Titulli eshte ganim se duhet te thote "Do mbyllim të gjitha universitetet shteterore që nuk plotësojnë kushtet" se universitetet private nuk ka si i mbyll besoj edhe nese nuk akreditohen. Mund te vazhdojne te ofrojne klasa dhe si te paakredituar.
Titulli eshte ganim se duhet te thote "Do mbyllim të gjitha universitetet shteterore që nuk plotësojnë kushtet" se universitetet private nuk ka si i mbyll besoj edhe nese nuk akreditohen. Mund te vazhdojne te ofrojne klasa dhe si te paakredituar.
Marko Dajti: Tarifat e universiteteve, tradhti e Ramës – punësimi, çorbë e hidhur
Tiranë – Fronti i Majtë, komunistët shqiptarë, e konsiderojnë rritjen e tarifave në sistemin arsimor publik nga Qeveria “Rama” si një tradhti kombëtare shumë herë më të rëndë sesa inflancioni i diplomave, denoncuar po prej saj. Nga ana tjetër, akuzon Kryeministrin Rama dhe deputetët socialistë se premtuan shumë punësim, por realisht punësuan vetëm njerëzit e tyre.
Sipas kreut të Frontit, Marko Dajtit, “sistemi aktual i arsimit të lartë favorizon nxënësit më të mirë të shkollave të mesme e në këtë mënyrë, në arsimin e lartë publik, sot shkojnë më të mirët dhe jo ata që janë më mirë nga gjendja ekonomike.”
Në një deklaratë publike, Fronti i Majtë shprehet se është “totalisht kundër idesë së hedhur nga Qeveria për rritjen e tarifave të shkollimit për arsimin e lartë publik. Këtë masë ne e konsiderojmë në kundërshtim me të drejtën për arsimim që duhet t’u garantohet gjithë të rinjve, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.
Fronti i Majtë shpreh mbështetjen maksimale për programet e qeverisë për forcimin e kontrollit mbi institucionet private të arsimit të lartë si dhe për programet e tjera që synojnë punësimin. Por ne nuk mund të pranojmë idenë se çështja e punësimit zgjidhet duke kufizuar të drejtën e arsimimit.
Kryeministri Rama duhet të kuptojë se gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit kandidatët e tij për deputetë gatuan një “çorbë” të hidhur, duke premtuar se do të punësonin qindra mijëra njerëz në tatime, dogana, polici apo institucione të tjera. Por ata punësuan vetëm familjarët e tyre, ndërsa të tjerët i dërguan të mbushin radhët te oborri i Partisë Socialiste.
Fronti i Majtë deklarohet edhe një herë kundër cenimit të të drejtës së arsimit për gjithë shtresat në nevojë. Kjo është një tradhti kombëtare shumë herë më e rëndë se sa inflacioni i diplomave që denoncoi Kryeministri. Kjo është po aq e rëndë sa edhe kërkesa për të mbyllur disa universitete publike në qytete të tjera,” përfundon deklarata.
ar.sh/Oranews.tv
Nuk te besohet se sa kryeminister budalla kemi qe kerkon te mbylli te gjitha universitetet e vendit, qofshin keto private apo publike? Eshte e vertete.
Bujar Kapexhiu, si gjithmone e kap budallallekun e rradhes se kryeministrit me bukur se kushdo, e nuk perdor fjale.
Dhe ajo qe eshte me e bukura fare eshte qe ne mendjen e Rames, mbyllja e universiteteve, shkaterrimi i ndertimeve me leje apo pa leje, e gjithe ky shkaterrim e dhune qe po ushtron mbi ate popull prej nje viti, e ka emrin "reforme".
Dhori Kule e kompani, i vijne pas qejfit, pasi budallai me budallallekun e tij po shkaterron gjithe konkurrencen private te universiteteve publike ne vend. Domethene Dhori Kule dhe Universiteti i Tiranes, te rimarrin monopolin e dijes ne vend dhe thelen me te majme te buxhetit te shtetit.
Albo
user010 (11-07-2014)
Mbyllen mbi 30 universitete e shkolla, MAS: Rimbursim dhe transferim studentëve
Mbyllen mbi 30 universitete e shkolla, MAS: Rimbursim dhe transferim studentëveTIRANË- Disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen kurse disa institucioneve të tjera arsimore do u pezullohet licenca. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.
Në raport propozohet mbyllje e Akademisë së Arteve në Shkodër dhe disa filialeve të Universitetit të Tiranës në rrethe. Janë gjithësej 18 universitete private dhe 9 filiale shtetërore për të cilët kërkohet pezullimi. Disa të tjerëve, kryesisht privatë, propozohet t'u hiqet liçensa apo t'u mbyllet aktiviteti deri në 1 vit.
Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor.
Burime të MAS bënë me dije për BalkanWeb se studentët që studiojnë aktualisht në këto institucione që priten të mbyllen do të shpërndahen në bazë të kritereve në universitete publike e privat. Ministria e Arsimit sqaroi se diplomat e dhëna deri tani nga universitetet që do të mbyllen, do të vazhdojnë të njihen.
Do t’i propozohet Këshillit të Ministrave rreth aktivitetit të këtyre institucioneve arsimore:
Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër
Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier
Universitete privat për heqje licence
Universiteti 'Kristal'
Universiteti 'Vitrinat'
Universiteti 'Justiniani I'
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Pezullim te aktivitetit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise
"Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare më emrin, 'UFO'
Rekomandime për plotësim kriteresh:
"Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"
Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"
IPAL "Shkolla e Lartë Nehmia"
SHLP "Tirana Business University"
SHLUJ "Marubi"
SHLUJ Universiteti "Marin Barleti"
SHLUJ "Universiteti i Nju Jorkut, Tiranë"
SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"
Universiteti "Epoka"
Universiteti "Polis"
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
MAS
Detaje të tjera në lidhje me heqjen e licencave për disa universitete dhe shkolla në vend ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në News 24, Ndreca u shpreh se shteti do të marrë të gjitha përgjegjësitë për studentët e këtyre universiteteve, të cilët kanë paguar shkollimin. Sipas tij, ekziston mundësia e transferimit të tyre në universitete të tjera publike apo private, por me këtë pritet të merret një komision i posaçëm i ngritur me këtë rast.
“Pritet të ngrihet një komision ad hok që do hetojë tipologjitë dhe problematikat e këtyre studentëve. Do ketë rimbursim dhe transferim të studenteve në universitetet që do mbyllen. Do jemi më pranë studentëve. Komision i posaçëm do merret me gjithë problematikën dhe mënyrën si do zgjidhet, mundësia e transferimit të universitete publike dhe private që ende vijojnë punën”, sqaroi ai.
Plarent Ndreca
“Ministria e Arsimit nuk ka kryer detyrën, shkelje të mëdha janë vërejtur që në 2007 dhe 2008 por edhe para një viti ka pasur shkelje ligjore. Bëhet fjalë për hapje programesh, regjistrime studentesh në mënyrë të paligjshme, fakti i regjistrimeve para hapjes së universiteteve dhe para marrjes së licencave”, tha Ndreca.
Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk e ka kryer detyrën e saj të kontrollit në këto vite. “Kontroll periodik nuk ka pasur edhe aty ku është ushtruar është ushtruar keq”.
Ndreca shtoi se në këtë nismë, MAS ka mbështetje të plotë nga kryeministri Rama.
Rama
Kryeministri Rama nga ana e tij duke i cilësuar këto institucionet si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla. Sipas Ramës, akreditimi është diçka krejt tjetër nga kontrolli ligjor, i domosdoshëm, të cilin Ministria e Arsimit duhet ta kishte kryer rregullisht dhe që nuk është bërë prej 20 vitesh, megjithëse ligjet kanë ekzistuar.
“Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese. “Po të kishin bërë kontrollet e gjendjes faktike do të kishin kursyer miliona lekë, dollarë e euro investime të prindërve dhe qindra e miliona orë të shpenzuara kot nëpër institucione që nuk duhet t’i kishin dyert e hapur dhe që nuk mund t’i kenë të hapura”.
Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që diploma në Shqipëri të ketë të njëjtën peshë dhe vlerë, pavarësisht se në cilin universitet ajo merret, publik apo privat.
“Ky është arsimi i një vendi normal. Ne duam arsimin e ekselencës dhe jo të defiçencës dhe ky është një tjetër hap dhe një moment i rëndësishëm për t’u ndarë nga arsimi i defiçencës”, u shpreh kryeministri.
Rama nuk kurseu akuzat për qeverisjen e mëparshme.
“Qeveria e mëparshme blente qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithcka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesën për punësim”, tha Rama, gjatë prezantimit të raportit të ligjshmërisë së universiteteve.
Sipas Ramës, në këtë raport situata është përtej imagjinatës së humoristëve të talentuar të vendit.
“Gjëra që më kanë befasuar e kanë dikuar mbi kontrollin e bërë institucionet e AL për të arritur në rezultate dhe përfundime të padiskutueshme për qëndrueshmërinë e operacionit që do ndërmarrim. Rastet për të qarë e qeshur janë të panumërta në të gjitha, mjafton degjenerimi i Qendrës Albanologjike për të parë se ku është katandisur bota e të menduarit dhe niveli i arsimit të lartë, i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në këto institucione. Si mund të ketë doktorë shkencash që kanë doktoruar me ‘humori i këngës popullore’, apo teme doktorature “Diana Culi dhe Helena Kadareja”, tha Rama.
Ai bëri me dije se kemi numrin më të madh të universiteteve në Europë me 1432 porgrame të ndryshme mësimore, me 15 programe studimore në universitetet publike, ku nota mesatare e regjistruar është nën 8.5, me 32 mijë diploma nga universitetet private dhe 900 diploma për të huaj, kur nuk japim asnjë leksion në gjuhë të huaj.
“Kemi pedagogë që kanë marrë diplomën në bachelor, vetëm një vit para nisjes së punës. Kemi futur pagesën në natyre për tu shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, por ka edhe ata studnetë që e kanë marrë diplomën duke dhënë dru zjarri, të prera pa leje nëpër pyje”, ironizoi kryeministri.
Edi Rama
Akreditimi nis ne Dhjetor
Kështu qeveria parashikon që akreditimi i Universiteteve të bëhet me një agjenci që do të vijë nga Britania e Madhe.
“Ne do të bëjmë akreditimin e universiteteve nëpërmjet një agjencie kombëtare që do të vijë nga Britania e Madhe duke nisur nga dhjetori i këtij viti. Kjo punë është vetëm kontrolli ligjor i domosdoshëm, të cilin Ministria e Arsimit duhet ta kishte kryer rregullisht, por që nuk është bërë asnjëherë në 20 e kusur vite. Pasi të kalojë kjo fazë, në të cilën do të vendosen universitetet brenda kritereve ligjore, do të përballen në fund të vitit me testin e cilësisë, i cili është akreditimi. Ne nuk do të kemi një ndarje artificiale të dëmshme mes universiteteve të shtetit dhe të privatit. Kontrollit të ligjshmërisë dhe të cilësisë do t’i nënshtrohen të gjithë njësoj. Do të bazohemi tek merita dhe jo t’i trajtojmë disa të nënës dhe disa të njerkës. Konkurrencë dhe meritë për të gjithë në mënyrë të barabartë. E gjithë kjo është puna e kryer mbi legjislacionin në fuqi”, tha kryeministri.
(d.b/m.a/BalkanWeb)
Nese eshte nje proces i drejt dhe profesional mendoj eshte nje gje shume e mire. Jane bere universitete si kurse te gjuheve te huaja. Po te shikosh listen qe do mbyllen te ze tmerri se ku eshte katandisur systemi arisimor ne Shqiperi. Shteti duhet ti denoj edhe ata qe u leshuan licensa pa plotesuar kriteret. Pa nje arsim me standart kurr nuk do ec ai vend. Prandaj sa nuk eshte vone eshte mire ti pastrojne kto lloj lloj uni-s
Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 04-08-2014 më 11:33
Gje e mire, nese eshte e vertete.
Pagesa ne natyre, lope, dele haha mire krieminister mire, nje nga gjerat e vetme te mira deri tani !
Jane bere te gjithe me diplloma.
Sa per humore, eshte bere si kriter dhe per martese, kisha nje kushuri emigrant qe po kerkonte nuse, pasi e gjeti dhe nderhyri ne shtepi, i thane ata te shpise se goces: jo shiko se gocen e kemi me shkolle te larte !! Kjo kishte mbaruar nje 3 vjecare ne qelbasan..
Cdo gje eshte relative...
Tërmet në Arsimin e Lartë, Ja 17 universitetet që do mbyllen, nuk plotësojnë kriteret
Në ditën që nisi plotësimi i Formularit A2 nga maturantët, ku universitetet private shihen si një alternativë studimi, qeveria ka krasitur 30% prej tyre.
Plot 17 prej 59 universiteteve private i është vënë kyçi nga qeveria shqiptare pasi nuk plotësojnë kriteret, si dhe 6 filiale të universiteve publike do të mbyllen.
Për 13 ëshë propozuar pezullimi i aktivitetit, dhe për po aq janë vënë kushte që do ti mundësojnë vazhdimin e veprimtarisë.
Lajmi është bërë i ditur sot në prezantimin e raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë, i cili zbuloi se të paktën 70.5% e tyre nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Gjëtë këtij aktiviteti u bënë publike edhe emrat e Universiteteve të cilët rrëzikohet të mbyllen dhe atyre që do t’i pezullohet liçenca.
Në konferencën e organizuar në sallën “Iliria” të godinës së Kinoklubit në Qytetin Studenti në Tiranë, merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Reforma në arsim, një nga premtimet më të mëdha të qeverisë, sipas kryeminstrit Edi Rama ka hyrë në rrugë të mbarë.
Propozim për heqje licence
1-Universiteti Kristal
2-Universiteti Vitrina
3-Universiteti i Lartë Elitë
4-Universiteti Planetar i Tiranës
5-Justiniani i I
6-Medicadent
7-Institucioni i Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku” Shkodër
8-Akademia e Ndërtimit Tiranë
9-Akademia e Studimeve të Aplikuara Durrës
10-Akademia Pedagogjike Tiranë
11-Shkolla e Lartë “Nëna mbretëreshë Geraldinë”
12-Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
13- Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës
14-Kolegji profesional i Sporteve, Fier
14-Shkolla e Lartë “Illyrija”
16-Kolegji profesional “Aldent” Shkodër
17- Kolegji profesional “Medicom”
Do t’i propozohet Këshillit të Ministrave ti pezullohet aktiviteti këtyre institucioneve arsimore:
1-Akademia Profesionale e Biznesit
2-Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent & Partners”
3-Kolegji Profesional Privat “New Generation”
4-SHLAP “Pavarësia” Vlorë
5-SHLP “Hëna e Plotë” (Beder)
6- SHLP “Logos”
7-SHLUJ “Justicia”
8-SHLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
9-SHLUP “Ëisdom University”
10-Universiteti “Aldent”
11-Universiteti privat “Albania University”
12-Universiteti Kanadez i Tekonologjisë
Propozim për mbyllje të filialeve të Universiteteve Publike
1-Akademia e Arteve Shkodër
2-Filiali Kukës, UT
3-Filiali Sarandë, UT
4-Filiali Peshkopi, UAMD
5-Filiali Pogradec, UK
6-Filiali Lushnje, UBT
Në pak vite tha Rama janë lëshuar 32 mijë diploma, 900 diploma për të huaj kur s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj
“Kemi arritur të kemi sot numrin më të madh të universiteteve për frymë në Europë, 8 herë më shumë se Britania e Madhe. 20 universitete për 1 milionë banorë. Kemi arritur një kulm tjetër, me 1432 programe të ndryshme mësimore, a thua se vendi ynë i ka mundësitë t’i përgatisë të rejat dhe të rinjtë për 1432 profesione dhe nënprofesione të ndryshme. Kemi arritur një tjetër rekord, europian nuk diskutohet, rajonal padyshim, por, mbase, edhe botëror, me 50 programe studimore në universitetet tona publike, ku nota mesatare e të gjithë të regjistruarve është nën 5.5. Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat. 32 mijë! Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë. Kemi arritur të japim 900 diploma për të huaj, ndërkohë që s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj. Kemi arritur që të kemi pedagogë që vetëm një vit përpara rekrutimit kanë marrë diplomën në bachelor. Për shembull, në Universitetin publik të Elbasanit, 16 vetë janë punësuar si pedagogë në infermieri, me një bachelor në një universitet privat. Merreni me mend se çfarë infermierësh e infermieresh dalin nën kujdesin e këtyre 16 personave!
Kemi arritur të japim diploma në natyrë, për shërbime të ndryshme, lyerje, shpëlarje, punime hidraulike, punime zdrukthëtarie, të shpërblyera jo me para, por me diploma nga pronarët e universiteteve në fjalë. Kemi arritur që të fusim pagesën në natyrë për t’u shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri. Ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri. Natyrisht, të prera pa leje nëpër pyje. Kemi arritur që të kemi regjistra themeltarë universitetesh, ku shkruhet “10 diploma i ka tërhequr shefi” tha Rama.
Nuk do cënojmë diplomat, do verifikojmë çdo dosje
Ministrja Nikolla tha “Do të ketë transparencë e plotë për publikun për ato që kanë shkelur ligjin dhe për të thënë të vërtetën.
Ne po shikojmë të vërtetat në sy, 75 % e instuticioneve kanë probleme me kriteret ligjore apo 18 prej tyre nuk plotësojnë as kriteret minimale”.
Ministrja, duke iu referuar diplomantëve në këto institucione theksoi se: “Sot dhe në vijim nuk do të cënohen diplomat, do ta tejkalojmë ligjin duke mbështetur studentët. Grupet e Punës do të verifikojë çdo dosje, emër për emër të paraqitet në bazë të dokumentave dhe krediteve të mara. Proçedurat do të jenë publike në faqen zyrtare te MAS”.
Për ministren Nikolla, përveç ligjshmërisë, Agjencia Britanike do të verifikojë cilësinë e univerisiteteve. “Ky është hapi i parë dhe një kërkesë nga Agjencia Britanike për të vijuar me standardet. Kemi gjetur instuticione që nuk kanë regjistër studentësh, apo që thonë që gjatë transportit nga një godinë në tjetrën ka rënë dokumentacioni, apo të tjerë që vijojnë të thon që u dogj dokumentacioni me urdhër të atij apo këtij dekan. Kjo është turpi i atyre që kanë lejuara dhe fytyre.”, tha ajo.
Duke iu referuar gjëndjes aktuale, Nikolla theksoi se “Agjencia Britanike vjen për të verifikuar cilësinë e programeve dhe kurrkulave, jo për të gjetur sesi studentët transferohen nga private tek publiku jasht çdo kriteri, apo me dëftesa fallco të shkollës së mesme , sesi shiten dhe blihen diplomat, sesi mund të marësh shkollën e lartë pa mbaruar shkollën e mesme”.
Sipas Ministres së Arsimit dhe Sporteve, janë gjetur dokumente ku studentët paguajnë tarifën e studimit me florinj, në një prej instuticioneve të arsimit të lartë privat.
Kemi verifikuar instuticionet e Arsimit të lartë ku strukturat nuk përputhen me standardet europiane që ka, dhe jo për të gjetur studentë masteri, të programeve të paakredituar.
Nga inspektimi i grupeve të punës u vu re se “në 12% të instuticioneve të arsimit të lartë publike nuk ka staf të mjaftueshëm efektiv në njësinë bazë të tyre.
Në më shumë se 3 apo 4 të instuticionet e Arsimit të Lartë nuk arrin ngarkesën mësimore akademike në staf të brëndshëm, 40% e instuticioneve të arsimit të lartë nuk ka regullatore të brëndshme, 85% nuk zbaton rregulloren e brëndshme për ruajtjen e dokumentacionit të instutuiconit. 56 % e intuticioneve nuk japin garanci finaciare” nënvizohet në raport. Ndërkohë që asnjë nga institucionet e Arsimit të Lartë Publik nuk është nënshtruar kriterit të cilësisë përveç njërit. Më shumë se 100 % e instuticioneve nuk ofrojnë master professional, por vetëm 70 % e tyre ofron master shkencor.
Ja masat konkrete për Universitetet
http://www.scribd.com/doc/235819907/...-Universitetet
ORA NEWS
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-08-2014 më 11:45
O shoku Rama,
Ka lezet qe i mbylle te gjitha universitetet private, tani duan s'duan shqiptaret, do vene vetem ne universitetet publike dhe ato universitetet private te miqve te tu. Kushedi sa do t'iu rritet biznesi tani me kete vendim qe more? 20% e paguan ne zyren tende parapagim apo kur te hyje ne fuqi ligji?
Po une prape nuk jam i kenaqur o shoku Rama.
Une dua qe te kthehemi tek ai sistemi qe kishim ne kohen e xhaxhit. E bere c'e bere, beje qe te jete shteti ai qe vendos se cilet femije duhet te vazhdojne shkolle te larte e cilet jo. Dhe jo vetem aq, por edhe bursat e deget e studimit ti vendosi Partia, per ato dege qe ka nevoje Atdheu.
Jo po kish lezet ore ne komunizem, nxirrnim kuadro te zote. Na erdhi kjo demokracia e na duan te gjithe shqiptaret e rrenuar te behen me shkolle te larte. Ku eshte pare e ku eshte degjuar kjo?!
Po e bere kete qe te kerkoj une, edhe une do te votoj per ty.
Albo
Krijoni Kontakt