Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 155
  1. #51
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Më lejoni t'ju felenderoj të gjithëve për aktivizimin në çështjen Çame. Pa humbur kohë, unë jam gati të aktivizohem për të drejtat dhe lirinë e Çamëve në Greqi dhe anembanë botës. Tani ndodhem në Los Angeles, pak larg, por megjithatë mund të jem në ndihmë këtu në SHBA. Nëse ke nevoj për ndonjë gjë në Amerikë, si në lidhje me Washington ose me ndonjë qarkë tjetër politik në SHBA Lekë je më shumë se i mirpritur të më kërkosh për ndihmë. Siç e ka filluar edhe Leka, Dodoni, dhe të tjerë, unë mendoj se tani është koha që të paktën në këtë forum të fillojmë të flasim për gjëra konkrete, për një akivizim konkret brënda mundësive të secilit. Të fillojmë të mendojmë se ç'do të bëj. Në rradhë të parë, kush i njeh shoqatat Çame do të ishte në ndihmë nëse na i bën të njohur neve, në mynyrë që të fillojmë një bashkim të tyre. Të dalim me një rrugë, me një politik të përbashkët, dhe të aktivizohemi.
    Shumë, shumë Nderime
    drini

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Rigelsi
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    12
    per mua çeshtja çame eshte shume e ngaterruar dhe nuk eshte e lehte qe te zgjidhet sepse ketu kemi te bejme me nje shtet si grqia ,e cila i ka krahet te mbuluara nga fuqi te medha qe bejne ligjin ne bote si p.sh. anglia.per vite te tera anglia ka mbajtur anen e greqise.m.gj.th.ketu ndikon edhe serioziteti dhe angazhimi i qeverise shqiptare per kete çeshtje.prandaj shqiptaret duhet te bejne kujdes per çdo hap te tyre,sepse nje hap i gabuar do te ishte nje pengese per te hyre ne BE.

  3. #53
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Të drejtë ke Rigelsi. Mirë është që ne të këshillohemi për çfardo lëvizje që të bëjmë sepse, pasojat mund të jenë të shumta. Megjithastë, edhe pse greqia ka shumë mbështjetje, kjo s'duhet të na lërë që të mposhtemi. Mynyra sesi mund ti paraqesim kërkesat mund të na i vërë letrat e duhura në anën tonë.
    nderime
    drini

  4. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendetje te gjitheve
    Leke pershendes idene tuaj, dhe nuk eshte ilegale fare se pari as edhe nga vet konventat nderkombetare (kur dihet se sa dhe si Greqia i ka shkelur keto te drejta ne Cameri), dhe organizata juaj ne rradhe te pare apo si te them ne paraqitje te jashtme do te ishte ne mbrojtje te te drejtave te mohuara te vellezerve tane ne Cameri (sepse edhe po deshem ne me teper per momentin nuk mund te bejme asgje me shume) dhe pastaj hap pas hapi ne nje te ardhme jo te larget te arrihej edhe bashkimi kombetar me Camerine pas atij te Kosoves dhe Maqedonise. Pra, pa frike Leke fare, sepse ajo nuk eshte asgje e keqe dhe nuk shkakton trazira dhe nuk mund te mendohet si e tille dhe as te vleresohet si e tille nga askush me konventa nderkombetare (e drejta eshte ne anen tone Leke). Prandaj ju uroj sukses Leke, vetem filloni te punoni sepse me pune arrihen te gjitha.
    Drini, kontributi i jone ne US do te ishte shkrime ne shtypin amerikan ne lidhje me ceshtjen came (pra presion politikes amerikane dhe nderkombetare), se pari per te kthyer camet e shperngulur dhunshem dhe pronat e tyre si dhe hapjen e shkollave shqipe dhe lejimi i perdorimit te shqipes ne administrate, kisha e xhamia dhe kudo i shqiptareve te Camerise dhe te pjeseve te tjera te Greqise, poashtu edhe ti tregojme botes te verteten historike se Epiri ka qene gjithmone shqiptar edhe pse kjo gje eshte e ditur nga historianet, por ta cekim ne gjithmone kete sepse eshte shume e nevojshme sidomos duke pasur parasysh nje propagande te rrejshme te disa qarqeve shoviniste greke ne lidhje me kete ceshtje.
    Sipas informacioneve qe une kam, para disa javesh disa historiane greke ne Koha Jone u shprehen se Greqia duhet tu njoh te drejten e gjuhes, shkolles cameve dhe kthimin e atyre te shperngulurve, si dhe deklarata e zotit Meta e para disa ditesh se ky vit do te jete i vit i zgjidhjes se ceshtjes came jane pozitive qe tregojne se gjerat po ecin perpara me ceshtjen came,, edhe pse kjo eshte dashur te behet shume me heret.
    Pra, shkrime, botime, por edhe financiarisht (sidomos komunitetet shqiptare jashte) duhet te ndihmojme ceshtjen came, financiarisht e kam fjalen per botimet sidomos ne anglishte per ceshtjen came qe ne mund te financojme poashtu edhe per organizimin e nje shoqate gjitheperfshirese te Cameve neper bote.
    Pershendetje te Gjitheve
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Mbi Çamët

    Të nderuar miq, ju anëtarë të Forumit,

    Ju falënderoj shumë dhe çmoj përkrahjen që më jepni në iniciativën për formimin e Shoqatës Janina.
    Ju njoftoj se jam duke përgatitur dokumentet e duhura dhe shpresoj se së shpejti Shoqata do të regjistrohet.
    Kam një lutje për ju,
    Ju lutem më ndihmoni që në një të ardhme të hapet dega edhe në Tiranë, apo të bashkëpunojmë me Shoqatat atje, që merren me këtë çështje.

    Ju falemnderit.
    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Rigelsi
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    12
    çeshtja çame per mendimin tim duhet marre me shume parasysh nga qeveria shqiptare.dihet qe barren me te madhe e ka qeverija.nuk dua qe te hap politike por ne kohen qe çamet erdhen ne shqiperi shumica e njerezve edhe i ka share.nuk jane treguar dhe aq shume patriot me ta.perkundrazi ata jane sjellur me ta sikur te ishin rrefugjate.keto qe po ju them nuk jane per tu permendur por nuk duroj dot qe ta mbaj brenda:kur erdhi gjyshi im me gjithe familje per ne shqiperi nuk kishim as te hanin as te pinin e as nje gje prej gjeje.nuk i ndihmoi asnje vendas.atehere ishte dimer dhe moti ishte me shi.ngaqe nuk kishin strehim kane ndejtur ne mes te shiutposhte nje ure te shkumbinit plot gjashte muaj.kjo nuk eshte pak.eshte e njejta gje sikur te vesh tek shtepia e vllait tend dhe te te perzeri nga shtepi.eshte nje gje e pabesueshme.po ja qe ne shqiptaret e bejme nje gje te tille.edhe une me mendimin tuaj jam.por une po iu pyes nje pyetje si mund te ngrejme ze per çamirine kur ne nuk jemi te bashkuar me njeri tjetrin?a nuk eshte e njejta gje kjo sikurse ajo ne kohen e skenderbeut? besoj qe te me kuptoni drejte...

  7. #57
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Leka, pershendetje dhe ju uroj pune te mbare.
    Rigels pershendetje edhe juve, eshte fakt qe ne jemi nje komb i vuajtur dhe ndaj dhembjen me juve per vuajtjet, por kjo ka ardhur si rezultat i punes se stergjysherve tane per te tjeret dhe jo per veten e tyre dhe per ne duke filluar nga Stefan Nimani, Stefan Dushani per sllave, gjithe ata kryeministra shqiptare te Otomaneve, Marko Bocari, Andrea Miauli etj per greke, dhe tani te gjithe ne me gjithe shpirtin duhet te punojme me shume per veten tone, per femijte tane, dhe brezat qe do te vijne dhe ne njefare ti leme anash ato cfare kane ndodhur ne te kaluaren.
    Rigelsi me qe edhe qenke ne Stamboll, dhe atje ndodhet nje komunitet i madh cam, a mund qe ju dhe te gjithe shqiptaret tjere atje te krijojne organizaten e tyre atje dhe te perfshihen ne nje organizate gjitheperfshirese came.Kjo do te ndihmonte shume ceshtjen. Vetem me pune arrihen te gjitha.
    Pershendetje
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Rigelsi
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    12
    dodoni ke te drejte vlla.ne tashme duhet qe te shikojme te tashmen.ato qe kane ndodhur kane ndodhur tashme dhe ne nuk kemi ç'te bejme.sa per ate organizaten çame nuk kam degjuar shume ketu por do te mundohem qe te bej gjithça qe eshte e mundur.ia kalofsh mire....

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36

    Mbledhje e radhes e kryesise se SHPA CAMERIA

    U mblodh sot ne Tirane kryesia e SHOQATES POLITIKE ATDHETARE CAMERIA.
    Ne kte mbledhje te radhes departamentet pasqyruan punen e ber deri tani dhe detyrat qe dalin ne te ardhmen.Zoti Selman SHeme kryetari i SHPA CAMERIA pershendeti deshiren e shprehur nga bashkatdhetaret tane per krijimin e degeve te shoqates ne vende te ndryshme te botes.Ai theksoi se krijimi i ketyre degeve mund te behet vetem me aprovimin e qendres pasi te jete pranuar statuti per te pasur keshtu nje koordinim me te mire te perpjekjeve per zgjidhjen e problemit cam.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bucibuci : 25-01-2003 më 20:28

  10. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendesim Shoqaten Politike Atdhetare Cameria,
    Do te kisha kerkuar nje angazhim me serioz Shoqates Cameria dhe te gjithe shqiptareve ne lidhje me ceshtjen came, duhet te dijme se vetem me pune arrihen te gjitha, prandaj te punojme qe te gjithe.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •