Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 121
  1. #91
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Pergezoj qeverine per vendimin
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #92

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Pergezojeni pergezojeni... Po betejat dhe "vendimet" e kesaj ministres ja kane pergatitur te tjeret sepse kjo nuk ka as guximin dhe as vizionin te beje asnje lloj beteje apo “reforme” .
    Po ti futesh analizes me thelle dalin disa llogari te thjeshta qe jane 11.000 studente qe nuk futen kete vit ne shtet + 24.000 qe po perzihen nga privati =35.000 studente pra 35.000 studente qe nuk ma merr mendja qe do te shkojne ne shtet por qe sipas fjaleve te ministres “e kemi bere planin se ku do ti sistemojme” dmth do ti cojne tek privatet qe lane pa mbyllur. Atehere natyrshem lind pyetja me cfare cmimi do te shkojne tek privatet e tjere keta studente “te perzene” ?
    Sigurisht qe cmimet do te ngrihen dhe kete do ta vuaje sot populli te cilit do ti duhet te paguaje dyfishin apo trefishin e pagesave qe paguante aktualisht .
    Meqe dolem tek populli , fatkeqesisht shumica derrmuese e popullit nuk e kupton kete llogari te thjeshte por brohoret “Hosana Baraba” , bravo ministres bravo kryeministrit . Per cfare bravo qe do te mbushin xhepat me fatkeqesine tuaj o popull ???
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  3. 6 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (06-08-2014),Cerebro (08-08-2014),Maro Përhitura (12-08-2014),Pinxhuku (13-08-2014),Vinjol (08-08-2014)

  4. #93

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Nese ministrja do te ishte aq e larte moralisht sa te pretendoje te beje reforma, asaj do t’i duhej automatikisht te kthente titullin e akorduar ne nje institucion me shkelje flagrante ligjore. Madje mund te shkonte me larg . Te deklaronte doreheqjen nga posti qe mban per standarde te dyfishta pasi nga njera ane shpall se kane heq pjesen e kalbur te arsimit shqiptar, nga ana tjeter eshte pikerisht kjo pjese e kalbur qe e ka masterizuar ne vitin 2010.
    Kjo nuk shkon apo jo?
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cerebro (08-08-2014)

  6. #94

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Gjetjet për universitetet publike, asnjë nuk i është nënshtruar akreditimit

    Gjetjet e raportit për Ligjshmërinë e Institucioneve të Arsimit të Lartë nuk flasin mirë as për universitetet publike. Asnjë nga ramaInstitucionet Publike të Arsimit të Lartë -përveç 1 IAL-je – nuk i është nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin, shkruhet në raport. Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve. Rreth 2/3 e tyre nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik dhe rreth gjysma nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre. Sa i përket standardeve, më shumë se gjysma e universiteteve publike në vend nuk plotësojnë standardet më minimale për treguesit staf akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar. Në Raport vijohet se në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjiale funksionojnë ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre. Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore). Më shumë se gjysma nuk respektojnë parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë administrativ. Thuajse 100% e IAL-ve publike nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor. Nga inspektimet është vënë re se më shumë se gjysma nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë dhe rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës. Më shumë se gjysma e këtyre institucioneve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike dhe rreth tre të katërtat e tyre nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët. Pikërisht mbi bazën e këtyre gjetjeve është vendosur të merren një sërë masash për IAL-të publike si mbyllje përfundimtare e institucionit duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, eventualisht, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon. Gjithashtu MAS ka dalë në konkluzion, bazuar nga këto gjetje të mbyllë filialet e njësive kryesore duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit që ajo njësi mbulon. Gjithashtu ka bërë me dije MAS se do të ketë rishikim të kuotave të akorduara për programet e ndryshme të studimit bazuar në gjetjet e këtij procesi verifikimi: duke nisur nga viti akademik 2014-2015, për të gjitha institucionet, filialet/njësitë kryesore, programet e studimit, të cilat nuk plotësojnë kriteret bazë është parashikuar në VKM-në përkatëse reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë në të gjitha IAL-të publike.

    Gjetje në IAL-të private
    90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv;
    2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf të brendshëm, sipas standardeve ligjore;
    90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme për mirë funksionimin e tyre;
    88% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi të regjistrave themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve;
    85% e IAL-ve nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit;
    56% e IAL-ve jopublike nuk ofrojnë garanci financiare për vazhdimin e studimeve.

    Universitetet publike
    2/3 e IAL-ve publike nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;
    - ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;
    - 70% të IAL-ve organet kolegjiale marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;
    - 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;
    ½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;
    - 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;
    - ¾ e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët.



    Gjetjet për IAL-të Publike
    Asnjë nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (përveç 1 IAL-je) nuk i është nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin;
    - Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve;
    - Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;
    - Rreth ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;
    - Me shumë se ½ e IAL nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar;
    - në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjiale funksionojnë dhe/ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;
    - Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore);
    - Më shumë se ½ e IAL-ve nuk respektojnë parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë administrativ;
    - Thuajse 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;
    - Më shumë se ½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;
    - Rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;
    - Më shume se ½ e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike.


    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-08-2014 më 17:31
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  7. #95

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Shkollat qe nuk u permbahen ligjeve duhen mbyllur.

    Ministrat me diploma te blera nga shkolla qe nuk u permbahen ligjeve duhet te japin doreheqjen.

  8. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoqja ministre sikur nuk u ankua per "masterin" e saj, por tha qe ne qe i morrem diplomat e gradat shkencore ne keto shkolla, do t'i gezojme e do t'i perdorim duke u bere ministre. Por ti bjeri fyellit ne ate vrimen e Rezart Tacit, qe t'i provosh me se miri, me mire se budallai ne krye te Qeverise, qe cdo gje qe ai ben, nuk e ben i nisur nga e mira apo e drejta, e ben per tu hakemarre ndaj atyre qe i konsideron kundershtare politike. Berisha Taci, policet, garden, ndertimet e shqiptareve, gjithcka.

    Shko e pyete shoqen ministre ne qeveri: Je krenare per masterin qe more tek ajo shkolla dhe a te ndihmoi qe te beheshe ministre? Po Qeverise Berisha a i je mirenjohese qe pagoi per shkollimin tend?

    Po ne socialistet, kur ngelemi si te dhjer.t kemi nje zakon qe qeshim si budallai, dhe i biem gozhdes: Taci, Taci, Taci, jo ministria qe do te hyje ne historine e ketij populli me idiotizmin e qendrimit te saj. Mbyll shkollen ku mori masterin e saj, master me te cilin siguroi postin si ministre, master me te cilin shoku Rama krekosej se i ka ministrat e vete "te shkolluar" e "rilindesa".

    Albo
    Nuk mu pergjigje, me te vertete i beson keto qe shkruan?

    Ministrja nuk u be ministre se mori ate master, masteri kishte lidhje me punen e meparshme qe bente kur ishte kryetare e njesise bashkiake nr 1.

    Shkollen per matematike dhe ka qene mesuese, masteri ska piken e lidhjes me postin e ministres te cilen ka tani kshu qe pse ja fut kot

    ReZARt Taci eshte thjesht kukull, ndaj dhe u be i gjithepushtetshem gjate 8 viteve te Berishes dhe tnai i kane humbur gjurmet.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #97
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    ne na mesuan ne shkolle qe Rilindja solli dijen...po ky pse po e heq tamam tani dijen???? le te kaloje edhe nga shkolla ime e ta mbylle se s'me duhet me e s'kam me me se cfare te mburrem...

    hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll, hap-mbyll,
    e perkthyer:
    lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li, lesh e li,
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:


  11. #98
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Ju mos qani faktin qe po mbyllen va universitete por faktin qe po i hidhni leket per nje shkolle qe s 'do ju njihet gjekundi. Eshte me shume ne interesin e nx se te Rames qe te zgjedhi me me kujdes shkollen. Nje shkolle qe nuk eshte e akredituar nuk mund te leshoje diploma por vetem certifikata e shumta.
    Feelings change - memories don't.

  12. #99
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Nuk qëndron problemi tek veprimi i mbylljes së këtyre universiteteve, sepse është mëse e vërtetë që ata janë firma piramidale të kamufluara nën pretekstin e arsimit dhe dijes, por problemi qëndron se kryeministri jonë vetëm mbyll dhe shemb por ska asnjë plan se çfarë rrugëzgjidhje do t'u japë këtyre njerëzve.
    Psh ndaloi furgonat dhe la tërë ata pa punë.
    Mbyll tregjet dhe mbetën tërë ata pa punë.
    Mbyll universitetet dhe mbesin tërë ata njerëz kot dhe me humbje.

    Pra ky vetëm din të mbyllë dhe shembë ndërsa nga ana tjetër asnjë vend pune nuk hapet. Situata duhet vlerësuar ndryshe sepse në këtë formë shteti sinqerisht shkon drejt një depresioni ekonomik i cili mund të lëj pasoja shumë të thella. Nga praktika mjekësore të gjithë mjekët e dinë që një sëmundje kurohet në bazë të aftësisë që organizmi ka mundësi ta përballojë kurën, dhe jo kura të tejkalojë mundësitë e organizmit. Me probleme të tilla shoqërore gjithashtu duhet të përdoret e njëjta arsye sepse ndryshe krijohen vakume shumë të rrezikshme. Metoda më e mirë që është përdorur historikisht është zgjidhja e përshkallëzuar, dmth në mënyrë të ngadaltë dhe me etapa të ndryshme. Ndërsa ndërhyrje të tilla imediate bëhen nga qeveri me lidership naiv që nuk njohin aspak konceptet bazë të ekonomisë dhe problemeve sociale.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    Albo (14-08-2014)

  14. #100
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    ajo qe nuk kuptoni eshte se nuk ka rendesi se sa shkolla ka (mund te jene edhe 30.000universitete), por niveli i pedagogeve dhe niveli i nje nxenesi qe do vazhdoje shkollen e larte. perderisa jane privat ti si shtet duhet ta kontrollosh dhe ti vesh kufirin tek gardhi...duhet te jete vet shkolla ajo qe duhet te falimentoje...Dijen nuk e ndalon dot.
    Une per shembull nese dua mund te mesoj nxenes me pagese me mire se shkollat, por perseri quhem "privat" dhe nuk jap asnje takse edhe pse nuk mund te jap diplome. nxenesi im ne fund te fundit do te mesoje me te miren sipas zotesise sime. kjo eshte fakultative.

    p.s. njesoj si me dhenien e patentave te makines, nuk e ka fajin ai qe jep patenten, por shteti qe nuk u ve gjoba dhe ketu eshte me e keqja qe vdesin njerez...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •