Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 155
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Takim madhështor në Detroit, Michigan me parrullën: Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë - Çështja Çame - Çështje e ditës.



    Gazeta kombëtare BOTA SOT, në SHBA-s, mësoi se bashkësia shqiptare e Miçiganit ka organizuar një takim mbar kombëtar informativ mbi çështjen Çame, me parrullën: Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë - Çështja Çame - Çështje e ditës. Për të na informuar më gjërësishtë reth këtij takimi, zoti Sali Bollati, veprimtar i dalluar i çështjes çame dhe njëri prej drejtuesve kryesor të bashkësisë Çamë në SHBA-s, pjesmarrës në këtë takim i tha gazëtës Bota Sot, se: Ne, shqiptarët nga Krahina e Çamërisë, mblidhemi rregullisht në Nju Jork, Filadelfia e Boston për të përkujtuar genocidin grek, që u ushtrua nga autoritetet greke ndaj shqiptarëve etnikë më 1944-1945 e më vonë.

    Por, tha ai kur më telefonoi Z. Gjok Martini, se po pregatitej një Takim Kulturor-Informativ në Miçigan, për Krahinën Shqiptare të Çamerisë, mbeta jo vetëm shumë i kënaqur, por me thënë të drejtën i befasuar. Duke e diskutuar me njerëzit e shtëpisë dhe me vëllezërit Çame, nisem të ndjejmë edhe një krenari se këtu në Amerikë nuk jemi vetëm.

    SHQIPTARIZMA NUK NJEH KUFINJ

    Sipas zotit Bollati, në zyrat e z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, u mahnitëm nga materialet e grumbulluara si foto, libra, shkrime gazetash e materiale të tjera referuese për Çamërinë Martire. Aty u njohëm edhe me z. Gjeto Ivezaj, Kryetar i Shoqatës MALËSIA si edhe me anëtarë të tjerë të Komitetit organizues. Njoftime të veçanta ishin bërë edhe në gazetat amerikane, si në gazetën: Detroit News, etj. Për këtë takim të rëndësishëm, në një sallë të madhe të ndërtesës Troy Community Center në Miçigan, të zbukuruar me flamujt shqiptar e të SHBA, janë ekspozuar shumë materiale e foto mbi Çamërinë. Nën tingujt e melodive shqiptare të ekzekutuara nga Grupi Muzikor ADRIATIKU, ishin grumbulluar shumë shqiptarë nga të dy anët e Malësisë së Madhe, nga Plava e Gucia, nga Kosova, nga Tropoja e Shkodra, nga Gjirokastra e nga Dibra, nga Saranda, Paramithia, Filati, Arpica, Picari , Filati e Mazreku. Me një fjalë nga gjithë Shqipëria e Vërtetë nga Tivari në Prevezë. Në një parrullë ishte shkruar me gërma të mëdha: TË NJOHIM HISTORINË E VËRTETË TË SHQIPËRISË - ÇËSHTJA ÇAME - ÇËSHTJE E DITËS.

    Bollati tha se z. Gergj Xhaçka, drejtues i programit, në fjalën e hapjes thotë se Komitet Organizues e ka nisur këtë takim për ta bere me te ndjeshem opinionin shqiptaro-amerikan, dhe sidomos atë zyrtar Amerikan për këtë problem shqiptar, që kërkon zgjidhje në përputhje me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi.

    NUK ËSHTË VETËM KTHIMI I MBI 200.000 VËLLEZËRVE TANË QË BANOJNË SI REFUGJATË NË SHQIPËRI PREJ AFRO 60 VJETËSH...........!

    Më pasë tij e mori fjalën, z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues, i cili në fjalën e tij theksoi se Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, vazhdimisht ka organizuar takime, për Probleme të Çështjes Kombëtare Shqiptare. Ka ndihmuar në zgjidhjen e Problemit të Kosovës, të Shqiptarëve të Maqedhonisë, e të shqiptarëve të Malit të Zi. Sot ka ardhur rradha që edhe vëllezërit tanë të Krahinës Shqiptare të Çamërisë të gëzojnë të drejtat që u mohohen padrejtesisht nga e ashtuquajtura administrata ‘demokratike’ greke. Problemi Çam, nuk është vetëm kthimi i mbi 200.000 vëllezërve tanë që banojnë si refugjatë në Shqipëri prej afro 60 vjetësh, në vatrat e tyre amtare prej nga janë shpërngulur me dhunë, e të gëzojnë shtëpitë e pronat e tyre të çfrytëzuara padrejtësisht nga pronarë të paligjëshëm. Por, njëkohësisht për shqiptarët e tjerë të Çamërisë, që megjithese jetojnë në tokat e tyre, u mohohet gjuha amtare shqipe dhe të gjitha të drejtat e tjera si minoritet shqiptar, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtarë në fuqi që edhe vetë qeveria greke i ka nënshkrua. E që me paturpësin më të madhe, kërkon të zbatohen për atë pakicë endacakesh greke që banojnë në Shqipëri. Prandaj sot jemi mbledhur këtu për të thënë fjalën tonë për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi. Ky është vetëm takimi fillestar, por jo i vetem për këtë Problem, aqë të ndjeshëm kombëtar. Neve, si vëllezër të vërtetë shqiptarë, duhet të mobilizohemi mirë, t'a ngrejmë këtë problem në Administratën Amerikane dhe në forumet ndërkombëtare, për të gjetur sa më parë rrugën e zgjidhjes, mendon zoti Gjok Martini.

    Ndërsa, z. Gjeto Ivezaj, në emër të Shoqatës Malësia, përshëndeti dhe shprehu gadishmërinë për të dhënë gjithë kontributin, e nevojshëm për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi mbarëkombëtar. Prof. Teodor Kareco, foli se padrejtësisht qeveritarët dhe disa deputet grekë, ngrejnë zërin edhe në forumet ndërkombetare, se në Shqipëri, minoritarët grekë, nuk gëzojnë të drejtat e tyre. Kujdesi për minoritarët dhe respektimi i te drejtave të tyre është në shkallën më të lartë, gjë e vërtetojnë edhe emisarët BE, në vizitat e tyre në Shqipëri.. Por mohimi i plotë i minoritetit shqiptar në Greqi, që përpiqet të paraqesi qeveria greke, është në kundërshtim të hapur me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare. Pra zgjidhja e Problemit të shqiptarëve të Çamërisë, duhet të bëhet si nga qeveria greke ashtu edhe nga ngritja e këtij problemi shumë të drejtë pranë Administratës Amerikane.

    PROBLEMI KOMBËTAR ËSHTË ÇËSHTJE E TË GJITHË SHQIPTARËVE TË VËRTETË, PAVARËSISHT SE NGA CILA KRAHINË SHQIPTARE JANË.

    Zoti Sali Bollati tha se në këtë takim diskutoi dhe z. Skënder Doçi, i cili tha se ky problem jo i thjesht mbarëkombëtar, kërkon njohje dhe mobilizim të gjitha forcave shqiptare këtu në diasporë për të dhënë kontributin e nevojshem që ky problem të marri rrugën e zgjidhjes. Unë, në fjalën time, thotë zoti Sali Bollati në fillim, falenderova në mënyrë të veçantë gjithë Komunitetin Shqiptar të Michiganit, e në mënyrë të veçantë nismëtarin e këtij Takimi Atdhetar, z. Gjok Martini. I cili me aqë pasion e devotshmëri i kushtohen Çështjes Kombëtarë Shqiptarë dhe Çështjes Çame në veçanti. Kjo tregon edhe një herë qartë se Problemi Kombëtar është Çështje e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pavarësisht se nga cila krahinë shqiptare janë. Fakti që sot, jetojmë në këtë vend të madh, e të fuqishëm, vend i respektimit të plotë të të drejtave të njeriut; vendit që shpëtoi vëllezërit tonë kosovarë nga i njejti genocid antinjerezor që ushtroi Millosheviçi, vëlla i ortodoksizmës së Zerves dhe bashkëpuntorëve të tij grekë.

    Bollati thotë se: "asakrat dhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Çamëri, nuk është e rastësishme. Ai genocid i egër antinjërezor është vazhdim i politikës bizantine, të Megalides, për të ashtuquajtur ‘vorioepir’ që me aq bujë e trumbetojnë sot shovinistat grekë, si edhe ndonjë grek i pa-amerikanizuar, si N. Gaxojani (Nikola Gejxh). Sot, në mes të Tiranës, në prani të qeveritarëve të Tiranës, uzurpatori i Kishës Ortodokse Shqiptare Janullatos predikon në gjuhën greke, kur 133 vjet me parë, më 1870 dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë në gjuhën shqipe pjesë të dhjatës, sepse besimtarët ortodokse çamë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht!?

    Mos pranimi i asnjë emri shqip si Skënder, Arben, Gjok ose Ndre, për emigrantët shqiptarë në Greqi, është një aresye e ‘vërtetë’ për pretendimin absurd të ‘vorioepirit’, për shifra abstrakte që paraqet z. Gaxojanis (Gejxh) dhe ndonjë i ashtuquajtur eurodeputet grek në Parlamentin Europian. Shqiptarët nga Çamëria që sot ndodhen në USA krenohen me origjinën e tyre dhe duke ndjerë dorën e ngrohtë të mbështetjes nga vëllezërit e tjere shqiptarë do t'i shumë fishojnë përpjekjet që të organizohen denjesisht, për t'a bërë sa më të njohur të drejtën e tyre të pamohueshme në forumet ndërkombëtare, e veçanërisht nga administrata Amerikane, ka përfunduar zoti Bollati.

    PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË

    Lidhur me takimin ai tha se kështu, ky Takim informativo-Kulturor i organizuar në Miçigan, është jo vetëm kuptimplotë duke na dhënë forca neve që kemi lindur në Çamëri, se në përpjekjet për të fituar të drejtat tona, të mohuara nga qeveria greke, me heshtje përulese nga qeveritarët e sotëm të Shqipërisë, nuk jemi vetëm. Me ne janë të gjithë atdhetarët e vërtetë shqiptarë, me ne është e drejta ndërkombëtarë, me ne është e drejta e Zotit, që është një për të gjithë njërëzit.

    Në takim ka folur edhe shkrimtari Lulash Paluskaj, gazetari Zef Përgega, të cilët sollën në fjalën e tyre, përngjasime dhe ndihmë reciproke që kanë dhënë trimat e Malëcisë në luftën e Pesë Puseve kundër pushtimit grek të Çamërisë më 1913. Në fund të këtij takimi duke recituar vjersha si Balladë Çame e B. Xhaferit nga Ded Shkurti, e të tjerë, me valle e këngë Çame e nga Krahina të tjera shqiptare, përfundoi ky Takim Madhështor në Miçigan me parrullën PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË.


    Kortezi e Bota Sot
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Kam nje pyetje qe e kam shtruar disa here ketu ne forum.Dua te dij gjendjen aktuale ne Cameri rrespektivisht a di kush se cka ka atje,sa cam jetojne a flasin shqip,si ndihen, sa jane, ku jane si eshte raporti i tyre me greket,cfare hapesire popullojne camet tani.A ka qene dikush nga ju ne keto vende.

  3. #123
    jam une ketu ne greqi ,e skam lene vend pa shkuar.ne tokat qe dikur jetonin camet ,tani jetojne greket,kurse camet i kane transferuar ne peloponez pjesen me te madhe,kurse pjesa tjeter ndodhet ne halkidhe,dhe atiki. flasin shqip,por rinia po e harron se jeton ne qytete te medha ku patjeter greket jane me shume ,por kane dhe ata frike te thone qe jane shqiptar ,se i shofin me sy tjeter .i them kto se kam punuar me cam te greqise qe e fliste shqipen shume mire ,biles me tha dhe nje vjershe qe e kendojne nga fshati i tij ku thuhet;
    Per shqiperi ,zemra po me keputet
    por shqiperia nuk po duket,etj etj
    po me shume ata jane te maskuar si arvanit,arvanitet jane shqipetare te lashte qe jane ne greqi qe ne shekullin e 6-shte dhe e flasin shqipen akoma,por me zor i kupton se e flasin me dialektin e vjeter dhe duhet me e pasur shume mendje qe te kuptosh se cfare thone ,ata jetojne ne fshatrat rreth athines qe jane 100% arvaniter dhe ne peloponez dhe ne avlona,thiva ,evia etj qe jane zona qe banohen nga keta ,por qe nuk mund te quhen se jane shqipetare se sa vjen e po e harrojne shqipen,e vrasin me shume mendje per te bere para se per komb etj.kto kisha per te thene ,po deshe te me pyesesh gje tjeter ,ktu jemi
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Bani i nderuar nuk e di se çfarë informate të rëndësishme na ke dhënë.

    I nderuar ti mund të ndihmosh edhe mhumë se ç'mendon.

    Pikësëpari. A do të kishe mundur të na vëje ndonjërin prej nesh në kontakt me ndonjë çam? Natyrisht sa për fillim t'u ndihmosh të inkuadrohen në faqet e këtij Forumi ku po diskutojmë që të zgjerojmë "rrjetën" e veprimit me njerëz dhe punë atje.

    Edhe njëherë të falemnderit shumë.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #125
    Leke ,nuk ma merr mendja se do mundem per nje gje te tille ,se camet e flasin shqipen ,por nuk e shkruajne,mund te kete nga ata qe e shkruajne ,po hajde e gjei .megjithate per nje gje te jesh i sigurte se rralle kush nga ata mendon ashtu si mendojme ne<shqiptart e tjere>, vetem gjate luftes ne kosove pati ca reagime nga ana e disa arvaniteve<me origjine shqiptare> ,qe i kam pare dhe ne emisione ne televizion,qe perpiqeshin te argumentojne se shqiptaret ishin te pafajshem,por dhe kete e benin duke mos zbuluar origjinen e tyre ,per arsye qe dihen. por kur e pyeti i habitur drejtuesi i emisionit se nga ishte dhe ai i tha nga nje fshat i korinthit ,ateher drejtuesi i emisionit i tha se ti qenke shqiptar,ai u mbrojt duke thene se arvanitet ishin ata qe cliruan greqine nga pushtimi turk,biles e mbaj mend qe e kishte mbiemrin kola<ky arvaniti>,por qendrimi i greqise dhe si qeveri dhe si popull ishte me serbine per arsye se serbet jane ortodoks si greket dhe ato jane shume fanatik ne kte gje. po mor leke hajde merre vesh se kush eshte arvanits dhe kush cam se keto te fundit ,e thashe dhe me lart jane maskuar si arvanitsa,sepse arvanitsat nuk kane problem,biles jane dhe kane qene ministra si theodhoros pngalos,janis kranidhiotis<qe vdiq> etj,por prap i kam degjuar greket duke thene se;keto jane shqiptar.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #126
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    mos e ke fjalen per aristidh kolen ti?
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Te falemnderit.Sikur qe e pershkrove camet(ato qe kane mbetur) jane plotesisht te shkeputur nga trojet e vjetra dhe jane te dislokuar brenda Greqise me qellim te paster te asimilimit.Nje veprim fashist i papare do te kisha thene.Edhe nje informate nese e ke.Keto te transferuar ne Peloponez dhe ne Halkidiki sa jane ne numer a popullojne vende te tera apo jane te perzier me greke dhe jane pakice absolute aty ku jetojne.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ceshtjen came po e zgjidh tos nano..

    ai ka bere ca cam hajdut biznesmena e drejtora taksash..

    nano psh merr miliona nga gaz demi te cilin e ka perkrahur ne trafiqet e tije dhe ja ka fal hotel turizmin e sarandes.

    kurse kte hajdutin..shpetim idrizin e ka vene taksidar dhe i merr kuptohet per vete milionat qe nxjerr shpetimi si drejtor i tatik taksave dhe bredh neper mesdhe me jaht..

    kjo eshte zgjidhje...

  9. #129
    shkupi,greku i deboi camet ne disa faza,dhe faza me e fundit me duket se ka ndodhur aty nga 1957-ta,por ajo qe ndodhi ishte se ata debuan<ose i detyruan te ikin>,camet e fese myslimane,kurse me ata te fese ortodokse u sollen pak me ndryshe,mesa di une. per arsye ekonomike fshati ne greqi eshte shume pak i populluar,bile ka fshatra qe skane fare banore gjate dimrit,prandaj dhe ka ndodhur dhe nje fare asimilimi
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Camet duhet te jene me kembengules ne kerkesat e tyre per kthim ne trojet e tyre apo per kthimin e pasurise.E di se ne Greqi akoma ka ligje te cilat e pamundesojne kete por sido qe te jete Greqia eshte anetare e BE e cila i ka pranuar standardet e bashkesise dhe ketu eshte avantazhi i cameve.Ata jane qytetare te shtetit grek te debuar na pushteti dhe me vet faktin se greku akoma nuk eshte ne gjendje ta pranoje kete kjo e diskrediton shume para Brukselit.Shqiperia nuk mund te bej gje sepse ajo e ka edhe gojen e mbullur edhe syte e mbyllur dhe varet na Greqia.Fati i shqiptarit por edhe budalleqet tona na kane sjellur tek kjo situate 7 milion e ca shqiptar pothuajse te ndrydhur ekonomikisht e politikisht.

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •