Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Rama: Iku koha e hajvanëve në diplomaci

    Kryeministri Rama ishte kritik gjatë fjalës së tij para ambasadorëve, duke u kujtuar atyre qëndrimin që disa prej tyre kanë mbajtur ndaj tij kur ishte kryetar i opozitës.

    “Jo një herë jam ndier keq për ju dhe për vendin tonë të përbashkët, pa dyshim. Protokoll për kryetarin e opozitës nuk kishte. As porosi për të respektuar vetveten si shtet dhe si vend, duke respektuar përfaqësuesit e opozitës në vizitat e tyre të punës, nuk kishte. Madje, le ta themi deri në fund, opozita ishte kthyer në një shënjestër kryesore e Diplomacisë së vendit tonë. Sidomos, në vendet kyçe të Bashkimit Europian dhe po ashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ju ishit përfshirë, me hir apo me pahir, në një operacion dëmtimi të imazhit të opozitës”, tha Rama. Kreu i qeverisë ftoi dje në Sallën e Hartave ambasadorët e Shqipërisë, pjesëmarrës në konferencën vjetore të zhvilluar nga Ministria e Jashtme. Ai tha se kryetari i opozitës do të trajtohet njëlloj si Kryeministri në përfaqësitë tona jashtë vendit. “Ju me siguri e keni dëgjuar atë fjalën e famshme që thotë, ‘ambasadori është një njeri i ndershëm që gënjen për të mirën e atdheut të vet’. Unë jam krenar që e mira e atdheut tonë ka pushuar së qeni për ju një detyrim i ardhur nga qendra, për të gënjyer në zyrat e Europës që të dëmtohet imazhi i opozitës. Ndihem mirë që nuk ndihem më keq për ju, sepse duhet ta them, qysh se unë kam ardhur në këtë vend, vendi i kryetarit të opozitës në protokollin e Shërbimit Diplomatik është bërë i barasvlershëm me atë të Kryeministrit”, tha Rama. Duke sjellë në vëmendje cilësinë profesionale të personelit të ambasadave tona jashtë, Rama nuk i kurseu epitetet e rënda ndaj tyre. “Unë besoj që Shërbimi Diplomatik shqiptar ka brenda vetes shumë kapacitete për t’u bërë një forcë vetëtransformuese dhe për të siguruar që edhe një epokë e gjatë e mbushësve, pas ambasadorit e organigramës së ambasadave dhe të përfaqësive me gjithfarëlloj injorantësh, gjithfarëlloj parazitësh, me gjithfarëlloj kushërinjsh dhe me gjithfarëlloj hajvanësh, të marrë fund”, tha Rama. Kreu i qeverisë kërkoi nga ambasadorët që ta kthejnë shërbimin e tyre diplomatik në promovues ekonomikë dhe kulturorë të vendit.


    Flet Besnik Mustafaj, ish-ministri i Jashtëm

    “Shqipëria në Konferencën Islamike me rol të ri”


    Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, kërkoi dje nga qeveria që të riaktivizojë rolin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

    Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve, në panelin “Rendi i ri botëror: sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë”, Mustafaj tha se në Konferencën Islamike, Shqipëria mund të tregojë vlerat europiane të saj. “Pyetja është si mundemi ne ta riaktivizojmë dhe ta dinamizojmë si aset diplomatik bashkekzistencën fetare dhe tolerancën fetare që ne kemi si shoqëri? Për këtë mundet që të kemi një riaktivizim më të madh të Shqipërisë brenda Konferencës Islamike dhe sigurisht në respekt të Kushtetutës sonë dhe të normave tona, por duke u bërë si një lloj zëdhënësi i vlerave europiane të këtyre cilësive”, tha Mustafaj. Duke folur për rolin që Shqipëria ka luajtur këto vite në këtë Konferencë, Mustafaj tha se ka ardhur dita, brenda idesë globaliste, që zëri i saj të jetë më i fortë dhe të dëgjohet siç duhet. “Për mendimin tim, Shqipëria mund ta luajë rolin e vet duke qenë realiste për fuqinë e saj. Ne nuk jemi superfuqi në asnjë aspekt, por duke i parë me realizëm ato vlera që Shqipëria dhe shqiptarët kanë, mundet të fitojë një rol ndërkombëtar. Në kuadrin e globalizmit, çdo vend mundohet të luajë një rol për të bërë së bashku një koncert harmonie”, tha Mustafaj. Ai e cilësoi Konferencën Islamike një organizatë diplomatike që nuk duhet nënvlerësuar. “Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi pasur një marrëdhënie me Konferencën Islamike që ka qenë as mish as peshk, duke qenë edhe brenda, edhe jashtë. Unë mendoj se ne duhet të jemi aty më prezent në ligjërimin që ka brenda kësaj organizate. Konferenca Islamike është një organizatë diplomatike dhe jo fetare, pavarësisht se i bashkon të gjithë përkatësia e popullsisë qoftë dhe pjesërisht myslimane, ajo është një organizatë diplomatike, dhe duke qenë aty si një vend anëtar i NATO-s, si një vend aspirant për në BE, Shqipëria duhet të flasë në emër të këtyre vlerave që na kanë çuar në NATO dhe aspirojmë të na çojnë në BE për të ngritur ato problematika që kanë sfidat botërore. Duke synuar një rol identifikues ndërkombëtarisht të Shqipërisë, Mustafaj propozoi vendosjen në Tiranë të selisë qendrore të Aleancës së Qytetërimeve. “Shqipëria nuk njihet si adresë. Qeveria shqiptare mundet t’i propozojë sekretarit të Përgjithshëm të OKBsë që në Tiranë të vendoset Sekretariati i Aleancës së Qytetërimeve, që është një lëvizje brenda OKB-së. Trashëgimia shumë e mirë e jona në bashkekzistencën e besimeve fetare dhe kulturave, do të ishte një bazë e mirë që selia qendrore e saj të vendoset në Tiranë. Një seli e tillë në Tiranë do t’ia rriste reputacionin kryeqytetit tonë dhe vendit tonë, sepse Tirana nuk ka asnjë adresë ndërkombëtare”, tha Mustafaj.


    Dade: Ndryshim të stereotipit të diplomatit
    Kryetarja e Komisionit Kuvendor për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kërkoi nga diplomatët shqiptarë të punojnë më shumë në drejtim të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë. E ftuar në konferencën e ambasadorëve Dade theksoi edhe rolin që duhet të kenë ambasadorët në procesin e integrimit. “Emërimi i ambasadorëve me përvojë është një hap i mirë në këtë drejtim, por nevojitet një ndryshim i stereotipave dhe imazhit të diplomatëve, i cili është shpeshherë i keqinterpretuar”, tha Dade. Si një element i rëndësishëm ku duhet të përqendrohet puna e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, sipas Dades, është edhe thithja e investimeve të huaja në Shqipëri.

    Ambasadori Demi: Të rriten fondet për Ushtrinë

    Për një përfaqësim më të mirë në NATO, ambasadori ynë në Aleancë, Leonard Demi, kërkoi nga qeveria rritjen e fondeve për Ushtrinë. Në vijim të konferencës treditore me ambasadorët, që po mbahet në Tiranë, diskutimi është ndalur te çështjet e sigurisë. Në ketë pikë roli real i Shqipërisë në NATO është parë me rezerva nga ambasadori ynë në NATO, Leonard Demi, i cili në replikë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shprehu domosdoshmërinë që qeveria të rrisë fondet për Ushtrinë. Ambasadori Demi u shpreh se qeveria shqiptare duhet të shtojë buxhetin për Ushtrinë në përmbushje të detyrimeve që ka ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, dhe kjo pa bërë shkurtime në numrin e Forcave të Armatosura. Në përgjigjen e saj ministrja Kodheli u shpreh se për herë të parë Forcat e Armatosura kanë një buxhet real dhe jo fiktiv, si gjatë qeverisjes së djathtë.

    AHMETAJ: NXISNI INVESTIMET E HUAJA
    Duke i ftuar ambasadorët të sjellin në Shqipëri investitorë të interesuar për vendin tonë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, renditi disa arsye kryesore pse Shqipëria paraqet interes për investime, siç janë rritja ekonomike e orientuar nga eksportet, kapitali njerëzor konkurrues dhe i kualifikuar, sektorët premtues që po zhvillohen me ritme të shpejta si manifaktura, energjia, bujqësia dhe turizmi etj.

    BUSHATI: DIPLOMACI EKONOMIKE
    Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se diplomacia ekonomike do të jetë synimi për secilin prej ambasadorëve shqiptarë në botë. “Kemi shumë ambasadorë de fakto ndërkohë që shumë pak prej tyre janë de juro. Diplomatët shqiptarë në kohët e reja që kanë ardhur duhet të kuptojnë që kanë një rol vetëveprues. Secili prej tyre duhet të punojë për të përthithur sa më shumë investime, të cilat më pas mbështeten nga qeveria”, tha Bushati.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Nishani: Nuk ka diplomaci cilësore duke e dekurajuar atë

    Presidenti Republikës Bujar Nishani, ka organizuar një pritje me ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë. Duke i falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë, ai ka deklaruar se nuk mund të ketë diplomaci cilësore duke e dekurajuar atë. “Zhvillimi i një diplomacie të suksesshme, aktive dhe efiçente kërkon sigurisht mbështetje solide financiare dhe njerëzore. Nuk mund të pretendosh një diplomaci cilësore, aktive dhe profesioniste pa e mbështetur atë, e aq më keq duke e dekurajuar atë. Shërbimi ynë diplomatik, edhe me mangësitë serioze financiare, dhe me vështirësitë e një tranzicioni gjithpërfshirës, ia ka dalë të vetëkonsolidojë një trupë të qëndrueshme e të çmuar diplomatësh, të cilët e prezantojnë vendin në mënyrë dinjitoze”,- tha Presidenti.
    Nishani ka deklaruar se pas marrjes së statusit të vendit kandidat tashmë Shqipëria duhet të çelë sa më parë negociatat për anëtarësim në BE.
    “Duhet të çelim negociatat me Bashkimin Europian sa më pare, duke pasur garancinë. Me përmbushjen e detyrimeve nuk te të jetë më teza e lodhjes së zgjerimit, sepse BE do të mbajë premtimin për të hapur dyert edhe për Shqipërinë”, deklaroi Nishani.

    Nishani: Statusi nuk duhet të na përgjumë
    Presidenti Nishani duke iu drejtuar ambasadorëve ka deklaruar se marrja e statusit nuk duhet të na përgjumë, por përkundrazi duhet të na inkurajojë për të realizuar objektivat e Integrimit Europian.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Berisha: Rama kur ishte kryetar opozite baraz me një ministër, i morëm në mbrojtje dhe banesën

    TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se në pritjen një ditë më parë që pati me ambasadorët ka përdorur një gjuhë përcmimi dhe uurejtje ndaj kësaj përfaqësie.
    Më një shkrim në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama mashtroi duke genjyer se nuk ka patur protokoll me pare per kryetarin e opozites nderkohe qe qeveria e kaluar prej shtate vitesh, me vendim te Keshilit te Ministrave, e ka trajtuar si nje minister.

    Postimi i plotë i Berishës në Facebook

    Te dashur miq, me gjuhen e urrejtjes te mekuar nga daje Koleka dhe mashtrime te nje ordineri iu drejtua dje Edvin Kristaq Rama ambasadoreve te vendit tone. Ai, me tone perçmuese, shpifi dhe trilloi per diplomacine shqiptare, e cila pavaresisht nga problemet dhe mangesite, e udhehequr nga interesi kombetar dhe integrimi i vendit ka permbushur me pergjegjesi te larte misionin e saj.

    Eshte kjo diplomaci dhe keta ambasadore, qe me perkushtim te madh bene gjithçka ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves dhe njohjeve nderkombetare te saj, nderkohe qe neo-bllokmeni Edi Rama vendoste çelesin e arte te Tiranes ne gjoksin e albanofobit famezi Bregovic. Rama urren keta diplomate dhe me gjuhen e dajos se tij i quan dhe "hajvane" sepse ata kane luajtur rol te pazevendesueshem ne firmosjen e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit, ne anetaresimin e vendit ne NATO, ne heqjen e vizave, ne rekomandimin dhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Nderkohe qe ai vete fuste bilbila dhe bori ne parlament per te bllokuar firmosjen e MSA, protestonte me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO, beri greva urie dhe protesta per te bllokuar heqjen e vizave, bllokoi me tre ligjet dy here statusin e vendit kandidat.

    Rama mashtroi si ordiner kur hapi mbledhjen, duke genjyer se nuk ka patur protokoll me pare per kryetarin e opozites nderkohe qe ai vete prej shtate vitesh, me vendim te Keshilit te Ministrave, eshte trajtuar si nje minister, madje me mbrojtje personale dhe te baneses dhe protokoll te njejte ne levizjet jashte vendit. Midis atyre diplomateve qe ofendoi Rama dje duke i quajtur "hajvane" etj etj, natyrisht ka prej tyre qe kane te meta dhe dobesi, por midis tyre nuk ka vrases, perdhunues apo trafikante si ne kupolen e PS. Asnje prej tyre nuk vuan nga çregullime psikoafektive dhe karakteriale siç vuan vete Rama! sb

    Cfarë tha Rama në takimin me ambasadorët?

    Kryeministri Rama u tregua kritik dje gjatë fjalës së tij para ambasadorëve, duke u kujtuar atyre qëndrimin që disa prej tyre kanë mbajtur ndaj tij kur ishte kryetar i opozitës.

    “Jo një herë jam ndier keq për ju dhe për vendin tonë të përbashkët, pa dyshim. Protokoll për kryetarin e opozitës nuk kishte. As porosi për të respektuar vetveten si shtet dhe si vend, duke respektuar përfaqësuesit e opozitës në vizitat e tyre të punës, nuk kishte. Madje, le ta themi deri në fund, opozita ishte kthyer në një shënjestër kryesore e Diplomacisë së vendit tonë. Sidomos, në vendet kyçe të Bashkimit Europian dhe po ashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ju ishit përfshirë, me hir apo me pahir, në një operacion dëmtimi të imazhit të opozitës”, tha Rama. Kreu i qeverisë ftoi dje në Sallën e Hartave ambasadorët e Shqipërisë, pjesëmarrës në konferencën vjetore të zhvilluar nga Ministria e Jashtme. Ai tha se kryetari i opozitës do të trajtohet njëlloj si Kryeministri në përfaqësitë tona jashtë vendit. “Ju me siguri e keni dëgjuar atë fjalën e famshme që thotë, ‘ambasadori është një njeri i ndershëm që gënjen për të mirën e atdheut të vet’. Unë jam krenar që e mira e atdheut tonë ka pushuar së qeni për ju një detyrim i ardhur nga qendra, për të gënjyer në zyrat e Europës që të dëmtohet imazhi i opozitës. Ndihem mirë që nuk ndihem më keq për ju, sepse duhet ta them, qysh se unë kam ardhur në këtë vend, vendi i kryetarit të opozitës në protokollin e Shërbimit Diplomatik është bërë i barasvlershëm me atë të Kryeministrit”, tha Rama. Duke sjellë në vëmendje cilësinë profesionale të personelit të ambasadave tona jashtë, Rama nuk i kurseu epitetet e rënda ndaj tyre. “Unë besoj që Shërbimi Diplomatik shqiptar ka brenda vetes shumë kapacitete për t’u bërë një forcë vetëtransformuese dhe për të siguruar që edhe një epokë e gjatë e mbushësve, pas ambasadorit e organigramës së ambasadave dhe të përfaqësive me gjithfarëlloj injorantësh, gjithfarëlloj parazitësh, me gjithfarëlloj kushërinjsh dhe me gjithfarëlloj hajvanësh, të marrë fund”, tha Rama. Kreu i qeverisë kërkoi nga ambasadorët që ta kthejnë shërbimin e tyre diplomatik në promovues ekonomikë dhe kulturorë të vendit.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Ka te drejte Rama!

    Hajvanet nuk e kane me vendin ne diplomaci! Ata na duhen ne Qeveri!

    O shoqja Linda,

    Kur te bini te flini ne krevat ne darke, thuaji me te urte e me te bute ketij burrit tend, se asnje nga vartesit e tij nuk ia mban qe t'ia thote, qe kur del ne publik, te mos perdori shume fjale turke si "hajvan" apo "sevda". Mesoi ca fjale shqip e pasuroja fjalorin se na e nxiu faqen gomari.

    Albo

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Nuk i lexova artikujt sepse me duket budalliqe por dua te them qe titulli me pelqen.
    Hajvanet nuk kane vend asgjekundi!!
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    "Mire " ka thene Rama, "hajvane" kane qene...

    Tashi u erdhi radha socialspecialistave...

    Do e mberthejn popplin e shkret gjithandej, edhe jashte shtetit duan t'ja fusin thonjte...

    "Hajvanet" duhet te vene mend per heren tjeter, duhet ta shikojne mire sesi punojne supersocialistat, sepse e kishin harru m'duket...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    ti mesoje ca fjale greke me mire kjo linda mo albo
    qe tja hapesh nje teme persembari krieministrit
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Kryerilindasi Rama: "Iku koha e hajvanëve në diplomaci"

    Dikur , atndej nga fundi i viteve '90 lexova rastesisht se ne nja aerodrom ne Belgjike ishin ndaluar 3 qytetare shqiptare.Arsyeja ishte sepse autoritet belge ishin te sigurte qe qytetaret shqiptare ishin vertete te pajisur me pasaporta diplomtike, ashtu sic pretendonin.Policeve belg u beri pershtypje qe ata ishin te veshur me tuta sportive.Pasi u be vertetimi i dokumnetave doli qe ato ishin te sakta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •