Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 168
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Pamvarsia e Kosoves eshte e padiskutushme si per Europen ashtu edhe per Ameriken.Mirpo kur dihet ce nje pjese e klases politike eshte e kriminalizuar eshe frika per nje lufte civile eshte e mundur.NDerkombetaret ja dhane mundsine trimave te U.C.K te integrohen ne T.M.K. dhe pane se ne drejtim te kujt i kthyen ato armet.....
    Boll viktima i sollen eliminimi i SADAM HYSENIT.......

  2. #142
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Gjatjeta Lap

    Edhe ky baca qysh spe kursen pak ket liderrin e kosovës .
    Pak duhet mi ardhë marre a e kena presiden a jo?!
    Tani edhe president me shal e kravat ku mund gjajm tjetër ma t'mirë?!
    Po nejse nejse e di baca punët eveta!

    Na Rroft presidenti i Kosovës!

  3. #143
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    SERWER: JETËSIMI I STANDARDEVE PARËSORE PËR KOSOVËN



    Daniel Serwer, Instituti amerikan i Paqes


    RADIO EVROPA E LIRË
    Viteve të fundit keni qenë shumë i angazhuar lidhur me situatën në Kosovë dhe më gjërë në Ballkan. Cili është vlerësimi juaj, a mund të themi se në Kosovë, në përgjithësi, tani kemi një progres?

    DANIEL SERWER
    Mendoj që ka një farë progresi në Kosovë, definitivisht... por progresi është jo i njëllojshëm dhe më i ngadalshëm se ai që do doja të shihja.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në cilat fusha mendoni se progresi është i ngadalshëm?

    DANIEL SERWER
    Mendoj që fusha kryesore, për sa i përket bashkësisë ndërkombëtare, është vendosja e pushtetit të ligjit dhe trajtimi i pakicave, veçanërisht i serbëve. Mendoj se është një këndvështrim i përgjithshëm në komunitetin ndërkombëtar se kjo po ndodh shumë ngadalë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Desha t'ju pyes lidhur me standardet, sepse, sipas disa analistëve, kthimi i serbëve është njëri nga standardet kryesore. Si e parashihni këtë çështje në të ardhmen?

    DANIEL SERWER
    Ka shumë gjëra në standarde që, ose janë kryer, ose do të jenë relativisht të lehta për t'u kryer. Ka shumë gjëra në standarde që janë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Por, kur e pyesni një ndërkombëtar se çfarë është më e rëndësishme para se Kosova të lëvizë drejt vendimit për statusin e saj final, ai do të thotë: shikoni është trajtimi i serbëve dhe i pakicave të tjera dhe ky trajtim nuk është adekuat për të shkuar në përcaktimin e statusit final tani. Ndoshta mund të jetë në vitin 2005, por kjo do të kërkojë një punë shumë të madhe.

    RADIO EVROPA E LIRË
    E përmendët statusin final të Kosovës. Sipas zyrtarit të lartë të Shteteve të Bashkuara, Marc Grossman, nga mesi i vitit 2005 do të hapet ky proces, natyrisht pas vlerësimit të standardeve. Çfarë mendoni për këtë çështje?

    DANIEL SERWER
    Mendoj se duhet të kuptohet se do të ketë një rishikim të progresit të standardeve në vitin 2005 dhe se nga kjo varen diskutimet e statusit final. Mendoj se është një proces i mirë, mendoj që është korrekte të kërkohet nga Kosova që t'i plotësojë kërkesat e vetëqeverisjes para ecjes drejt përcaktimit të statusit final. Dhe nëse standardet nuk do të jenë plotësuar deri në atë kohë, mund të ketë shtyrje. Njerëzit duhet të marrin shumë seriozisht nocionin që kjo nuk është automatike.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ndër këto standarde, analistët thonë se shumë i rëndësishëm është po ashtu edhe standardi i dialogut me Beogradin për çështje teknike. Duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Serbi, a ka ndonjë hapësirë për vazhdimin e dialogut?

    DANIEL SERWER
    Besoj se ka një farë hapësire që të vazhdojë dialogu për çështjet teknike. Por sigurisht ai do të jetë shumë më i vështirë…si për faktin se qeveria që do të dalë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve në Beograd, pasi me gjasë do të jetë e ndarë, dhe për shkak të ndikimit të partive nacionaliste në Beograd, që është qartas mjaft i fortë. Megjithatë, njerëzit në Kosovë nuk duhet të shqetësohen shumë për këtë. Ajo për të cilën duhet të shqetësohen është që të shfrytëzojnë këtë moment dhe ta përgatisin mirë vetveten për bisedimet me Serbinë. Nëse e bëjnë këtë, pra nëse shkojnë në bisedimet me Serbinë, shumë të përgatitur nga ana teknike dhe politikisht të bashkuar…dhe sërish nuk do të ketë rezultate për shkak të vështirësisë për të biseduar me Beogradin për momentin, komuniteti ndërkombëtar do ta dijë se kush duhet të mbahet përgjegjës. Por gjë e rëndësishme për Kosovën është fitimi i një pozicioni të lartë moral, të cilin e ka humbur në një farë shkalle, duke u përgatitur me kujdes, duke shfrytëzuar këta pak muaj që vijnë, sepse do të kalojnë disa muaj deri sa Beogradi të jetë i gatshëm që t'i vazhdojë bisedimet; pra, për t'u përgatitur mjaft mirë për këto bisedime teknike me Beogradin.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Disa analistë amerikanë thonë se aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shumë të angazhuar në çështje të tjera dhe se tani Ballkani, për ta, është çështje sekondare. Si i komentoni këto vlerësime?

    DANIEL SERWER
    Mendoj se definitivisht është e vërtetë se për Shtetet e Bashkuara, Ballkani nuk është as çështje dytësore, por mund të jetë e një prioriteti të tretë apo të katërt në këtë kohë. Kjo natyrisht nuk është mirë për Kosovën. Kjo ndodhi sepse Kosova nuk i bëri të gjitha ato gjëra që duhej të bënte me shpejtësi, menjëherë pas vendosjes së protektoratit. Që Kosova të rikthehet në agjendën e Shteteve të Bashkuara, do të kërkohet një veprim i shpejtë dhe kategorik për ti plotësuar standardet. Në atë pikë Kosova apo Prishtina mund t'u thotë Shteteve të Bashkuara se i kemi bërë ato çfarë kërkuat, tani është radha juaj që të mbani premtimin tuaj. Por nëse standardet nuk plotësohen, nuk do ketë baza që kjo të thuhet.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Në fund, a mendoni se kosovarët do t'i plotësojnë standardet?

    DANIEL SERWER
    Mendoj se munden, por çështje reale është se a kanë ata vërtet përkushtim politik, angazhim të unifikuar politikisht për të bërë diçka të tillë. Megjithatë kam dyshimet e mia. Ata duhet vërtetë që ta kuptojnë se gara politike rreth çështjeve të standardeve është një veprim i pamatur për Kosovën në tërësi. Ajo që duhet të bëhet është plotësimi i standardeve. Garën politike mund ta zhvillojnë për çështje të tjera.

    Intervistoi Fatmir Bujupi
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #144
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga gazeta TemA



    Sabri Hamiti, intervistë për gazetën "TemA"

    Tirana dhe Kosova duhet t'i njohin pavarësinë njëra tjetrës



    Si do ta vlerësonit vitin që shkoi, në raport me proceset që janë shënuar në Kosovë?

    Ka qenë një vit i vështirë, me kaq shumë përpjekje në të gjitha fushat e jetës. Përpjekja e formimit të institucioneve, përpjekja e ngjalljes së ekonomisë nëpërmjet procesit të privatizimit, insistim për të rritur sigurinë e qytetarëve. Ka pasur dhe përpjekje të veçanta në fushën e reformimit të sistemit të arsimit në të gjitha nivelet. Në disa fusha ka edhe përparime të dukshme. Sado që gjendja ekonomike e sociale në Kosovë mbetet e vështirë. Ka veç të rinj që kërkojnë punë.



    Për të qenë më konkret: çfarë vlerësoni si pozitive në veprimtarinë e Presidentit, të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë?

    Në Kosovë, si dhe kudo në botën shqiptare, politika personalizohet, kjo më nuk është hipotezë, por evidencë. Kështu që veprimet politike shpesh interpretohen si pasoja karakteresh të veçanta. Mirëpo kjo do të kërkohet vetëm kur funksionojnë si duhet institucionet. Në këtë vështrim, mendoj që në vitin e kaluar institucionet e Kosovës kanë pasur një maturim, pjekuri më të madhe. Në anën tjetër, ka dhe një strukturim më të fortë të artikulimit të opinioneve të qytetarëve, që është një domosdo të krijohet një demokraci.

    Presidenti Rugova, si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, dhe si përfaqësues politik i Kosovës, me maturinë e tij ka ndikuar që të mos ketë turbulenca të mëdha në një qeverisje të krijuar me marrëveshje, si dhe ka bërë përpjekje për një shpërthim diplomatik për nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Kuvendi ka kaluar një ritëm të mirë për aprovimin dhe nxjerrjen e ligjeve të domosdoshme sistemore, si dhe është përpjekur të përgjigjet sa më fuqishëm në lëvizjet aktuale politike në Kosovë, për Kosovën e rreth saj. Mendoj që Kuvendi, në momentet më vendimtare, është sjellë me pjekuri e me forcën e maturisë.

    Qeveria ka bërë përpjekje të jetë efektive, mirëpo sukseset e saj në resorë të veçantë kanë qenë të kushtëzuara nga mungesa e kompetencave dhe nga pesha e përgjegjësisë.

    Të gjitha këto institucione kanë një pozitë të jashtëzakonshme, në një anë t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, e zgjedhësve, kurse në anën tjetër në shtyrje permanente me UNMIK-un për të marrë kompetencat që bëjnë të mundshme veprimet konkrete. Këtu ka një përplasje të qartë të interesave.



    Pavarësisht mirëkuptimit që ka ekzistuar mes klasës politike të Prishtinës dhe kryeadministratorit, janë vërejtur përplasje, moskuptime... Opinioni juaj?

    Problemet janë shumë evidente. UNMIK-u është administratë ndërkombëtare, që pretendon të sillet si qeveri klasike, edhe pse janë krijuar institucionet e Kosovës nëpërmjet votës së lirë. Në këtë administratë, nën kupolën e OKB-së ka kaq administratorë që pjesëtojnë apo mbrojnë interesat e vendeve nga vijnë. Kosova është tepër e vogël që t'i mbajë të gjitha këto interesa. Ka në administratën e UNMIK-ut edhe njerëz të padijshëm, madje maliciozë. Në anën tjetër, të zgjedhurit e Kosovës kërkojnë që UNMIK-u të zvogëlohet dhe të marrë rolin e këshilltarit, por jo të qeverisë Kosovën. Edhe opinioni i gjerë tani e konsideron këtë administratë, të huaj, gjë që nuk thuhet për KFOR-in, derisa nuk ndërtohet struktura mbrojtëse e Kosovës.

    Me një fjalë, unë jam i bindur, që shumë shpejt duhet të bëhet ripërkufizimi i raporteve ndërmjet UNMIK-ut e institucioneve të Kosovës, përndryshe përpjekjet ndërmjet tyre do të marrin forma shumë më të ashpra, sidomos tani që do të kërkohen bilance për punët e bëra e të pabëra.



    Personalisht keni kundërshtuar ashpër lejimin e pakicës serbe nga kryeadministratori Holkeri për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshmë të Serbisë...

    Po pra, UNMIK-u duhet të dalë nga sjellja hipokrite tanimë e përsëritur, se nuk i trimëron serbët për këto zgjedhje, por as nuk i pengon. Dalja e serbëve në zgjedhjet politike të Serbisë është përpjekje për të paragjykuar strukturën politike të Kosovës. Në anën tjetër, kanë shkaktuar tensione politike e etnike në Kosovë. Ju mund ta kuptoni ç'do të thotë që në Kosovë të sillen si ikona të propagandës zgjedhore kriminelët serbë që po gjykohen në Hagë. UNMIK-u ia rezervon vetes kompetencën e përgjegjësinë për sigurinë në Kosovë, dhe në këtë rast ka gabuar. Ka gabuar, sepse nuk mund të konsiderohen njerëz në dy shtete në të njëjtën kohë. Kjo s'ka të bëjë me kurrfarë demokracie. Ky është një politikanizëm i rrezikshëm i administratës ndërkombëtare që duhet të marrë fund.



    Viti 2004 ka gjithashtu disa sfida: cilat i konsideroni si më prioritaret?

    Kam thënë këto ditë se viti 2004 do të jetë vit i zgjedhjeve e i zgjidhjeve. Do të mbahen zgjedhjet politike në vjeshtë. Kërkesa jonë është që këto zgjedhje të jenë të drejta e demokratike për të nxjerrë përfaqësues të vërtetë. Paraprakisht duhet të ndryshohet ligji për zgjedhjet, që do të thotë edhe Korniza Kushtetuese e Kosovës. Të gjitha këto duhet t'i bëjë Kuvendi. Nuk mund të falen më mbi 20 mandate për minoritetet. Është parë se ky disenjim politik i Kuvendit, duke i fryrë minoritetet nuk sjell asgjë të mirë për askënd. Me mandate të falura minoriteti serb në Kuvendin e Kosovës nuk përfaqëson zgjedhësit serbë, por luan rolin e institucionit të politikës destabilizuese të Beogradit në Kosovë. Kjo është kaq e dukshme sa që s'mund ta mohojnë as projektuesit e disenjimit, UNMIK-u.

    Pra, zgjedhjet do të japin një qeveri me fuqi veprimi, që do të marrë përgjegjësitë e plota për drejtimin e qeverisjen e vendit. Këtu e shoh zgjidhjen. E dimë që në këtë proces do të ketë fërkime me administratën ndërkombëtare, por atë duhet ta dijmë që duhet të zvogëlohen dhe sa më shpejt edhe ta lëshojnë Kosovën.



    Si i shihni marrëdhëniet institucionale ndërmjet Kosovës e Shqipërisë?

    Më pëlqen formulimi i pyetjes, sepse përjashton përgjigjen emocionale mbi raportet e vëllezërve e të motrave. Se atëherë shtrohet vetvetiu pyetja tjetër racionale e emocionale: si janë raportet e vëllezërve që lindin e rriten pa u njohur?

    Tirana zyrtare, institucionale, është e preferueshme që të ketë marrëdhënie të forta me Kosovën dhe anasjelltas. Duke respektuar zgjedhjen politike dhe vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, e kjo është pavarësia. Tash për tash, as më shumë, as më pak. Kjo nënkupton heqjen dorë nga çfarëdo paternalizmi. Edhe më të papëlqyeshme janë raportet që mund të ngrihen nëpërmjet referencave politike, madje ideologjike. Ndoshta këto të dytat duket se në opinion krijojnë një kakofoni për këto marrëdhënie. Vetëm marrëdhëniet institucionale ndërmjet Kosovës e Shqipërisë mund të drejtojnë interesat e dy vendeve të shqiptarëve në rajon e më gjerë.

    Është e vështirë që kontaktet të jenë të përhershme, por duhet të rritet intensiteti dhe cilësia e tyre për të prodhuar efektet që priten.



    Megjithëse kanë rënë shumë mure, ende ka probleme në bëshkëpunimet Tiranë-Prishtinë, sidomos në ato kulturore dhe arsimore...

    Është fakt që rënia e mureve, në vështrimin e lirisë së qarkullimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, është fitore për shqiptarët. Lëvizja e lirë krijon njohjen, e vetëm njohja e vërtetë i mund paragjykimet. Ka ende paragjykime ndërmjet Tiranës e Prishtinës, kurse paragjykimet çfarëdo parashenje të kenë, nuk janë metodë e mirë për njohje; ato prodhojnë mjegulla.

    Dua të theksoj se më lehtë thyhen muret fizike, sesa "muret", që mund të ekzistojnë në skema të të menduarit.

    Në kuptimin institucional, ne kishim bërë një përpjekje të madhe për integrime në fushë të arsimit në vitet '94-'96; duke hartuar programe të përbashkëta, madje tekste të përbashkëta. Mirëpo, përmbysja e vitit 1997 sikur i shtyu anash këto përpjekje. Këtu mund të flas si aktor e dëshmitar. Një tekst i letërsisë moderne shqipe i autorit prishtinas u vu në censurë në Tiranë, madje me raporte të profesorëve të Universitetit. Çfarë ndodhi? Derisa dorëshkrimi i parë mbetet në syze të Ministrisë në Tiranë i ngujuar, libri u botua për pesë vjet pesë herë në Tiranë e pesë herë në Prishtinë.

    Dua të flas këtu për paradoksin e kohës. Në botën institucionale të arsimit ende veprojnë skema të vjetra e aktorë të vjetër, do të thosha të restauruar, në anë tjetër jeta konkrete dhe dija e brezat kërkojnë diçka tjetër. Jam i bindur që do të fitojë kjo e dyta.

    Edhe në fushë të kulturës ka të ndërrohet shumëçka. Dikur raportet në këtë fushë i kanë drejtuar institucionet, që kanë vepruar si pushtet mbi kulturën, pra si politikë. Ky sistem tanimë është çfunksionalizuar, pa marrë parasysh recidivet e tij.

    Janë rrënjët kulturore të ambienteve që do të drejtojnë në të ardhmen interesat e krijuesve shqiptarë në Kosovë e në Shqipëri dhe raportet e tyre. Vetëm kulturat provinciale janë të vetëmjaftueshme. Çdo zhvillim kulturor do dialog, sprovim të gjerë, qarkullim. Po, këto qarkullime s'do të bëhen kurrëmë me direktiva. Po përsëris, vetëm njohja i shprish paragjykimet. Duhet të shkohet për qejf a për nevojë në Tiranë e në Prishtinë, ashtu vetëm dhe lirë.



    Dhe së fundi, a ka zhvillime pozitive në raport me përmbushjen e standardeve dhe me fitimin e pavarësisë së Kosovës?

    Standardet që varen nga ne do të përmbushen që të gjitha, se ky është interes i zhvillimit të Kosovës. Kosova do të jetë e pavarur. Ky është qëllim i gjithë qytetarëve që kanë rezistuar, kanë punuar e kanë luftuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

    Nëse kushdo standardet i shpik si kushtëzim për statusin e Kosovës dhe pengon arritjen e tyre, për të mbajtur status quo-në në Kosovë, është krejtësisht i lajthitur. Kosova do të jetë e pavarur dhe demokratike. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve.

    Prishtinë, 12.01.2004
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 19-01-2004 më 16:01

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129

    Re: Nje post tjeter

    Postuar më parë nga saimiri-uk
    Sido qe te veje kjo pune ka marre fund. Tani, pse vonohet bashkimi me Shqiperine, kjo eshte per shkak se Amerika eshte ne proces te shkaterrimit te servise, dhe uljen e nivelit te jeteses. Kur slavet te shkaterrohen akoma me tej ekonomikisht atehere do te jete me e lehte per ne.
    servet kane per tu shitur derra Austriakeve ashtu sic kane bere ne shekujt e kaluar, rrites derrash kane qene, (pa ofenduar derrin gjithashtu:-)
    Me kryesorja eshte qe ne Shqiptaret te kemi nje platforme te perbashket, si ne Kosove, Shqiperi, Amerike e kudo. Eshte nje afrim shpirteror qe vlon ne internet e kudo, dhe nuk ka me tela me gjemba ose kufinj te eger politike qe na mban ne Shqipetareve. Arsyeja qe them se duhet nje platforme e perbashket mbareshqiptare eshte sepse edhe Shqiptaret etnik ne Pazar te Ri, Nish, Mal te Zi, Arvanitet e greqise, Arbereshet e talise etj qe ndihen Shqiptar duhet te konsiderohen lart si ne te Shqiperise apo Kosoves,
    pra PLATFORME MBARE-NDERKOMBETARE SHQIPTARE.
    Gjithashtu, vashdimesia e mesimdhenies ne Universitetet e Tiranes, Prishtines e Shkupit duhet te mbeshtet fuqishem dhe me kryeqendren koordinuese ate te Tiranes.
    Arsimimi nuk duhet te ndale kurre!
    L8r m8ts
    Jam plotesisht dakort me ju...por lufta jone tani eshte pastrimi i trupit nga mikrobet per tu bere vital....Nuk ka kompromis me mikrobet kur vjen puna te shendeti...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Kryeministri i Kosovës i druhet një kthimi të mundshëm prapa të Serbisë (Ballkanweb)17.02.2004

  7. #147
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    PAVARESIA E KOSOVES - Artikull nga Wall Street Journal





    WALL STREET JOURNAL

    REVIEW & OUTLOOK


    Lufta ne Kosove, vazhdimi.
    19 Mars 2004



    Javen e ardhshme do te shenojme nisjen e para pese vitesh te luftes se suksesshme 78-ditore te NATO-s ne Kosove. Ne kete menyre, pas largimit te Sllobodan Miloshevic dhe forcave te tij paramilitare, perse luftojne akoma shqiptaret e Kosoves dhe serbet? Kjo ndodh pasi ka akoma shume gjera te mbetura, per te cilat mund te luftohet.

    Perplasjet e dhunshme etnike te se merkures ne te gjithe krahinen lane pas 22 te vdekur dhe nje numer te madh te plagosurish. NATO nisi perforcime, ne nje kohe kur shtepite e serbeve dhe kishat u vune ne flake per te dyten dite me radhe. Serbia vete vuri ne gjendje gatishmerie ushtrine e vet. Si shkendija per shperthimin sherbeu vdekja e se paku dy femijeve shqiptare si pasoje e mbytjes ne qytetin etnikisht te ndare te Mitrovices. Mediat shqiptare akuzuan per vdekjen e tyre serbet, te cilet i ndoqen ata nga pas ne drejtim te lumit. Me shpejtesi, ndoshta ne menyre te paraorganizuar, shperthyen beteja rrugesh ne disa qytete.

    Luftimi me i eger ne Kosove ne historine pesevjecare te protektoratit te drejtuar nga UN, dhe kthimi i dhunes serioze ne Ballkan pas nje pauze te shkurter, duhet te sherbeje si nje paralajmerim per perendimin. Nese NATO nuk rivendos se shpejti sigurine dhe diplomatet nuk pushojne se shtyri te ardhmen e Kosoves, gjendja mund te dale jashte kontrolli. Tensionet etnike kane vazhduar te vlojne jo larg siperfaqes qe prej kohes se luftes. Disa ndjesi te keqija kane mbetur qe prej atehere. Forcat serbe vrane pa droje rreth 10.000 shqiptare te Kosoves dhe shperngulen gati nje milion prej shtepive te tyre ne 1998-99. Ne vazhdim, mijera serbe u perzune prej shqiptareve, ne nje kohe qe ushtaret e NATO-s vrojtonin gjithcka ne menyre pasive.

    Por forcat radikale qe qendrojne kesaj dhune nuk po perpiqen aq shume te lajne haqet e vjetra, sesa te percaktojne te ardhmen e Kosoves. Fale nje kompromisi kaotik dhe tashme thjesht te pazbatueshem, e ardhmja ishte lene e paqarte ne marreveshjen e 1999 qe i coi serbet drejt kapitullimit ne Kosove. Pavaresia e Kosoves – deshira e zjarrte e shumices shqiptare etnike - u shty deri ne date te paspecifikuar. Aleatet ne ate kohe paten frike, se nje Kosove e pavarur do te ishte hapi i pare drejt nje Shqiperie te Madhe.

    Sot, nje Kosove e lene ne harrese vendos pjesen tjeter te Ballkanit ne te njejten menyre ne harrese te rrezikshme. Shqiptaret ne krahine ne menyre te justifikuar jane te pasigurte, nese endrra e tyre per nje Kosove te lire do te tradhetohet ose jo. Te vendosur ne enklava, serbet e krahines mbajne gjalle shpresen per copezimin e mundshem te krahines. Detyrimi bie mbi aleatet perendimore, te cilet moren persiper pergjegjesine per Kosoven ne vitin 1999. E drejta e shqiptareve te Kosoves per vetvendosje nuk po vihet ne dyshim ketu. Frikerat per Shqiperine e Madhe jane te ekzagjeruara per aq kohe sa procesi zhvillohet me kujdes. Do te nevojiten negociata me Serbine. Drejtuesit shqiptare te Kosoves duhet te bejne me shume perpjekje per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve dhe aleatet e NATO-s mund t'u japin garanci sigurie serbeve etnike. Por loja perfundimtare ne menyre te qarte duhet te jete pavaresia per nje Kosove te bashkuar, etnikisht te perzjere me lidhje te ngushta me Evropen.

    Vendosmeria e perendimit do te ndihmoje qeverine e re nacionaliste te Serbise te pranoje me se fundmi te paevitueshmen. Shkeputja e Kosoves do te pershpejtonte ne te njejten menyre divorcin apendiksit tjeter te veshtire, Malit te Zi nga Serbia. Nderkohe qe e drejtojne Kosoven drejt pavaresise, SHBA dhe Evropa duhet te riafirmojne unitetin e Maqedonise, e cila ka minoritetin e vet te paqete shqiptar, dhe ta largoje Bosnjen nga serumet e ndihmes nga jashte. Keto shtete te vogla mund te mbijetojne per aq kohe sa kufijte jane te hapur dhe tregtia lulezon. Bashkimi Evropian ka mundesine e arte te braktise politiken e vet te lenies beninje pas dore dhe te ndermarre nje interesim aktiv ne sigurimin e stabilitetit ne prapakopshtin e vet.

    Pranvera me e fundit e pergjakshme ballkanike i vendos perpjekjet e Amerikes ne Irak ne driten e duhur. Brenda nje viti SHBA ndihmoi ne vendosjen e nje kushtetute draft dhe vendosi qellime per kalimin e sovranitetit serish ne duart e irakeneve. Dhuna e vazhdueshme ne Irak tregon se ndertimi i shteteve nuk eshte dhe aq i lehte apo i shpejte. Por amerikanet brenda nje viti kane arritur me shume se evropianet, te cilet ne Ballkan kane situaten ne dore, brenda pese vitesh ne Kosove. Nderkohe qe bejne presion fuqimisht per vetqeverisjen e irakeneve, duket e cuditshme sesi Franca dhe Gjermania, mes te tjerash ne Evrope, jane kaq te padeshiruar t’u japin kosovareve pavaresine.

  8. #148
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    „Kosova 2004“ – Nje hap para, dy hapa mbrapa
    Fletorja e vecante per Ballkanin i kushtohet protektoratit


    (nga gazeta austriake "Der Standard")


    Vjene – Perfaqesuesit nderkombetare te protektoratit ne Kosove nuk „e njohin fare ose e njohin fare pak“ Kosoven. Kete e deklaroi gazetarja dhe ekspertja e Ballkanit Christine von Kohl te marten ne mbremje me rastin e prezantimit te fletores se vecante per Ballkanin "Kosova 2004 - Nje hap para, dy hapa mbrapa" ne Institutin Austriak per Politike Nderkombetare (ÖIIP) ne Vjene. „Bashkesia nderkombetare nuk ka vendosur prioritetet e duhura“.

    Politologu Helmut Kramer sqaroi, se Kosova ka perfituar ne menyre mbiproporcionale nga ndihma financiare nderkombetare - ne vitet 1999 deri 2001 jane dhene ne Kosove 814 dollare per fryme popullsie ne forme ndihme, ne Bosnje 249 dollare ne vitet 1995 deri 1997. E megjithate perfundimet jane „shume te pakenaqshme". Kramer sqaroi, se me shume se 50% e punonjesve te UNMIK-ut vijne nga vende si Zimbabve apo Paksitani, te cilat nuk kane njohuri mbi standartet e kerkuara per Kosoven.


    „Gabime“

    BE ka vepruar deri me sot me shume ne menyre te pakoordinuar, keshtu shprehet bashkautori Vedran Dzihic. Ne nje kohe qe rindertimi eshte zhvilluar me sukses, BE, e cila eshte e ngarkuar nga UNMIK-u me ceshtjen e privatizimit ne Kosove, ka bere shume gabime. Ka munguar planifikimi dhe vleresimi ne kohen e dhenies se mjeteve financiare. Procesi i privatizimit ka mbetur ne vend.

    Qe prej 1999 bashkesia nderkombetare ka mbeshtetur financiarisht 130 radiostacione dhe 3 televizione me 40 deri 50 milione euro, sqaroi bashkautori Dardan Gashi. Por keto media nuk kane njoftuar ne menyre te pavarur dhe disa prej tyre kane ndihmuar ne shperthimin e trazirave te marsit te ketij viti. 4500 serbe dhe pakica te tjera joshqiptare jane perzene si pasoje e ketyre trazirave - gati po aq shume, sa me perpjekje u be e mundur te ktheheshin ne pese vitet e shkuar.


    „Korrupsion“

    Asnje aktor ne bashkesine nderkombetare nuk eshte ne princip kundra pavaresise se Kosoves, por shume nuk do t’ia besonin administrimin e vendit elites se sotshme drejtuese, thote Gashi. Elita politike kosovare eshte nje prej me te korruptuarave ne te gjithe boten. Keshtu ne fund te periudhes se pare buxhetore kishin mbetur nje miliarde euro - me keto jane blere 80 mercedese. Von Kohl sqaroi se bashkesia nderkombetare nuk e ka kuptuar, qe shoqeria kosovare nuk e njeh demokracine. Elita politike mendon vetem per interesat e veta. Keshtu cdo perparim bllokohet.

    Lidhur me ceshtjen e statusit te Kosoves bashkautori Dzihic sqaroi, se te dy palet mbajne te njejtin qendrim: 86% e kosovare kerkojne pavaresine dhe 82% e serbeve per nje mbetje te Kosoves nen Serbine. Von Kohl megjithate u shpreh se elita serbe e ka pranuar idene e humbjes se Kosoves, qe nderkohe i eshte shnderruar ne barre. Megjithate ata presin dicka ne shkembim nga bashkesia nderkombetare.


    „Pavaresi e kushtezuar“

    Gashi u shpreh per nje "pavaresi te kushtezuar", qe do te thote dhenie e plote e pavaresise, pasi te jene permbushur kushtet si respektimi i te drejtave te minoriteteve. Kjo do t'i jepte fund paorientueshmerise, ne te cilen e shohin veten kosovaret, dhe do t'u merrte ajrin nga velat partive ekstreme.

    Qe prej 2002 situata ekonomike eshte perkeqesuar. Arsyeja eshte mbeshtetja me e paket financiare nga bashkesia nderkombetare dhe nga diaspora, mbeshtetje e cila ne 2000 dhe 2001 perbente 70% te PBB (Prodhimi i Brendshem Bruto). Duke lene menjane bizneset e vogla ne aspektin ekonomik nuk funksionon asgje. 70 deri 80% e njerezve jane te papune, 15% jetojne me me pak se 1 dollar ne dite. Nese ne vitin 2002 58% e popullsise ishin te pakenaqur me zhvillimin ekonomik, sot jane 80% qe shprehin pakenaqesi mbi kete ceshtje. "Pesimizmi eshte rritur." (APA)

  9. #149
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postimi #171 eshte permiresim i #170. Lutem te largoni #170. Falemnderit!

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HOXHAJ: PARTITË POLITIKE NUK KANË PLAN AFATGJATË PËR REALIZIMIN E SHTETIT FUNKSIONAL NË KOSOVË



    Enver Hoxhaj, PDK


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Hoxhaj, kryeadministratori i ri i Kosovës Soren Jessen Petersen ka premtuar një shpejtim dhe dinamizim të procesit implementues të standardeve. Sa prisni konkretisht që ky proces mund të përshpejtohet dhe në çfarë faze besoni se Kosova do të gjendet në vitin 2005 kur është në pyetje implementimi i standardeve të dhëna?

    ENVER HOXHAJ
    Mendoj se qasja e kryeadministratorit të ri duket që është shumë pragmatike dhe duket që do të sjellë një dinamizëm të ri, sidomos me fokusimin e tij në katër prioritete kryesore siç është siguria, dialogu i brendshëm, përshpejtimi i plotësimit të standardeve dhe një lloj funksionalizimi ose strukturimi i administratës së UNMIK-ut. Mirëpo çështja e standardeve është një çështje e cila e ka përcjellë Kosovën me një debat shumë dogmatik. Kështu që unë shpresoj që në fund të fundit në vitin 2005, bashkësia ndërkombëtare do ta çmojë mbi të gjitha përkushtimin që do ta ketë klasa politike në Kosovë për realizimin e standardeve, mirëpo jo ndoshta dhe një përmbushje të saktë dhe precize, meqë ne e dimë se zhvillimet politike nuk mund të vlerësohen në formë statistike nëse diçka është përmbushur apo jo.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Konkretisht çfarë mund të ndryshohet apo cilësohet si prioritet qoftë i UNMIK-ut, qoftë i institucioneve vendore, që të fokusohen gjatë këtyre 7-8 muajve të ardhshëm?

    ENVER HOXHAJ
    Mendoj që ndër prioritetet kryesore do duhet të jetë që vërtet debati i transferit të kompetencave në disa fusha, të cilat do duhet të transferohen dhe mos përcillen më me premtime, por duhet të ndodhin. Dhe mirë do ishte të mos ishte një proces, por një akt, i cili ndodh në mënyrë automatike, me qëllim që edhe pak muaj që kanë mbetur, institucionet e Kosovës të fokusohen në këtë fushë. Në të njëjtën kohë të përcillet ndjenja tek qytetarët në Kosovë, se institucionet të cilat do të dalin pas zgjedhjeve të 23 tetorit, do të jenë shumë më kuptimplote, sepse do të kenë kompetenca më të shumta dhe do të ndodhë një lloj shpërndarje të pushtetit nga administrata e UNMIK-ut tek vendorët. Vendorët do të jenë "zot në shtëpinë e tyre", do të jenë ata të cilët do të vendosin për rrjedhën e proceseve politike. Mirëpo gjatë këtyre gjashtë muajve nuk besoj se do të ketë, kur kam parasysh pregatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve, ndonjë fokus kryesor sa i përket politikës së përmbushjes së standardeve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Sa konsideroni se zgjedhjet e ardhshme të tetorit në Kosovë do të përqëndrojnë forcën e subjekteve politike më tepër në garën zgjedhore dhe eventualisht standardet të mbeten, kushtimisht thënë, pas dore?

    ENVER HOXHAJ
    Zgjedhjet do të karakterizohen me një luftë më të ashpër politike sesa janë përcjellë në institucionet e Kosovës, pasi institucionet e Kosovës për shkak të një koalicioni të gjerë, nuk mund të thuhet se janë përcjellë me fenomenin e luftës politike. Luftën politike zakonisht e kanë bërë mediat dhe një pjesë të madhe të iniciativave zakonisht e kanë shtyrë mediat tona, por jo partitë politike. Kështu që mendoj se gjatë gjithë kësaj kohe partitë politike do përpiqen ta bindin qytetarin e Kosovës se do të merren me prioritete të caktuara konkrete.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përmendët koalicionin e gjerë. Aktualisht funksionon një qeveri e tillë. A besoni se subjektet mund të përqafojnë një model të tillë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme?

    ENVER HOXHAJ
    Kjo do të varet mbi të gjitha nga ajo se çfarë rezultati zgjedhor do të kemi. Mirëpo për të gjitha shoqëritë, të cilat kanë dalë nga një konflikt i thellë siç është shembulli i shoqërisë kosovare, zakonisht në periudhën e ndërtimit të fazës tranzitore demokratike, kërkohet që të aplikohet parimi i koalicioneve të gjëra. Tani për tani është vështirë të parashikohet, mirëpo mendimi im është që mbi të gjitha do duhet të kemi një qeveri, e cila ka një program të mirëfilltë dhe të gjitha ato parti të cilat do të marrin pjesë në formimin e kësaj qeverie të ardhshme, do duhet me të vërtetë ta miratojnë një program të detajuar. Kosova ka nevojë mbi të gjitha të ketë një qeveri me program të mirëfilltë, çka nuk mund të thuhet për institucionet aktuale.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Wolfgang Petrich ka lansuar një ide që në Kosovë të mund eventualisht të krijohet një institut, apo një organ i posaçëm në kuadër të UNMIK-ut, i cili do të merrej vetëm me çështjen e statusit të Kosovës, pasi sipas tij standardet para statusit janë një formulë e tejkaluar. Si i shihni ju këto ide të zotit Petrich?

    ENVER HOXHAJ
    Mendoj që një ide e tillë është thënë dhe në forma të tjera më herët, sidomos nga organizata joqeveritare, ose institute, ose analistë të pavarur evropianë, amerikanë, ku kërkohet që kryeadministratori i Kosovës të mos ketë një pozitë apo një identitet të dyfishtë, të jetë edhe shef i UNMIK-ut, po të jetë edhe ai që do ta mbartë procesin negociues mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa një institut i tillë do të mund kryesisht ta ndihmonte sa administratën e UNMIK-ut, po aq edhe Kosovën në tërësi sa i përket detajizimit. Kjo për arsye se, të gjitha partitë tona politike mjerisht e kanë përcaktuar prej kohësh që Kosova duhet të jetë shtet dhe shtet funksional, por asnjëra prej tyre nuk tregon se në çfarë forme do duhej të arrihej kjo. Pra me fjalë të tjera nuk egziston një lloj plani afatgjatë se si duhet të arrihet kjo. Kështu që një institut i tillë ndoshta do të mund ta ndihmonte sa Kosovën po aq edhe UNMIK-un dhe ndoshta do të mund t'i sillte të dy faktorët kryesorë politikë në një binar.

    Intervistoi Zijadin Gashi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •