Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 121
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anëtarësuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Rama dua paret qe pagova dje ke bukpjekesi se nuk me pelqen buka qe me shiti.une e dija qe nuk ishte edhe aq e mire ajo por prap se prap vendimi im qe' qe ta blija..po tani dua paret..dua leket!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!11111

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Universitete fantazma qe nuk i njeh askush. Vite, mund e djerse te humbura kot. Ne Shqiperi dhe mund te gjejne nje cope pune me mik me ate diplome mbase, por po te vene jashte me mire ta lene ne Shqiperi ate cope diplome se nuk jua njeh askush. Mendohuni mire para se te beni zgjedhjen e shkolles!
    Feelings change - memories don't.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anëtarësuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    po mos ti njhte askush ato nuk vente njeri... se nuk jan gje budallenj robt...
    ka privat qe nuk e rruajn shum per akreditimet e shtetit te leshit por duan thjeshte qe te dish te besh punen.te morin edhe pa diplom fare .

    se mos u rren mendja se ata qe dalin nga shteti jane me te mire... jane bernut fare .

    kishte dal nje shoku i nipces time me te gjitha 10 ne ekonomi dhe kur i bona nje pyetje mbi kerkes oferten dhe inflacionin e paras ngeli si guak . nuk dinte te pergjigjej . u mundua te recitonte ato qe kish mesu permendesh ... dhe ne fund u dorezua "nuk e di " - tha...
    guaku, u mburrej te tjereve se kishte dal me 10 nga shteti... i kishte te gjitha notat fiktive!!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Pas kesaj INUK,,,,,,,,,,,
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Perderisa jane universitet qe kane shkelur ligjet, atehere behet shume mire qe mbyllen. Duhen gjetur dhe leket e studenteve qe jane regjistruar dhe tu kthehen, ose te denohen per vjedhje ata qe u kane marre leket studenteve duke shkelur ligjin.

    Pastaj dhe per ato universitete qe mbeten hapur, duhet bere akreditimi, qe studentet ta dine se ne cfare universiteti po regjistrohen dhe te mendohen mire kur paguajnje per nje universitet te pa-akredituar.
    Ore ju jeni bere te gjithe rilindesa, nuk ua ka fajin Rama.

    1. Nese universitetet kane shkelur ligjin, ato nuk mbyllen por kallezohen ne prokurori per shkelje te ligjit, dhe hetohen e ndiqen penalisht.

    2. Nese nuk kane respektuar kriteret e marrjes se licenses nga ministria e arsimit, perseri, ministria ben verifikimin prane cdo universiteti te licensuar, dhe i leshon nje shkrese zyrtare ku i ben te qarte shkeljet dhe i jep nje X dite kohe qe te korrigjoje shkeljet, ose rrezikon heqjen e licenses nese nuk e ben kete gje.

    3. Nuk eshte pare e as nuk eshte degjuar ne asnje vend te botes, qe nje kryeminister te vendosi me nje te rene te lapsit, sipas qejfit te tij, se cilat universitete duhet te ngelen hapur e cilat duhet te mbyllen. Dhe vendimi percillet si nje "vendim kolektiv" pa u komunikuar ketyre shkollave ne menyre individuale shkeljet e tyre e pa u dhene nje mundesi qe te korrigjojne shkeljet.

    4. Kur ti mbyll shkollat private qe veprojne ne nje vend ne mase, ajo qe je duke bere eshte duke u kufizuar shqiptareve mundesine e shkollimit. Qe do te thote, kerkesa per arsimin e larte ne vend do te vazhdoje te jete e njejte, por mundesite per tu pranuar ne nje universitet do te jene me te vogla, keshtu qe kjo do te coje ne rritjen e cmimeve te pranimit ne universitetet ekzistuese qe kane ngelur hapur, qofshin keto publike apo private.

    5. Ky vendim as nuk e ben sistemin e arsimit me te mire, as nuk e ben ate me pak te korruptuar. Korrupsioni ne dije nuk i ka rrenjet tek universitetet publike apo private, i ka rrenjet tek sektori publik i punesimit: te gjithe ata qe shkojne e blejne nje diplome nuk e blejne per tu punesuar ne privat, pasi privati te flak ne rruge po nuk i bere punen edhe sikur 20 diploma te kesh, por e blejne qe babai apo xhaxhai apo miku i tyre drejtor ne administraten publike te shtetit qendror apo lokal, t'iu siguroje nje pune ne shtet. Dhe ne shtet, punesohen njerez parazite e te pakualifikuar qe e marrin parane kot, teksa punen e tyre e ben nje njeri i kualifikuar qe paguhet me pak se ta.

    6. Mbyllja e universiteteve private nuk ka per te ndalur as fenomenin e blerjes se diplomes, ai perkundrazi do te vazhdoje me te njejtat rritme. Por duke qene se eshte kufizuar numri i shkollave ku mund te blesh nje diplome, do te rritet edhe vlera e blerjes se diplomes duke u 10fishuar. Qe do te thote, diplomat do ti blejne vetem ata qe kane para te madhe dhe universitetet qe ngelen do bejne para te madhe me to.

    7. Dhori Kule, dekani i Universitetit te Tirane ne Tirane e pelqen kete vendim te Rames, pasi rradhet e Universitetit te Tiranes do te shtohen perseri me studente te rinj, shume here me shume se vite me pare, pasi vendimi i Rames mbyll gati te gjitha universitetet private qe veprojne ne Shqiperi. Dhe sa me shume studente ne Universitetin e Tiranes, aq me shume para do te marri nga buxheti i shtetit, e aq me shume mundesi per te shitur e fituar para nga studentet qe nuk mesojne.

    8. Po do te luftosh korrupsionin ne arsim e ne gjithe shoqerine shqiptare, shkurto numrin e administrates publike pasi asnje qytetar nuk blen diploma nese ajo diplome nuk i siguron nje pune ne shtet! Rama nuk po e ul numrin e buxhetoreve, po e rrit atehere, e detyrimisht kjo do te sjelli edhe rritjen e korrupsionit ne arsim te njerezve te pashkolle qe do te blejne diploma.

    9. Edi Rama eshte kryeministri me i keq-shkolluar qe ka patur shteti shqiptar ne gjithe historine e tij 100 vjecare dhe i fundit qe duhet te flasi per "reforma ne arsim" pasi as ai vete nuk ka arsimin e duhur.

    10. Idiotlleku me i madh i Rames nuk eshte mbyllja e universiteteve, por kjo ideja fikse ne mendjen e tij se "Shqiperia nuk ka nevoje per njerez me shkolle te larte se na mbyten njerezit me master e doktorate". Sa me e shkolluar nje shoqeri, aq me joshese eshte ajo per investitoret e vendit e te huaj per te investuar ne ate vend. Por Edi Rama nuk do te prodhoje rini qe mbaron universitet per inxhinieri e mjekesi, ai u thote rinise shqiptare: "shkoni e mbillni sherebel ne fshat".

    Albo

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Mbyllen mbi 30 universitete e shkolla

    Citim Postuar më parë nga Telegrafisti Lexo Postimin
    duhet te kuptosh se ato jane universitete private. nuk jane publike! qe dmth se ti, apo shteti, apo kushdo tjeter nuk ka te drejte te ndaloje nje aktivitet ekonomik. e vetmja gje qe mund te beje shteti eshte qe ato diploma te mos i njohi. q dmth se me diplomat e universiteteve te paakredituar nuk mund te punesohesh ne shtet.

    pra, me kete premise, ti je i lire te shkosh ose te mos shkosh tek uni i paakredituar... natyrisht qe shteti nuk e detyron dot privatin qe te njohi diplomat e nje uni privat te caktuar, por ne te njejten kohe nuk e detyron dot te njohi as ato te uni publik. privati, pra nje biznesmen bie llafi, mund te te punesoje edhe pa diplome fare... meqe gjate muajve te proves ke treguar aftesi te mira...


    Shume drejte,,,,,,,,shteti nuk duhet te njohe diplomat !!!!!!!!
    C,fare duhet te beje ministria e arsimit qe eshte dipllomuar ne nje nga keto universitete (sot ne listen e zeze)???!!!!!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore ju jeni bere te gjithe rilindesa, nuk ua ka fajin Rama.

    1. Nese universitetet kane shkelur ligjin, ato nuk mbyllen por kallezohen ne prokurori per shkelje te ligjit, dhe hetohen e ndiqen penalisht.

    2. Nese nuk kane respektuar kriteret e marrjes se licenses nga ministria e arsimit, perseri, ministria ben verifikimin prane cdo universiteti te licensuar, dhe i leshon nje shkrese zyrtare ku i ben te qarte shkeljet dhe i jep nje X dite kohe qe te korrigjoje shkeljet, ose rrezikon heqjen e licenses nese nuk e ben kete gje.

    3. Nuk eshte pare e as nuk eshte degjuar ne asnje vend te botes, qe nje kryeminister te vendosi me nje te rene te lapsit, sipas qejfit te tij, se cilat universitete duhet te ngelen hapur e cilat duhet te mbyllen. Dhe vendimi percillet si nje "vendim kolektiv" pa u komunikuar ketyre shkollave ne menyre individuale shkeljet e tyre e pa u dhene nje mundesi qe te korrigjojne shkeljet.

    4. Kur ti mbyll shkollat private qe veprojne ne nje vend ne mase, ajo qe je duke bere eshte duke u kufizuar shqiptareve mundesine e shkollimit. Qe do te thote, kerkesa per arsimin e larte ne vend do te vazhdoje te jete e njejte, por mundesite per tu pranuar ne nje universitet do te jene me te vogla, keshtu qe kjo do te coje ne rritjen e cmimeve te pranimit ne universitetet ekzistuese qe kane ngelur hapur, qofshin keto publike apo private.

    5. Ky vendim as nuk e ben sistemin e arsimit me te mire, as nuk e ben ate me pak te korruptuar. Korrupsioni ne dije nuk i ka rrenjet tek universitetet publike apo private, i ka rrenjet tek sektori publik i punesimit: te gjithe ata qe shkojne e blejne nje diplome nuk e blejne per tu punesuar ne privat, pasi privati te flak ne rruge po nuk i bere punen edhe sikur 20 diploma te kesh, por e blejne qe babai apo xhaxhai apo miku i tyre drejtor ne administraten publike te shtetit qendror apo lokal, t'iu siguroje nje pune ne shtet. Dhe ne shtet, punesohen njerez parazite e te pakualifikuar qe e marrin parane kot, teksa punen e tyre e ben nje njeri i kualifikuar qe paguhet me pak se ta.

    6. Mbyllja e universiteteve private nuk ka per te ndalur as fenomenin e blerjes se diplomes, ai perkundrazi do te vazhdoje me te njejtat rritme. Por duke qene se eshte kufizuar numri i shkollave ku mund te blesh nje diplome, do te rritet edhe vlera e blerjes se diplomes duke u 10fishuar. Qe do te thote, diplomat do ti blejne vetem ata qe kane para te madhe dhe universitetet qe ngelen do bejne para te madhe me to.

    7. Dhori Kule, dekani i Universitetit te Tirane ne Tirane e pelqen kete vendim te Rames, pasi rradhet e Universitetit te Tiranes do te shtohen perseri me studente te rinj, shume here me shume se vite me pare, pasi vendimi i Rames mbyll gati te gjitha universitetet private qe veprojne ne Shqiperi. Dhe sa me shume studente ne Universitetin e Tiranes, aq me shume para do te marri nga buxheti i shtetit, e aq me shume mundesi per te shitur e fituar para nga studentet qe nuk mesojne.

    8. Po do te luftosh korrupsionin ne arsim e ne gjithe shoqerine shqiptare, shkurto numrin e administrates publike pasi asnje qytetar nuk blen diploma nese ajo diplome nuk i siguron nje pune ne shtet! Rama nuk po e ul numrin e buxhetoreve, po e rrit atehere, e detyrimisht kjo do te sjelli edhe rritjen e korrupsionit ne arsim te njerezve te pashkolle qe do te blejne diploma.

    9. Edi Rama eshte kryeministri me i keq-shkolluar qe ka patur shteti shqiptar ne gjithe historine e tij 100 vjecare dhe i fundit qe duhet te flasi per "reforma ne arsim" pasi as ai vete nuk ka arsimin e duhur.

    10. Idiotlleku me i madh i Rames nuk eshte mbyllja e universiteteve, por kjo ideja fikse ne mendjen e tij se "Shqiperia nuk ka nevoje per njerez me shkolle te larte se na mbyten njerezit me master e doktorate". Sa me e shkolluar nje shoqeri, aq me joshese eshte ajo per investitoret e vendit e te huaj per te investuar ne ate vend. Por Edi Rama nuk do te prodhoje rini qe mbaron universitet per inxhinieri e mjekesi, ai u thote rinise shqiptare: "shkoni e mbillni sherebel ne fshat".

    Albo
    Ti Albo me siguri do e kesh marre diplomen tek ndonje nga keto universitetet qe do ju hiqet licenca se as te lexosh ato lajme qe poston vete nuk di

    Pike 1. Nese nuk plotesohen kushtet Universitetit i hiqet licenca nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Nese verehen shkelje te tjera dhe korrupsion eshte detyra prokurorise pastaj ta ndjeke ceshtjen pasi Ministria e ka thene qe do ti coje ne gjykate e gjithe ata qe kane shkelur ligjin.

    Pika 2. Pikerisht kjo eshte ajo qe ka ndodhur, prandaj dhe kemi dy lista, nje me pezullime dhe nje me propozime per heqje licence. Atyre qe u eshte propozuar heqja e licences SIPAS LIGJIT kane kryer shkelje te renda nga e cilat numerohen dhenia e diplomave te shtetasve qe jo vetem nuk kane shkelur ne bankat e shkolles por edhe nuk kane shkelur ne Shqiperi!! Atyre qe u eshte propozuar pezullimi eshte bere per arse se nuk permbushin kushtet dhe jane pezulluar deri ne nj kontroll te dyte duke ju lene mundesia te arrijne standartet.

    Pika 3. Nuk e ka vendosur kryeministri se kush mbyllet e kush rri hapur, eshte bere auditimi nga eksperte te arsimit te larte dhe ka dale raporti. Ne baze te ketij jane verejtur shkelje dhe mospermbushja e kushteve ne mbi 70% te universiteteve te cilet kane qene thjesht nje makineri e printimit dhe pastrimit te parave per ata qe i kishin dhe zyrtarizim i idiotizmit per ata qe i perdornin.

    Pika 4. Nuk di si ti pergjigjem kesaj pike, sepse eshte aq idiote sa nuk me le komplet pa fjale. Nuk e di nese kjo rrjedh ngaqe se ke idene fare se cfare behet ne Shqiperi, nga mania e kundershtimit apo thjesht nga budallalleku.

    Pika 5. Ketu te jap te drejte por ajo qe me ben te cuditem eshte se si nuk e ke kuptuar shpellarizmin e shtetit Salist per te cilin kemi folur gjithe keto kohe? Dhe e dyta a nuk eshte gje e mire mbyllja e dyerve per keta individe?

    Pika 6. Ne kontradite me piken e meparshme dhe gjithashtu brenda vete kesaj pike.

    Pika 7. Kuotat e pranimit te studenteve ne cdo Universitet kane qene dhe do te jene po te njejta. As nuk rritet numri i studenteve. Ajo qe rritet eshte konkurrenca dhe kualiteti i studenteve.

    Pika 8. Ne kontradite me piken 5 dhe 6.

    Pika 9. Fjale propagandistike. Perse na qenka me i keqshkolluari?

    Pika 10. Idiotlliku me i madh i Albos eshte kundershtimi i vetvetes 100 here brenda te njejtit postim.

    Sic te thashe me siper, shko shiko sa "intelektuale" te Berishes, gjykates, e prokurore i kane marre diplomat tek Universiteti Kristal gjate ketyre tete viteve te fundit.

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Shume drejte,,,,,,,,shteti nuk duhet te njohe diplomat !!!!!!!!
    C,fare duhet te beje ministria e arsimit qe eshte dipllomuar ne nje nga keto universitete (sot ne listen e zeze)???!!!!!
    Ministrja eshte diplomuar ne 89 per Matematike ne Universitetin e Tiranes. Ka kryer dhe dy akademi tek NDI dhe Universieti i Pittsburgut. Ne 2010 ka marre nje perfunduar dhe nje master per Adminisrim pulbik tek Albanian University, prone e pastrimit te lekeve te familjes Berisha nepermjet Rezart Tacit.

    Nese ministrja do e kishte blere diplomen, a kujton ti se hutat e PeDe-se qe perdorin edhe jetet e njerezve per te perfituar politikisht kunder qeverise nuk do dilnin te vinin tellallin e te ngriheshin ne proteste?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Presim te vije kompania Anglo-Greke te japi licensat monopoliste antishqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 05-08-2014 më 05:54

  9. #49
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Kjo është një nismë për të lavdëruar. Shumë mirë bëjnë t'i mbyllin këta firma piramidale të ashtuquajtura universitete private. Unë asnjëherë se kam mbështetur çmendurinë e njerëzve për ti çuar fëmijët aty.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    sa mire do ishte te mbyllej dhe iniversiteti europian I emin cilit, dhe disa te tjere si psh, Kristal, vitina, medikadent, etj, etj,etj
    sigurisht qe eshte nje hap I mire per te rritur nivelin e arsimimit por nuk duhet ti ndash ne ca te njerkes dhe ca te mikut, siq po ndodh me universitetin europian te tr me pronar emin cilit, jane bere universitetet dhe klinikat private si kerpurdhat mbas shiut, I rrjepen kete popull, diplomohen ne 3-4 universitete dhe punojne kamarier apom roje parkingu
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •