-
A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
Sa kohë që ajo mbahej për OJQ ishte aktive në shërbim të ardhjes në pushtet të Ramës.
Siç duket pas marrjes së fronit të kryeministrit nga Rama, "Mjaft" u kthye nga OJQ në OQ.
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
Dikur kur "Mjaft" mbahej të paktën në dukje si OJQ:
Viti 2011
“Mjaft” protestë para METE dhe incident me vezë te LSI
Gazeta Mapo
Videoja e publikuar në media, ku zëvendëskryeministri Ilir Meta shfaqet në një bashkëbisedim me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, duke i kërkuar këtij të fundit të shpallë fitues të tenderave dhe koncesioneve, kompani të preferuara të tij, ka sjellë reagimin e shoqërisë civile, e cila ka protestuar dje për përmbajtjen e kësaj bisede, si një akt që tregon më së miri kapjen e shtetit. Përfaqësues të Lëvizjes “Mjaft”, sindikalistë, dhe figura të njohura të medias shqiptare, si dhe dhjetëra qytetarë, kanë tubuar dje para selisë së ministrisë së Ekonomisë, titullar i së cilës është pikërisht Ilir Meta. Protestuesit kanë hedhur parulla kundër qeverisë dhe protagonistit të kësaj videoje, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa aktivistë të “Mjaft”-it kishin improvizuar në hyrje të kësaj ministrie një zonë të rrethuar nga policia si zonë krimi. “Meta lësho METE-n”, “Ne s’marrim rrogën e 13-të, ti merr 700 mijë euro”, ishin disa nga parullat e hedhura nga të pranishmit. Ndërsa analisti Mustafa Nano, duke folur para protestuesve, ka theksuar se është koha që opozita të marrë fatet e vendit në dorë dhe të mobilizojë qytetarët. Në takim ka folur dhe Andrea Stefani, i cili teksa ka evidentuar kapjen e sistemit të drejtësisë, e cila evidentohet edhe në video, ka kërkuar largimin e Metës. Protesta e nisur përpara ambienteve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përfunduar përpara zyrave të LSI-së, ku dhe është shënuar një incident, çka ka kërkuar dhe ndërhyrjen e policisë. Një grup personash kanë qëlluar me vezë në drejtim të zyrave të kësaj partie, si dhe kanë lëshuar shprehje ofenduese. Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bën të ditur se ka bërë shoqërimin në polici të dy personave, të cilët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. “Rreth orës 13:00, një grup studentësh, anëtarë të Shoqatës “Mjaft”, kanë depozituar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë një kërkesë për të protestuar përpara Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Pasi kanë tubuar e protestuar të qetë, kanë kaluar më pas në rrugën “Sami Frashëri”, pranë Selisë ku ndodhet subjekti politik “Partia Socialiste për Integrim e Shqipërisë”, ku disa studentë, Anëtarë të Shoqatës “Mjaft” dhe Organizatës së të rinjve, kanë fyer dhe qëlluar me vezë në lokalin e katit të parë, ku ndodhet dhe selia e këtij subjekti”, – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit. Më tej bëhet e ditur se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë shoqëruar në ambientet e policisë, autorët e dyshuar të cilët janë E.Xhani, 24 vjeç, me banim në Tiranë dhe E.Brahimllari, 20 vjeç, me banim në Tiranë, të cilët do të ndiqen në hetim të lirë, për konsumim të veprave penale të “Dhunimit të pronës”, “Prishjes së rendit dhe të qetësisë publike” dhe të “Fyerjes”. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe LSI, nëpërmjet nënkryetares Erisa Xhixho, e cila, me anë të një deklarate, akuzoi kreun socialist Edi Rama si nxitës të akteve të rrugaçërisë. Ndërkohë, që pas njoftimit të policisë, ka ardhur edhe kundërdeklarata e Lëvizjes “Mjaft”, e cila ka mohuar që aktivistë të saj të kenë tubuar para selisë së LSI-së dhe të kenë ushtruar dhunë ndaj saj, duke u distancuar prej incidentit. Në të njëjtën kohë, “Mjaft” ka denoncuar kërcënimin e kryetarit të saj, Elton Kacidhja, nga një eksponent i LSI-së me anë të SMS-ve.
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
Mjaft dhe Andrea Stefani.
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
Mjaft dhe Mustafa Nano
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
Mjaft dhe Mero Baze
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
-
-
Për: A di të ne thotë dikush nëse OJQ "Mjaft" është aktive apo jo?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt