Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 168
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Koheve te fundit qeveria e CrnoSerbise dhe Povrataku - satelitet e tyre ne Kosove, duke pare konsolidimin gjithnje e me te forte te shtetesise se Kosoves, erdhen me disa propozime coroditese per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Duke e konstatuar kumbjen definitive te Kosoves, ata u pajtuan edhe me pavarsine e plote te Kosoves, por me kushte qe kesaj te mund te ia shkepusin ndonje cope.

    Ngritja e tezes se Unionit Shqiperi - Kosove, pas inisiatives se deshtuar te pavaresise mbi pavaresi te Dugoll hajvanit & Co, ne kete faze ngre dyshime se inisiativa te kete rrjedhe nga Beligradi, si perpjekja e fundit deshpruese e Serbise per te shkeputur dicka nga Kosova, apo te behet nje si nje balance me propozimet serbiane per enklavizimin dhe ndarjen e Kosoves.

    LePeKe-jcat kane qene te njohur si agjenture e Serbise, qe kurdo ajo ka pase nevoje i ka furur ata si xhoker ne lojerat e veta perfide antishqiptare. Kjo iniciative mund te perligje ambiciet serbe per ndarjen e Kosoves, pse jo edhe ambiciet greke qe kane ne jugun e Shqiperise – VerioEpir.

    LPK-ja eshte e bija e PPSH, nje bushter qe polli stalinistet kosovare, qe pas luftes u ndane e u percane per placke e pushtet ne 3-4 parti qe perbejne spektrin e majte destruktiv e antiinstitucional te Kosoves.

    Nje Shqiperi e korruptuar, e kriminalizuar dhe e katandisur per faqe te zeze e nje Kosove qe ende ecen me patarica te huaja, nuk bejne dot asnje shtet.

    Bashkimin kombetar nuk e bejne as cubat e Kosoves e as social-komunistet e korruptuar te Shqiperise. Kosova dhe Shqiperia duhet te bashkohen si dy shtete te konsoliduara e demokratike, qe do te perbenin nje shtet te forte e te civilizuar europian.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  2. #72
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shtajner kërkon fillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd


    PRISHTINE, 3 Mars /ATSH-B.Jashari/- Nëse serbët në Beograd i përgjigjen ftesës së kryeadministratorit të Kosovës, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike do të fillojnë javën e ardhshme dhe në to do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve vetqeverisëse të Kosovës, tha sot kryeadministratori Mihael Shtajner. Por ai theksoi se, megjithatë, nuk është koha për bisedime rreth statusit të Kosovës. Shefi i UNMIK-ut njoftoi se sot u ka dërkuar një ftesë kryeministrit të Republikës së Serbisë, Zoran Gjingjiç dhe kryetarit të Qendrës Kordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviq. Shtajner ka kërkuar që një delegacion nga Serbia të vijë në Prishtinë javën e ardhshme për bisedime. Në rend të ditës, sipas kryeadministratorit Shtajner, parashihet të jenë shtatë pika: çështja energjetike, raportet tregtare, bashkëpunimi në transport, njohja e targave të makinave dhe dokumentave të rregjistrimit, njohja e dokumenteve të identifikimit, dokumenteve të udhëtimit dhe patentave të shoferëve, obligimet e sigurimit social dhe kthimi i shënimeve kadastrale. "Ky takim do të na mundësonte fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të të dyja palëve, të inkurajuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, si dhe Këshilli i Bashkimit Evropian", tha kryeadministratori Shtajner./vik/
    2003-03-03



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Jane hapa per tu pershendetur, sepse edhe ashtu na duhen keto marreveshje per te patur sa do kudo raporte sa me normale edhe me shkiet, me te vetmen arsye se na jane fqinje te pare.
    Keto jane edhe gjerat e vetme per tu biseduar me shkiet.
    Edhe problemit te statusit te Dardanise i ka ardhur fundi me, dhe tani patjeter duhet te behet pavaresia ne mos bashkimi i drejtperdrejte si faze kalimtare drejt bashkimit me Shqiperine.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #73
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Per Cfare Duhet te Bisedojne Shqiptaret dhe Shkiet ne ceshtjen e Dardanise

    Çfarë dialogu Prishtinë - Beograd dëshiron BE-ja

    Shikim nga Brukseli

    AUGUSTIN PALOKAJ
    BRUKSEL, 2 MARS - Porosi të dyfishta vijnë nga BE-ja për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Bashkimi Evropian, sikur edhe e tërë pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare, thonë se “është tepër herët që të mendohet për hapjen e negociatave rreth statusit të Kosovës” e në të njëjtën kohë tash kërkojnë që “Beogradi dhe Prishtina sa më parë të nisin dialogun për çështje konkrete të interesit të përbashkët”. Këtë porosi javën që shkoi BE-ja e formuloi edhe në konkluzionet zyrtare të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, por të paktë ishin ata ministra të cilët dinin se për çfarë në të vërtetë mund të dialogojnë Prishtina dhe Beogradi në mënyrë që ai dialog të mos jetë dialog i të shurdhërve. Cilat janë ato “çështje praktike në interes të përbashkët” për të cilat do të mund të bisedonin Prishtina dhe Beogradi? Thjesht, ministrat e BE-së do të donin që në kuadër të këtyre çështjeve praktike të shihnin “transportin, tregtinë, kthimin e refugjatëve, energjetikën dhe çështjet e tjera”. Këtë e tha edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, një diplomat i mirë, Iorgos Papandreu. Ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje të “Kohës ditore”, madje, mori shembull edhe në shtetin e tij. “Ne, edhe kur kemi pasur iritime në raportet tona me Turqinë, kemi biseduar për çëshjtet praktike të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve. Në këtë mënyrë, duke i zgjidhur një nga një këto çështje praktike, kemi krijuar një besim të ndërsjellë dhe më vonë kemi ardhur në pozitë më të favorshme për të zgjidhur edhe çëshjtet më të rënda”, pat thënë Papandreu, duke shprehur kështu dëshirën që dialogu i ardhshëm i Prishtinës dhe i Beogradit të prodhojë një rezultat të tillë, që duke biseduar për gjëra të rëndomta të krijohet një besim që të bisedohet më vonë edhe për statusin.

    A do të jetë ky dialog i të barabartëve

    Zyrtarët e BE-së marrin edhe shumë shembuj nga rajoni, duke sugjeruar që ato t’i ndjekin edhe Prishtina e Beogradi. Kështu, ata thirren në raportet mes Beogradit dhe Zagrebit, dy shteteve që kanë luftuar kundër njëri-tjetrti e tash i kanë normalizuar marrëdhëniet. Por, një gjë ata e lënë anash kur bëjnë krahasime të tilla. Turqia dhe Greqia, sikur edhe Kroacia, janë shtete të pranuara. Biseda e tyre me palën tjetër nuk ka prekur në çështjet e së ardhmes politike të këtyre vendeve. Prandaj, edhe interesi që të kenë komunikim, transport, shkëmbim tregtar, bashkëpunim në energji dhe njohje të dokumenteve, nuk ka qenë i rënduar me çëshjte të statusit. Këto biseda kanë qenë biseda të dy palëve të barabarta. A mund të jenë të tilla bisedat e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës, qofshin ato edhe biseda të thjeshta për çëshjte të rëndomta por të rëndësishme për jetën e njerëzve? Nëse dialogu nuk do të jetë bisedë mes dy palëve të barabarta, ai do të prodhoj më shumë iritime dhe tensione sesa normalizim të raporteve. Në atë rast, Prishtina e Beogradi do të pajtohen se nuk mund të pajtohen për asgjë. Por, është e vështirë të pritet që dialogu të jetë konstruktiv. Të dyja palët do të pranojnë të hyjnë në dialog jo aq shumë për shkak të vullnetit të tyre të mirë sa për t’i dëshmuar BE-së se nuk kanë në parim asgjë kundër palës tjetër dhe kundër dialogut. Beogradi nuk do të pranojë që ta konsiderojë Kosovën si palë të barabartë në bisedime, ndërsa kosovarët nuk do të pranojnë të jenë palë e nënshtruar në atë dialog. Bashkësia ndërkombëtare po ashtu nuk e sqaron se kush do të bënte dialog. Ata ende përdorin formilimin “autoritetet e Beogradit dhe liderët lokalë të Kosovës”, që automatikisht e vendos Kosovën në pozitë të nënshtuar. “T’i lëjmë formalitetet dhe të merremi me substancën”, do të thoshte me të drejtë Steineri, por a do të mund ta bindë dikush Beogradin që me Kosovën të negociojë për energji, transport rrugor, kthim të refugjatëve, pa insistuar në formalitete.

    Në cilën anë të tryezës do të jenë serbët e Kosovës?

    Ndër çëshjtet më të rëndësishme, e edhe më humane, që do të duhej të bisedohen mes Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të ishte kthimi i refugjatëve serbë që kanë lëshuar Kosovën, por edhe çëshjta e të zhdukurve, së paku ndriçimi i fatit të tyre. Sado që duket humane çështja e refugjatëve serbë, ajo është politizuar më shumë se cilido problem tjetër. Më shumë sesa interesin për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, Beogradi shihet qartë se i përdor serbët e Kosovës për të realizuar qëllimin e ndarjes së Kosovës. Shqiptarët e Kosovës, me politikën e tyre injoruese ndaj problemit të serbëve, kanë ndihmuar pa vetëdije në realizimin e planeve për ndarjen e Kosovës. Tash shqiptarët shumicë e kanë kuptuar se është edhe në interes të tyre që serbët në Kosovë të kenë të drejtë të lëvizin lirisht. Përmirësim i dukshëm është bërë në këtë drejtim, por Beogradi dhe serbët e Kosovës nuk dëshirojnë ta pranojnë këtë fakt, sepse ai nuk u konvenon për të realizuar qëllimet e tyre politike. Thirrjet e BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit vijnë në kohën kur zyrtarët më të lartë të Serbisë kërcënohen me kthimin e forcave serbe në Kosovë. Ky qëndrim i Beogradit shkon piksëpari kundër kthimit të refugjatëve serbë në Kosovë. Në këtë mënyrë Beogradi krijon iluzion tek serbët se do të kthehen në Kosovë së bashku me ushtrinë serbe, e që në të njëjtën kohë ky iluzion serb krijon frikë dhe averzion tek shqiptarët, që si pasojë ka moskrijimin e kushteve tolerante për serbët në Kosovë. Për sa kohë serbët e Kosovës të shihen si mbrojtës së sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën, e jo si qytetarë të barabartë të Kosovës, për aq kohë çdo ecje pozitive në Kosovë do të jetë e vështirë. Tekefundit, kur të fillojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në cilën anë do të jenë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës?

    Për kosovarët ikja nga dialogu do të paraqesë dobësi

    Dialogu me Beogradin do të ndodhë, herët a vonë. Për këtë arsye më mirë është që ai të fillojë sa më parë, pasi që edhe ashtu e dimë se do të ndodhë. Duken naive deklaratat që dëgjohen tash e tre vjet se “është ende herët të bisedohet me Beogradin, sepse plagët janë të freskëta”. Kjo duket naive nga aspketi politik, e jo nga ai human. Por, në të njëjtën kohë shkëmbimi tregtar, të mos themi kontrabanda, mes serbëve dhe shqiptarëve është duke lulëzuar, bashkëpunimi energjetik është i domosdoshëm, shumë shqiptarë presin me padurim që Steineri më në fund të nxjerrë nga Beogradi edhe pranimin e dokumenteve dhe tabelave të udhëtimit të UNMIK-ut. Pra në këtë kohë kur ky bashkëpunim është evident, do të ishte hipopkrizi nga ana e kosovarëve që të thonë se “nuk është koha për dialog”. Kosovarët duhet të jenë të sigurt dhe të kenë vetëbesim në qëndrimet e tyre dhe atëherë nuk kanë nevojë të frikësohen nga kurrfarë dialogu. Ikja nga dialogu do të kuptohej si dobësi. Në anën tjetër, dialogu me Beogradin, fundi i fundit, është edhe detyrë që caktohet në bazë të politikës së Steinerit “Standardet para statusit”. Dialogu do të jetë i mundshëm, ai do të fiollojë, por a do të japë rezultate apo jo është e vështirë të parashikohet. Angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në këtë dialog është i domosdoshëm. Fundi i fundit, shqiptarët nuk po mund të pajtohen as mes veti pa shtytjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, dhe kështu është edhe mes serbëve. Prandaj, një trysni nga bashkësia ndërkombëtare, dhe pjesëmarrja aktive e saj, do të mundësonte një dialog të mirëfilltë mes Beogradit dhe Prishtinës, si një dialog të të barabartëve, përndryshe nga dialogu i të shurdhërve do të përfitonte vetëm një klasë e vogël politike në Evropë, e cila do ta quante këtë si meritë e tyre, ndërsa konkretisht nuk do të ketë kurrfarë rezultatesh. Statusi do të jetë edhe këtu ajo çëshjte e cila do t’i lërë në hije, nëse jo edhe t’i bllokoj, të gjitha çështjet e tjera. Sepse, shqiptarët e serbët nuk mund të bisedojnë rreth Kosovës as për parashikimin e motit pa e përmendur statusin e Kosovës, natyrisht nga këndvështrimet e kundërta.



    Marre nga www.koha.net

    A duhet qe shqiptaret dhe shkiet te bisedojne per ceshtjen e statusit? A eshte llogjike nje gje e tille? dhe a mund te sjelle rezultate konkrete duke i kontribuar paqes dhe stabilitetit afatgjate?
    Jane keto pyetje qe te gjithe ata qe kerkojne bisedime per ceshtjen e statusit duhet pasur parasysh, vecanerisht nderkombetaret.
    Poqese duhet te diskutohet ceshtja e statusit atehere qe te gjithe e dijme se duhet gjetur nje zgjidhje kompromisi, qe nenkupton jo pavaresi e Dardanise, sepse ketu duhet te merret ne konsiderate edhe qendrimi serb, e duke pare nga ky kontekst pavaresia nga shqiptaret e Dardanise eshte statusi me i ulet (edhe ate vetem si faze kalimtare drejt bashkimit kombetar) qe mund te pranohet dhe cdo zgjidhje tjeter pashmangshmerisht do te coje ne lufte, sic e tha edhe ish-anetari i kryesise se ish-RFJ-se dhe ish-kryetar i saj Tupurkovski, dhe kjo lufte patjeter qe do te perhapej ne githe rajonin, gje qe eshte nje loje shume e rrezikshme per gjithe rajonin dhe gjithe Europen.
    Prandaj bisedime shqiptaro-shkie mund te kete vetem per ceshtje te fqinjesise normale dhe me te mire, tregtise se lire dhe bashkepunimit fqinjesor, duke mos anashkaluar ceshtjet e pakicave qe duhet te sherbejne si ura lidhese bashkejetese fqinjesore dhe rajonale me te mire mes shqiptareve dhe shkieve, me ne fund pas nje shekulli masakrash, vrasjesh, perdhunimesh etj etj shkie mbi shqiptaret.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  4. #74
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Negociatat e të pabarabartëve

    Fillimi i shekullit

    VETON SURROI


    1.
    Bisedova dje me një njeri përgjegjës lidhur me negociatat e ardhshme të shpallura kosovare-serbe dhe e vetmja gjë që do të mund t’i uroja është fati. Bile, fat të madh. Pozicioni as që mund të jetë tjetër: çdoherë që ndonjë kosovar ballafaqohet me pyetjen ndërkombëtare se a është për dialog a jo, patjetër duhet të thotë se është “për”. Të jesh kundër, do të thotë të jesh kundër dialogut, pra të jesh kundër përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare, pra të jesh kundër demokracisë dhe paqes... Po më duket se në këtë pozicion ishin liderët të cilët të premten mbrëma nënshkruan një deklaratë përgjithësuese: kush do të nënshkruante kundër dialogut? Nuk e di a e kanë ditur, por prej ditës së sotme kemi hyrë në një fazë të re të asaj që konsiderohet vendosja e statusit të Kosovës. Nëpër deriçkë kanë hyrë negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ato mund të quhen dialog, bisedime apo diçka tjetër, por fundja janë negociata. Dhe, ato mund të quhen dialog a negociata për çështje praktike apo jopraktike, por në thelb rreth tyre mund të vendosen precedencat rreth statusit të Kosovës.

    2.
    Negociatat do të fillojnë mes dy palëve të pabarabarta, e me ftesë të Misionit të OKB-së. Pala kosovare do të hyjë në këto negociata me dy të meta themelore. Së pari, do të hyjë si jopalë, pra me mungesën themelore negociatore, kompetencën për të vendosur lidhur me çështjet për të cilat bisedohet. Prej tetë pikave që ofrohen për negociata, pala kosovare nuk vendos as për njërën. Kosovarët nuk vendosin në fushën e energjetikës, nuk vendosin për tregtinë jashtë Kosovës, nuk vendosin për transportin jashtë Kosovës. Për këto vendos UNMIK-u. Pesë pikat e mbetura për bisedë mbesin vullnet i mirë i Beogradit: a do të njohë dokumentet e identifkimit, patent shoferët e dokumentet e udhëtimit; a do të njohë targat e makinave dhe dokumentet e regjistrimit; a do të njohë obligimin se duhet t’i kthejë pensionet e vjedhura dhe a do të kthejë shënimet kadastrale... Në negociata të këtilla, pala kosovare mund të rrijë dhe të kërkojë të gjitha këto, por për Beogradin kjo nuk do të thotë gjë. Nuk ka pse t’i japë gjë një pale që nuk vendos, e aq më pak një pale që do të mund ta detyronte të bëjë një gjë të tillë. E, në negociata, kurrë nuk jepet diçka për asgjë.

    3.
    Problemi i dytë me të cilin ballafaqohet pala kosovare është mungesa e platformës negociatore. Qeveria e Bajram Rexhepit, e ballafaquar në fillim me kërkim sekretareshash e vendosjes së telefaksave në zyrë, së fundit u ballafaqua me një kërkesë të thjeshtë: vendosjen se cilat kompetenca do të dëshironte sivjet. Pas dy muajsh, kjo qeveri ende nuk di se çka dhe kur do të marrë, e në disa ministri, as çka dëshirohet të merret. Me mungesë koncepti qeverisje, do të jetë vështirë të kihet një platformë negociatore. Pos deklarimit popullist se të gjithë janë për pavarësinë e Kosovës do të fshehet problemi real, e ai është, si të ndërtohet një platformë negociatore ku respektohet Rezoluta 1244. E, kjo Rezolutë funksionon si platformë si për kosovarët ashtu edhe për Beogradin. Në këto negociata Beogradi hyn me platformë negociatore, të ndërtuar mbi projektin e territorializimit etnik të Kosovës, pra përligjjes së ndarjes etnike.

    4.
    Në mënyrë imediate negociatat mund të mos rezultojnë me asgjë. Por për dy individë do të shënohen si pika pozitive. Kryeministri serb Gjingjiq gjeti një zbrazëtirë ndërkombëtare (të zënë me Irakun), zbrazëtirë serbe (që merrej me Bashkësinë Serbi-Mal të Zi) dhe zbrazëtirë kosovare (që merrej me kompetenca e standarde). Hodhi disa herë ide për nxitjen e gjendjes së krizës në Kosovë, iu tha disa herë që të mos flasë më në kryeqytetet botërore dhe më në fund ia doli që të nxjerrë fillimin e negociatave. Kryeadministratori Steiner, ndërkaq, shënoi se ka filluar të përmbushë njërën prej pikave të standardeve të tij. Kosovarët vështirë se do të fund të figuronin në listën e fituesve. Përderisa shpallej dje ftesa për negociata, kosovarët merreshin kryesisht me dy çështje: si do të organizohej Manifestimi në Prekaz dhe se a do mund të lehtësohen sado pak reduktimet drastike të rrymës e ujit.

    veton@koha.net

  5. #75
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Botuar: E premte, 07 mars 2003 - 15:34 CET

    Xhinxhiç kërkon federalizimin e Kosovës


    Kryeministri serb, Zoran Xhinxhiç, ka bërë thirrje për ndarjen e dy komuniteteve historike në Kosovë, serbëve dhe shqiptarëve.

    Zoti Xhinxhiç tha se idea e një Kosove shumëetnike ishte një iluzion dhe sugjeroi një zgjidhje federale për Kosovën të ngjashme me planin e tanishëm për Qipron.

    Ai tha gjithashtu se do të ishte i dëshirueshëm një lloj transferimi i civilizuar i popullsisë.

    Deklarat e zotit Xhinxhiç, që korrespondentët thonë se ishin çuditërisht shumë të hapura, bëhen ndërsa qeveria serbe po përgatitet të ulet javën e ardhshme në bisedime me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës për të diskutuar çështjet praktike me interes të përbashkët, takimi i parë i këtij lloji që nga vitet 1990.

    Por autoritetet serbe po kërkojnë që rendi i ditës të bisedimeve të zgjerohet me shpresë për të zgjidhur çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

    Komuniteti ndërkombëtar dhe shumica shqiptare kundërshtojnë një ndarje të Kosovës.


    Kundërshtohet ndarja

    Komuniteti ndërkombëtar dhe shumica shqiptare kundërshtojnë një ndarje të Kosovës.

    Zëdhënësi i misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Simon Haselock, kundërshtoi në manyrë kategorike një ndarje të Kosovës.

    "Nuk ka ndarje, nuk ka kantonizim dhe shkëputje," tha zoti Haselock duke reaguar nga deklaratave të kryeministrit serb.

    Ai tha se UNMIK "nuk sheh ndonjë zgjidhje territoriale për çështjen etnike".

    "Qëndrimi i UNMIK-ut reflekton konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe konsensusi ndërkombëtar kërkon një zgjidhje shumëkombëshe për Kosovën."


    Pro e kundër bisedimeve

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur në favor të bisedimeve me Beogradin.

    "Kosova nuk bën të mbetet edhe tutje e izoluar dhe t'i shmaget bisedimeve me shtetet fqinje," tha zoti Thaçi në një tryezë të rrumbullakët që diskutoi lidhur me këtë çështje.

    Zoti Thaçi ka thënë se Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian duke qenë e izoluar ndaj shteteve fqinje, duke përfshirë këtu edhe Serbinë.

    "Mendoj se është momenti të reflektojmë drejt në realitetin e ri të krijuar dhe të mos shikojmë në atë se kush do të digjet në këtë proces, por si të dalim faqebardhë të gjithë," tha ai.

    Për botuesin e së përditshmës "Koha Ditore", Veton Surroi, "nuk është as koha e as forma e duhur ... për iniciativën improvizuese të kryeadministratorit Stenier" për fillimin e dialogut të Kosovës me Serbinë.

    Ai vlerësoi se ekzistojnë disa pengesa për fillimin e këtij dialogu: fakti se Kosova akoma nuk ka zhvilluar biseda me asnjë shtet fqinjë dhe kjo kërkohet të bëhet fillimisht me Serbinë, sipas Surroit, "është e papranueshme".

    "Pse duhet të fillohen këto biseda menjëherë me Serbinë në momentin kur institucionet e Kosovës nuk kanë kompetencat e duhura," tha zoti Surroi.

    "Metoda me të cilën është bërë është gjithashtu shumë e dyshimtë, është e paprecedentë.

    "UNMIK-u që është administrator tash paraqitet si ndërmjetës në bisedime dhe ky është një pozicion që në asnjërën prej teorive të negociata nuk ekziston, gjegjësisht është një nonsens," tha zoti Surroi.


    BBC


    =============


    Percarje eshte kjo nder politikanet shqiptare?
    A eshte koha tani per bisedime?

    Xhinxhic guxon deri aty sa te hidhet me ide si federalizimi i Kosoves. E Thaci thote te shkohet drejt bisedimeve.

    Jam kurioze te di mendimin e Shen Albanit ne lidhje me kete qendrim te Thacit, duke pasur parasysh se e ka mbrojtur duke e pare si te ardhmen e politikes se Kosoves (kjo gje tek Temat e Shtypit te dites).

    Mjere Kosova!

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Bisedimet sigurisht sugjerohen nga te huajt. Mirepo kjo eshte qesharake, per cfare bisedime mund te behet fjala, kur Institucionet e Ksoves nuk kane fuqi ekzekutive, por cdo gje mund te zhbehet nga Steiner.

    Ndarje qe kekon Serbia nuk mund te kete, sepse atehere duhet ndare edhe Maqedonia, Mali Zi dhe Serbia. Perendim veshtire te pranoje nje ajsberg te tille!

    Sidoqfte mua me pelqen me shume mendimi i Surroit!

  7. #77
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Holandezi fluturues

    Fillimi i shekullit

    VETON SURROI


    1.
    Te marinarët ekziston, ka ca shekuj, legjenda për anijen fantazmë - “Holandezi fluturues”. Sipas kësaj legjende, dikund në det do të hasësh një anije e cila lundron, pa destinim final, pa kapiten e as ekuipazh. Anija është e mallkuar që të bredhë nëpër oqeane e dete si e tillë. Pak a shumë si kjo anije është edhe Kosova. Në bredhjen e saj të tanishme, Kosova ka mungesë elementare për dy përgjigje: kur dhe ku do të arrijë. Rezoluta 1244 është e pajisur me atë që në diplomaci quhet “ambiguitet konstruktiv”: Kosovës nuk i thuhet as kur do të arrijë të rrumbullakojë formën e vet të Statusit dhe as çfarë do të jetë ajo formë e Statusit. Bile, në formë bukur të gjerë interpretative i thuhet se çfarë do të jetë forma e arritjes së përcaktimin të statusit. Këto dy pyetje pa përgjigje janë fundamentale për përcaktimin jo vetëm të cakut përfundimtar të rrugës, por edhe për definimin e vet rrugës. Në momentin kur mungon përgjigjja rreth kohës, afatit, mungon edhe dinamika. Në mungesë objektive të një dinamike, atë e përcakton kryeadministratori, gjegjësisht UNMIKu. Varet prej vlerësimit të tyre subjektiv se a po ecën boll shpejtë Kosova a jo. Gjithashtu, me mungesë përcaktimi të cakut, lihet gjithashtu mundësia prë intepretime të ndryshme se çfarë është caku. Andaj sot kemi interpretime edhe për copëtim të Kosovës, edhe për pavarësi të Kosovës, edhe për autonomi të saj, edhe për “lidhje asimetrike” saj. Dhe i tërë ky spektër opcionesh e ngarkon jetën e përgjithshme në Kosovë, edhe më shumë seç e meriton realisht. Dhe na ngarkon jetën tonë të përditshme: në mungesë harte, bredhja e Kosovës e këtillë mund të vazhdoj si me muaj të tërë, ashtu edhe me vite të tëra, pa bërë ndryshime thelbësore shoqërore.

    2.

    Reagimi instinktiv i shumicës së kosovarëve është që kjo rrugë duhet të çilet nëpërmjet të definimit të statusit, pra të pavarësisë së Kosovës. Kjo gjithsesi do ta zgjidhte një nyjë të madhe që rri mbi kokën e kosovarëve, bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë, por problemi themelor është se të tri këta faktorë janë të papërgatitur për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme. Shqiptarët e Kosovës ende nuk kanë formësuar shtetësinë e për më tepër edhe këto institucione që janë në Kosovë (parashtetërore) mbulojnë vetëm një pjesë të territorit të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare është e zënë me problemin e Irakut (si maje e ajsbergut për një ristrukturim serioz ndërkombëtar të fuqive, përfshirë këtu angazhimin afatgjatë në Lindjen e Mesme apo zgjerimin dhe thellimin e BE-së). Ndërsa Serbia është në procesin e definimit të identitetit të vet shtetëror pasmilosheviqian dhe de facto kontrollon apo përpiqet të kontrollojë një pjesë të territorit të Kosovës. Definimi i statusit sot do të thoshte humbje për të gjithë. Për Kosovën mundësinë e humbjes së një pjese të territorit të saj me pavarësimin e një pjese tjetër. Për Serbinë humbje e “djepit të serbizmit” me fitore të një pjese të territorit kosovar ku nuk gjendet “djepi”, si dhe mundësia afatgjate e aksesit në “djep”. Bile edhe insistimi i tanishëm serb për një zgjidhje të shpejtë statusore nuk llogarit fare interesat e popullatës serbe në Kosovë. Ky projekt është i determinuar që sa më shpejt, nëpërmjet ndarjes territoriale, të harrohet çështja e Kosovës e njëkohësisht elektoratit të vet t’i thuhet se megjithatë procesit të pavarësimit kosovar iu mor një copë territori. Për bashkësinë ndërkombëtare një zgjidhje e këtillë e shpejtë do të thotë humbje e investimit dhjetëvjeçar në krizës e ish-Jugosllavisë, pra humbja e parimit të ruajtjes së tërësisë së entiteteve konstitutive të ish-Jugosllavisë socialiste. Me të do të zhvlerësoheshin të katër marrëveshjet ndërkombëtare që ruajnë stabilitetin e tanishëm në Ballkan: Dayton, Ramboillet, Preshevë dhe Ohër.

    3.

    Kosova është e zënë në kurthin mes mosbërjes dhe konfrontimit. Mosbërja është respektimi i tanishëm i status quo-së, i cili degradon jetën dhe perspektivën e njerëzve, ndërsa konfrontimi është rruga me të cilën në mënyrë kontinuele fitohet e humbet nga diçka. Të konfrontohesh sot me bashkësinë ndërkombëtare ndoshta do të shpejtohej procesi politik nga pavarësia, por do të humbej një pjesë e territorit kosovar dhe, po aq me rëndësi, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare. Të konfrontohesh sot me Serbinë mund të ndodhë e njëjta gjë, pra edhe humbje e territorit, edhe barazimi i Kosovës me Serbinë në listën e antipative perëndimore. Formula për konfrontim është e thjeshtë: ngarendja pas statusit. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë: as Serbia nuk mund të vazhdojë me status quo-në në momentin kur duhet ta definojë shtetësinë e vet. Nuk mund të vazhdojë me pretendim ndaj Kosovës e në të njëjtën kohë të shndërrohet në shtet sovran. Konfrontimi për Serbinë është i njëjtë: ngarendja pas statusit në momentin kur nuk ekziston disponimi ndërkombëtar për këtë. Kosova është në një situatë ku nuk ia vlen të ndjekë as rrugën e “standardeve para statusit” e as “statusit para standardeve”. Standardet para statusit janë një rrugë pa përcaktim kohor dhe përcaktim përfundimtar. Vlerësimi për avancim të standardeve është po ashtu arbitrar: kryeadministratori është ai i cili do të vlerësojë se kur dhe në ç’cilësi janë arritur standardet. Nga ana tjetër “Statusi para standardeve” është rrugë konfrontuese, me tepër pak mundësi përfitimi. Edhe po të pajtoheshin të gjithë shqiptarët se duhet pavarësuar pjesën më të madhe të Kosovës e një pjesë dhënë Serbisë, pjesa e pavarur do të ishte në situatë të brishtë, për nga institucionet, ekonomia, siguria, etj. Ndërkohë, kjo zgjidhje do të nënkuptonte konfrontim me bashkësinë ndërkombëtare e madje, ndoshta si pasojë, zhvendosje të dhunshme a jo të popullatës përtej kufijve etnikë. Dhe jo vetëm në Kosovë, por prej Maqedonisë e deri te Bosnjë-Hercegovina.

    4.

    Çfarë ka krejt kjo të bëjë me “dialogun për çështjet praktike” me Serbinë, do të mund të pyeste dikush në UNMIK? Përgjigjja është konceptualisht e thjeshtë: nuk ka çështje praktike që nuk janë pjesë përbërëse e zgjidhjeve sistemore. Njëzet vitet e fundit të kontakteve me Serbinë na kanë mësuar se fillohet me çështje praktike dhe rrëshqitet me të shpejtë në çështje statusore. Kjo do t’i ndodhë Kosovës: edhe po të dështojnë raundet e para të “dialogut”, shumë shpejt do të bëhet intepretimi se “dialogu” dështoi”, ngase asnjëra prej çështjeve nuk mund të diskutohej pa e saktësuar statusin. Pra, konkluza është se do debatuar për status.

    veton@koha.net

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Natyrisht se askush nuk e ka ndermend te besoje ose shpresoje se bisedimet kosovare-serbe do te perfundojne me pavaresine e Kosoves ose me Kosoven nen Serbi. Jane nje mori ceshtjes qe duhet te zgjidhen para kesaj siq quhen "ceshtje praktike". E edhe po te pavaresohej Kosova atehere prape do te duhej te bisedohej me serbet per keto ceshtje.
    Duhet te jemi vigjiliente e te anojme gjithmone kah bisedimet ne vend te luftes, sepse lufta eshte opcioni i fundit perndryshe.
    nak

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kur une jam shprehur kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE, shume prej jush e kane marre si gafe timen. Por ne fakt nuk eshte aspak ashtu. BE ka qene dhe eshte armikja kryesore e interesave tona kombetare. Ishin francezet ata qe firmosen ndarjen e kombit shqiptar, ishin francezet ata qe firmosen krijimin e Jugosllavise, ishin francezet ata qe dolen kunder luften ne Kosove, ishin francezet ata qe diktuan dhe firmosen krijimin e federates se fundit Serbi-Mal i Zi, jane po ata franceze qe ne emrin e BE-se u diktojne shqiptareve te ardhmen e tyre.

    Ne nje kohe kur vete Rusia terheq trupat e saj nga Ballkani dhe shprehet se federata Serbo-Malazeze eshte e deshtuar qe ne fillimet e saj, francezet i meshojne idese se mund te vazhdojne te mbajne rajonin ne diktatin e tyre. Por a eshte Franca ne gjendje ti diktoje Shqiperise dhe shqiptareve?

    Vija ideologjike qe shtete si Franca dhe Gjermania mundohen ti veshin sipermarrjes se perbashket ekonomike europiane, perben nje rrezik jo vetem per rajonin por per mbare boten. Qendrimet e hapura franko-gjermane kunder politikave amerikane ne Irak, jane vetem episodi me i fundit i nje politike konfliktuale midis Washingtonit dhe Parisit. Nese oponenca franceze u kalua pa shume buje ne Washington gjate luftes ne Kosove, tani qe Amerika po lufton luften e saj ndaj terorrizmit, eshte ne gjendje qe te vleresoje sic duhet vendet aleate dhe opozitare ne kete lufte. Pa dyshim, Franca e ka pozicionuar veten ne krye te listes se vendeve opozitare.

    Duke perfituar nga maredheniet e ftohta Washington - Paris, shqiptaret duhet te distancojne veten nga diktati europian. Kete do ta bejne ne menyre indirekte, duke u dhene nje prioritet te dukshem mbeshtetjes amerikane mbi ate te BE-se. Pas luftes ne Irak, amerikanet do te ndermarrin nje shikim te thelle dhe te gjate mbi politikat e tyre karshi vendeve europiane dhe do te bejne rikonfigurimin e interesave te tyre ne Europe.

    Tek "Europa e Re", ku hyjne vendet ish-komuniste te Europes Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore, Amerikanet shohin nje miqesi reale te pakushtezuar. Edhe pse amerikanet nuk kane asnje interes ekonomik te madh ne keto vende, miqesia dhe mbeshtetja e ketyre vendeve edhe pse modeste, krijojne kushte te pershtatshme per nje partneritet politik, ushtarak, ekonomik. Prioriteti amerikan do te ndryshoje fokus ne Europe dhe "aleatet e vjeter" do te cmenden nga xhelozia dhe pamundesia per te ndryshuar orientimin e gjysmes tjeter te Europes. Enderrat franko-gjermane do te ngelen vetem ne leter.

    Per institucionet shqiptare ne Kosove, keto bisedime ne Europe do te komentohen si "perpjekje per ri-integrim dhe stabilitet", kurse ne Washington do te komentohen si hapi i fundit per te pergatitur Serbine nga ajo e pashmangshmja, pavaresia e Kosoves.

    Historikisht Shqiperia ka patur vetem 2 vende mike dhe ato kane qene SHBA dhe Italia. Edhe sot e kesaj dite, keto dy vende jane perseri te vetmet vende qe se bashku me shtetin e Izraelit, jane me afer interesave shqiptare se cdo komb tjeter ne bote.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #80
    alvi
    i/e ftuar
    O Albo, bie dakort me ty ne te gjitha pikat qe ke ngritur.
    Vetem nje keshille, kot e ke permen Izraelin se do te hudhen ne fyt ekstremistat se atyre nuk u intereson realiteti, por perkatesia e tyre fetare.

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •