
Postuar më parë nga
Do Not Tread On
Gjetjet për universitetet publike, asnjë nuk i është nënshtruar akreditimit
Gjetjet e raportit për Ligjshmërinë e Institucioneve të Arsimit të Lartë nuk flasin mirë as për universitetet publike. Asnjë nga ramaInstitucionet Publike të Arsimit të Lartë -përveç 1 IAL-je – nuk i është nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin, shkruhet në raport. Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve. Rreth 2/3 e tyre nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik dhe rreth gjysma nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre. Sa i përket standardeve, më shumë se gjysma e universiteteve publike në vend nuk plotësojnë standardet më minimale për treguesit staf akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar. Në Raport vijohet se në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjiale funksionojnë ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre. Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore). Më shumë se gjysma nuk respektojnë parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë administrativ. Thuajse 100% e IAL-ve publike nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor. Nga inspektimet është vënë re se më shumë se gjysma nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë dhe rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës. Më shumë se gjysma e këtyre institucioneve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike dhe rreth tre të katërtat e tyre nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët. Pikërisht mbi bazën e këtyre gjetjeve është vendosur të merren një sërë masash për IAL-të publike si mbyllje përfundimtare e institucionit duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, eventualisht, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon. Gjithashtu MAS ka dalë në konkluzion, bazuar nga këto gjetje të mbyllë filialet e njësive kryesore duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit që ajo njësi mbulon. Gjithashtu ka bërë me dije MAS se do të ketë rishikim të kuotave të akorduara për programet e ndryshme të studimit bazuar në gjetjet e këtij procesi verifikimi: duke nisur nga viti akademik 2014-2015, për të gjitha institucionet, filialet/njësitë kryesore, programet e studimit, të cilat nuk plotësojnë kriteret bazë është parashikuar në VKM-në përkatëse reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë në të gjitha IAL-të publike.
Gjetje në IAL-të private
90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv;
2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf të brendshëm, sipas standardeve ligjore;
90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme për mirë funksionimin e tyre;
88% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi të regjistrave themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve;
85% e IAL-ve nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit;
56% e IAL-ve jopublike nuk ofrojnë garanci financiare për vazhdimin e studimeve.
Universitetet publike
2/3 e IAL-ve publike nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;
- ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;
- 70% të IAL-ve organet kolegjiale marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;
- 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;
½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;
- 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;
- ¾ e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët.
Gjetjet për IAL-të Publike
Asnjë nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (përveç 1 IAL-je) nuk i është nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin;
- Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve;
- Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;
- Rreth ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;
- Me shumë se ½ e IAL nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar;
- në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjiale funksionojnë dhe/ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;
- Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore);
- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk respektojnë parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë administrativ;
- Thuajse 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;
- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;
- Rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;
- Më shume se ½ e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike.
MAPO
Krijoni Kontakt