Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 168
  1. #101
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130

    A mundet ligjerish te shpallet Kosova e pavarur?

    Fati i kujtdo shteti te ri kalon nepermjet Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Qe te njihet si shtet 9 nga 15 anetaret e Keshillit duhet te votojne pro. Gjithashtu asnje nga 5 anetaret e perhershem nuk duhet te votoje kundra. Pese anetaret e perhershem me te drejte vetoje jane SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina ndersa 9 te tjeret zgjidhen nga OKB me mandat 2 vjecar.
    A mendoni se Rusia dhe Kina do e japin ndonjehere voten e tyre per pavarsine e Kosoves? Une personalisht dyshoj dhe per voten e Frances.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri Anderson : 31-03-2003 më 04:32
    Henri Anderson was here.

  2. #102
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje Henri Anderson është një themë shumë e qëlluar.
    Kemi tre zgjidhje të mundshme të problemit të Dardanisë parë kështu ndërkombëtarisht problemin e ato janë:
    -futja në Serbi-Mal i Zi
    -shtet i pavarur
    -ribashkimi me Shqipëri
    Që të futet në Serbi-Mal i Zi nuk pranohet nga dardanasit dhe kjo do të thotël kriza të reja dhe të përhershme ashtu siç gjithmonë ka pasur që nga dita e parë e pushtimit serb të Dardanisë, gjë që kërcënon paqen dhe stabilitetin e rajonit si dhe pengon zhvillimin ekonomik të Serbi-Mali i Zi (pasi që pengon investimet e huaj aq të dëshiruara nga ta, askush nuk investon në një vend jo të sigurtë i cili mund të bombardohet prapë si herët tjera dhe shkuan investimet e tyre) dhe integrimet europiane .
    Zgjidhja e dytë siguron paqe dhe stabilitet po sikur zgjidhja e tretë por është shumë më e kushtueshme për të gjithë (sepse më shumë para, mund dhe mjete për të mbajtur në këmbë një shtet aq të vogël si Dardania) dhe poashtu vetëm kalimtare sepse siç e dijmë të gjithë shtetet e pavarura kanë të drejtën që ti bashkohen çfarëdo shteti tjetër e edhe shqiptaro-dardanët pastaj do ti bashkohen Shqipërisë. Pse të investohet për një zgjidhje kalimtare kur e kemi zgjidhjen e përhershme dhe të menjëhershme (bashkimin me Shqipërinë) dhe më të lehtë të problemit dhe poashtu më me interes për të gjithë duke përfshirë edhe vet serbët.
    Pra, detyrimisht dhe domosdoshmërisht do të pranohet nga të gjithë bashkimi i Dardanisë me Shqipërinë, sepse është në interes së pari të shqiptaro-dardanasve dhe të gjithë shqiptarëve pastaj edhe të vet serbëve për shkaqet e lartpërmendura dhe edhe të ndërkombëtarëve sepse më pak para, mjete, dhe mund për të siguruar paqen dhe stabilitetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm si dhe zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike.

    Përshëndetje dhe
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Drini mire me kujtove me Crnoserbia,

    ne fakt pas prishjes se Jugosllavise do t´ishte mire Serbia dhe Mali i Zi te quhen : Serbia e Zezë!

    Sa i perket analizez tjeter , Drini, me duket se je i njeanshme, edhe Brari , po!

    Levizja majtiste ne Kosove ka ekzistuar qe nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore, dhe ata kane qene vazhdimisht ne burgje te Jugosllavise, e te thuhet tani se ata ishin agjent serb, kjo eshte e e tepruar.
    Ata mund te kene gabuar me ideologjine e tyre ( kete e kane marre nga dashuria ndaj Shqiperise dhe nga propaganda enveriane ), por ata kane qene kudo te paret kur eshte dashur sakrifica! Serbia i quante irridentist, ju i quani tadhetare edhe ate ne dobi te Serbise se Zezez!!! Dicka ketu nuk ehset ne rregull.

    Pervec kesaj, majtiste jane te ne edhe ata qe veten e konsiderojne te djathte. Duhen gjenerata tjera, per te na dalur te pasterte, por keta qe i kemi funekrye kane qene ose enverist, ose titist!
    Nese pranojme te njera pale xhaketen e re si riorientim, atehere kete duhet ta bejme edhe me Lepekistat, sepse edhe ata e kane kuptuat se teoria dhe praktika e Enverit nuk ishte gje pos dobi ne favor te sllaveve!

    Ne kombin shqiptar nuk besoj se ka pasur urrjetje me te madhe ne mes vete sa pas krijimit te partive dhe pas sulmit qe iu eshte bera karrigave.

    E ne fakt partite ekzistojne per te mundesuar nje balancim dhe per te luftuar ne dobi te interesit kombetar. Mirepo, politikaneve tane u pelqen kjo urrejtje konstante sepse vetem ata perfitojne nga nje gjendje emocionalisht e trazuar dhe plot urrejtje , deri edhe ne likuidim.
    Ne jemi te semure, kolektivisht. Ne vuajme nga inati, meria dhe mosdurimi, bajraktarizmi dhe deshira per te qene Domosdoshmerisht me i miri, i pari , madje edhe pa asnje sakrifice!!!
    Kosova i ka keta politikan qe i ka. Diku 50 % apo me shume e dojne Rugoven, pjesa tjeter shperndahet ne parti tjera, por derisa populli i voton keto personalitete, atehere asnjeri nuk mund te quhet as tradhetar, e as proserb, perndryshe shpallim nje pjese bukur te mire te elektoratit kolone serbe, e tradhetare!!!

    Cdo nejri duhte te punoje te zvogelohet ky mosdurim ne emer te partive se njerzit po shndrrohen ne aparatcik ne dobi te nje idoli, e ne fakt ky popull ka humbur shume, dhe eshte e gabueshme tu ndertojme politikaneve permendore per se gjalli!!!

    Ne si popull duhet te kerkojme lllogari dhe t´i rrezojme sa here qe punojne ne dem te Atdheut. Pak eshte me rendesi , eshte i majt apo i djatht, te ne diferenca te tilla nuk verehen se jemi prej nje brumi!!! Urrejtja e tille kronike, deshmon mospjekurine tone politike!!!
    Une nuk shon ne qendrimet e partive tona, si ne Shqiperi, si ne Kosove, vija te qarta poltike te majtizmit, respektivisht te djathtizmit!!!
    Kjo eshte per arsye se tane jane me teper te interesuar per karrige dhe karier se sa per ideologji. Neve ideologjite na kane dale per hunde.
    Ne perendim e majta e djathta dallohen ne poltike dhe ne ekonomi, te ne as te njera, as te tjetra. E majta behet me e djathte se e djatheta dhe e kunderta!

  4. #104
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Serbia dhe Mali i Zi, perndryshe SMZ perndryshe Si Mos me Zi

  5. #105
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Kerkesa ne kete moment per bashkimin e Kosoves (akoma pa status perfundimtar) dhe Shqiperise (me status funderrine-tar)
    eshte me te vertete e dyshimte.

    Ose mund te jete e para e nje radhe te gjate kerkesash qe do te vazhdojne te dalin natyrisht nga politikanet shqiptare nen sulmet e Serbise, derisa (me ndihme te zotit) te plotesohen.

    Ose (si tha Drini) mund te jete variant i ex-UDB-se per t'i shfaqur botes (Europes dmth) qellimet "shoviniste" te shqiptareve ne Ballkan.

  6. #106
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Atehere kur administrata e SHBA-ve edhe zyrtarisht ta njohi pavaresine e Kosoves, asnje dyshim nuk do mbese ne do ta pranoje ate Keshilli i Sigurimit te OKB-se apo a do te votoje kunder Kina, Rusia, Franca.

    Administrata e SHBA-ve eshte aq e fuqishme, saqe KS te OKB-se eshte thjesht nje kukull qe mban emrin e "institucionit me te madh ligjevenes ne Bote".

    Kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kosoven do ta njofin si "Republika e pavarur e Kosoves" ateher debatet per veto apo jo do mbarojne automatikisht, se shteteve tjera iu mbetet vetem te heshtin apo te aprovojne vendimin e SHBA-ve.

    Po kundershtuan, aq me keq per ta. Ashpersohen marredheniet dhe jo SHBA por ata humbasin ekonomikisht dhe politikisht. S'jane te pakta shtete qe jane te gatshme te bashkepunojne me SHBA-te.

    ASD

  7. #107
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Një bashkim eventual i Kosovës me Shqipërinë nuk është aktual në këtë moment. Edhe po të ishte (sikur Kosova të ishte e pavarur dhe stabile e, edhe Shqipëria gjithashtu), atëherë kjo do të duhej të vendosej me referendum nga populli në të dy anët e "gardhit".
    Është e kuptueshme që LPK-ja të hedhë në tavolinë një propozim, të cilin do ta quaja më radikal për momentin, mirëpo edhe ata vetë e dinë se kjo është vetëm lojë politike sa për të thënë diçka e për të mbetur në skenën politike si një faktor sadopak i rëndësishëm.
    Mirë e mbarë do të ishte që LPK-ja dhe partitë tjera të kontribuonin më shumë për zgjidhjen e halleve të përditdshme të popullit në Kosovë, si papunësia, terri, rrugët, shërbimet shëndetsore, pensionistët, të varfërit, veteranët e luftës, arsimimi e shumë e shumë probleme tjera e, që njerëzit të mund të jetojnë një jetë dinjitoze në Kosovë e mos të kenë nevojë të mësyjnë shtetet e huaja... sepse nëse vazhdon kështu së shpejti në Kosovë nuk do të mbetet kush tjetër pos UNMIKU.
    Kjo është baza e politikës - mirëqenja e kombit e jo frazat e thata dhe joreale, siç thotë një fjalë e urtë popullore:"fjalët si Demushi e punët si kurrkushi".
    të gjitha me masë!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    “Nuk mjafton vetëm dëshira që ta keni pavarësinë, nuk është ky hap i vetëm dhe i mjaftueshëm. Kur të vijë dita që Bashkësia Ndërkombëtare të vendosë për Kosoven, dy faktorë do të jenë të rëndësishëm: vullneti i popullit të Kosovës dhe aftësia që kanë treguar ata për ta udhëhequr vetveten, dhe për të qenë faktor stabilizues për rajonin në tërësi”, tha Xhejmi Shi.(Prishtinë, 25.03.2003) nga Trepca.net
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  9. #109
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Dielli!
    Ne Keshillin e Sigurimit per Irakun Amerika nuk siguroi dot as 5 vota. Pame se si 10 shtete i dolen kundra pikerisht aty ku ja donte interesi Amerikes. Dhe shtetet e tjera nuk heshten por i dolen kundra.
    Kur ata i dolen kundra per interesat direkte te Amerikes ti mendon se per interesat e Kosoves do i zere frika dhe do jene dakort? Une nuk mendoj keshtu. Megjithate koha do e tregoje sepse do i vije rradha dhe Kosoves te diskutohet e mbase nuk do kesh harruar cfare po shkruajme ketu.
    Henri Anderson was here.

  10. #110
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Harrojeni ate muhabet. As mos ta enderroni , nese nuk keni deshire te ndizni ndonje shkendije per lufte te 3 boterore.
    Duhet pare cdo gje qe ne krijim e vete Jugosllavise. Cilet ishin shtetet qe e krijuan edhe pse e krijuan. Kush e ka perkrahur Kosoven, edhe kush ishte kundra.
    Po ti veshtrosh del ne konkluzionin qe statusi i Kosoves ne kete moment eshte me i arriri edhe maksimumi qe KOSVARET mund te marrin. Nese kerkohet pavarsia, atehere ketu do te prekeshin interesa , edhe do te dilnin ne pah konklikte te vjetra brenda EC dhe USA. Nese do te diskutohet se kush do te ishte ne krahun e KOSOves per pavarsi besoj se pervec Shqiperise edhe ndoshta me shume pak perqindje USA &UK asnje nga shtetet e tjera te EC nuk do ta pranonte ,, kur them nuk do ta pranonte, tregohem pak i bute sepse nuk dua te them qe do tu injoronte nga shtete lapanjoze si FRANCA , e gjermani.

    Por cka Kosova mund te beje edhe duhet ta beje , eshte VETEQEVERISJA , edhe VETEADMINISTRIMI , ne nje shkalla perfekte, ne menyre qe te fitoje ate qe quhet RESPEKTIN nderkombetar. Une ekspert ne politike nuk jam edhe flas nga nje njohuri e pergjithshme , por per momentin kjo duhet te ishte pika kryesore edhe qellimi i tere popullit KOSOVAR.

    nderimet e mia

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •