shkoni keqbërës, hikni prej Dardanisë...
--------------------------------------------------------------------------------
I pakënaqur nga politika zëvendëskryeministri përgatitet të lërë detyrën
Dorëheqje e mundshme e Çoviçit nga Kosova
Zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Çoviç, po mendon të japë dorëheqjen nga funksioni i tij në drejtimin e Qendrës së Koordinimit për Kosovën. I pakënaqur nga politika me Kosovën, Çoviç po mendon ta braktisë detyrën e tij të vështirësuar ditët e fundit nga debate të ashpra lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. "Mendoj se nuk i kam arritur rezultatet e duhura në luginën e Preshevës dhe në Kosovë", tha Çoviç, i cituar nga Radio-Televizioni i Kosovës. Gjithsesi, Çoviç ka paralajmëruar se nuk do ta japë dorëheqjen menjëherë, duke mos bërë të ditur se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Vetëm pak javë më parë Çoviç deklaroi se Serbia do të ishte gati për luftë, në rast se Kosova shpallej e pavarur. Deklarata e tij shkaktoi reagimin e menjëhershëm të politikanëve kosovarë, si dhe debate midis zyrtarëve serbë dhe kryeadministratorit të OKB-së në Kosovë, Mikael Shtajner.
Prill 13, 2003 (Gazeta Shqiptare)
---------------------------------------------------------------------------------
... edhe një hap tjetër për pavarsinë e Dardanisë.
drini.
Krijoni Kontakt