Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Monitorim e kontroll e-mailit të punonjësve te adminsitratës

    Udhëzimi: Kush thyen besimin e institucionit, kontroll e-mailit

    TIRANE - E-mailet institucionale, por edhe të dhënat personale të punonjësve në administratën publike, do të bëhen subjekt monitorimi, dhe në raste të domosdoshme edhe kur funksionari që i përket adresa elektronike të mos jetë i pranishëm. Është ky udhëzimi, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, i i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale “Mbi përdorimin e shërbimit të internetit dhe postës elektronike zyrtare në institucionet publike në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale”.

    Sipas këtij udhëzimi, në rastet që do të jetë e nevojshme, punonjësve të institucioneve shtetërore do t’i kontrollohen të dhënat personale gjatë përdorimit të internetit në vendin e Por cilat janë rastet kur bëhet i domosdoshëm kontrolli në postën elektronike të një funksionari, edhe në rastet kur nuk është i pranishëm?
    - Për nevoja institucionale
    - Kur punëdhënësi duhet të ketë arsye legjitike për të kryer ndërhyrjen
    - Kur ka dyshimet për një shkelje apo mungesë besnikërie nga ana e punonjësit ndaj institucionit ku punon si dhe në mënyrë proporcionale me shkekjen e së drejtës së jetës private dhe korrespondencës që lidhet me veprimtarinë e punës

    Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thekson se udhëzimi respekton privatësinë e punonjësve të institucioneve publike. Sipas udhëzitmi, punonjësit informaohen nga institucioni public, nëpërmjet politikës së privatësisë, mbi aksesin e lejuar në internet në përputhje dhe se politika e privatësisë përditësohet në përputhje me opinionet e publikuara nga Komisioneri.

    Redaksia Online
    (Gre.M/Shqiptarja.com)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Monitorim e kontroll e-mailit të punonjësve te adminsitratë

    Qeveria jone do te jete shume e zene duke pergjuar celularet e shqiptareve dhe email e punonjesve te administrates.

    Nuk besoj ti ngelet shume kohe per pune te tjera.

    Lum si ju o shqiptare qe Qeveria ju rri tek koka e nuk ju le asnje minute vetem qe te bini ne gabim!

    Me pelqeu shume ajo fraza: "besnikeria ndaj institucionit". Me solli nder mend kujtimet e femijerise sime ne Shqiperine komuniste mbi "besnikerine ndaj Partise e shokut Enver".

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Qeveria e Rilindjes: Monitorim e kontroll e-mailit të punonjësve te adminsitratë

    O po po... shtet policor!

    Kush e ka radhen? E-maili personal? Kesaj radhe me motivacionin per tradheti ndaj Rames, kapos dhe udheheqesit te pavdekshem te #rivdekjes!

    Shiko sa qesharak eshte motivacioni...

    Mungese besnikerie dmth ne te vertet mungese bindje politike, elektorale, ndaj kapos suprem, hiresise te tij diktuese imponuese z Edvin Kristaq Rama...

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •