Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 vjeçare janë arrestuar nga policia e Uellsit pasi kishin kultivuar kanabis me vlerë një milion paund brenda një lokali nate në Rhondda.
Pas marrjes së informacionit nga publiku, policia sekuestroi sasinë e drogës dhe kontrolloi ndërtesën, ku zbuloi më shumë se një mijë rrënjë kanabis
Oficerët e policisë e kanë përshkruar operacionin si një nga më të mëdhenjtë, ndërkohë që për ta kjo është një mënyrë shumë e sofistikuar e kultivimit të drogës.
Ata janë shprehur për mediat se ky operacioni u krye fatmirësisht në kohën kur kanabisi do të korrej dhe shpërndahej më pas për konsum.
Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur, por ata do të dalin para gjykatës së Merthyr Crown në datën 11 korrik.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi hapësira të tëra të lokalit të natës ku shqiptarët kultivonin lëndën narkotike.
Kati i fundit i ndërtesës përdorej si inkubator për fidanët e kanabisit, kati i dytë përdorej për kultivimin e bimëve më të rritura, ndërsa në katin e fundit u gjendën bimët që ishin gati për korrje.
bota.al
Krijoni Kontakt