Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 168
  1. #91
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Kosova kurre nuk do fitoje panvarsine sa kohe teritoret e saja te mbahen te pushtuara nga kolonjizatoret francez e italjane.

    Kosovare barbare debila!!
    Cohuni ne lufte per clirimin e Kosoves nga kolonjizatoret italo-francez!!!!!!!!!!!

  2. #92
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    dajak, edhe ketu pake mberri!
    Si nuk te vjen marre?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #93
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dajaku
    Kuptoj dëshirën tuaj të drejtë për bashkimin kombëtar, por mendoj se jeni duke fyer shumë shqiptaro-dardanët me këtë.
    Neve nuk kemi jemi kolonizuar nga italo-françezët, por sepse edhe vet ata përkrahin dhe janë për bashkimin Dardani-Shqipëri, dhe kjo do të bëhet në mos në këtë vit (që unë shpresoj shumë sepse është në të mirën e të gjithëve) atëherë brenda këtyre dy-tre viteve.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #94
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    23.03.2003
    OKB e keqe, OKB e mirë

    Për faqen dhjetë

    BEQË CUFAJ

    A i kujtohet ende dikujt Susan Manuel? Ishte kjo, ajo gruaja e OKB-së, e cila për tre vjet e gjysmë me radhë gati se çdo ditë dilte në ekrane televizive apo faqe gazetash dhe tregonte për qëndrimin zyrtar të OKB-së, UNMIK-ut në Kosovë për çështje që kishin të bënin me punën e këtij organizmi në vend. E pikërisht kjo Susan Manuel, vetëm disa ditë para se të shkonte nga Kosova, i pat dhënë një intervistë të gjatë, pazakonshmërisht të gjatë, së përditshmes relativisht raciste serbe “Veçernje novosti”, në të cilën intervistë, të cilën do ta quaja më shumë një “vetërrëfim”, ajo tregonte se si tërë kohën, sa forcat e NATO-s kishin sulmuar caqet e regjimit ushtarako-policor serb në Serbi e Kosovë, kishte qëndruar e palëkundër kundër këtyre sulmeve ajrore. Vetëm tre vjet e gjysmë më pas pra, një zyrtare jo edhe aq e parëndësishme dhe sidomos e eksponuar në kontakt me opinionin, e cila pranonte haptazi që kishte qenë kundër sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat kishin një dhe të vetmin qëllim: ndaljen e terrorit dhe spastrimeve etnike nga makineria vrastare serbe. Natyrisht, njeriu me këtë rast mund t’i shtrojë një mijë e një pikëpyetje, dhe të gjejë edhe po aq përgjigje, se pse zonja në fjalë ishte kundër sulmeve të NATO-s kundër regjimit serb. Përgjigjja për krejt këtë kompleks dilemash është më se e thjeshtë: ajo ishte kundër sulmeve, sepse NATO nuk kishte mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndërhyrje në Kosovë. Dhe tashti vetvetiu shtrohet edhe pyetja tjetër, athua sa prej këtyre qindra e mijëra punëtorëve e bashkëpunëtorëve të UNMIK-ut në Kosovë ishin krejt kohën kundër sulmeve të NATO-s për të çliruar dhe mbrojtur popullin e Kosovës para gjenocidit? Për shkakun apo me arsyetimin që NATO ka ndërhyrë dhe ka përzënë forcat serbe. Këtë gjë kurrë nuk do ta dimë saktësisht. Dhe mbase për të edhe nuk ia vlen shumë të çahet koka. Shumë më e rëndësishme me këtë rast është që, nëse do të niseshim nga një presupozim që së paku gjysma e personelit të OKB-së në Kosovë nuk ndihen mirë sepse kanë ardhur në një vend për të cilin OKB-ja nuk e pat dhënë pëlqimin për ndërhyrje, por kjo gjë u bë vetëm më pas, atëherë nuk e kemi edhe aq të vështirë ta kuptojmë edhe (jo)motivacionin dhe pikëshikimin që këta njerëz kanë për gjendjen në Kosovën e vogël. Nuk e kemi po kështu të vështirë të supozojmë se cilat janë arsyet e vërteta që këta vazhdojnë t’i mbajnë në Kosovë. E këto janë edhe pagat e larta dhe komoditeti a lehtësia me të cilën sillen dhe punojnë në Kosovë si në asnjë mision tjetër të OKB-së në botë. Dhe tashti kur këto ditë ka filluar ndërhyrja më e re ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me britanikët dhe aleatët e tjerë, njeriu nuk e ka të vështirë të supozojë se çfarë zihet në kokën e krejt Susan Manueleve që janë në Kosovë, New York apo gjetiu, të veshur me rrobat dhe të paguar me rrogat e OKB-së. Sidomos për Irakun do të duhej të jenë më se të hidhëruar, sepse dy aleatët e mëdhenj, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, provuan që të fitonin në anën e tyre pëlqimin dhe votat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë kjo e cila nuk ngjau. E kur sot në mëngjes nga Berlini është bërë e ditur që sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit i kanë dhënë detyrë të posaçme Gjermanisë dhe Qeverisë së saj që të hartojnë një plan urgjent për ndihma humanitare Irakut të pasluftës, atëherë nuk ka e si të mos i shkojnë të rrëqethurat një kosovari. Mirëpo të shpresojmë që e tëra ka të bëjë vërtet vetëm me ndihma humanitare dhe asgjë tjetër. Pra, që do niste dhe përfundonte me këtë term “ndihma humanitare” dhe asgjë më shumë. Sepse po qe se do t’i ngjajë edhe popullit irakian që edhe atje të ngritet diç e këtillë si në Kosovë dhe atje do të kishte një emër edhe më të pakëndshëm si UNMII(raq), atëherë vaj halli për irakianët edhe ashtu të vuajtur me luftëra e shtypje. Mbase edhe më shumë sesa kosovarët... Me një fjalë, Iraku vërtet ka fare pak, ose aspak nevojë për krejt Susan Manuelet e OKB-së. Kjo porosi do t’i shkonte atij populli nga Kosova e sprovuar, dhe ndërkohë edhe shkallmuar nga OKB-ja përkatësisht UNMIK(stani)!...



    koha.net

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anëtarësuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Kosova: një luftë politike e papërfunduar

    Një vizion optimist: Si do të mund të ishte dhe si mund të jetë? (1)

    VETON SURROI
    1.
    Në mbrëmjen e ditës së sotme, para katër vjetësh, kosovari i rëndomtë hynte me dozën më të madhe të frikës që ka pasur ndonjëherë në histori dhe me rezervuarin më të madh të shpresës që ka mundur të ketë ndonjëherë në mbamendjen tonë. Frika s’kishte nevojë për shpjegim më të madh: Serbia do të konfrontohej me bombardime të NATO-s dhe në pamundësi që t’u bëjë gjë avionëve të Aleancës do të shfryhej mbi civilët kosovarë. Po, edhe shpresa nuk kishte nevojë për shpjegim më të madh: për herë të parë në historinë e kosovarëve, u dilte në ndihmë forca e jashtme, në këtë rast jo vetëm forca më e madhe politike-ushtarake e botës, por edhe ajo që mbërriti në këtë stad duke ndërtuar shoqëri demokratike. Kishim për çka të frikësoheshim dhe kishim për çka të shpresonim, e madje kishim edhe pse të mendonim se koha e pasluftës do të jetë një mundësi e paparë deri më atëherë për ndërtimin e Kosovës si një shtet demokratik.

    2.
    Ngjarjet në Rambouillet dhe në Paris, disa ditë e javë më herët, mua personalisht ma kishin shtuar dronë dhe gjithashtu ma kishin shtuar nevojën të kem më shumë besim, gati të verbër, në forcën e jashtme. Brenda delegacionit kosovar në Rambouillet u bë pothuajse e pamundur të krijohet konsensusi për nënshkrim të marrëveshjes, e në Paris u bë e pamundur të arrihet konsensusi për një qeverisje emergjente kosovare, e cila do t’i printe popullit në momentet vendimtare të pasluftës. Në njërin prej sesioneve të mundimshme të delegacionit kosovar, e të këtilla ishin gati të gjitha, u përpoqa, si edhe disa bashkëmendimtarë, të shpjegoja se përse ishte e nevojshme që dita e parë e lirisë të na gjejë me qeveri kosovare. Thënë troç, për arsye se trupat e NATO-s që do të hynin në Kosovë të priten nga zoti i shtëpisë, si e do rendi. Në vend të konsensusit, kosovarët u bënë pikepesë që në të kthyer nga Parisi, dhe të këtillë jemi, në njëfarë mënyre edhe sot. Pamundësia e kosovarëve për të arritur një konsensus funksional, në momentet historike të Rambouillet-së dhe Parisit na përcjellin deri më sot, me pasojat që i kemi. Jetën politike, ekonomike, sociale, të gjitha i kemi pak a shumë të predestinuara nga mungesa e konsensusit në Francë të marsit të vitit 1999.

    3.
    Në Francë, para katër vjetësh, muaji mars shndërrohej në muaj shprese, me dy arsye të ndryshme për dy personazhe që simbolizojnë jetën politike të pasluftës. Dr.Rugova, njeriu që nuk kishte shumë se çka të thoshte në negociata, shpresonte se pas bombardimit, mund të kthehej në Kosovë dhe të thoshte se ishte president i Kosovës. Hashim Thaçi, që simbolizonte atë pjesë të shoqërisë kosovare të pakënaqur me dhjetë vjet pasiviteti të Rugovës, shpresonte se nga Franca do të dilte si autoritet i padiskutueshëm, duke e mposhtur Rugovën. Kosova politike në mars ishte zënë në konfliktin e dy njerëzve që donin të simbolizonin të njëjtën gjë: si ta përfaqësonin veten si prijës, para ardhjes së trupave ndërkombëtare dhe para zgjedhjeve demokratike. Në ato ditë, në Rambouillet a Paris nuk vendosej se çfarë pushteti të përkohshëm do të mund të krijonte Kosova, por kush do ta simbolizonte atë. Me mungesë aftësish konceptuale dhe me shabllone të varfra të shprehjes, për dr.Rugovën e as për Hashim Thaçin nuk ishte me rëndësi substanca, krijimi i një pushteti që do të mund t’i priste forcat çlirimtare të NATO-s, por forma. Për dr.Rugovën ishte nevoja që ai të paraqitej si president, pa marrë parasysh i çkahit, për Thaçin kryeministër, pa marrë parasysh i çkahit.

    4.
    Ishin pak a shumë të kurrçkahit. Për 78 ditë rresht të bombardimeve të NATO-s, në të dalë prej nënshkrimeve të Parisit, përfaqësuesit kosovarë u trajtuan ashtu siç ishin, të parëndësishëm. Gati një milion njerëz qytetarë të këtij vendi ishin jashtë Kosovës, dhe për ta përkujdeseshin organizatat humanitare. Zëri i tyre ishte i dëgjuar vetëm në të paraqitur për vende azili. Në sfondin e krizës humanitare, zhvilloheshin negociata diplomatike për fundin e luftës dhe vendosjen e bazave të paqes. Në asnjë moment, as më të voglin, ata që pretendonin se janë kryetar e kryeministër nuk u konsultuan as për fundin e luftës e as për kushtet e paqes. Dr.Rugova dhe H.Thaçi morën vesh për Rezolutën 1244 ashtu siç e morën vesh edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, në kampe refugjatësh, në azil apo duke u fshehur në Kosovës. E morën vesh nëpërmjet të mediave. Lufta me bomba kishte përfunduar. Lufta politike jo.

    (Nesër: Si do të mund t’i prisnin forcat e NATO-s kryetari i Kosovës dhe kryeministri i saj?)

    veton@koha.net

    KD
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Albo:
    Historikisht Shqiperia ka patur vetem 2 vende mike dhe ato kane qene SHBA dhe Italia. Edhe sot e kesaj dite, keto dy vende jane perseri te vetmet vende qe se bashku me shtetin e Izraelit, jane me afer interesave shqiptare se cdo komb tjeter ne bote.


    Po a s'jan ata te njejtit cifut qe ne i mbrojtem dhe i ruajtem neper shtepit tona nga nazistet e qe tani jane kunder pavarsise se Kosoves? Si munde te jet shteti Izraelit afer interesave tona kombtare aman ?

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Alvi:
    O Albo, bie dakort me ty ne te gjitha pikat qe ke ngritur.
    Vetem nje keshille, kot e ke permen Izraelin se do te hudhen ne fyt ekstremistat se atyre nuk u intereson realiteti, por perkatesia e tyre fetare.

    Po e marrim se jemi nxenes se klases se tete fillore dhe s'dijme gje e ti Alvi je mesues i historise dhe duhet qe nxenesve tu spjegosh pse shqiptaret duhet ta perkrahin Izraelin?
    bujrum:

  8. #98
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk është Izraeli kundër pavarësisë, përkundrazi Izraeli është një nga shtetet që ka ndihmuar shumë gjithë çështjen shqiptare e edhe atë të problemit të Dardanisë.
    Për çfarë ekstremistësh fetar e keni fjalën ku kemi ne ekstremistë fetar?
    Jemi kombi më jofetar në botë, me plot të drejtë që nuk i besojmë aspak rrenave të disa filozofëve të Lindjes së Mesme.

    Pëshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Dodoni

    Te lutem mos fol ne menyre te pergjithsuar,na trego si e paska ndihmuar Izraeli ceshtjen e Kosoves,me deklarata se si formimi i nje shteti te ri islamik ne Ballkan do ta rrezikonte Ballkanin edhe pse e dijne fort mire se kosovaret nuk cajn fort koken per fe kur eshte ne pytje kombi.

  10. #100
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nëqoftëse është bërë një e tillë është dashur që të reagohet menjëherë sepse ne nuk jemi komb islamik dhe si të tillë as shteti ynë e as shteti i ardhshëm Shqiptar me gjithë Dardaninë në të nuk do të jetë dhe nuk do të ketë fare të bëj me islamizmin.
    Unë e di që këtu në SHBA ekziston një lob shumë i fuqishëm izraelit që e udhëheq edhe shtetin e atjeshëm izraelit sepse dihet që shteti i atjeshëm mbahet me ndihmat amerikane të siguruara po nga ky lob që i ke kudo në administratën amerikane, dhe ky lob ka marrëdhënie shumë të mira më shumë se vëllazërore me lobi shqiptar këtu dhe poashtu në kongres, senat e kudo në administratën amerikane ka përkrahur gjithmonë çështjen shqiptare dhe poashtu edhe pavarësinë e Dardanisë dhe do ta përkrahë edhe bashkimin e Dardanisë me Shqipërinë.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •