Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Taksë e re për makinat, kartat SIM dhe urgjencën mjekësore

    Ministria e Financave: Taksë e re për makinat, kartat SIM dhe urgjencën mjekësore

    NGA: AURORA SULÇE


    TIRANE-Të gjithë ata qe zotërojnë një automjet ose një kartë telefoni celular do të paguajnë dy taksa të reja. Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, që javën e ardhshme do te dorëzohet për diskutim në Kuvend.

    Sipas këtij drafti, në ligjin për taksat kombëtare bëhen dy ndryshime. Së pari, do të vendoset një tarife e re për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila paguhet në masën 50 lekë në vit për çdo kartë telefonike SIM të përdorur.

    “Operatorët e licensuar të komunikimeve elektronike për telefoninë celulare, duhet të vjelin tarifën nga çdo person, i cili ka një numër të regjistruar në emrin e tij, në momentin e kryerjes së pagesës së shërbimit telefonik nga ana e abonentit. Për numrat në përdorim me parapagesë, kjo tarifë parapaguhet nga ana e operatorit telefonik që mbulon shërbimin”, theksohet ne projektligj.

    Taksa e dyte do te paguhet nga te gjithë ata qe kane një automjet. Ajo është në masën 1 mijë lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Edhe te ardhurat nga kjo takse, do te shkojnë për urgjencën mjekësore.

    “Kjo pagesë është e detyrueshme të bëhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj tarife brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”, theksohet ne projektligjin e Ministrisë së Financave. Shtimi i këtyre dy taksave të reja pritet të diskutohet duke filluar nga dita e hënë në komisionet parlamentare.

    (a.n/News24/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-07-2014 më 10:23

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Taksë e re për makinat, kartat SIM dhe urgjencën mjekësore

    Nuk mjaftuan gjithe taksat qe rritet ne 1 janar, e tani po rrisni akoma me shume barren fiskale mbi qytetaret e atij vendi?

    Shtrydhini mire shqiptaret me taksa, se ata per Qeverine e Rilindjes punojne, nuk punojne per familjet e tyre.

    Shtetin, shtetin te kemi te shendoshe e te pasur, pa ne shqiptaret lumi nuk na ka marre!

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •