Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 168
  1. #41
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Llapi,

    une nuk te them te mos sjellesh shkrime te ndryshme, por per shkrime qe nuk kane te bejne DIREKT apo Indirekt me Pavaresine e Kosove.

    Ti je i lire te sjellesh shkrime, per sa ato hyjne ne kornizen e titullit qe kjo teme mban. E nese do te trajtosh probleme tjera, mund te hapesh nje teme tjeter.

    Te falemnderit.

  2. #42
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Përditësimi: 06.2.2003 18:50 (CET)


    Daci konsultohet për deklaratën e pavarësisë


    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci po zhvillon konsultime me grupet parlamentare të Kuvendit, lidhur me nismën e 42 deputetëve që më 13 shkurt të miratohet deklarata për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Nuk ka konfimime zyrtare nëse kryesia e Kuvendit ka marrë qëndrim rreth kësaj çështje, por disa burime thonë se gjasat për shtrimin e kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme megjithatë janë shumë të mëdha.

    Përfaqësuesi i grupit të deputeteve të kësaj nisme, Bujar Dugolli, i cili njëkohësisht është edhe shef i grupit parlamentar të AAK-së, pas takimit me kreun e parlamentit ka deklaruar se nisma nuk kundërshtohet mirëpo sipas tij, ka disa kërkesa për disa ndryshime të vogla të këtij projekt dokumenti, për të cilat mund të bisedohet.

    "Deklarata duhet të harmonizohet se, tekefundit, pa mbështetjen e të gjitha forcave politike kjo nuk mund të bëhet dhe jemi të gatshëm të punojmë me grupe parlamentare, se do të mbrojmë qëndrimet e kësaj projektdeklarate dhe do të kërkojmë që të përkrahet edhe nga dy grupe tjera."

    "Deri më tani asnjëri nga deputetët nënshkrues të iniciativës nuk është deklaruar që ka hequr dorë nga kjo, përkundrazi ka pasur kërkesa edhe nga deputetët tjerë që nuk kemi mundur t'u ofrojmë të nënshkruajmë por ka mbështetjen e deputetëve dhe kjo do të vërehet edhe në seancën që do të mbahet", tha z.Dugolli.

    Ai shtoi se çështja e vendosjes së deklaratës në rend të ditës tashmë është çështje e kryer. Sipas tij, këtë e mundëson rregullorja e Kuvendit.

    "Nëse dikush kërkon që kjo çështje të mos respektohet nga organet e Kuvendit apo të mos hyjë në rendin e ditës, kjo domethënë që kemi shkelur mbi parimet e rregullimit të punës sonë dhe kemi shkelur në procedurat e rendit të Kuvendit të Kosovës", tha z. Dugolli.

    Takime intensive

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili të enjten ka pasur takime edhe me përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare dhe më parë edhe me zyrtarë të UNMIK-ut dhe diplomatë perëndimorë, nuk është prononcuar për media.

    Rreth po kësaj çështje, janë zhvilluar edhe takime të tjera të diplomatëve të akredituar në Prishtinë, me përfaqësues politikë, në mënyrë të veçantë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, i cili duket të jetë me këmbëngulësi që kjo deklaratë të kalojë.

    Njoftohet se ekziston një gatishmëri edhe e deputetëve të LDK-së që të votojnë pro kësaj deklarate, mirëpo pjesa më e konstestueshme e saj, për LDK-në, mbetet implementimi i deklaratës.

    LDK-ja ka insistuar që në tekstin e kësaj deklarate të qartësohen se cilat do te jenë raportet me UNMIK-un. Nuk përjashtohet mundësia që LDK-ja të insistojë në ndryshimin e deklaratës, pikërisht në pjesën ku flitet për implementimin e saj.


    bbc

  3. #43
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Përditësimi: 07.2.2003 8:57 (CET)


    Shtajner për statusin e Kosovës

    Z.Shtajner tha se banorët e Kosovës janë të shqetësuar për sigurinë



    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Mihail Shtajner tha para Këshillit të Sigurimit në Nju Jork se është shumë herët për të vendosur për statusin final të Kosovës.

    Ai tha se për momentin, banorët e Kosovës janë më shumë të shqetësuar rreth çështjeve të sigurisë dhe të punësimit.

    Më herët kryeministri serb, Zoran Xhinxhiç, bëri thirrje për mbajtjen e një konference rreth të ardhmes së Kosovës në muajin qershor të këtij viti.

    Mbajtja e konferencës do të përkonte me përvjetorin e katërt të vendosjes së Kosovës nën administrimin e OKB-së.

    Z. Xhinxhiç e ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar se gradualisht po i dorëzon kontrollin e Kosovës shqiptarëve atje, që përbëjnë 90 përqind të popullsisë.


    bbc



    =========



    Steiner: Satusi i ardhëshëm i Kosovës nuk do të përcaktohet këtë vit
    7 shkurt 2003, 07:10 UTC


    Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner, i tha Këshillit të Sigurimit se Kosova ka shumë punë për të bërë në krijimin e një shoqërie shumë etnike, në ngritjen e institucioneve demokratike dhe në vendosjen e shtetit ligjor. Prandaj, tha ai, është shumë shpejt që të përcaktohet e ardhmja e saj.

    "Për mendimin tim viti 2003 nuk është koha për zgjidhjen përfundimtare të satusit të Kosovës, por është koha për hedhjen e themeleve për procesin politik, që si përfundim do të përcaktojë statusin e saj".

    Zoti Steiner pati kritika në adresë së politikanëve shqiptarë, që po këmbëngulin për pavarësinë duke thënë se “standardet” për një shtet më vete janë plotësuar. Ai ishte po aq kritik edhe ndaj thirrjes së Beogradit për një zgjidhje të shpejtë, duke kërkuar kthimin e Kosovës nën Sërbinë dhe Malin e Zi.

    Zoti Steiner tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të zhvillojnë një dialog të hapur mbi të ardhmen e Kosovës, ku 90 përqind e popullatës përbëhet nga shqiptarët dhe 10 përqind nga sërbët. Ai tha se politikanët duhet të përqendrohen në problemet më të ngutëshme si ulja e nivleit të krimeve, dhuna etnike, korrupsioni dhe papunësia.

    "Pra, ç’farë do populli i Kosovës? Cilat janë përparësitë e tij? Hapja e vendeve të punës, siguria, dhe marrëdhëniet shumë-etnike. Dhe pikërisht këto janë standardet për të cilat bëhet fjalë. Kjo është ajo që do komuniteti ndërkombëtar, kjo është ajo që do populli i Kosovës".

    Ndërkaq, në një deklaratë të tij Këshilli i Sigurimit shprehu edhe një herë mbështetjen e tij për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-un, për të vazhduar të luajë rolin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe në përpjekjet shtet-formuese para se të merret me statusin e ardhëshëm të saj.

    Në raportin e tij, zoti Steiner përshëndeti zgjerimin e rolit të Bashkimit Evropian, që po përgatit një mison në Kosovë këtë muaj dhe pritet të përcaktojë strategjinë e tij për Ballkanin.//ic//



    Zeri i Amerikes

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Procesi i pavaresimit ka nisur kur eshte futur NATO, por edhe nuk eshte e domosdoshme te shihet keshtu sepse kemi nenshkruar Autonomi Maksimale. Lum, ke te drejte, por me duket se pika tre eshte e tepruar, une sinjale te tilla nuk kam pare, deri tani.

    Ne jemi te sigurte se jemi ne rrugen e pavaresise, mua kjo nuk me pelqen. VETESIGURIA dhe vetebesimi jane mashtruese dhe ngadalesojne procesin. NE duhte te punojme sikur se nuk eshte ashtu, ne te gjitha fushat...

    Per problemin e Kosoves do te vendoset ne tryeze, dhe tryeza kerkon kompromis, do te detyrohemi si boshnjaket... dhe cka mund te ndodh ? Serbet pranojne autonomi maksimale ( KETU ESHTE KURTHA ), ne kerkojme Pavaresi, tani duhet pare se nga do t´ia mbaje Perendimi, per Evropen jam i sigurte se do te pozicionohet ne ate qe eshte nenshkruar, pra Autonomi Maksimale, madje as Republike jo... Me rendesi eshte nga do t´ia mbajne amerikanet.
    Ndarja nuk duket e besueshme pershkak reaksionit zinxhiror qe ke permend dhe per shkak te kaosit qe do te krijonte ne Ballkan, veshtire te lokalizohet kjo...

    Mendimi im: Kosova nuk duhet te insistoje per zgjidhje te shpejte. Duhet pritur se paku 15-20 vite keshtu qe edhe ne Serbi te krijohet nje gjenerate e cila jeton pa Kosoven. Ne Kosove gjithashtu krijohet nje gjenerate cila nuk ka te beje gje me ate shtet. Ndjenjat " patriotike " fashiten dhe vendoset me mendje te shendosh, e kjo dmth. Pavaresia.

    Kosova duhet t´i prezentoje Serbise nje llogari prej disa miliardave per shkaterrimin, mospagimin e pensioneve dhe adminsitrates kosovare para dhe gjate luftes...Kjo mund te conte qe Serbia te pranoje Pavaresine vetem te mos obligohet te paguaj nje demshperblim te tille i cili do ta rendonte teper ekonomine e tyre.

  5. #45
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mendimi im: Kosova nuk duhet te insistoje per zgjidhje te shpejte. Duhet pritur se paku 15-20 vite keshtu qe edhe ne Serbi te krijohet nje gjenerate e cila jeton pa Kosoven. Ne Kosove gjithashtu krijohet nje gjenerate cila nuk ka te beje gje me ate shtet. Ndjenjat " patriotike " fashiten dhe vendoset me mendje te shendosh, e kjo dmth. Pavaresia.

    Kosova duhet t´i prezentoje Serbise nje llogari prej disa miliardave per shkaterrimin, mospagimin e pensioneve dhe adminsitrates kosovare para dhe gjate luftes...Kjo mund te conte qe Serbia te pranoje Pavaresine vetem te mos obligohet te paguaj nje demshperblim te tille i cili do ta rendonte teper ekonomine e tyre.

    Shen Alban,

    15-20 vjet une do t'i vleresoja si shume, shume me teper se c'do te ishte e mjaftueshme, qe Kosova te kish te drejte edhe brenda kuadrit te realizimit te standarteve qe i kerkohen si shtet, per te kerkuar pavaresine e per t'u bere shtet. Nderkohe qe ne serbi krijohet nje gjenerate qe mund te jetoje pa kosove, mos harro se institucionet qe kane hartuar planet per mbajtjen e Kosove pjese te Serbise do te vazhdojne me jeten e tyre, me pagesat e punonjesve, te cilet do te krijojne plane te tjera.
    Nga ana tjeter do te jete krijuar ne Kosove nje shtrese e cila e vetekenaqur nga arritjet ekonomike, etj. nuk do te donte te prishte qetesine dhe paqen e arritur nese ne tryezen e bisedimeve dilet kundra pavaresise. Pra qe nuk do te deshironin psh te kalonin ne masa perseri ekstreme sic do te ishte nje lufte e mundshme, apo kercenim me lufte.
    Dhe eshte kjo shtrese qe me pas do te perkrahej nga perendimi, sidomos ai evropian, qe simpatine per serbet e ka pasur dhe e ka me te madhe (ku e ku!) sesa per shqiptaret.

    Ne kete rast kam frike se do te kthehej situata ne nje gjendje te ngjashme me ate qe sot ka Palestina. A eshte ajo per t'u lakmuar. Ta mbajne lugen me ushqim te goja (me premtimet sot e neser se do te lejojne ta shpallesh pavaresine) e me pas te te lene po ashtu. Terhiq e mos e keput, terhiq e mos e keput.



    Ne lidhje me llogarine qe Kosova duhet t'i prezantoje Serbise per shkaterrimin, shume dakord. Per kete ti ke shkruar edhe ne nje teme tjeter dhe e ke trajtuar gjere e gjate. Ajo qe duhet bere, eshte qe dicka e tille te kerkohet sa me shpejt qe te jete e mundur, sepse Serbia ne kete kohe perballet me veshtiresi te medha financiare. nese kjo zgjatet ajo mund te marre ndihme dhe mundet te gjeje alternativa me te cilat ta zbehi kerkesen dhe jo me t'i jape asaj mundesine te behet shkas per dhenien e pavaresise.
    Pastaj duke e mbajtur Kosoven pas vetes dhe duke e zgjatur dhenien e demshperblimit ne kohe, ata do te arrinin qe ate qe jepnin ta rivilnin nga te ardhurat qe do te merrnin duke mbajtur Kosoven si pjese te tyre (qofte edhe me autonomi maksimale).

    Ndaj nese duhet vepruar ne lidhje me te dy pikat qe ke permendur ne shkrimin me lart, mendoj se keto duhet te jene te shpejta, e dyta sa me pare te jete e mundur dhe tjetra ne nje afat 3-7 vjet.

  6. #46
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    07.2.2003 20:11 (CET)
    Perëndimi kundër deklaratës së pavarësisë

    Presion ndaj parlamentarëve të Kosovës


    Diplomatët e vendeve perëndimore në Prishtinë u kanë kërkuar politikanëve shqiptarë të tërhiqen nga hapat drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Shefat e zyrave të pesë shteteve më të mëdha perëndimore kanë zhvilluar një takim me shefat e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
    Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk janë dhënë informacione rreth tij, por merret vesh se ata kanë kërkuar që Kuvendi të mos e vërë në rend të ditës nismën e 42 deputetëve shqiptarë për miratimin e Deklaratës së Pavarësisë.
    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bujar Dugolli, koordinuesi i nismës, ka theksuar se faktori politik shqiptar ka arritur unifikimin e tij dhe se është vetë ai që do të vendosë për të ardhmen e Kosovës.
    Zoti Dugolli tërthorazi i ka pohuar BBC-së se përfaqësuesit diplomatikë perëndimorë në Prishtinë kanë kërkuar që nisma për pavarësinë të shtyhet për më vonë.
    Arbër Vllahiu bisedoi me zotin Dugolli.

    BBC: A mbetet grupi i 42 deputetëve besnik i kërkesës për paraqitjen e deklaratës në seancën e parë parlamentare që nga dita e sotme?


    Zoti Dugolli: Është një fat i mirë që ajo që nuk është arritur në disa takime të mëhershme, unifikimi i faktorit politik, pra dështimi i takimeve, kemi arritur ne shefat e grupeve parlamentare që të kemi një bashkëpunim shumë më të mirë. Kjo është vërejtur edhe më heret në punën e parlamentit, kur është bërë fjalë për një varg rezolutash politike apo për çështjet më të nxehta që janë diskutuar në parlament. Ne kemi arritur një bashkëpunim rreth çështjeve me rëndësi...

    BBC: Zoti Dugolli, unë ju pyeta konkretisht: I qëndroni besnik fjalëve se do ta paraqisni dhe kërkoni që kjo deklaratë të paraqitet në seancën e parë të parlamentit që nga dita e sotme?

    Zoti Dugolli: Edhe kjo nismë e deputetëve, fatmirësisht ka mbështetjen parimore edhe të dy shefave të grupeve tjera parlamentare dhe është nismë që bëhet si reagim ndaj tendencave për të prejudikuar statusin përfundimtar të Kosovës nga dikush tjetër. Dhe mendoj se kjo ka marrë vlërësime pozitive edhe nga dy shefat e grupeve të tjera parlamentare. Ne gjithsesi duhet të kemi bashkëpunim që çështja që është kërkuar nga deputetët të vihet në rendin e ditës, që të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne insistojmë që kjo të bëhet konform kërkesës së grupit të deputetëve. Grupi parlamentar e mbështet idenë që kjo të bëhet që në seancën e parë të rradhës, siç është kërkuar, më datë 13 shkurt. Por nëse grupet e tjera parlamentare mendojnë se nuk mund të përgatitet kjo për atë datë, apo kërkojnë një datë tjetër për harmonizim të tekstit, atëherë ne do të jemi të gatshëm dhe në bashkëpunim me ta të përcaktojmë atë. Megjithatë për data të mundshme ende nuk është biseduar, por sidoqoftë ne do të kemi takime edhe të hënën dhe do të shfrytëzojmë edhe këtë uikend të konsultohemi...
    BBC: Dhe me kë tjetër do të bisedoni. Ju bëtë biseda me përfaqësuesit e pesë zyrave perëndimore në Prishtinë dhe ato si duket ua paskan ndërruar mendjen?

    Zoti Dugolli: Jo. Ne paraqitëm mendimet tona sikundër që ata i paraqitën të tyret, apo ato të qeverive të tyre. Obligimin tonë e kryejmë ne dhe ne jemi të vendosur që ta kryejmë. Këtu flas si shef i grupit të AAK-së dhe ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë. Kjo është çështje që duhet të ketë një harmoni dhe bashkëpunim ndërpartiak sepse nuk mund të bëhet vetëm...

    BBC: Pra, ju nuk keni hasur në mirëkuptim nga shefat e zyrave perëndimore në Prishtinë?

    Zoti Dugolli: Çështja është jona. Miratimi i deklaratës për pavarësinë e Kosovës është punë e partive politike dhe institucioneve pa marrë parasysh se dikush mund të mendojë se nuk është koha për këtë. Ne mendojmë se është koha. Do të vijë koha kur faktori ndërkombëtar do të deklarohet për apo kundër pavarësisë së Kosovës. Por, sidoqë të jetë, ne duhet ta kryejmë vendimin tonë dhe të presim reagimet pas miratimit të deklaratës. Ne jemi të vendosur që këtë ta shtijmë në rendin e ditës në Parlamentin e Kosovës dhe për këtë do të bëjmë maksimumin që të ketë një bashkëpunim ndërpartiak sa i përket kësaj çështjeje...

    BBC: ... Ju shumë po flisni për bashkëpunimin ndërpartiak. A do të thotë kjo se ndonjë nga partitë apo grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës është kundër kësaj deklarate, kundër kësaj nisme?

    Zoti Dugolli: Janë bërë shumë spekullime nëpër mjete të informacionit, por deri më tash në takimet që kam pasë me dy shefat e grupeve të tjera parlamentare nuk kam vërejtur një tendencë se ata janë kundër kësaj nisme. Mund të them se në shumicën e rasteve është thënë se është deklaratë me vend dhe në kohën e duhur dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta deklarojë Kosovën si njësi - shtet të pavarur.


    bbc

  7. #47
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Rexhepi: Nuk është koha për deklaratë në parlament mbi pavarësinë.
    Elez Biberaj

    7 shkurt 2003 (18:00 UTC)

    Degjoni intervisten (RealAudio)

    Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi, i cili dje mori pjesë në lutjen e mëngjesit në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se vëmendja këtë vit duhet të përqëndrohet në konsolidimin e institucioneve dhe në arritjen e përparimeve në të gjitha fushat.


    EB: A mund të fillojmë zoti Kryeministër me reagimin tuaj ndaj nismës së një grupi të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. A është koha që Parlamenti të merret me këtë çështje?

    BR: Edhe unë i ndaj shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe në një mënyrë dua t’i përcjell edhe shqetësimet e miqëve tanë amerikanë si në Departamentin e Shtetit ashtu edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të cilët janë mjaft të shqetësuar me këtë nismë. Në kohën kur vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përqëndruar drejt krizës në Irak dhe Korenë e Veriut, dhe në kohën kur zoti Gjingjiq ka dalë me disa deklarata ose kërkesa të cilat janë konsideruar si mjaft negative nga ana e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit për Siguri Kombëtare, të hyjë një iniciativë e tillë në Parlament mendoj se është kohë e papërshtatshme dhe sigurisht që atëherë edhe ne ulemi, në një ekuivalencë me ato që ka kërkuar zoti Gjingjiq. Pra, mendoj që në këtë moment pjekuria jonë politike duhet të jetë në nivel për arsye se nuk është koha për këtë deklaratë dhe duhet të presim një moment shumë më të volitshëm. Mendoj se vëmendja jonë këtë vit duhet të përqëndrohet në konsolidimin e institucioneve tona dhe në arritjen e përparimeve në të gjitha fushat dhe pastaj të shohim në vitin 2004, 2005.

    EB: Zoti kryeministër, këto ditë ju keni zhvilluar një seri takimesh me zyrtarë të Departamentit të Shtetit këtu në Washington. Përveç çështjes që sapo e diskutuam, cilat ishin disa nga çështjet që u diskutuan në këto takime dhe a keni mbështetjen e palës amerikane për çështjet që ju shqetësojnë ju më së shumti?

    BR: U diskutua rreth shumë çështjeve të tjera, siç është çështja e transferimit të kompetencave, që do të jetë një proces, dhe shpresojmë se gjatë vitit 2003 shumica e tyre do të transferohen me aq sa ne do të jemi të gatshëm t’i marrim kompetencat. Po ashtu u diskutua për një përparim drejt standardeve, edhe pse edhe zyrtarët amerikanë u pajtuan që duhet të flasim sa më pak për standarde por të veprojmë në mënyrë aktive dhe në kohën e duhur atëherë mund të fillojë edhe çështja e definimit të statusit të Kosovës. Po ashtu u shprehën shqetësime edhe rreth disa incidenteve sporadike që kanë ngjarë në Kosovë, pastaj paralajmërimeve se aty këtu dalin persona të maskuar ose ndaj sulmit në stacionin policor (në Pejë). Ishin këto shqetësime të miqve tanë amerikanë. U bisedua edhe çështja e kthimit, ku ne i prezentuam pengesat reale që janë prezente jo vetëm te kosovarët por në rend të parë edhe nga pala serbe, të cilët me mesazhe të ngjashme që i ka dhënë zoti Gjingjiq për kthimin e ushtrisë dhe policisë që është një mesazh shumë i keq, i dekurajojnë serbët të mos integrohen por përkundrazi të kenë qëndrim refuzues. Të gjitha këto shqetësime tonat ne i paraqitëm dhe theksuam se ne do të përmbushim pjesën tonë të obligimeve në këtë drejtim. Edhe një herë dua të potencoj se kryesisht vëmendja e miqve amerikanë dhe e ndërkombëtarëve të tjerë është në progresin drejt integrimit të minoriteteve.

    EB: Zoti Kryeministër, dje administratori Michael Steiner ishte në New York ku paraqiti një raport në Këshillin e Sigurimit dhe ku mbajti qendrim mjaft kritik ndaj udhëheqësve të Kosovës. Sipas tij, udhëheqësit e Kosovës, nuk po bëjnë aq sa duhet për zgjidhjen e problemeve madhore shoqërore dhe ekonomike. Si u përgjigjeni këtyre kritikave?

    BR: Mendoj se ka vend ndoshta të kritikohemi në atë aspekt sepse duhet një angazhim më i madh i të gjithë neve, mirëpo nuk qëndrojnë kritikat vetëm në atë drejtim që faji është vetëm te vendorët, për arsye se faji është edhe te ndërkombëtarët, pasi shumica e fushave ku bëhen kritikat janë e drejtë e rezervuar dhe ende nuk është bërë transferimi i kompetencave. Ne jemi shumë të gatshëm të marrim më tepër kompetenca sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik, privatizimit dhe çështjeve të tjera, dhe atëherë mund të kërkohet një përgjegjësi më e madhe. Pra, këto janë procese të ardhshme afatshkurta të cilat janë planifikuar për në vitin 2003 në mënyrë që bashkërisht me UNMIK-un të jemi më aktivë dhe më efikasë në obligimet që dalin para nesh.

    EB: Por ju nuk mendoni se po shkohet drejt një acarimi midis palës shqiptare dhe administratës ndërkombëtare në Kosovë?

    BR: Jo, kishte disa tensionime diku në periudhën para vitit të ri, që janë edhe të kuptueshme për arsye se ne kërkojmë që të kemi më tepër kompetenca që të dëshmojmë për punën tonë dhe në situatën që ishim, që në shumicën e rasteve ne ishim më shumë në cilësinë e një vrojtuesi se sa të një pjesmarrësi aktiv në proces, ka pasur vend edhe të kritikohemi. Mirëpo, që të ketë vend kritika, duhet së pari të kemi edhe kompetenca. Pra është një ndërlidhshmëri e këtyre proceseve.

    EB: Kohët e fundit duket se në marrëdhëniet midis tre partive kryesore politike që janë në parlament, LDK-ja, PDK-ja dhe Aleanca, ka pasur një ashpërsim. Si ndikon kjo në funksionimin e qeverisë, në funksionimin e Parlamentit?

    BR: Jo, nuk do të thoja që ka pasur ashpërsim. Përkundrazi, shihet një bashkëpunim shumë më i ngushtë në Parlament. Një klimë të tillë ne dëshirojmë ta përcjellim edhe në Qeveri. Ndodh që disa ministra nganjëherë marrin nuanca partiake më tepër dhe unë jam idhtar i parimit që në qeveri të ketë sa më pak ndikim politik që ne të orientohemi në detyrat tona prioritare dhe në atë mënyrë të jemi shumë më efikasë, pra të koncentrohemi në konsolidimin e qeverisë dhe përballë obligimeve që dalin përpara nesh, për arsye se pa një përqëndrim të mirëfilltë në detyrat prioritare të qeverisë, ndikimet politike mund të na shkaktojnë probleme.

    EB: Zoti Kryeministër edhe një pyetje lidhur me kryeministrin serb Gjingjiq. Siç duket, kohët e fundit, ai ka filluar të merret shumë me çështjen e Kosovës. Megjithëse, kërkesat e tij nuk janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duket se ai ka një strategji për Kosovën. Po pala shqiptare ka një strategji të qartë dhe a ekziston konsensusi politik në Kosovë për realizimin e pavarësisë?

    BR: Zoti Gjingjiq ka filluar të merret me Kosovën kohët e fundit. Deri vonë ata kanë pasur të them ashtu një libero, zotin Çoviq, pra zoti Gjingjiq dhe zoti Koshtunica nuk janë marrë me problemin e Kosovës. Mirëpo tani këtë e bëjnë edhe për çështje personale, për arsye se rejtingu i zotit Gjingjiq ka rënë mjaft. Mendohet se jashtë koalicionit DOS ai ka ndoshta vetëm 8 përqind mbështetje. Pra, zakonisht kur duan të rrisin numrin e votuesve atëherë luajnë me letrën e Kosovës, me një nacionalizëm. Mirëpo, ai ka edhe planin e tij strategjik. Ai (Gjingjiq) nuk është i interesuar për një zgjidhje të them të çfarëdo raporti që të qëndrojë Kosova, ai ka për qëllim ndarjen e Kosovës, ai është qëllimi final që e ka shprehur edhe mjaft haptas. Kosovës kjo nuk i konvenon. Për fat të keq ne nuk kemi një platformë të përbashkët se si do të zhvillohen këto procese. Mendoj se gjatë vitit 2003 ne, të gjitha subjekete politike dhe institucionet, duhet të përgatitemi, të përgatisim një platformë të përbashkët e cila do ta ketë edhe afatizimin se në çfarë kohe çka duhet të ndërmarrim dhe bashkarisht të arrijmë qëllimin tonë që është pavarësia e Kosovës.


    VOA

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    E nderuar Dita

    thash ato vite duke shpresuar me teper ne rimekembjen ekonomike te Kosoves, mirepo kjo duhte te mirret me rezerve. Per pavaresine duhet te bisedojme kur nuk i konvenon fare Serbise, kjo mund te jete edhe pas dy viteve 5, 7 apo 10 viteve. Varet shume nga qendrat boterore dhe deshira e tyre per tu marre me kete ceshtje. Tani ata nuk kane kohe! Mirepo edhe nese vjen ky cast nuk duhet te nisemi koke me vete , por duke u konsultuar me amerikanet.

    Serbia nuk ka shanse te ngritet shpejt, percarja edhe te ata eshte e madhe, madje me e madhe se te ne. Nese fiton Koshtunica, per ne do te jete me lehte, sepse kete perendimi nuk e don.

    Para se te bisedojme ne per pavaresi, duhet te clirohemi nga mentaliteti ballkanik dhe nga arroganca, me kete dua te them se para se te hedhim nje ide kaq te madhe, duhet t´i shohim te buzqeshur Rugoven dhe Thacin, edhe ate te lumtur e te kenaqur, nese ia dojne te mire ardhmerise se Kosoves, nese jo mund te mbeten keshtu si jane dhe te veshtrojne njeri tjetrin si armik, e jo si do te duhej, si kundershtar politik.

    NEse ne nje shtepi nuk ka harmoni, kulmi saj pikon kudo. Kulmi i Kosoves tani pikon ne plot vende. Ne deshire kemi pavaresine, por politikisht nuk jemi te gatshem per nje pune te tille...na mungon pjekuria politike. Para se te futemi ne shtepine e re duhet t´i mbyllim vrimat ne kulm. Kulmi jone nuk eshte i shendosh se vuan nga bajraktarizmi dhe deshira e tepruar per te qene i pari!

  9. #49
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Rroftë Pavarsia e Kosovës, Dardanisë Ilire
    Rroftë ndjenja liridashëse e shqiptarëve
    bijëve të Zotit

    Me shumë Nderime
    drini.

  10. #50
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Me besim dhe me Shpresë
    të jemi të gjithë të bashkuar
    të besojmë tek njëri-tjetri
    Po i vjen edhe dita e Dardanisë
    dhe e fatit dhe lumturisë

    Me shumë Nderime
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 12-02-2003 më 04:08

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •