Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    Tirane- Detaja të reja kanë dalë nga ngjarja e Divjakës,pas arrestimit disa ditë më parë të Kleviol Ahmetaj, një nga paketuesit e drogës e cila do ngarkohej në avionin e Giorgio Riformatos.
    Ahmetaj ka treguar detaje, në dëshminë e tij dhënë grupit hetimor sesi ishte përgatitur paketimi i drogës,takimet që ishin kryer deri tek ulja e avionit në bregdetin e Divjakës.
    Nga deklartimet e tij, burime nga Ora News bëjnë të ditur se Ahmetaj është shprehur se një person i cili ishte prezantuar si baxhanaku i Sajmir Bajramit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë kishte garantuar siguri dhe paprekshmëri në këtë trafik droge.
    Ahmetaj mësohet të ketë deklaruar se ka qënë një person i afërt i tij ai që e ka kontaktuar me Saimir Bajramaj.
    Atij i ishte thënë se do të paguheshin 1 mijë euro për paketimin dhe ngarkimin në avionin që dhe përvec kësaj duhet të gjente dhe tre personat të tjerë për të kryer këtë punë. Mësohet se i riu lushnjar dhe Saimir Bajrami janë takuar në një lokal në Divjakë, ku ky i fundit është paraqitur sëbashku me baxhanakun e tij.
    Sipas dëshmisë së Ahmetaj,baxhanaku i Bajramaj ishte shef policie dhe do ti garantonte paprekshmeri nga uniformat blu.
    Kleviol Ahmetaj vazhdon me dëshminë e tij, ku ditën e uljes së avionit ai ka shkuar në Divjakë sebashku me shokët e tij dhe është takuar me Bajramin i cili udhetonte me një makinë Mitsubishi dhe policin misterioz që ngiste një Volsvagen Pasat.
    Pas futjes së drogës në disa thasw të bardhë vazhdon i riu lushnjar, makina Pasat është larguar nga vendi ku do ulej avioni dhe është vendosur në hotelin përballë.
    Ndërsa për t’ia bërë punën me të lehtë pilotit Girogio Riformato, Ahmetaj ka thënë se kanë ngulur disa flamuj të kuq në rërë, për të dalluar vendin.
    Pas kësaj është shfaqur avioni, ku në ulje e sipër ai ka dëmtuar njërën rrotë. Pas kësaj deklaron i riu ai është larguar drejt hoteli duke shkarkuar dhe lëndën narkotike, ku i priste shefi i policisë.
    Ndërkohë gjatë kësaj kohe ai ka çarë dhe sadokardin e makinën së tip BMW. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është vendosur masa e sigurisë për Ahmetaj, i cili është lënë në burg.
    Avokatja Vjollca Pustina është shprehur se klienti i saj ka pranuar se njeh Saimir Bajramaj, po ka kërkuar masë më të butë ndaj tij duke qënë se ka bashkëpunuar me drejtësinë.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Avioni në Divjakë, Ahmetaj: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    “Divjaka”, rrëfehet paketuesi i hashashit: Një shef policie garant për mallin

    TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Kleviol Ahmetajn, një nga bashkëpunëtorët në trafikun e drogës të zbuluar në Divjakë. Të riut 30 vjeçar i është komunikuar masa në seancën me dyer të mbyllura.

    Gjatë seancës së sotme, mësohet se Kleviol Ahmetajt ka rrëfyer detaje të reja në lidhje trafikun e drogës në Divjakë. Ahmetaj ka pranuar se u kontaktua nga një person i afërm, i cili i kishte ofruar punë për paketimin e hashashit. Detyra e Kleviol Ahmetaj ishte të ndante hashashin nëpër çanta.

    Sipas grupit hetimor, mësohet se hashashin, Ahmetaj do e ngarkonte në avion. Në rrëfimin e tij, mësohet se Ahmetaj ka thënë gjithashtu se është takuar me korrierin Sajmir Bajramin në një lokal të njohur në Divjakë së bashku me një person tjetër që e shoqëronte. Ahmetaj theksoi se ky person ishte prezantuar si baxhanaku i Sajmirit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë, i cili ka garantuar siguri dhe paprekshmëri nga efektivët e policisë.

    Po sot u mësua se në takim, të tre personat kishin rënë dakord që Ahmetaj të gjente edhe tre shokë të tjerë, të cilët do të paguheshin me 1 mijë euro, kundrejt punës së ngarkimit të pakove me hashash në çanta dhe vendosjen e tyre në avionin që do zbriste në plazhin e Divjakës.

    Ahmetaj ka shpjeguar më tej duke rindërtuar veprimet e datës 10 maj, teksa thotë se ditën e ngjarjes kur u rrëzuar avioni, në plazhin e Divjakës ka shkuar atje me makinën e tij “BMW”. “Shkova afër plazhit me shokët e mi. Aty na u afrua fuoristrada “MITSUBISHI” që drejtohej nga Bajrami dhe makina e bardhë “VOLSWAGEN” e drejtuar nga i afërmi i Bajramit, i cili mendohej si shef policie".

    Arrestimi
    Kleviol Ahmetaj, u arrestua më 4 qershor, rreth orës 22:30 nga forca të posaçme Operacionale ne Lushnjë, pas urdhrit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda, nën akuzën e bashkëpunëtorit në trafikun me avion. Deri më tani në pranga janë vënë piloti italian Giorgio Riformato, korrieri Sajmir Bajrami si edhe paketuesi i drogës Aurel Pupa.

    Mësohet se 30-vjeçari ka lidhje me 100 kilogramë drogë të gjetur në pyll pranë zonës ku ra avioni në datën 10 maj, që mendohet se janë hedhur nga makina e dytë e pranishme në vendngjarje. Kjo sasi droge mendohet se u dërgua në vendngjarje nga një makinë e dytë dhe u hodh në pyll pas rrëzimit të avionit.

    Pak ditë më parë, forcat e Policisë vunë në pranga edhe shtetasin Aurel Pupa, 24 vjeç, nga Lushnja, i cili rezultoi se kishte marrë pjesë në paketimin e lëndës narkotike të ngarkuar në makinën e Saimir Bajramit, i cili priste uljen e avionit për të ngarkuar lëndën narkotike.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Avioni në Divjakë, Ahmetaj: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    Dëshmia që fundos Kartelin

    Dëshmia e bashkëpunëtorit në trafikun e drogës me avionin e Divjakës, Kleviol Ahmetaj dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda ka fundosur Kartelin Rama. 30-vjeçari Kleviol Ahmetaj deklaroi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda se, trafiku i drogës me avionin që u rrëzua në Divjakë u organizua nga një shef policie.

    Gjatë seancës së djeshme, 30-vjeçari Ahmetaj ka ndërtuar për Prokurorinë e Krimeve të Rënda me detaje ngjarjen, duke nxjerrë në pah një shef policie si organizator të trafikut të drogës.
    Ahmetaj deklaroi se, ishte takuar në Divjakë me Sajmir Bajramin dhe një person tjetër që ishte prezantuar si baxhanaku i Sajmir Bajramit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë, i cili ka garantuar siguri dhe paprekshmëri nga efektivët e policisë. “Me Sajmir Bajramin jam takuar në Divjakë së bashku me një person tjetër, që e shoqëronte Bajramin dhe ai më është prezantuar si i afërm i Sajmirit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë. Shefi i policisë na garantoi siguri dhe paprekshmëri nga efektivët e policisë gjatë ngarkimit të drogës në avion”, ka deklaruar Ahmetaj.
    Në takimin me Bajramin dhe shefin e policisë, ata kishin rënë dakord që Ahmetaj të gjente edhe tre shokë të tjerë, të cilët do të paguheshin me 1 mijë euro, kundrejt punës së ngarkimit të pakove me drogë në çanta dhe vendosjen e tyre në avionin që do të ulej në Divjakë. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes, kur u rrëzuar avioni në plazhin e Divjakës, ka shkuar atje me makinën e tij tip “BMW”. “Shkova afër plazhit me shokët e mi. Aty na u afrua fuoristrada “Mitsubishi” që drejtohej nga Bajrami dhe makina e bardhë “Volswagen” e drejtuar nga i afërmi i Bajramit, i cili më parë më kish thënë se ishte shef policie”, deklaroi Ahmetaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

    Ahmetaj: Shefi i policisë vendosi 2 flamujt e kuq ku do ulej avioni

    Ahmetaj ka deklaruar më tej se, personi që ishte prezantuar si shefi i policisë dhe që garantoi paprekshmëri nga forcat policore, vendosi në rërë dhe dy flamuj të vegjël të kuq, si shenjë për t’i treguar pilotit vendin ku duhej të ulej avioni. Pas rënies së avionit Ahmetaj ka shpjeguar se ka boshatisur makinën dhe është larguar me nxitim drejt hotelit në Divjakë. “Në ikje e sipër kisha dëmtuar sadokartin e makinës, të cilën e kam lënë të hoteli dhe jam larguar së bashku me shokët”, ka përfunduar dëshminë e tij Kleviol Ahmetaj.
    Kleviol Ahmetaj u arrestua më 4 qershor, rreth orës 22:30 në Lushnjë, pas urdhrit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda, nën akuzën e bashkëpunëtorit në trafikun me avion. Deri më tani në pranga janë vënë piloti italian Giorgio Riformato, korrieri Sajmir Bajrami si edhe paketuesi i drogës Aurel Pupa. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar para disa ditësh se, po hetohen edhe zyrtarë të lartë të përfshirë në trafikun e drogës me avion në Divjakë.

    Rilindja Demokratike

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    A ka emer e mbiemer ky shefi i policise? A ia ka prere flete-arrestin Prokuroria dhe a ia ka hedhur hekurat Policia?

    Po ministri yne i rendit qe na del ne ekran ore e minute, a ka ndonje deklarate per te bere per kete zbulim te ri?

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Divjakë: Kapet avioni i drogës, sekuestrohen 460 kg drogë

    Avioni i Divjakës, shpallet në kërkim trafikanti i 5-të, ish-polici i Antidrogës, Mariglen Ymeraj

    Tiranë – Zbulohet emri i bashkëpunëtorit të pestë të trafikantëve të drogës nëpërmjet avionit të kapur në Divjakë. Ai është një ish-polic i Antidrogës në Policinë e Sarandës, Mariglen Ymeraj.
    Dyshohet se Ymeraj, për shkak edhe të informacioneve që dispononte në Sektorin e Antidrogës, furnizonte me të dhëna grupin e trafikut.
    Pak detaje ka për lajmin, por mësohet se Ymeraj kohët e fundit ishte larguar nga Policia, pasi kishte refuzuar transferimin në Policinë e Dibrës.
    Sipas informacioneve të fundit, Mariglen Ymeraj tashmë kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si person i implikuar në trafikimin e mbi 460 kg lëndë narkotike marijuanë.
    Ymeraj është personi i pestë i arrestuar për trafikun e drogës nëpërmjet avionit të rrëzuar në Divjakë, ngjarje që çoi në arrestimin e katër të implikuarve: pilotit italian Giorgio Riformato, Saimir Bajramit, Kleviol Ahmetit dhe Aurel Pupës.

    ar.sh/Oranews.tv

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    weeeee po pse dhe policet e sales te implikum ne trafik?

    tmerr

    e pabesushme
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    weeeee po pse dhe policet e sales te implikum ne trafik?

    tmerr

    e pabesushme
    Shoku Derjans.

    Po te kish qene polic i Sales Qeveria e Rilindjes nuk e transferonte por e pushonte nga puna. E kemi "Polic te Rilindjes", dhe nuk eshte i vetmi. Eshte edhe shefi i Divjakes qe ishte ne vendngjarje kur ra avioni dhe e kish kunat ate qe solli hashashin.

    I kemi Polica te Rilindjes!

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoku Derjans.

    Po te kish qene polic i Sales Qeveria e Rilindjes nuk e transferonte por e pushonte nga puna. E kemi "Polic te Rilindjes", dhe nuk eshte i vetmi. Eshte edhe shefi i Divjakes qe ishte ne vendngjarje kur ra avioni dhe e kish kunat ate qe solli hashashin.

    I kemi Polica te Rilindjes!

    Albo
    po rilindja asni nuk pushoj prej pune policet e sales por i transferoj, e ky ishte gabimi ma i madh i tyne. ato polic qe ishin vel prej pareve e trafiqeve e qe nuk u pelqyn transferimet e lan punen vet e dolen tu u qyrravit se gjoja i hoqen prej pune.

    kshtu shoku albo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Paketuesi i drogës në Divjakë: Një shef policie garant për trafikun e drogës

    Ishte ish polic dhe jo polic. E tha Erjon Brace dy dite pas avionit.

    Si Salist normalisht e transferuan nga nje cep i Shqiperise ne tjetrin per te mos e heq nga puna. Ju thashe une perpara te gjithe shpellaret per ne bjeshke do nisen me ne krye Bracanin!

    Si late njehere mashtrimet.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •