Shkup, protestuesit shqiptarë përleshen me policinë, disa të plagosur
TIRANE- Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme në Shkup, të nisura kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit, sic raporton agjencia maqedonase e lajmeve, INA.
Situata është ndezur para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës, gjë që solli edhe reagimin e njësiteve speciale policore.
Policia ka përdorur gazë lotsjellës dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë grumbulluar para Bit Pazarit në Shkup. Në këtë pjesë ndodhi edhe përleshja e policisë me protestuesit. Mësohet se nga përleshja janë djegur disa kontejnerë.
Shkup, protestuesit shqiptarë përleshen me policinë, disa të plagosur -FOTO+VIDEOTIRANE- Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme në Shkup, të nisura kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcit, sic raporton agjencia maqedonase e lajmeve, INA.
Situata është ndezur para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës, gjë që solli edhe reagimin e njësiteve speciale policore.
Policia ka përdorur gazë lotsjellës dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë grumbulluar para Bit Pazarit në Shkup. Në këtë pjesë ndodhi edhe përleshja e policisë me protestuesit. Mësohet se nga përleshja janë djegur disa kontejnerë.
Raportohet se protestuesit u shpërndanë rreth orës 16.00, dhe se policia është pozicionuar pranë qendrës tregtare “Çairçanja” në Shkup. MPB ka shtuar praninë nga udhëkryqi tek gjykatat deri në hyrje të komunës së Çairit. Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit. Nga MPB-ja thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, më 12 prill të 2012.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.
“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar për sot pas lutjeve të së premtes, nga ku siç thuhet marshi protestues nis nga qendra tregtare “Çairçanja” në Shkup.
Por përkrahja për protestën ka ardhur nga shumë shoqata dhe asociacione në vend për mbrojtjen të drejtave të njeriut, nga organizata të shqiptarëve në diasporë, personalitete të ndryshme publike.
Dënimi me burgim të përjetshëm
Gjykata Themelore Shkupi 1 dha dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Por, vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm. Trupi gjykues vendosi mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria për rastin e koduar “Monstra”, ndërsa gjashtë shqiptarët akuzohen për vepër terroriste si autorë të kryerjes së krimit makabër që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas nga fshati Radishan i Shkupit.
Procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012, pas hetimeve disa mujore. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armëmbajtje pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër.
--------------------------
Krijoni Kontakt