Korçë- Një 56 vjeçar nuk është mjaftuar të mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij kanabis, por ka mbjellë edhe opium, e cila është lënda e parë për prodhimin e disa llojeve të drogës, si heroina.
Për pasojë policia ka kryer arrestimin në flagrancë të 56 vjeçarit, Raif Salame Xhaxhi, posedues i lëndëve narkotike, ditën e djeshme në fshatin Tren-Devoll të qytetit të Korçës.
Arrestimi i tij u krye pas kontrolleve të jashtme dhe të brendshme të banesës së tij, ku përveç “Opiumit” iu bllokuan në cilësinë e provës materiale edhe 12 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së rrethit Korçë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt