Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 155
  1. #71
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pra duhet pune dhe vetem pune.
    Ne duhet te fokusohemi tani ne dy gjera:
    -kthimin e popullsise came (te debuar forcerisht dhe me dhune e masakra) ne trojet e tyre.
    -lejimi i perdorimit te gjuhes shqipe per Shqiptaret Came dhe Shqiptaret (ende te paasimiluar) ne viset tjera te Greqise se sotme.
    Kjo nuk duhet te na shpieje ne armiqesi me kombin grek fare, ata sic e thote edhe Kola shumica jane gjak i shprishur i joni, prandaj te kemi kujdes ne marredheniet tona me ta, kurse me shovinistet antishqiptare, ne kemi qene, jemi dhe do te jemi ne lufte (derisa ata te zhduken) por jo se ne duam nje gje te tille, por se nje gje e tille na eshte imponuar, pra ata jane qe na kane shpallur lufte ne.
    Cfare duhet bere per te pershpejtuar kete proces shume te ngutshem, duhet qe camet vete te jene me te organizuar dhe te koordinojne veprimet mes tyre, duhet qe te gjithe shqiptaret tjere te ndihmojne ne te gjitha menyrat, dhe kjo duhet te behet pra ne te gjitha menyrat, presion qeverive shqiptare dhe greke, bashkimit europian, administrates amerikane qe te zgjidhet ceshtja came dhe e shqiptareve te Greqise urgjentisht dhe nje sekonde e me pare.
    Ne Shqiptaret duhet te kemi parasysh edhe nje gje se nuk eshte asgje me shume e imja Prishtina (qyteti ku kam lindur dhe jam rritur) se e kujtdo shqiptari tjeter ne bote, sikur qe nuk eshte aspak me shume Janina e nje janinasi se sa e kujtdo shqiptari tjeter ne bote, dhe nisur nga kjo qe te gjithe ne pamvaresisht se nga cili qytet, krahine shqiptare jemi duhet kontribuar, ndihmuar ne te gjitha menyrat per te gjitha problemet dhe ceshtjet ne cilindo qytet apo krahine shqiptare.
    Pershendetje
    Pune vetem pune, se vetem me pune arrihen te gjitha.
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #72
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Kenge popullore nga Cameria

    Spatari ne male te bregut
    Spatari , ne mal te bregut
    Fshat i bukur si ai
    Filatin per nen vehte
    Korfuzine per karshi
    Erdhi Zerva i vu zjarre
    E dogji e beri hi
    Shtatedhjet' e ca te vrare
    Gra pleq e cilimi
    Sec i theri porsi shqerra
    Se s'mohuan kombesi
    Thane -Jemi Shqipetar
    Si ne gjithe Cameri
    Me Greker duam te rrojme
    Ne paqe e ne miqesi


    Cameri o zemra ime
    Cameri o zemra ime
    Vend i bukur plot kujtime
    Pse o xhan,mbete jetime?
    A mos vall pate gabime?
    As gabime as te mete
    Deshmon historia vete
    Cameri o vend thesar
    Ke ke sot trashegimtar
    Fol! pse te verboi loti?
    Keme lakmoi qysh moti!
    Cameri, me plot lendina
    Ku kendonte gjeraqina
    Ku te shkon sot bagetia
    Disa i merr mbreteria
    Te tjerat Katileria
    Qe te mbahet qetesia
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  3. #73
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    do te ishte mire, te botohet nje vellim i forte mbi Camerine, ne anglishte dhe me foto te djeshme dhe aktuale, pozita e arbanasit (arvanasit) ne shtetin e sotem grek edhe te prezentohet boterisht
    si nisme e zgjidhjes se ceshtjes came...lufta jone nuk do te mungoj ne kohe e moment historik te duhur... derisa te shhet se u shterren burimet diplomatike...dhe mos te na fajesojne metutje askush pse ne luftojme per zgjidhjen e ceshtjes shiptare ne teresi! Nje botim i nje vellimi te forte per Camerine tone boterisht
    do ta zgjoj vetedijen boterore edhe me teper, si themel i vepres
    se perbashket shqiptare! Dikujt po duket se iu kane shterruar burimet, sepse jane te politizuar brenda kurtheve politike te kotareve tona edhe te rrymave t vdekshme te shkuara - por ceshtja jone kerkon gjak e dituri te reja te mirefillta!

    Eshte e jona Cameria!

  4. #74
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post BALADE CAME ....Nga BILAL XHAFERI

    Ylberi si nje pershendetje e perlotur
    Lamtumire!
    U zhduk matan largesive
    Mbi kreshtat e flakeve
    Neper shi....
    Matane largesive
    U zhduk e perflakur
    Cameria!
    Dhe te gjitha rruget tona
    Te shpien ne veri
    Ulerin era e mesdheut
    Mbi trojet e lashta
    Epiriote
    Mbi te shtrenjtat troje tona
    Stergjysherore
    Ne kullotat e braktisura
    Kullosin rrufet!
    Ullishtet e pavjelura
    Gjemojne si dallge
    Neper bregore
    Dhe kudo toka Came
    Mbuluar nga rete
    Renkon e mbytur ne gjak ne lot
    E mbetur e shkrete
    Pa Zot!
    Na e tregojne drejtimin plumbat
    Qe vershellejne ne erresire
    Na e ndricojne rruget flaket
    Qe
    Gjithe token e kane perpire
    Pas shpinave tona
    Perplas tufani dyert e shkallmuara
    Te shtepive..
    Dhe rruget zgjaten .. e zgjaten
    Si veri..
    Ne , popull muhaxhir
    Ecim neper shi..
    Lamtumire Cameri!

    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  5. #75
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Kenga e Celo Mezanit

    Ra dielli ne Malvir-
    Qisi çelua ne Haril
    Per te shkreten pajgoril

    Kur na ra martin e pare
    Celua na ktheu surane
    Kur na ra martin e dite
    Celua gremisi sit
    Kur na ra martin e trete
    Celua ra me te vertete

    Nenes seç vane e ja thane
    Se Celon e kan verare
    Mire bene ,qe e vrane
    Se trimat keshtu e kane
    Aman aman
    Mos ma thoni kete fjale
    Se celon e kam te gjalle.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #76
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    JU LUMTË DODONI, LU LUMTË SHOKU SAR, DHE JU LUMTË ILLIRIANI!
    Mesa duket lidhja shqiptare e shek. XXI nuk do të jetë as në Prizren, as Prishtinë, Tiranë, apo në ndonjë vënd tjetër. Me të vërtetë jam shumë i gëzuar që të gjithë po bihem dakort që të angazhohemi në aq mundësi dhe në atë mynyrë që mundemi për të shpëtuar dhe të ndihmuar çështjen Çame. Dodonë me atë përmbledhjen që postove më sipër me të vërtetë që ma ke kall zemrën (siç thoni me të folmet Prishtinase). Unë jom me origjinë nga Tirona, dhe gjithashtu jam kundra emërtimeve "Kosovarë", apo "Shqiptarë", ne të gjithë jemi një komb. Unë kam qënë në Kosovë 10 ditë pas bombardimeve të Natos, dhe punoja si përkthyes me një shoqatë, dhe të them të vërtetën, e ndjeva veten në Shqipëri. Ne jemi shqiptarë nga Gjakova, Durrësi, Saranda, Shkupi, etj, etj, dhe jo Kosovar, Maqedonas, apo Grek. Gjithësesi të kthehem në çështjen Çame, unë po hedh disa propozime:
    1. Të lidhemi në kontakt në rradhë të parë me shoqatat dhe lidhjet Çame kudo ku ndodhen, dhe të mësojmë më shumë se në ç'pozitë dhe në çfarë mynyre kanë ata nevoj.
    2. Ne, duke ndihmuar njëri-tjetrin, të fillojmë të mbledhim sa më shumë informata ndaj popullsisë Çame dhe asaj Arvanitase që banon në Greqi, dhe, duke ju bashkangjitur idesë së Illirianit, të shkruajmë dhe të formulojmë një shkrim në përkatësi të Çamëve dhe të Arvanitasve. Këtu në L.A. ka një zyrë të Shoqatës për të drejtat e njeriut, dhe gjithashtu ne mund të dërgojmë edhe më shumë kopje në Washington, dhe në shumë zyra të tjera shoqatash. Të mbështes Dodoni, punë, shumë punë, dhe me vetëm punë ne do të mund t'ja arrijmë qëllimit tonë të shenjtë. Në fund të fundit çfare ne kërkojmë na e ka dhënë Zoti që në lindje, por na duhet ta rrimarrim prapë atë të drejtë. Unë vetësisht kam disa shkrime që mund të vërtetojnë atoktoninë e Çamëve në trevat e tyre, por në këtë çast aq shumë dëshiroj që të isha të paktën në East Coast, sepse këtu jam i vetmi shqiptar, dhe jam tepër i pamundimshëm që të ndryshoj ndonjë gjë. Megjithatë unë do të bëj gjithçka që të jem në ndihmë.

    RROFTË LIDHJA SHQIPTARE E INTERNETIT!
    M

  7. #77
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    ME TEPËR DHE SHUMË NDER!!!
    drini

  8. #78
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Greqi, 100 shqiptarë në qeli se ngritën flamurin

    ATHINE

    Përfitojnë nga rasti dhe ngrenë flamurin shqiptar në një kishë ortodokse. Rreth 100 shqiptarë emigrantë që punojnë dhe jetojnë në ishullin e Siros (Greqi), që ndodhet në detin Egje, janë shoqëruar dhe pyetur në drejtorinë e policisë së këtij ishulli, për të zbuluar autorët e vërtetë të veprimit në fjalë.

    Ndërkohë tre prej shqiptarëve të shoqëruar vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e drejtorisë së policisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, që i referohet burimeve nga policia lokale, tre shqiptarët akoma nuk janë liruar.

    Ngjarja që i ka "tërbuar" grekët ka ndodhur mbrëmjen e së martës në ishullin Siros në Greqi. Të nesërmen në mëngjes përpara kishës ortodokse, në shtizën ku zakonisht valëvitej flamuri grek dhe flamuri i kishës, tani valëvitej një flamur shqiptar. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, autorët e këtij veprimi kishin përfituar nga pakujdesia e priftit lokal. Atë natë kënduesi i meshës në kishën e ishullit, nuk kishte ngritur dy flamujt. Shkak për këtë kishte qenë furtuna dhe era e fortë që kishte pushtuar ishullin grek, i cili bën pjesë në arkipelagun e Çikladit. Kur autorët e kësaj vepre, kur kanë parë që flamujt grekë nuk kanë qenë të ngritur, kanë vendosur të ngrenë flamurin e mëmëdheut të tyre. Ky gjest duket se i ka irituar shumë fqinjët. Menjëherë policia ka nisur operacionin për shoqërimin në komisariat të 100 emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishullin Siros.

    Janë qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët shpesh përplasen me paragjykimet e popullsisë greke. Feja ortodokse është feja kombëtare dhe simboli i identitetit kombëtar të shtetasve helenë
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #79
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post SHIFRAT E MASAKRES ;QE NISI ME 27 QERSHOR TE 1944-tres KUNDER POPULSISE CAME

    1) Te marten e 27 Qershorit 1944 ne Paramithi u vrane 1400 burra , gra e femije
    2)-Gjate periudhes Qershor 1944, mars 1945 u vrane ne Filat 1286 Came
    3)-Ne Gumenice , u vrane 192 Shqiptare Cam
    4)-Ne Margjelike dhe Parga u vrane 626persona
    5)-2900 burra u masakruan
    6)-214 gra dhe 96 femije u vrane nga bandat e Zervas
    7)-745 gra , u perdhunuan , 76 te tjera u rrembyen
    (8- 32 femije , me te vegjel se tre vjec u masakruan
    9)-86 fshatra u rrafshuan
    10)-580shtepi dhe vende kulti u dogjen dhe u shkateruan
    Marre nga gazeta "Cameria ", organ i shoqerise politike -atdhetare "Cameria"
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  10. #80
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me 1897, themelohet ne Greqi shoqata me emertimin " Lidhja Arvanitase" me kryetar Marko Dh. Noti Bocarin dhe anetare te gjithe pasardhesit e prijesve te famshem te 1821.
    Ata perpiqen te bindin mbretin Gjergj 1 se ne parg te zhvillimeve ne Ballkan se "... nese nuk realizohet pakti me arvanitasit e islamizuar te zones lindore te vendit, sigurisht ... Greqia e lire edhe vetem me kontribut te arvanitasve te krishtere do te mund te luaje rol kryesor..., por gjithashtu eshte e sigurt se pa ndihmen e te pareve nuk do te arrije te kufizoje kerkesat perbuzese e te pabaza te bullgareve, serbeve dhe rumuneve". Njekohesisht Lidhja dergon tek shqiptaret nje thirrje ku midis te tjerave theksohet : "Vellezer .... sado qe na ndajne vendi dhe feja, nuk pushojme se qeni vellezer... Duhet ta leme menjane armiqesine qe na shkaktoi Turqia dhe Fete.... Ne zemer te popullit grek dhe shqiptar eshte vendosur ndjenja e afersise... Greku para se te behej grek, ishte shqiptar, dmth. pellazg... Grek do te thote shqiptar i civilizuar".
    Nenshkruajne M. N. Bocari, Xhavela, Shehu.
    Marre nga libri "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" faqe 29 e autorit Aristidh Kola.
    Arvanitas do te thote analfabet, i paqyteteruar , bujk , por edhe "grek" do te thote "arvanitas i qyteteruar".
    Marre nga i njejti liber, faqe 551.
    Eshte fakt i gjalle, se po te ekzistonte gjuha shqipe e shkruajtur dhe shkollat shqipe me heret se cjane hapur, dhe ate vetem 100 vite apo 150 vite me pare se cjane hapur ato me te vertete, neve sot nuk do te kishim asnje grek, dhe shteti shqiptar do te ishte ne mos i gjithe Ballkani atehere pjesa me e madhe e tij.
    Pra, Greket jane vellezerit tane te nje gjaku, qe per dallim nga ne tani flasin gjuhen greke, kurse kjo nuk qendron tek ai popull i Greqise se sotme qe hala e quan veten arvanitas dhe camet.
    Keto dy gjera duhet te kemi parasysh, sahere qe te flasim per marredheniet shqiptaro-greke.
    Pra, edhe njehere ne duhet te fokusohemi ne ato dy gjera qe i ceka edhe me siper ketu:
    -kthimi i cameve te shperngulur dhunshem dhe me masakra
    -gjuha shqipe te behet gjuhe e dyte zyrtare ne Greqi
    -hapja e shkollave shqipe ne Cameri per camet qe aktualisht jane aty dhe camet qe do te kthehen
    -hapja e shkollave shqipe ne te gjitha rajonet e tjera te Greqise se sotme, ku ende popullata nuk eshte asimiluar dhe flet gjuhen e te pareve.
    Illirian, pajtohem me juve per te botuar libra ne anglishte per Camerine, dhe jo vetem nje por me mijera e mijera. Pershendes nismen tende dhe te gjithe ata qe shkruajne libra per Camerine, urojme qe te kete sa me shume. Deri tani shume libra jane shkruar ne shqip per Camerine dhe duhet te shkruhet shume me shume dhe pastaj ato me seriozet te perkthehen ne anglisht dhe te botohen, kjo eshte nje gje shume e rendesishme, dhe kjo poashtu vlen edhe per problemet tona tjera kombetare.
    Drini, pershendes edhe nismen tuaj poashtu, dhe do te ishte shume mire qe te vendosim kontakte edhe me shoqaten Cameria, dhe per kete gje vecmas do te ishte shume e mire dhe eshte shume e nevojshme, apo me mire te them e domosdoshme krijimi i nje faqeje interneti ku te gjithe te interesuarit do te mund te gjenin gjithe informacionin e duhur ne lidhje me ceshtjen came.
    Per Lidhjen e Prizrenit dhe nje kongres mbarekombetar une kam hapur edhe nje teme ketu tek ceshtja kombetare para disa javesh, ajo eshte me se e domosdoshme te filloje te mbahet dhe te behet nje gje e pervitshme sic e kane edhe kombet tjera, e kjo per ne eshte shume e domosdoshme duke pasur parasysh se shumicen e kombit e kemi jashte kesaj Shqiperi te sotme te cunguar, mirepo pamvaresisht kesaj ne Lidhje te Prizrenit duhet te kemi kudo ne internet dhe gjithkund tjeter.
    Edhe njehere per ceshtjen came, gjerat qe duhen bere:
    - organizimi me i mire dhe perfshirja e te gjithe cameve te shperngulur dhunshem dhe me masakra ne shoqaten Cameria.
    -trysni me e madhe qeverive shqiptare dhe greke, per kete problem.
    -trysni bashkimit europian dhe administrates amerikane nepermjet botimeve, shkrimeve, protestave dhe ne te gjitha menyrat tjera, nga te gjithe shqiptaret.
    Pershendetje dhe nderime te gjitheve.
    Pune dhe vetem pune, sepse vetem me pune arrihen te gjitha.
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •