Numri i të vdekurve nga bombardimi në Gaza arrinë në 100
E premte 11 Korrik 2014 15:12
Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga nata e së hënës ka arritur në 100, duke përfshirë 24 fëmijë, sipas njoftimit te Ministris së Shëndetësisë Palestineze.
Të premten dy palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që në shënjestër pati një automjet në qendër të Rripit të Gazës.
"Këto viktima të reja e sjellin numrin e të vdekurve në 100, së bashku me rreth 670 të plagosur që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit ," tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qodra për AA.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më parë se 24 fëmijë dhe 11 gra ishin në mesin e të vrarëve.
Avionët luftarakë izraelitë kanë pasur sulme të njëpasnjëshëm në Rripin e Gazës gjatë katër ditëve të fundit si pjesë e një ofensive ushtarake./mesazhi/
Krijoni Kontakt