-
Zbardhet dokumenti sekret, edhe Shqipëria nën përgjimin e NSA
Gazeta amerikane “Washington Post” publikon një dokument të klasifikuar me shtetet ku agjencia amerikane NSA mund të përgjojë potencialisht. Jashtë kësaj liste vetëm Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re
Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur si NSA, ka të drejtë të përgjojë 193 shtete, mes tyre edhe NSAShqipërinë. Dokumenti i publikuar nga prestigjiozja amerikane “Washington Post”, e cituar dhe në mediat e tjera ndërkombëtare, dëshmon se përgjimi është lejuar e certifikuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Agjencive të Huaja të Inteligjencës. Në përgjime, sikurse thuhet në dokumentin e 2010, përfshihen qeveritë e 193 vendeve, fraksione dhe parti politike si dhe organizata të ndryshme. E ndërsa lista përfshin dhe Bashkimin Europian, Fondin Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Bankën Aziatike të Zhvillimit, 4 shtete duket se janë lënë jashtë vëmendjes së NSA-s. Sipas medias amerikane, NSA nuk ka kryer përgjime në Britaninë e Madhe, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re, një grup që së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet si “Pesë Sytë”. Një certifikatë ligjore e klasifikuar e vitit 2010 dhe dokumente të tjera tregojnë se NSA ka marrë mbi vete shumë më tepër autoritetet se kurrë më parë. I ka lejuar vetes të përgjojë përmes kompanive amerikane, jo vetëm mbi targetet e veta në botë, por mbi të gjitha komunikimet. Certifikata, e miratuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme e që ndodhet mes dokumenteve të rrjedhura nga Edward Snowden, liston 193 vendet që mund të jenë të vlefshme për shërbimin inteligjent amerikan. I njëjti dokument lejon gjithashtu NSA-në të mbledhë informacione për Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Agjencinë e Energjisë Atomike apo Bashkimin Europian. Washington Post shkruan se jo domosdoshmërisht, NSA ka mbajtur nën përgjim të gjitha vendet e listuara në dokument. Megjithatë, i ka dhënë vetes të drejtën për të përgjuar në secilin prej tyre. “Këto dokumente tregojnë qëllimin potencial të qeverisë për të mbikëqyrur aktivitetet e ndryshme dhe rolin modest që gjykatat luajnë në këtë çështje”, – tha Jammel Jaffer, zv.drejtori ligjor i Bashkimit Amerikan për të Drejtat Civile. Zyrtarët e NSA-së, të cilët refuzuan të komentojnë mbi dokumentet, e vunë theksin tek kufizimet që ata kanë për të përgjuar të huajt. Ata duhet më parë t’i dërgojnë një kërkesë zbulimit të huaj, ndërsa ato miratohen vetëm pasi kanë përputhje me prioritetet e Inteligjencës Kombëtare. “Nuk është e pamundur të imagjinohet një krizë humanitare në një vend miqësor me SHBA-në, ndërsa ushtrisë sonë do t’i duhet të ndërhyjë menjëherë për të evakuuar amerikanët. Nëse ky vend nuk është i shënuar në këtë certifikatë, atëherë NSA nuk mund të realizojë grumbullimin e të dhënave në bazë të ligjit”, – shpjegon më tej një ish-zyrtar i lartë i Mbrojtjes së SHBA.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt