eshte shenje klulture perdorimi i gjuhes letrare ne komunikime publike, dhe natyrisht i nevojshem per mirekuptim ne mes te shqiptareve ne pergjithesi. Ne si nje popull me nje gjuhe me shume faseta, qe, perkundrazi, verteton pasurine e gjuhes tone, dhe na ve ne nje shkalle me popuj te medhenj (edhe pse ne hapesiren gjeografike dhe ne numer te vogel), duhet te jemi krenare.
Gjuha e njesuar eshte formuar per shkaqe TEKNIKE, e jo per te mbrojtur gjuhen. Gjuha nuk ka nevoje te mbrohet, ajo ndryshon me nevojen e popullit, pra evolimi i saj rrezullton nga nevoja dhe u pershtatet rrethanave te reja. Nga kjo mund te perfundojm, se shqiptimi i drejte apo i shtrember NUK ekziston, por ekziston nje gjuhe e njesuar, e cila ne raste te vecanta duhet te perdoret, sidomos ne mjete audiovuzuelle ku flitet para nje publiku te gjere, thjesht, per tu kuptuar, perndryshe nuk do te na nevojiteshi gjuha.
Une vet jam ritur ne nje vend te huaj, por kam patur fatin te ndjek shkolln edhe ne vendlindje, ndoshta nga shkrimet e mija shihet mungesa, por vellezerit e mi (dy), kane ndjekur shkollen krejtesisht ne austri, dhe ata NUK MUND nje shkrim shqip, qoft gazete apo liber ta lexojn, sepse thjesht nuk e kuptojn. Ata njohin vec gjuhen qe flasin ne shtepi. Nese une va "perkthej" nje tekst ne gjuhen shtepiake, ata do ta kuptojn (rasti i zviceraneve me gjuhen e lart gjermane). K'tu per mua nuk ka mungesa, por eshte perseri nje pyetje kulturore, qe keto dukuri te pranohen si fakte te gjalla, qe jane per tu mbrojtur e jo per tu luftuar.
Pra, gjuha shqipe e njesuar eshte e nevojshme per mirekuptim mbareshqiptare, dhe nje shenje kulture, dhe gjuha rajonale eshte poashtu nje shenje kulture, dhe qe te dija duhet te mbrohen. Do te ish kenaqesi per mua ne televizion te shihja nje gjuhe te rrende shqipe me nentitull te gjuhes letrare.
Une mendoj se albani si cdohere e kapen problemin me ngutje!!!, kritika eshte me vend, natyrisht se nese student e mesues (sidomos keta) paraqiten ne nje shfaqje ne televizion dhe fillojn te folin ne gjuhen rajonale, por kjo, shoku alban, nuk eshte problem i shiquesve, por i redaksioneve te mjeteve transmetuese. Programin e formojn ata, dhe per kete jane edhe pergjegjes.
Flm
PS: ilirian, edhe ne gjermani e austri ka gjuhe rajonale natyrisht, dhe sistemi shkollore eshte i tille, saqe edhe nxenesit me te dobet, me mbarimin e shkolles fillore e zoterojn gjuhen e larte gjermane, edhe ate, pa asnje problem.
Per informacion doja te theksoja, se filmi i njohur "babe" (ai guci qe fliste) eshte perkthyer SPECIAL ne dialektin vienez ( i njejte gati me ate te bavarise), qe keshtu shiquesve tu jepet nje ndjenje me autoktone e filmit.
Pra, nuk ka gje kunder te sistematikimit te dialekteve rajonale. (kini durim, edhe pak do te filloj me sjelljen e fjalorit)
Krijoni Kontakt