-
Gazetari Tomorr Topore
INTERVISTA/ Flet ish -gazetari i TVSH, ish-pėrgjegjės i redaksisė sė Informacionit, Tomorr Topore
-Thoma Deliana, ministri korrekt mė dha emėrimin pėr TVSH
- Pėr mėsimin e artit kinematografik, na jepnin leksione regjisori Piro Milkani e operatori Faruk Basha
- Kronika e parė zyrtare e imja, qė edhe u transmetua ishte mė 1 Maj 1969
-Gazetarėt e parė nė TV, Alfons Gurashi, Milto Baka, Shyqyri Skėnderi, Vladimir Grillo, Amalia Dhamo
- Operatorėt e talentuar tė TV Gazmir Shtino, Astrit Omeri, Bujar Kore, Astrit Kazaferi, Arjan Negro
- Drejtuesi i parė, organizuesi e krijuesi i TV ishte Klimi Misa
- Marash Hajati, njė njeri me horizont, autoritar me iniciativė, i guximshėm
-Nėpėrmjet syrit tim kanė kaluar 85 km film
-Festivali i 11-ishte njė prurje ndryshe ndaj u dėnua
-Fiqiret Shehu mė kritikoi te Drejtori se Stefan Gjoka ishte me barseta kur ai ishte fare tullac
-Kur ra sistemi shumė ish tė pėrkėdhelur filluan grevėn
- Njė grevisti i thashė: E di ti kush je, je djali i P.SH. Anėtare e K.Q tė PPSH , babai jot komunist e ushtarak i lartė, gruaja jote sekretare e Haxhi Lleshit, hajde mbushu, bėj grevė
-Pėr herė tė parė kam dalė jashtė shtetit nė tetor tė vitit 1978 nė turneun e Ansamblit Shtetėror tė kėngėve e valleve nė Itali
-Kam takuar gjithė anėtarėt e Byrosė Politike tė KQ-sė, tė PPSH, e ministra tė ndryshėm, duke pėrfshirė E.Hoxhėn, M.Shehun
Takimi i parė emocional me E. Hoxhėn ėshtė nė prill 1969 nė Kongresin e Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve
-Kur po raportoja nė telefon, Enveri mė thotė ke zė tė bukur, shtanga, mu prenė gjunjėt
- Enveri mu drejtua: A e di qė nė Gjirokastėr ka njė rrugė qė i thonė sokaku i Toporeve?
Albert ZHOLI
E kisha parė nė televizion shumė herė, por asnjėherė se kisha takuar nga afėr. Ishte Greqia ajo qė na lidhi. I pushuar padrejtėsisht nga puna nė vitet e para tė demokracisė, pas 30 vjetėsh nė televizionin shqiptar ai emigron nė Greqi. Aty na lidhi dėshira pėr tė bėrė diēka pėr emigrantėt, pėr njollėn e zezė qė pėrhapnin disa qarqe dhe media tė veēanta. Kundėr shqiptarėve. Bashkėshortja e tij Sofika, ishte ideatorja pėr formimin e Shoqatės sė Parė tė Emigrantėve nė Greqi Vllazėrimi, shoqatė qė u bė ideatorja, frymėzuesja, e takimeve me personalitete tė letrave shqiptare nė Greqi, e demonstratave tė para kundėr racizmit, e gazetės sė dytė nė gjuhėn shqipe, e librit tė parė nė shqip, e festimeve tė ditėve tė shėnuara tė historisė sė Shqipėrisė. E kam njohur si intelektual korrekt, patriot, tė ekuilibruar, serioz, aktiv dhe shumė parimor.
Kur flitet pėr shkollėn e lartė ka disa mbresa tė veēanta. Shkollimin e lartė e zgjodhėt vetė dhe si ishte kėrkesa e llogarisė nė kėtė shkollė?
Unė kam studiuar nė Institutin e Lartė Bujqėsor 1964-1969. Zgjodha me dėshirė kėtė degė, qė nuk pėlqehej shumė nė atė kohė nga ne qė banonim nė Tiranė, sepse si tip romantik, mė pėlqente natyra, edhe sepse daja im kishte studiuar nė B.Sovjetik i specializuar pėr seleksionimin e krijimin e varieteteve tė reja tė grurit me prodhimtari tė lartė. Bisedat me tė mė shtynė tė zgjedh Fakultetin e Agronomisė. Kam qenė student i mirė. Kisha shumė shokė, si: Sotir Tashi, Nevzat Kurti, Fuat Memeli, Ibrahim Baēi, Zyhdi Pepa, Mandir Ēela etj.. Nga gjithė krahinat e vendit. Marrėdhėniet me shokėt ishin tė mira, megjithėse unė banoja nė Tiranė, e ata shumica ishin konviktorė. Shumė nga shokėt u bėnė kryeagronomė, kryetar kooperativash, kuadro nė KOM.EKZ.tė rretheve tė Kom. Partisė, gazetarė, shkencėtarė etj.. Kėrkesa e llogarisė nga pedagoget ishte normale, pa probleme nė marrėdhėniet student-pedagog. Merrnim pjesė rregullisht nė leksionet dhe i shkruanim , sepse nuk kishte libra pėr tė gjitha lėndėt. Kryenim praktikat laboratorike dhe ato nė terren.
Dua tė vė nė dukje, se megjithėse, nuk kam punuar si agronom, po ta filloja prapė nga e para kėtė shkollė, prapė kėtė profesion do tė zgjidhja, sepse mora njohuri universale qė mė ndihmuan shumė nė jetėn time. Ne bėnim, anatomi e fiziologji, zoologji, botanikė, kimi inorganike e organike, fizike, gjeodezi, gjenetike, rritjen e zhvillimin e bimėve, mbrojtjen e tyre nga dėmtuesit e sėmundjet biokomi, organizim tė ekonomive bujqėsore, matematikė tė lartė, mekanikė bujqėsore etj..
- Kur shkove pėr herė tė parė nė TV dhe me ēfarė detyre?
Dua tė tė them njė detaj. Kur kaloja me tė fejuarėn para godinės sė Radio- Tiranės i thosha me shaka: kėtu do tė punoj. Ajo mė shikonte me habi dhe qeshte.
Fakulteti ynė ishte katėr vjet e gjysmė, pasi nė dhjetor jepnim provimet pėr diplomėn. Si rregull emėrimet i merrnim nė Ministrinė e Bujqėsisė. Kur vajtja nė ministri mė thanė duhet tė shkosh nė Ministrinė e Arsimit. Mendova, do mė kenė emėruar nė ndonjė shkollė bujqėsore pėr tė dhėnė mėsim. Nė Ministrinė e Arsimit u ndesha me burokracinė e kohės. Nėpunėsi qė merrej me emėrimet, mė pėrcillte duke mė thėnė qė dokumentet janė gati, por nuk janė firmosur nga ministri. Mė sorollati rreth 20 ditė, derisa portierja qė mė dinte hallin mė tha njė ditė: ngjitu lart se ministri ėshtė nė zyrė. Dhe ashtu bėra, e pėr fat e ndesha atė nė korridor. Ministėr nė atė kohė ishte Thoma Deliana. I thashė dua tė bisedoj pėr njė problem. Mirė, mė prit tek sekretarja pėr dy minuta kthehem. Dhe ashtu ndodhi. I thashė hallin, mė dėgjoi me vėmendje e thirri nėpunėsin e kritikoi dhe duke mė thėnė: sa tė shkosh nė Institut me autobus, do tė gjesh emėrimin gati. Vajtja tek sekretaria dhe mė dhanė emėrimin: do te paraqitesh nė Radio Tirana. Ishte fillimi i shkurtit 1969. Tė nesėrmen u paraqita dhe mė priti drejtori i radios Klimi Misa,i cili mė tha tė bėja nja dy foto pėr fletėhyrjen dhe nesėr tė fillosh punė. Emėrimi im pėrkoi me vendimin e Byrosė Politike tė PPSH-sė, pėr tė kaluar televizioni nga faza eksperimentale nė program tė rregullt
Ditėn e parė drejtori K.Misa mė vuri nė dukje se po organizohemi e po mbledhim kuadro qė do tė punojnė nė TV. Nė bėrthamėn qė gjeta ishin A.Gurashi, Dh.Rembeci, S Beli, P Lati,G. Shtino. Unė, Petro e Gazmiri do tė pėrgatiteshim pėr tu bėrė telekronista. Kishin ardhur dhe disa djem nga rrethet e mėdha tė vendit qė do ishin telekronistėt e atyre rretheve.
Nė redaksinė e informacionit tė radios mėsonim si pėrgatiten lajmet. Ndėrkohė pėr mėsimin e artit kinematografik,na jepnin leksione e na bėnin praktikė regjisori Piro Milkani e operatori Faruk Basha. Detyra ime ishte telekronist, i cili filmonte dhe pėrgatiste lajmin , pra pasqyronte jetėn ekonomike, kulturore e artistike, ngjarjet e ndryshme.
-Kush ishte drejtor nė atė kohė dhe cilat ishin marrėdhėniet e tua me drejtorin?
Siē thashė edhe mė lart drejtori i radios dhe njėkohėsisht i TV ishte Klimi Misa. Njeri shumė i mirė, i urtė, komunikues dhe me kulturė. Marrėdhėniet me tė ishin shumė tė mira e respektoja e kryeja mirė punėt dhe ai sillej ngrohtė dhe mė donte e mė vlerėsonte.
Cila ishte puna juaj nė ndihmė tė modernizimit tė RTV?
Puna nė njė televizion ėshtė komplekse, ėshtė zinxhir, ku duhet tė funksionojnė nė mėnyrė harmonike tė gjithė hallkat. Gjėja mė e parė ishte ngritja e nivelit profesional. Pėr kėtė me mundėsitė e atėhershme shfrytėzonim ēdo mjet pėr tu kualifikuar. Takimet, vizitat nė Kinostudio mė ndihmuan shumė pėr tė njohur teknologjinė e kohės, radhėn e punės pėrvojėn e realizimit tė kronikave e dokumentarėve. Natyrisht ngritja profesionale e ēdo individi ēon dhe nė rritjen e cilėsisė, e larmisė sė paraqitjes sė emisioneve. Njė ndihmesė tė madhe kam dhėnė nė pėrgatitjen profesionale tė telekronistėve tė rretheve tė vendit. Tė gjithė telekronistėt qė janė emėruar gjatė 23 viteve qė punova nė TV janė pėrgatitur nga unė.
-Cili ėshtė xhirimi juaj i parė?
Provėn e parė tė suksesshme e kam bėrė duke filmuar ceremoninė e fejesės sė vėllait tė gruas, film qė e kam dhe sot. Ishte njė detyrė shtėpie qė P.Milkani mė caktoi pėr tė parė punėn e pavarur, se si do ta filmoja, montoja e tė bėja tekstin e ngjarjes.
Por kronika e parė zyrtare qė edhe u transmetua ishte 1 Maj 1969, pra pas rreth tre muaj qė kisha filluar punėn. U pėlqye dhe ishte suksesi im i parė.
- Cilėt ishin gazetarėt qė mbanin gjallė kėtė media tė vetme vizive?
Duhet tė tė them qė redaksia, ku unė punova pėr 23 vite, pra ajo e informacionit, ishte si tė thuash zemra e televizionit. Aty pasqyrohej jeta politike, ekonomike, kulturore e artistike e sportive e gjithė vendit. Nga puna jonė informohej publiku se ēbėhej ēdo ditė nė Shqipėri e jashtė saj. Pra ajo mbante peshėn kryesore dhe aty ishin njerėzit mė tė pėrgatitur. Po tė pėrmend Alfons Gurashin, Milto Bakėn, Shyqyri Skėnderin, Vladimir Grillon, Amalia Dhamon. Gėzim Qinami, Halit Lleshi etj., si dhe operatorėt e talentuar Gazmir Shtino, Astrit Omeri, Bujar Kore, Astrit Kazaferi, Arjan Negro, tekniken Natasha Shpuza, etj..
Cilėt ishin drejtorėt qė kaluat gjatė punės suaj nė TV dhe mund tė na thoni disa karakteristika tė tyre?
Drejtuesi i parė, organizuesi e krijuesi i TV ishte Klimi Misa. Pastaj erdhi Marash Hajati, njė njeri me horizont, autoritar me iniciativė, i guximshėm, i cili bėri si tė thuash njė revolucion, duke futur ide tė reja e duke bėrė organizime pėr njė funksionim mė tė mirė tė punės nė TV gjė qė bėri tė ngrihet ndjeshėm cilėsia e programeve.
Pas tij erdhi Agron Ēobani, radiokronist i shquar, novator e i talentuar.
Virgjil Kule ėshtė drejtori simpatik e i fundit i periudhės deri nė vitin 1992. Gazetar i talentuar njeri i qetė i respektueshėm zotėrues i disa gjuhėve tė huaja, bėri shumė pėr ti dhėnė njė larmi programeve e roitjes cilėsore tė tyre.
-Sa emisione, filmime, xhirime ke kryer dhe nė cilat qytete tė Shqipėrisė ke qenė, si ju kanė pritur?
Nė redaksinė tonė tė informacionit pėrfshiheshin edhe emisionet ekonomike-bujqėsore, e sportive. Kam realizuar qindra emisione, qė po tė bėsh njė llogari tė thjeshtė qė pėr njė emision 30 minuta harxhoheshin 500 deri 600 metra film i bie tė kenė kaluar nėpėrmjet syrit tim 60 kilometra film, plus gjatė punės 10 -vjeēare si telekronist i Tiranės kam harxhuar 25 kilometra film tė tjera.
Kėto emisione rubrika e telekronika janė realizuar duke shkelur nė tė gjithė vendin. Nuk ka mbetur jo qytet po fshat pa shkuar, nga Konispoli deri nė Vermosh dhe jo vetėm njėherė.
Pritja nga populli ka qenė e mrekullishme, e papėrshkruar, gėzoheshin kur shkonim tė paraqisnim jetėn dhe punėn e tyre. Ēfarė tė tė them nuk mbahen mend drekat e darkat qė kemi ngrėnė me ta, me atė qė kishin dhe sa herė e kemi gdhirė duke pirė raki.
- Ku ishe nė Festivalin e 11 tė RTV, ēfarė u thanė pėr kėtė Festival kaq shumė tė diskutuar?
Festivalet organizoheshin nga redaksitė e kulturės sė radios e televizionit, kėshtu qė ne nuk merrnim pjesė drejtpėrsėdrejti nė pėrgatitjen e tij. Por nė diskutimin qė u bė nė kolektiv pėr dėnimin e T.Lubonjės kam qenė nė sallė. Midis tė tjerave ju vu nė dukje liberalizmi i thellė nė kėtė Festival kaq tė bujshėm. Se besonim qė do tė merrte kaq rėndėsi dhe kaq dėnime. Por orientimet ishin tė qarta nė luftėn ndaj liberalizmit.
-Ēfarė aparaturash gjete nė RTV dhe si u modernizua RTV?
Aparaturat e para qė u vunė nė godinėn e re tė TV ishin kineze, tė prodhuara pėr herė tė parė dhe qė u eksperimentuan tek ne. Filmi qė pėrdornim ishte film negativ, montohej po nė negativ dhe kur transmetohej nė Efir aparatura e kthente nė pozitiv. Nė fillim filmat i lanim nė Laboratorin e Kinostudios nėn drejtimin e inxhinierit teknologjik Nasi Shamia. Mė vonė me specializimin e disa vajzave bėhej tek ne nė TV. Por teknologjia kineze nuk i rezistoi kohės, kishte defekte, ishte me cilėsi tė dobėt dhe mė vonė u blenė aparatura tė reja nė Francė. Me kalimin e viteve edhe teknika pėrmirėsohej, silleshin aparatura tė reja me teknologji tė kohės.
Nė fillim kamerat tona ishin tė markės zvicerane Bolex qė kurdiseshin me dorė, ishin me zemrek. Mė vonė erdhėn kamera gjermano- perėndimore Ariflex mė tė avancuara qė lidheshin me njė magnetofon dhe bėhej njėkohėsisht edhe marrja e figurės edhe e zėrit,qė nė gjuhėn tonė i themi sinkron.
Pastaj erdhėn kamera elektronike Ikegami nga Japonia dhe kur kaluam nė transmetimin nga bardh e zi nė atė me ngjyra, teknologjinė e morėm nga gjermania perėndimore. Aparaturat ishin tė firmės Boch.
- Kur ke dalė jashtė shtetit pėr herė tė parė dhe nė ēvend?
Pėr herė tė parė kam dalė jashtė shtetit nė tetor tė vitit 1978 nė turneun e Ansamblit Shtetėror tė kėngėve e valleve nė Itali. Pėrgatita njė dokumentar prej tre orėsh qe u transmetua nė dy pjesė, i cili u pėlqye shumė, njė turne qė korri njė sukses tė shkėlqyer e u prit me shumė entuziazėm nga publiku italian nė Venecia, Milano, Firence e deri ne Kalabri e Sicili tek arbėreshėt. Pastaj mė vonė kam qenė nė Turqi, Kosovė, Francė etj..
Si u ndjetė jashtė shtetit dhe a i tregove nė Shqipėri ndryshimet?
Unė nuk ndjeva ndonjė gjė tė veēantė, sepse gjėrat i shikonim si turistė, nga pamja e jashtme. Ato qė mė bėnin pėrshtypje ishin gjerat antike, godinat e vjetra, qendrat antike muzetė qė vizitonim, sheshet e mbushura ma vepra arti, skulpturat etj.. Natyrisht bisedova si me kolegėt e punės ashtu edhe me familjen e shoqėrinė time.
Dua tė evidentoj njė gjė me rėndėsi: Ne nė redaksinė tonė bisedonim lirshėm pėr ēdo gjė qė na bėnte pėrshtypje. Kishim krijuar njė besim tė tillė me njėri- tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjė problem tradhtie.
- Kur e ke ndjerė veten mė keq nė TV dhe pse?
Nuk ėshtė vetėm njė rast. Njė herė po drejtoja njė emision direkt pėr problemet e frutikulturės. Midis tė tjerėve kisha tė ftuar nė studio edhe Drejtorin e Frutikulturės nė Ministrinė e Bujqėsisė Stefan Gjoka, i cili ishte pa flokė por dukej sikur kishte barseta tė gjata. Sa mbaroi emisioni mė thirri nė zyrė Marashi, e mė tha: Tė keni kujdes, sapo mė mori nė telefon Fiqirete Shehu e mė tėrhoqi veshin, qė nxirrni njerėz me flokė tė gjata. E keqja ishte se sa herė bėhej mbledhja e kolektivit unė pėrmendesha pėr tė keq.
Mė keq e kam ndjerė kur filloi ndryshimi i sistemit. Shikoja shokė tė mi e punonjės tė TV, qė kishin ardhur aty mė shumė nga biografia se sa nga aftėsitė, shikoja anėtarė tė PPSH-sė qė bėrtisnin e ulėrinin kundėr sistemit, ku ata ishin pjesė pėrbėrėse dhe thosha me vete: si ėshtė e mundur, ē`patėn, ēfarė virusi ju ka hyrė nė tru dhe i ka ēmendur, qė kanė humbur logjikėn. Filloi njė shthurje e pėrgjithshme, asnjė nuk bindej tė kryente punėn, rrinin gjithė ditėn shkallėve tė TV.
Po tė jap njė detaj. Unė nga viti 1988 deri nė vitin 1992 isha pėrgjegjėsi i redaksisė sė informacionit. Nga unė kalonin lajmet qė dilnin nė ekran. Punonjėsit e TV bėnin grevė dhe qėndronin nė shkallėt tek hyrja e TV. Nė atė kohė shtypi ishte paralizuar, gazetat nuk dilnin se nuk kishte letėr pėr tu shtypur. I vetmi mjet informimi nė atė terr ishim ne dhe prandaj punonim e nuk morėm pjesė nė grevė. Kisha shkuar pėr kafe me Artan Gjatėn, gazetar nė ATSH dhe po kthehesha nė tv. Njė nga grevistėt mė drejtohet duke bėrtitur: Po ju pse s`merrni pjesė nė grevė?! Dhe unė me qetėsi i them: Zbrit pak shkallėt dhe eja tė bisedojmė dhe me zė tė fortė qė ta dėgjonin tė gjithė i thashė: E di ti kush je, je djali i P.SH. Anėtare e K.Q tė PPSH , babai yt komunist e ushtarak i lartė, gruaja jote sekretare e Haxhi Lleshit, hajde mbushu, bėj grevė.
Njė rast tjetėr ėshtė kur Arjan Negro mė jep librezėn e punės. Kush ta dha ku e more e pyeta? Asnjeri, kisha punė nė zyrėn e kuadrit dhe e pashė nė koshin e plehrave librezėn tėnde e tė M. Bakės. Shiko ku arritėn.
Kė nga udhėheqėsit e asaj kohe ke takuar gjatė punės apo i ke xhiruar, E. Hoxhėn, M. Shehun, A.Carēanin, apo ushtarakė tė lartė?
Tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike tė K.Q.tė PPSH, e ministra tė ndryshėm, duke pėrfshirė E. Hoxhėn, M. Shehun etj., i kam takuar biseduar e filmuar.
Takimi i parė emocional me E. Hoxhėn ėshtė nė prill 1969 nė Kongresin e Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve mbajtur nė sallėn e Akademisė . Unė kisha rreth tre muaj qė kisha filluar punė dhe shefi i redaksisė sė lajmeve tė radios, Thoma Kerkeshi, mė thotė do shkosh bashkė me A. Ēobanin tė ndiqni punimet e kongresit. Do shikosh kush merė pjesė nga udhėheqėsit, kush do hapė punimet e kush do mbajė raportin, e tė na japėsh lajmin nė telefon. Disa minuta para se tė mbaronte pjesa e parė e tė bėhej pushim, ndėrsa Agroni merrte intervista, unė hyra nė njė dhomė me kolltukė, ku ishte telefoni i vendosur nė njė tavolinė tė vogėl pranė dritares. Formova numrin dhe me fytyrė nga dritarja fillova tė flas e tė jap informacionin. Sapo ula receptorin, befas ndjeva qė dikush mė preku lehtė nė sup. Kthej kokėn shoh E. Hoxhėn, i cili mė buzėqeshi e mė tha: flet bukur, ku punon ? Pasi e mora veten nga emocioni, i thashė se kam filluar punė nė radio. Ashtu, shumė mirė. Po nga je? Prindėrit i kam nga Gjirokastra, nga familja Topore. U mendua njė ēast dhe mu drejtua: A e di qė nė Gjirokastėr ka njė rrugė qė i thonė sokaku i Toporeve? Jo,- u pėrgjigja, unė jam lindur nė Tiranė. Mirė,- vazhdoi ai- punė tė mbarė.
Nė festimin e 60 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė kam njė mbresė tjetėr nga E.Hoxha. Ndėrkohė qė ai e udhėheqėsit e tjerė pėrshėndesnin popullin, ne nga Tv, kinostudio e fotoreporterė tė shtypit filmonim, pėr njė moment Mehmet Shehu na drejtohet: Ikni se na mėrzitėt, po na shqetėsoni. Nė kėtė ēast ndėrhyn Enver Hoxha dhe e qetėsoi e i thotė: Lėri Mehmet, ata shkruajnė historinė, e dokumentojnė atė, sa mirė do ishte sikur tė kishim tė filmuar luftėn tonė nacional-ēlirimtare, betejat e partizanėve tanė trima.
Takimi i parafundit ėshtė kur pėr herė tė parė u dha nė Tv njė mbledhje e Byrosė Politike . Pėr filmimin isha unė me operatorin Stefan Gajo. Nė gatishmėri prisnim tė vinte E. Hoxha. Dhe ja u hap dera e ashensorit, ai si artist qė ishte na pėrshėndeti, buzėqeshi dhe tha: Filluat qė tani, nuk duroni dhe hyri nė sallė.
Nė tavolinėn nė qendėr bashkė me E.H., u ul dhe Ramiz Alia. Pasi filmuam fillimin e mbledhjes Ramizi na tha mjaft ikni tani, dilni. Por ne pėr tė qenė mė tė sigurt pėr pamjet vazhdonim tė filmonim. Ndėrkohė, sikur tė kishte kuptuar hallin tonė Enveri ndėrhyn duke thėnė lėri Ramiz nuk kanė tė ngopur ata dhe filloi tė fliste, hapi mbledhjen.
Kam patur fatin e madh ta filmoj E.Hoxhėn nė festat e 1 Majit nė kongrese e nė shumė raste tė tjera. Takimi i fundit ishte kur ai ishte i vdekur. Kam qenė pranė tij me kamera e mikrofon nė ceremoninė madhėshtore tė nderimit qė i bėri populli ynė.
Po Mehmet Shehun?
Gjithashtu edhe M.Shehun e kam filmuar pothuajse nė shumė aktivitete qė ai ka marrė pjesė. Sidomos kur ai priste nė Kryeministri personalitete tė shteteve tė ndryshme qė vinin nė Shqipėri. Nė njė pritje tė Zv kryeministrit tė Iranit pasi hyri nė sallė (ai vinte zakonisht 5-10 minuta pėrpara) pasi na pėrshėndeti mu drejtua mua: Topore kėshtu vihet kėtu me kėmishė e sandalle dhe kur tė mbarosh te shkosh ti thuash Thanasit qė mė kritikoi kryeministri. Nė fakt pėr tė filmuar do tė shkonte njė operator tjetėr, por ai u sėmur dhe vajta unė ashtu siē isha veshur. Shkova nė radio, trokita nė zyrėn e drejtorit tė pėrgjithshėm Th.Nano dhe hapa derėn. Ai mė pa dhe ma bėri me dorė ik. Kuptova qė M.Shehu kishte marė nė telefon dhe do ti ketė thėnė qė mos e qorto djalin.
Njė ngjarje tjetėr ndodhi nė Ksamil. M.Shehu kishte ardhur pėr tė lexuar njė letėr tė E.Hoxhės ku vlerėsohehishin arritjet e rrethit tė Sarandės e veēanėrisht puna drejtuese e Jashar Mezenxhiut si njeri i punės e aksionit. U organizua njė miting nė njė godinė tė bukur tė ndertuar aso kohe. Unė kisha hypur lart nė katin e dytė, nė njė ballkon ku ishin edhe udhėheqėsit. Filluan pėrshėndetjet nga punėtorėt, rinia etj. Mehmeti u mėrzit dhe i thotė Themie Thomait (ministre e bujqesisė nė atė kohė), pėrshėndetjen e Enverit do ta lexosh ti. Ajo e pa ne sy dhe nuk i ktheu pėrgjigje. Siē duket donte tė gjente ndonjė shkak tė mos e lexonte ai vetė. Nėrkohė unė thashė me vete: Do ta lexosh si Ēeēua, nuk ta mban mos ta lexosh. Pas pak ai e lexoi pėrshėndetjen, qė natyrisht u prit me entusiazėm nga tė pranishmit.
Mė shumė kė ke takuar dhe filmuar?
Ramiz Alinė e kam filmuar dhjetra herė kur ai ka marė pjesė vetėm ose me udhėheqės tė tjerė. Por mė nga afėr e kam njohur nė vizitat qė bėri nė gjithė Shqipėrinė pas vdekjes sė E.Hoxhės. Unė sė bashku me A.Gurashin e G.Shtino kemi pėrgatitur kronikat e vizitave tė tij dhe kemi biseduar pėr pėrmbajtjen dhe mėnyrėn e paraqitjes sė tyre. Me R.Alinė kam kaluar dy momente shumė tė vėshtira. Gjatė vizitės nė rrethin e Kukėsit, nė njė fshat nė Krumė, ku populli ishte mbledhur pėr tu takuar me Ramizin, e ne po bėnim gati kamerat pėr filmim, njė person u kap me granatė nė xhep qė do ta hidhte kur tė vinte ai. Shpėtuam pėr mrekulli . Rasti i dytė ėshtė gjatė vizitės qė bėri nė Shkodėr pas vrasjes sė tre tė rinjve nė njė demostratė tė organizuar para Kom.Partisė tė PPSH. Zbritėm nė sheshin e pallatit ku banonin prindėrit e A.Brocit. Njė situatė e nderė, pritje e ftohtė, armiqėsore, e rezikshme. Dėgjoheshin thirje qė shanin, fyenin e kėrcėnonin. Shoqėruesit i thanė tė kthehemi, ka rrezik tė shtijnė nga ndonjė dritare. Ramizi nguli kėmbė do shkojmė, ēfarė ėshtė pėr tu bėrė le tė bėhet, dhe shkuam nė shtėpinė e Arbenit. Ramizin e pranuan ndėrsa mua operatorin Engjell Strazimiri e kronisten e radios Zamira Koleci nuk na lanė tė filmonim. Ndėrsa ne nė koridor ndezėm nga njė cigare njė nga tė shtėpisė (mė duket daja) na solli kafe nė njė tabaka. Pas pak si duket Ramizi i bindi dhe hymė brenda e bėmė filmimet.
Me kė kishe mardhėnie mė tė mira me ish udhėheqėsit?
Me Adil Carcanin kisha mardhėnie tė mira. Ishte burrė i shtruar, i qetė, tė dėgjonte me vėmendje, ndjeheshe shumė i lirshėm kur bisedoje me tė.
Nė vitin 1985 pas vdekjes sė E H.,ai bėri njė vizitė nė rrethin e Gjirokastrės. Njė ditė shkuam nė fshatin Mashkullore dhe ndenjėm nė shtėpinė e Flamur Ēanit, ish Kryetar i Kom.Ekz.te rrethit nė atė kohė dhe shok i imi i fakultetit. Nė bisedė e sipėr Flamuri i thotė Adilit :shoku Adil, Tomorri ėshtė gjirokastrit, ta marrim kėtu nė Gjirokastėr.
Unė me zemėr tė ngrirė prisja pėrgjigjen e tij dhe thashė me vete e hėngre, adio Tirana.
Jo o Flamur, Tomorri ėshtė me eksperiencė, na duhet neve nė qendėr. Shpėtova! Njė po ose jo e ēastit ndryshon shumė gjėra nė jetė.
Pėr tė ndjekur nga afėr si shkonin punėt pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit tė Bovillės, Adili bėri njė vizitė nė kėtė vepėr. Nga ora 14 kur mbaroi vizitėn mė thotė: Dua tė bisedojmė pėr kronikėn, eja nga shtėpia ime nė ora 18. I them ėshtė vonė, se nė orėn 20 janė lajmet dhe nuk mund tė bėhet gati kronika. Mirė tha eja ora 17. Vajta me nxitim. Ai mė priti vete tek dera dhe u ulėm e biseduam gjerė e gjatė pėr paraqitjen e kronikės duke theksuar tė nxjerėsh mė shumė vlerėn e veprės e punėn e punėtorėve e specialistėve qė kishin projektuar atė vepėr.
Ndėrkohė gruaja e tij na solli kafenė dhe mė pyeti a do sheqer nė kafe. Jo i thashė kam problem me sheqerin. Ndėrhyn Adili bėn mirė qė ke kujdes,dhe une kam diabet, do ta pimė pa sheqer.
Ku do ndalesh nė lidhje me figurat e ish udhėheqėsve tė PPSH?
Do ndalem pak nė figuren e Pali Miskės e Hekuran Isait. Me P.Miskėn jam njohur nė Pukė. Mė vonė e vazhdimisht kemi pasur mardhėnie shumė tė mira, qė u forcuan akoma mė shume nė Ballsh pėr shuarjen e njė pusi gazmbajtės qė kishte marrė flakė. Kėtu kemi punuar e jetuar bashkė me P.Misken, H.Isain, Prokop Murrėn etj. Tė gjithė tė veshur me roba pune, me kundra gaz nė fytyrė kemi kaluar ditė e netė tė lodhshme, tė gėzuara, kemi biseduar e kemi bėrė humor, kemi ngrėnė bukė bashkė, nga ajo qė hanin dhe punėtorėt e kemi fjetur nė hotelin e Ballshit. I gjeje nė ballė tė punės, organizonin, drejtonin, jepnin kurajo, e dėgjonin me vėmendje vėshtirėsitė e problemet qė ngrinin punėtorėt e specialistėt.
Ku ke qenė kur vrau veten M.Shehu? Si e pėrcollėt lajmin nė Tv?
Nė TV kam qenė. Lajmin e pėrcollėm pa ndonjė emocion tė veēantė. Natyrisht ishte diēka e habitshme, por unė e njihja karakterin e tij impulsiv, shpėrthyes, e kisha parė nė shumė raste.
Por kur vdiq E.Hoxha ku ke qenė? Cili qe reagimi i punonjėsve?
Kur u dha lajmi pėr vdekjen kam qenė nė TV. Reagimi i punonjėsve ishte si i gjithė popullit, njerėz tė hidhėruar, disa qanin. Por redaksia jonė ndėrkohė u vu nė gatishmėri dhe u organizua pėr tė paraqitur reagimin e popullit dhe homazhet qė do bėheshin. U vu nė gadishmėri teknika dhe u pėrcaktuan grupet e xhirimit.
Si u transmetua nė TV varrimi?
Pėrpara se tė behej varrimi, E.HOXHES, ju bėnė homazhe e nderime, ēdo ditė pėr 10 ditė me radhė nga mijra e mijra vetė nga e gjithė Shqipėria. Unė isha pjesė e njė grupi gazetarėsh e operatorėsh, qė me mikrofon nė dorė e kamera nė krahė, morėm me qindra e qindra intervista, ku populli shprehu hidhėrimin e madh pėr vdekjen e E.Hoxhės. Punonjėsit e TV bėnė njė punė kolosale pėr tė dhėnė tė gjallė e tė drejtpėrdrejtė, varrimin, gjatė gjithė rrugės ku kaloi kortezhi me trupin e tij e deri nė varrezat e Dėshmorėve.
Unė kam qenė nė varrezat e Dėshmoreve dhe kam filmuar ēastet e fundit tė varrimit. Meqė kamerat nė dorė ishin mė tė manovrueshme, kishin mundėsi tė mernin mė shumė pamje. Kėto filmime i bėnim pėr tė plotėsuar me plane tė marra nga kėnde tė ndryshme, pėr ta bėrė ceremoninė mė reale e mė tė larmishme. Ishte njė varrim dinjitoz, pėr njė njeri gjeni, pėr njė Shqiptar tė MADH. Duhet tė theksoj se regjisori i transmetimit ishte Albert Minga.
Cilėt nga fėmijėt e udhėheqjes kishe shok apo shoqe, si shkoje me ta?
Nuk kam pasur asnjė shok apo shoqe, duke pėrjashtuar njė rast. Nė njė telereportazh nė kombinatin e autotraktorėve E.Hoxha, u njoha me Shpėtim Kolekėn, djali i S.Kolekės. Ai ishte inxhinier. Pasi mbarova xhirimet vajtėm e pimė njė kafe nė lokalin e kombinatit dhe nė bisedė e sipėr i thashė qė Tv me ka dhėnė njė motoēikletė Jaėa 350 por nuk kam patentė. Mė duhet tė bėj prova ta mėsoj. Do tė ndihmoj unė me tha, se kam patentė, do tė bėjmė mbasditeve guide bashkė qė ta mėsosh motoēikletėn. Njė djalė i sjellshėm, i qetė, i respektueshėm. Ka qenė viti 1982. Qė atėherė nuk jemi takuar, por pėrfitoj nga rasti ta falenderoj e ti them se ka njė vend tė respektuar nė memorjen time e njėkohėsisht ti uroj shėndet e gėzime.
Kush ka qenė drejtori me kompetent nė RTV?
Pėr mua gjatė viteve qė kam punuar nė RTV mė autoritar, organizator, me inisiativė, e krijues ka qenė Marash Hajati.
Ku ishe gjatė grevės sė studenteve dhe si i ndoqe ato?
Nga viti 1988, kur R.Alia dha porosi qė drejtuesit tė zgjidheshin nga baza, edhe nė TV bėnė mbledhje tė redaksive pėr zgjedhjen e drejtuesve. Edhe nė redaksinė tonė qė ishte mė e madhja, ku pėrfshiheshin edhe telekronistėt e rretheve, mbledhja u bė nė zyrėn e drejtorit V, Kule. Virgjili propozoi A.Gurashin, shokėt mė propozuan mua. Nga votimi qė u be unė fitova shumicėn, bile thellė dhe u zgjodha pėrgjegjės i redaksisė sė informacionit. Pra kur filluan ngjarjet pėr ndryshimin e sistemit e deri nė tetor 1992 unė isha pėrgjegjėsi i redaksisė e nėpėrmjet meje kanė kaluar tė gjitha lajmet qė jepeshin nė ekran. Tė gjitha orientimet, organizimi i grupeve tė pėrgatitjes sė kronikave dhe ēfarė do tė filmohej bėheshin nga unė, natyrisht nėn kujdesin edhe te atyre mė lart meje. Pra kam qenė nė brendėsi tė gjithė lojės qė luhej nė atė periudhė. Nė grevėn e studenteve kam qenė prezent dhe drejtoja grupin e xhirimit, ndėrsa nė grevėn e studentėve tė Institutit Bujqėsor kam bėrė vetė kronikėn, sepse gazetaret A.Gurashi, F.Samarxhi,disa operatorė e braktisėn punėn, u zhdukėn, nuk vinin nė punė. Njė shthurje e pėrgjithshme, njerėzit nuk bindeshin pėr tė bėrė punėt. Dua tė theksoj diēka. Po tė shikosh tė gjitha filmimet qė janė bėrė nė atė kohė, nė qytete tė ndryshme tė vendit, ku turmat shkatėrronin dyqane e ēfarė gjenin pėrpara, do tė vėresh qė janė po i njėjti grup, janė po tė njėjtėt persona tė vėnė apostafat pėr atė punė.
Cili ėshtė roli i R.Alise nė kėto greva?
Mendimi im absolut ėshtė qė grevat i organizonte e dirigjonte vetė R.Alia. Nėpėrmjet njerėzve tė tij tė veshur me pardesy tė bardha e disa te fshehur, ai i frymėzonte grevat pėr tė bindur udhėheqjen e P.P.SH , qė s`kemi ē`tė bėjmė, duhet tė bėjmė lėshime etj. Duke shfletuar shėnimet e mija, gjeta tė shkruar nė vitin 1995 nė Athinė, njė intervistė qė mė kishte kėrkuar njė gazetar grek qė punonim nė TV Tiletora. Duke ju pergjigjur pėr pyetjen cili ishte roli i R.Alisė nė zhvillimet demokratike nė Shqipėri i thosha: R.Alia shkatėroi Shqipėrinė, i tradhėtoi shqiptarėt. Ai shkeli mbi idealin e gjakun e shokėve tė tij. Situata nė botėn lindore, kishte filluar tė ndryshojė me kursin tradhtar tė Hrushovit. Nė udhėheqje tė P.P.SH kishte njerėz qė iu nėnshtruan presioneve tė Hrushovit. Njė ndėr ta ishte dhe R.A. Ky ishte njeri pa vullnet, jo i guximshėm, mendjemadh, cinik, ironik, i mefshėt, pa inisiativė, frikacak, ishte servil i madh ndaj atyre qė kishte me lart dhe trim e hileqar me ata qė kishte poshtė, e pėrmbi tė gjitha ishte mjeshtėr nė maskimin e fytyrės sė tij.
Ky njeri luajti me dy porta. Takimi e biseda e tij me gazetarin e mirėnjohur Shulcberger, agjent i CIA- as amerikane, luajti njė rol vendimtar nė qėndrimin e kthesėn qė morėn ngjarjet mė vonė. Amerikanėt, ku u dorėzua si shtet, si ideologji. Siē duket i thanė ndrro sistemin, dorėzo pushtetin se ne do tė mbrojmė, por Pra tė dal tek pyetja e juaj, R.A ishte dirigjenti e protagonisti i zbatimit tė skenarit tė demokracisė.
A kishte alternative tjeter qė mund te zgjidhte R.Alia?
Unė them po. Reiz Malile bėri njė pėrpjekje pėr tė vajtur nė Kinė, pėr tė ripėrtėritur marėdheniet politike e ekonomike. Siē dihet ekonomia jonė ishte e ndėrvarur pėr shumė lėndė tė para nga Kina. Njė mareveshje me tė do tė vinte nė lėvizje ekonominė, do tė bėhej liberalizimi gradual etj. Pėr ne do ishte e dobishme, nuk do tė shkatėrohej ekonomia e vendi dhe reformat mund tė bėheshin me njė parti. Por kjo iniciativė e R.Maliles u sabotua nga njė demostratė qė u bė para ministrisė sė jashtme, demonstratė qe mban vulėn e Ramiz Alisė.
Ku ishe dhe ēfarė u bė kur u rrėzua busti i E.HOXHES?
Situatat zhvilloheshin shumė shpejt. Atė ditė u bė njė grumbullim i madh njerėzish para hotel Dajtit. Me njė nga grupet e xhirimit shkuam tė filmonim ngjarjen. Tė pranishmėve ju fliste N.Ceka. Njerėzit bėrtisnin tė shkojmė drejt bllokut por Neritani ju bėnte thirje tė mos shkojne se Garda ka rrethuar bllokun. Me grupin e xhirimit u kthyem nė TV. Nje grup tjetėr e dėrgova urgjent tek busti i E.Hoxhės, njė tjetėr tek qyteti Studenti. Dihet tashmė turmat qė vinin nga Q S. deshėn te futeshin nė Radio, por atje drejtori i Radios sė jashtme Napolon Roshi, njeriu i tyre, i ktheu mbrapsht. Tė gjithė ngjarjen para radios e shikonim nga dritaret e shkallėve. Pasi u rrėzua busti, erdhėn grupet e xhirimit dhe filloi kontrolli i kasetave pėr tė parė se ēfarė ishte filmuar. Rėnia e bustit nuk ishte marre si duhet, sepse operatorėt nuk mund tė arinin e nuk ēanin dot turmat. F.Cepani, tė cilit i kisha dhėnė kameran qė pėrdorja unė, kishte hypur nė taracėn e Pallatit tė Madh tė Kulturės dhe kishte kapur momentin e rėnies sė bustit. Gjate kohės qė pėrgatitej kronika e nė vazhdim telefonatat binin pa pushim nga lartė, qeveria, e R.Alia duke bėrė presion qė kronika tė mos transmetohej. Virgjili duke shprehur mendimin tonė tė pėrbashkėt, i tha Ramizit se ne do tė transmetojmė kronikėn, dhe kėshtu u bė.
Kur u largove pėr nė Greqi dhe pse, si e nxore vizėn?
Nė vitin 1992, me fitoren e PD, drejtor i Pėrgjithem u vendos Skėnder Buēpapaj, ndėrsa drejtor i TV miku i ngushte i S.Berishės, shok i imi i Fakultetit e sekretar kolegjiumi i gazetes Bashkimi. Ditėn e parė tė punės pa u ulur akoma nė karrige S.Bucpapa, nxori njė listė me emrat qė pushoheshin nga puna, e nė atė listė nga fillimi isha dhe unė. Problemi ishte se se nuk na lėvizėn e tė na gjenin ndonjė punė tjetėr, por na hodhėn nė rrugė. Ku ta gjeje tė drejtėn, ku tė ankoheshe? Situatė shumė e vėshtirė, pa punė pa rrogė pa tė ardhura tė tjera.
Ndėrkohė tė dy djemtė kishin kaluar kufirin e shkuan nė Greqi. Pas disa muajsh vajti dhe gruaja pėr tė parė gjendjen e fėmijėve ku punonin e me se mereshin. Mbeti dhe ajo atje dhe meqėnėse dinte greqisht filloi menjeherė punė. Thirjes sė tyre pėr tė vajtur dhe unė ju pėrgjigja duke i thėnė gurė tė ha nuk iki nga vendi. Kėshtu ishim edukuar pėr dashurinė ndaj Shqipėrisė e shqiptarėt. Por nderova mendje. Shikoja, rrėmujė shkatėrrime nėpėr lokale zėnka, njė sjellje histerike, humbi edukata njerėzore etj. Vendosa tė shkoj nė Greqi tek familja.
Nė vitin 1991 me ish ministrin e jashtėm M.Kapllani shkuam nė Korfuz nė njė takim qė ai bėri me ish ministrin e Jashtėm tė greqisė A, Samara. Shkuam me anije nga Saranda dhe bashkė me ne ishte edhe sekretari i Amasades Greke. Ndenjėm bashkė me tė hėngrėm drek , kėshtu u miqėsuam. Kur vendosa tė shkoj nė Greqi e mora nė telefon dhe thashė qė jam pa punė e familjen e kam nė Greqi, dua njė vizė. Kėshtu mora vizėn dhe filloi kalvari i jetės nė mėrgim. Aty nė Greqi u njohėm bashkė Albert dhe punuan nė kushte shumė tė vėshtira pėr tė krijuar shoqatėn Vėllazėrimi.
Edhe pse larg Tv cila ka qenė ndihma pėr tė ?
Nga dėshira pėr tė paraqitur jetėn e shqiptarėve nė Greqi nė vitin 1997 erdha nė Tiranė dhe bėra biseda me drejtuesit e asaj kohe pėr tė mė dhėnė njė autorizim qė tė jem korrespondent i TVSH nė Greqi. Nuk ju vura kushte. I thashė nuk dua tė mė paguani asgjė, kamera e kam timen, pagesėn pėr dėrgimin e kasetave do e bėj vete, por duhet njė autorizim qė tė mė njohin autoritet pėrkatėse greke. Por si ēdo gjė qė nuk funksionon nė Shqipėri edhe kjo pėrpjekje e imja mbeti pa u realizuar. Megjithatė disa ngjarje tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė emigrantėve i kam dėrguar nė TV nė Tiranė me iniciativėn time. Kam filmuar hap pas hapi jetėn e emigrantėve dhe e kam nė arkivin tim.
Si duket sot ecuria e televizioneve shqiptare?
Me thėnė tė drejten nuk i ndjek, ose ėm mirė them se i ndjek shumė rrallė. TV ku kam punuar nuk e ndjek fare absolutisht, jo se kam ndonjė peng, por se nuk ėshtė publik, ėshtė qeveritar. Rrallė shikoj nė internet Top Chanel, emisione humoristike, kur ka ndonjė zhvillim shikoj vetėm lajmet. Natyrisht zhvillimi i teknologjisė ka favorizuar tė realizohen dhe emisione tėrheqėse e me nivel artistik. Por TV private janė, ku secili bqn atė qė i intereson, sipas interesave e shijeve tė pronarėve.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt