Milionat nė Kanada tė Visho Ajazit, ja pasuritė e Artan Didit dhe Llallės
Kreu i SHISH i beson Kanadasė pėr transaksionet financiare, ku pėr njė vit ka fituar 65 mijė dollarė nga investimi i fondit tė pensioneve. Ai zotėron edhe 43 mijė dollarė investime, ka shitur biznesin pėr 12 mijė dollarė dhe ka njė kredi prej 100 mijė dollarėsh kanadezė. Kreu i policisė, Artan Didi ndėrton shtėpi nė Dhėrmi
Drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese njihen pėr hijen e tyre tė rėndė, por fare pak pėr pjesėn tjetėr tė jetės. Pasuritė e tyre, tė vishopublikuara nga ILDKPI hedhin sadopak dritė mbi kėtė anė tė panjohur tė tyre. Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, njė personazh diskret edhe pėr shkak tė detyrės, vazhdon ti besojė Kanadasė pėr transaksionet e tij ekonomike. Deklarata e tij e pasurisė pėr vitin 2012 tregon se Visho Ajazi ka investuar fondin e pensionit nė njė kompani nė Kanada, nė vlerėn e 1500 dollarėve kanadezė. Njė vit mė vonė, ai ka fituar mė shumė se 66 mijė dollarė nga ky investim. Nė periudhėn 2011-2012, kreu i shėrbimeve sekrete ka shtuar paratė e tij pėrmes investimeve nė Kanada, vend ku ka jetuar pėr 12 vjet me radhė. Nė deklaratėn e pasurisė sė vitit 2012, Visho Ajazi deklaronte 950 dollarė kanadezė nė bankė dhe 453 dollarė tė tjerė nė CIBS Stock Investment. Nė deklaratėn e njė viti mė vonė, pasuria e tij ka shkuar nė 29 mijė dollarė kanadezė dhe 14 mijė dollarė amerikanė. Po nė kėtė vit, kreu i SHISH ka deklaruar shitjen e biznesit pėr 12 mijė dollarė kanadezė dhe marrjen e njė kredie bankare prej 100 mijė dollarėsh kanadezė. Nė Shqipėri, Visho Ajazi Lika ka marrė 5 milionė lekė tė reja kredi pėr tė blerė njė apartament nė vitin 2011, kohė kur edhe u kthye nė atdhe, pėr tu emėruar si zv.ministėr. Pjesa tjetėr e deklaratės sė pasurisė sė kreut tė SHISH pėrbėhet nga paga dhe honoraret nė dy detyrat e mbajtura prej tij; ajo si zv.ministėr i Teknologjisė dhe Informacionit dhe si shef i shėrbimeve sekrete.
Pasuria e Artan Didit
Nė vitet e fundit, kreu i Policisė sė Shtetit po investon pėr ndėrtimin e njė shtėpie nė Dhėrmi. Kėshtu thuhet nė deklaratėn e pasurisė sė Artan Didit tė dorėzuar nė ILDKP pak kohė pas marrjes sė detyrės, nė nėntor 2013. Didi thotė se ka blerė njė sipėrfaqe prej 1500 metrash katrorė nė fshatin turistik tė Dhėrmiut pėr 600 mijė lekė tė reja dhe ka shpenzuar 500 mijė lekė tė reja pėr ndėrtimin e shtėpisė, e cila ėshtė ende nė vazhdim. Nė vitin 2011, Artan Didi ka blerė edhe njė apartament prej 140 metrash katrorė, vlera e sė cilit ėshtė 158 mijė e 620 euro. Kreu i policisė thotė se kėtė apartament e ka blerė me paratė e pėrfituara nga shitja e shtėpisė sė mėparshme, me kredi dhe kursime familjare ndėr vite. Mė tej, Didi deklaron se nė periudhėn janar-qershor 2013 ka qenė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ka pėrfituar 10 mijė e 800 dollarė. Nga ana tjetėr, kreu i Policisė sė Shtetit ka pėr tė shlyer diku tek 4 mijė euro nga njė kredi e marrė nė vitin 2008 dhe 20 mijė euro nga njė kredi e dytė, e marrė nė vitin 2010. Si shumė prej zyrtarėve, edhe Didi ka njė apartament tė dytė tė privatizuar nė 90, e trashėguar nga familja.
Kryeprokurori Llalla
Kreu i Prokurorisė, Adriatik Llalla rezulton mė i varfėr se Visho Ajazi dhe Artan Didi. Megjithatė, nė vitin 2012, kryeprokurori ka investuar pėr tė blerė njė apartament me sipėrfaqe 67.2 metra katrorė nė plazhin e Durrėsit. Sipas deklaratės sė pasurisė, Llalla ka paguar pėr kėtė apartament 2 milionė e 200 mijė lekė. Nė tė njėjtin vit, kryeprokurori deklaron edhe 170 mijė e 107 lekė llogari rrjedhėse dhe njė tjetėr prej 900 mijė lekėsh. Nė vitin 2013, pasuria e kryeprokurorit duket e pakėsuar. Ai ka mundur tė kursejė vetėm 500 mijė lekė tė reja nga pagat.
Visho Ajazi Lika
Viti 2012
1.Fondi i pensionit tė kompanisė IQOR i investuar nė mutual funds STANDARD LIFE, 1500 dollarė kanadez.
2.RRSP-Canadian Bank of Commerce (CIBC), 950 dollarė kanadez.
3.CIBC-Stock Investment, 435 dollarė kanadez.
4.Llogari bankare e krijuar nga paga, dieta e honorare, 298 mijė e 56,57 lekė.ISH, pėr periudhėn gusht-dhejtor 2012, plus shpėrblimin e fundvitit, 696 mijė e 970 lekė.
5. Tė ardhura neto nga paga pėr detyrėn e zv.ministrit tė Teknologjisė sė Inovacionit dhe Komunikimit pėr periudhėn janar-gusht 2012, plus transport, 1 milion e 425 mijė e 769 lekė.
6.Tė ardhura nga pjesėmarrja nė bordin e Agjencisė sė Kėrkimit dhe Teknologjisė sė Inovacionit, 105 mijė e 540 lekė.
7.Tė ardhura nga programi Brain Gain, 500 mijė lekė.
8.Kredi pėr blerje apartamenti banimi nė Tiranė nė shumėn 5 milion lekė. Shuma e shlyer, 300 mijė lekė. Detyrimi i mbetur, 4 milion e 887 mijė e 869.78 lekė.
Viti 2013
1.Fondi i pensionit tė kompanisė IQOR i investuar nė mutual funds STANDARD LIFE, 66 mijė e 436.06 dollarė kanadez.
2.RRSP-RBC Direct Investing Inc., 21 mijė e 960.5 dollarė kanadez.
3.TFSA-RBC Direct Investing Inc. 7 mijė e 160.45 dollarė kanadez dhe 14 mijė e 422.97 dollarė amerikan.
4.Llogari bankare nė lekė e krijuar nga paga e honorare, 722 mijė e 652.04 lekė.
5.Tė ardhura neto nga paga pėr detyrėn e drejtorit tė SHISH pėr periudhėn janar-dhejtor 2013, 1 milion e 892 mijė e 283 lekė.
6.Tė ardhura nga programi Brain Gain, 395 mijė e 500 lekė.
7.Kredia pėr blerjen e apartamentit, shlyhen 300 mijė lekė. Detyrimi i mbetur, 4 milion e 795 mijė e 645.54 lekė.
8.Motorr, 4 mijė dollarė kanadez.
9.Rroga janar-dhjetor 2013, 50 mijė dollarė kanadez.
10. Shitje e biznesit, 12 mijė dollarė kanadez.
11.Kredi bankare, 100 mijė dollarė kanadez.
Adriatik Llalla
Viti 2012
Blerė apartment me sipėfaqe 67.2 metėr katrorė nė plazhin e Durrėsit. Vlera e apartamentit 2 milion e 200 mijė lekė.llalla
Pakėsim i gjendjes CASh nė vlerėn 2 milion e 200 mijė lekė
Llogari rrjedhėse e pagės 170 mijė e 107 lekė
Llogari rrjedhėse e pagės 900 mijė lekė
Tė ardhura nga paga si Inspektor i Pėrgjithshėm i ILDKP 1 milion 951 mijė e 603 lekė
Tė ardhura nga paga si Prokuror i Pėrgjithshėm 170 mijė e 107 lekė
Tė ardhura nga paga e bashkėshortes 531 mijė e 772 lekė
Pagesa pėr shkollimin e vajzės 2 mijė e 600 e 90 euro.
Pagesa pėr shkollimin e djalit 2440 euro
Viti 2013
Llogari rrjedhėse e pagės 955 mijė e 697 lekė
Llogari rrjedhėse e pagės sė bashkėshortes minus 124 mijė e 274 lekė
Mbyll llogarinė rrjedhėse minus 580 mijė lekė
Gjendje CASH 500 mijė lekė tė kursyera nga paga
Tė ardhura nga paga 2 milion e 14 mijė e 362 lekė
Tė ardhura nga paga e bashkėshortes 553 mijė e 521 mijė lekė
Artan Didi
Nėntor 2013
1.Apartament banimi nė Tiranė me sipėrfaqe 140 metėr katror e prenotuar nė vitin 2011 me vlerė 158 mijė e 620 euro. Paguar nga shitjadidi e shtėpisė sė mėparshme, me kredi dhe nga kursimet familjare nė vite.
2. Makinė e blerė nė vitin 2012 mė vlerė 100 mijė lekė, paguar nga kursimet familjare.
3.Objekt nė ndėrtim me sipėrfaqe 300 metra katrorė nė Dhėrmi me vlerė 500 mijė lekė.
4.Truall me sipėrfaqe 1500 metra katrorė nė Dhėrmi nė vlerėn 600 mijė lekė, paguar nga kursimet familjare.
5.Tė ardhurat nga data 1 janar 2013 deri nė datėn 9 tetor 2013, 216 mijė e 200 lekė nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore.
6. Tė ardhurat pėr periudhėn 1 janar 2013 deri nė muajin qershor 2013 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės 10 mijė e 800 dollarė.
7.Tė ardhurat e bashkėshortes pėr periudhėn 1 janar 2013 deri nė datėn 9 tetor 2013, 1 milion e 30 mijė e 998 lekė.
8. Kredi nė bankė nė shumėn 20 mijė euro, nė vitin 2008. Paguar 16 mijė e 597.81 euro.
9.Kredi nė bankė nė shumėn 700 mijė lekė, paguar 624 mijė e 106 lekė.
10.Detyrim over draft nė bankė nė llogarinė e pagės sė bashkėshortes, 217 mijė e 821 lekė.
11.Shtėpi banimi nė Tiranė me sipėrfaqe 78 metra katrorė.Banesa ėshtė pėrfituar nga familja e prindėrve dhe privatizimi i banesave me vlerė 30 mijė lekė.
12.Tė ardhurat nga data 9.10.2013 deri mė 21.12.2013 nė detyrėn e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, 305 mijė e 798 lekė.
13.Tė ardhurat e bashkėshortes nga data 9.10.2013 deri mė 31.12.2013 340 mijė e 136 lekė.
14.Kredi nė bankė nė shumėn 20 mijė euro e marrė nė vitin 2010. Shuma e shlyer 415.25 euro, detyrimi i mbetur 16 mijė e 382.20 euro.
15.Kredi nė bankė qė prej vitit 2008 nė shumėn 500 mijė lekė, paguar 33 mijė e 785 lekė, detyrimi i mbetur 114 mijė e 958 lekė.
16.Kredi nė bankė nga viti 2012 nė shumėn 600 mijė lekė, paguar 24 mijė e 774 lekė, detyrimi i mbetur 475 mijė e 88 lekė.
17.Linjė overdraft nė bankė nė limitin 250 mijė lekė.
MAPO
Krijoni Kontakt