Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 168
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "Shën Albani, nuk është naive fare dhe e parealizueshme për tani, bile po më çuditni shumë me këtë. "

    Pushteti i Kosoves nuk ka fuqi ekzekutive. E dijme deshiren tone, por e dijme se kush vendose per ne.
    Tani eshte e parealizueshme sepse ate qe e bejme ne diten , e zhben naten Shtajner apo Keshillii Sigurimit!!!

    Ne duhet te punojme nje here per ta bere Kosoven te pavarur, e kur sinjalet perendimore vijen se ne mund te bashkohemi, duhet ta bejme edhe kete. Evropes nuk i duhet dy shtete xhuxhe shqiptare, por nje dhe stabil!

  2. #122
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ok ta zëmë se është ashtu si thoni juve shën Albani se Këshilli i Sigurimit vendos për ne, dhe të dalim në anën e këshillit të sigurimit.
    Pra, ne jemi këshilli i sigurimit
    Si këshill i sigurimit që jemi, nuk kemi asnjë preferencë për asnjërën palë, dhe edhe nëqoftëse kemi atëherë kjo do ti takoj palës shqiptare për vet një dekadë luftash të bërë nga shkitë dhe gjithë atyre masakrave që ata kanë bërë dhe bile as falje nuk kanë kërkuar për një gjë të tillë, por prapë edhe këto do ti lëmë anash, dhe do të nisemi vetëm në kërkim të zgjidhjes më të mirë dhe më të realizueshme që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm e afatgjatë me sa më pak para, mund dhe mjete, këto janë gjërat që kërkojnë ndërkombëtarët në zgjidhjen e problemit të Dardanisë, për ç'gjë besoj se pajtoheni edhe ju shën Albani dhe të gjithë.
    Cila zgjidhje sipas juve por edhe sipas kujtdo është zgjidhja më e mirë e problemit dhe më e realizueshme me sa më pak para, mund dhe mjete dhe që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë?
    Përgjigjja është shumë e qartë bashkimi i Dardanisë me Shqipërinë.
    Arsyet i kam dhënë me qindra herë deri më tani, duke parë problemin nga të gjitha këndvështrimet (shqipta, serb, ndërkombëtar) dhe sdua ta përsëris, prandaj edhe them se bashkimi i Dardanisë me Shqipërinë tani është vetëm çështje ditësh.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #123
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo do te behet heret a vone, mjaft na kan ndare ne Shqiptar e Kosovar, Shqiptar te atij e te ketij. Toske e Gege keto jane perralla te armikut. Ne te gjitha shtetet e botes ka me shume dallime gjuhesore(dialektale) se tek ne , edhe pse ishim fizikisht te ndare nga njeri tjetri me shekuj nuk na kan turbulluar te gjitheve. Per fat te keq ka asish qe bjene ne ato kurtha dhe bejne ndarje, e ka edhe asish qe punojne per interese te grekut dhe GoraSerbia a si po e qujne tashti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #124
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Desha kete por gabova
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ha ha ha, Iliria e para a mund te ma dergosh kete foton e shqiperise se bashkuar? qenka shume e lezecme.. (ne privat)
    Ignore List: Den Bossi

  6. #126
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po mundem por nuk di se a mund ta kopiosh?
    Ti mund te shkosh tek
    www.iliria.net dhe e merr vet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #127
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Çoviç-Shtajner, replika për Kosovën


    --------------------------------------------------------------------------------



    Kryeadministratori i Kosovës, Shtajner, nuk ka mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për transferimin e kompetencave nga UNMIK-u në institucionet vendore të Kosovës. Deklarata është bërë nga zv/kryeministri serb dhe kreu i qendrës për koordinimin e Kosovës, Nebojsha Çoviç, në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeadministratorin e Kosovës. "Shtajner po i tejkalon kompetencat e tij në administrimin e Kosovës. Pretendimi i tij se ka mbështetjen e Këshillit të Sigurimit për trasnferimin e kompetencave deri në fund të vitit, nuk është i vërtetë", tha Çoviç për radion B-92 në Beograd, duke shtuar se ky është thjesht interpretimi i bërë nga Shtajneri. Çoviç shtoi se Këshilli i Sigurimit nuk është kundër transferimit të kompetencave, por është e rëndësishme që kjo të kryhet në momentin e duhur. "Nëse Shtajneri vazhdon të ngulmojë në idenë e tij, para se të largohet nga Kosova ai do t'ia arrijë qëllimit t'i largojë përfundimisht serbët nga institucionet e Kosovës", u shpreh Çoviç. Sipas tij, Shtajner po tregon se nuk është për një shoqëri shumetnike në Kosovë. "Ne kemi infomacione se Shtajneri po përpiqet të krijojë Ministrinë e Drejtësisë, të Rendit dhe Ministrinë e Jashtme në Kosovë, gjë që tregon se ai po e përgatit Kosovën për pavarësinë, gjë që ende nuk është vendosur dhe nuk i takon UNMIK-t ta vendosë", tha Çoviç. Përplasja midis Çoviçit dhe Shtajnerit pritej të ndodhte gjatë vizitës që Shtajneri zhvilloi së fundmi në Beograd. Një ditë para kësaj vizite Shtajneri kishte deklaruar se do t'ua bënte të qartë autoriteteve serbe, se do të zbatonte me përpikëri projektin e transferimit të kompetencave nga autoritetet e UNMIK-ut tek ato vendore në Kosovë. Shtajneri kishte vendosur t'i përgjigjej me anë të kësaj deklarate kërcënimit të zëvendëskryeministrit serb për luftë, në rast se Kosova shpallet e pavarur. Vetëm pak ditë më parë Çoviç kishte deklaruar se kalimi i kompetencave është i parakohshëm dhe do të sillte si pasojë destabilizimin e mëtejshëm të Kosovës, si dhe largimin e serbëve nga disa zona të saj. Ai kishte deklaruar që, në rast se Kosovës do t'i jepet pavarësia, atëherë do të ketë patjetër një konflikt dhe Serbia do të jetë gati të ndërhyjë për ta zgjidhur atë.

  8. #128
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Proçesi i RiBashkimit të Dardanisë me Shqipërinë

    Këtu në këtë themë mund të shkruani për mënyrat dhe mund të sillni ide dhe gjithçka në lidhje me ribashkimin e Dardanisë me Shqipërinë.





    Meta: Për statusin e Kosovës duhen të vendosin vetë banorët e saj


    Beograd, 8 prill (Kosovapress) Time: 16:55

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka theksuar të martën në Beograd, se për statusin përfundimtar të Kosovës do të duhej të vendosin më së pari banorët e saj, pa marrë parasysh se cilit etnitet i takojnë ata.


    Dardansat kanë vendosur për ribashkim me Shqipërinë, prandaj kjo tani është vetëm çështje ditësh.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #129
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Ja edhe një ngjarje që po e çon atje ku duhet Dardaninë...

    Rexhepi i pakënaqur me kalimin e kompetencave: Qeveria është e gatshme t’i marrë ato

    PRISHTINE, 9 prill - “Qeveria e Kosovës është plotësisht e gatshme që të marrë kompetencat nga UNMIK-u”. Kështu tha kryeministri Bajram Rexhepi pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Rexhepi njoftoi edhe për çështje të tjera që janë biseduar në mbledhjen e qeverisë.
    Qeveria ka pasur një debat për takimin e djeshëm të Këshillit Lartë për Bartjen e Kompetencave. Lidhur me këtë, Kryeministri Rexhepi, vlerësoi rëndësinë e implementimit të procesit të bartjes së kompetencave nga institucionet ndërkombëtare tek institucionet vendore. “Në këtë proces pengesa paraqesin mosnënshkrimet e ligjeve që rregullojnë pikërisht fushat në të cilat duhet të bëhet transferimi i kompetencave, si dhe pengesë në vete paraqet edhe Kapitulli 5 i Kornizës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
    Kryeministri Rexhepi shprehu dje pakënaqësinë e tij lidhur me kalimin vetëm të disa kompetencave nga UNMIK-u tek vendorët, pasi qeveria, tha ai, ka ambicie të marrë edhe ato përgjegjësi që janë të rezervuara për kryeadministratorin Shtajner. Ai paralajmëroi se për këtë çështje do t'i drejtohet edhe Këshilli të Sigurimit të OKB-së me një letër.
    Qeveria ka aprovuar komentet e grupit punues të ekspertëve për Kodin Penal të Kosovës dhe të Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, si dhe ka paraqitur edhe disa vërejtje të tjera gjatë kësaj mbledhje.
    Qeveria e Kosovës ka miratuar gjithashtu sot edhe Projektligjin mbi qasjen në dokumentet zyrtare, i cili ka për qëllim të ngrejë nivelin e transparencës dhe efektivitetit e përgjegjësisë pranë institucioneve kosovare, duke i ofruar publikut qasje të mirëfilltë në dokumentet zyrtare.
    Ndërsa, Robert Piper, koordinator i UNDP-së, ka prezantuar Draftin e Planit Strategjik për Kosovën të Grupit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim 2003-2004, rreth të cilit ministrat bënë vërejtje e tyre si dhe theksuan nevojën që projektet e UNDP-së në të ardhmen të drejtohen më shumë nga institucionet vendore.

  10. #130
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Meta për Dardaninë (12 Prill, 2003)

    Meta, Statusi final i Kosovës, kërkon kohën e tij
    TIRANË- “Çështja e statusit final të Kosovës kërkon kohën e tij”. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka mbajtur dje këtë qëndrim, duke anatemuar idetë e hedhura nga politikanët kosovarë për pavarësinë e Kosovës, ku ndër to, spikat ai i kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili është për moratorium të kësaj treve shqiptare nën administirmin e OKB-së. “Përsa i takon çështjes së Kosovës, propozimit të zotit Thaçi dhe qëndrimit më të fundit që kemi gjetur tek udhëheqësit e rinj në Beograd, dua të theksoj se çështja e statusit final të Kosovës do të kërkonte jo vetëm kushte të brendshme më të mira, pra, një funksionim më të mirë të institucioneve, një bashkëjetesë më të qëndrueshme midis shqiptarëve, serbëve dhe grupeve të tjera etnike atje, por do të kërkonte gjithashtu edhe një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar për definimin përfundimtar të kësaj çështjeje, ashtu sikurse do të kërkonte edhe rrethana më të mira rajonale”,-deklaroi dje Meta. Sipas tij, “parësore në përcaktimin e statusit final të Kosovës, duhet të jetë e drejta e gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnik për t'u shprehur për të ardhmen e saj dhe kjo shprehje e vullnetit të tyre, duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Komunitetin Ndërkombëtar”. Më tej, ministri i Jashtëm shtoi se "kemi vlerësuar vendosjen e një mekanizmi të ri në kuadër të Stabilizim-Asociimit mes Komisionit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës"."Duhet të hidhen hapa më të vendosur përmes pjesëmarrjes institucionale, në përfshirjen e Kosovës në procesin e Stabilizim-Asociimit. Kosova duhet të jetë pjesëmarrëse edhe në shumë forume dhe institucione të tjera, që do të jepnin mundësinë që të mos ndihej e izoluar, për shkak të mospërcaktimit të statusit të saj",-tha Meta. Sipas tij, "edhe udhëheqja e re në Beograd, synon hapjen e një dialogu sa më të shpejtë, për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës”.
    B.Hoti

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •