të kryera, si dhe i shpallin ato publikisht në vende të dukshme”, thuhet në udhëzimin e ndryshuar të MAS. Komisioneve të vlerësimit, nga ana tjetër, u është shtyrë afati për pjesën që lidhet me shqyrtimin e aplikimeve dhe nxjerrjen e atyre që janë të rregullta për të bërë ekuivalentimin. Më herët e njëjta procedurë duhet të kishte përfunduar brenda datës 8 tetor.

    Regjistrimi
    Dekanatet, sipas udhëzimit të ri, duhet që brenda datës 24 tetor të kenë shpallur listat me çdo kandidat, së bashku me kreditet, ekuivalentimin individual të diplomës për çdo studentet si dhe vitin në të cilin ai duhet të regjistrohet. “Në periudhën nga data 24 tetor 2014 deri në datën 29 tetor 2014 bëhet regjistrimi i studentëve pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dhe paguhet tarifa përkatëse. Shuma e derdhur nuk kthehet edhe në rastet kur kandidati largohet nga programi i studimit”, përcakton udhëzimi. Situata e krijuar me studentët që kanë ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë që u mbyllën ka sjellë jo pak amulli. Në shumë raste ka pasur probleme me institucionet e mbyllura, pasi këto të fundit refuzonin dorëzimin e dokumentacionit.


    NERTILA MAHO

    Panorama

  11. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2014
    Vendndodhja
    SHQIPERI-TIRANE
    Postime
    8

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    kjo eshte dicka e mire.......

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •